Nuk ka ndodhur asnjëherë që popujt arabo Islam të bashkohen dhe emocionet e tyre të nënshtrohen rreth një boshti e qëllimi gjatë ndonjë krize arabe apo Islame që ka kaluar ashtu siç janë sot të bashkuar nën flakën e fatkeqësive që shpërthejnë në tokat tona islame që janë nën okupim e që shkaktuan kthimin e Intifadës (Kryengritjes) së shenjtë Palestineze. Ja të gjithë këta popuj po thërrasin në domosdoshmërinë e Xhihadit. Njëkohësisht, bindshmëritë tona janë të patundshme (kuptohet pas orvatjeve që janë zhvilluar nëpër tryezat e paqes, tryeza të cilat janë të mbizotëruara me atë që dëshiron Izraeli, ku pas tyre qëndron Cionizmi botëror, ndërkaq, këto tryeza janë boshe për tu dhënë nga ndonjë e drejtë legjitime e cila u takon të zotëve të këtij vendi) se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç se të shkelmohen këto tavolina jeshile ku gjahtohet autoriteti i këtij Um-meti dhe ku njëkohësisht Palestinezët ngashnjehen me marifete që prej muxhahidave të cilët luftojnë për të Vërtetën të shëndrohen në policë që ruajnë sigurinë e Izraelit kurse ai të tiranizojë dhe të jetojë i gëzuar dhe krenar mbi vendet arabo Islame. Por, cila është rruga deri te Xhihadi dhe nga cila derë apo dritare muxhahidët të arrijnë në vijat e frontit dhe të takohen me heronjtë e Intifadës në të njejtën vijë të Xhihadit?


Unë u them atyre që ndjenjat e tyre janë të ndezura për Xhihad se rruga e sigurtë të cilën mund ta përqafojë çdo musliman i sinqertë në Islamin e tij, madje dhe çdo arab që mburret me arabizmin e tij nuk mund të realizohet duke këcyer prej salonave të bisedimeve dhe të ndejave në istikamet e frontit me armikun. Por, për të arritur këtë gjë, patjetër duhet trasuar e ndërmarrur disa hapa parësorë. Hapi i parë themeltar konsiston në domosdoshmërinë që unanimisht të bojkotojmë të gjitha prodhimet ushqimore dhe të gjitha gjësendet Amerikane, çdokund ku ndodhen ato. Për fat të mirë, ky hap i parë aq sa është i domosdoshëm dhe esencial aq është edhe i lehtë dhe i mundshëm dhe ndoshta nuk ka nevojë për ndërmjetësim të shteteve dhe vendimeve zyrtare. Por, kjo gjë varet nga ajo se çfarë vendimesh do të ndërmarrin vetë këta popuj. O ju popuj arabo Islam, kudo që të ndodheni dhe kudo që të shkoni tani, dëshmoni solidaritetin dhe bashkimin tuaj me këtë vendim që patjetër duhet ta ndërmerrni. Madje, o ju burra të Um-metit Islam, kudo që të ndodheni dhe kudo që të gjendeni, dëshmoni tani për një solidarizim dhe bashkim që duhet ta ndërmerrni ngaqë pushtetarët tuaj deri sot nuk mundën të arrijnë që nëpërmjet ndonjë miratimit mes tyre të bëjnë ndonjë hap themelor në rrugën e këtij Xhihadi. Do të ishte e udhës që prej tyre të mësoni mënyrat e trasimit për të ndërtuar ndonjë lloj të solidarizimit të vërtetë. Por, ata në mënyrë drastike dështuan. Tashti, ju bëhuni prej të tillëve prej të cilëve ata do të mësojnë se si bëhet solidariteti për të arritur Rrugën e Vërtetë dhe se si arrihet bashkimi me ndërmarrjen e një vendimi të përbashkët në këtë jetë. Ndërmerrni këtë vendim të bojkotit dhe bashkohuni rreth këtij vendimi nëpërmjet të kësaj rrjete informative të cilën mund ta shëndroni në armë më të rrezikshme e cila mund të përdoret në Xhihadin më të shenjtë. Keni kujdes që t’mos dështoni në ndërmarrjen e zbatimit të këtij vendimi. Ndërkaq, nëse ju jeni të suksesshëm në këtë gjë atëherë me këtë juve këtij Um-meti ia ktheni një pjesë të autoritetit të humbur dhe para jush hapet rruga për hapa të tjerë të Xhihadit. Por, nëse ju dështoni në këtë gjë atëherë ju do të jeni si pushtetarët tuaj të cilët njëri-tjetrin e takojnë me buzëqeshje dhe parolla të ushtueshme kurse zemrat e tyre janë në kundërshti dhe janë të mbushura me aspirata konkuruese e të dhënura pas epsheve dhe zbukurimeve të kësaj bote. Dëshmoni suksesin tuaj për të rikthyer unitetin tuaj historik qoftë edhe nëpërmjet suksesit tuaj në realizimin e një vendimi të tillë.