O muslimanë të Afganistanit!

E gjithë bota Islame ende e këndon hymnin e fitores suaj ndaj Rusisë e cila tiraninë, kryeneqësinë dhe forcat e veta shkatërruese ushtarake në atë kohë i kishte përqëndruar në luftimin tuaj. Arma e parë e juaj ishte bashkimi i juaj Islam dhe ngadhnjimi i juaj ndaj faktorëve të përçarjes dhe ndarjes. Sa shumë muslimanë të botës sonë Islame në atë kohë kanë marrë mësime nga uniteti i lartë i juaj dhe këmbëngulja e paluhatshme ndaj armikut e gjthë kjo falë çiltërisë së lartë tuaj ndaj All-llahut Fuqiplotë. 

Për diçka që është caktimi i All-llahu Fuqiplotë bashkimi Islam i juaj pas një kohe u gjakos dhe në rradhat tuaja filloi të depërton “kunadhja- shqarthi” dhe të bëjë punën e vet në mesin tuaj dhe bashkimi i juaj i dalluar u shëndrrua në përçarje dhe konflikt.

Unë mendoj se tashmë e keni të qartë punën e “kunadhës –shqarthit” dhe tani jeni më të nevojshëm se kurrë më parë për atë armë të shenjtë me të cilën All-llahu dje u ndihmoi ndaj forcës tirane, të shfrenuar e të egër. A nuk është e mundur që ju të jeni në atë shkallë që t’i nënshtroheni mësimit të All-llahut për situatën që jeni duke e jetuar (ngase shpesh herë ndonjë e palakmueshme mund të jetë e dobishme). Dëgjonie të gjithë fjalën e All-llahut e cila shpeshherë juve u ka ngazëlluar e freskuar dhe u ka bërë unik dhe ka bashkuar shpartallimin tuaj: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!…” Ale Imran, 103). Kështu që të këtheheni në vijat e frontit të bashkuar dhe t’i këtheheni zotimit të cilin All-llahu ka marrë prej jush që All-llahu përsëri t’u sjell fitoren të cilën dje e patët. Të takohemi edhe ne bashkë me ju në një rradhë të vërtetë për të përballuar terrorizmin botëror i cili sqepat dhe thundrat e veta i ka lëshuar në trupin e ekzistimit Islam, i cili harton dhjetra plane të cilat në shënjestër kanë shkatërrimin e Islamit.

O Muslimanë të Afganistanit!

Muslimanët e botës Islame ndjejnë djegie të mushkërive të tyre për didën e bashkimit tuaj. Pra, ju bënie që kjo shpresë e madhe të festohet e të jetësohet në zemrat e muslimanëve dhe me gotat e dashamirësisë suaj shuani etjen e mushkërive të tyre (muslimanëve).

Vëllëzër të mi, nxitoni në këtë gjë para se të kalojë koha, para se All-llahu t’ju ngarkojë me përgjegjësinë e shkatërrimit të atyre që janë të dobët e të pamundshëm, si dhe të grave dhe burrave që janë nga populli dhe vëllezërit tuaj.