Mexhlisi "ASR" - Tetovë paraqet një bashkim vullnetar pasuror e trupor i të rinjve musliman për realizimin e parimeve Islame në jetën shoqërore, ekonomike juridike, kulturore, shkencore, sportive, letrare, politike etj.
Mexhlisi "ASR" u formua nga fundi i vitit 1984 në Tetovë .
Aktivitetet e saja në fillim zhvilloheshin nëpër çajtore duke mbajtur ligjërata e takime. Në këtë fazë janë praktikuar seratë (takime nëpër shtëpia netë të dimrit). Më pas nëpër Xhamitë e vendit, ndërkaq më pas falë angazhimit financiar të dashamirëve të Islamit arriti me lejen e All-llahut Fuqiplotë që të ndërtojë një Objekt-shtëpi (vakëv) ku është e vendosur qendra-selia e Mexhlisit.
Aktivitetet e Mexhlisit "ASR"
1. Ligjëratën javore (të shtunave) në selinë e saj nga lëmi të ndryshme Islame si: Fik'hu, Akideja, Sireja, Sun'neti, Tefsiri, Historia, etj. Ku prezanton një numër bukur i madh i rinisë muslimane të profileve të ndryshme si: shkollar të mesëm, studentë, të lëmive të ndryshme, zejtar, fëmijë filloristë, biznismena, profesor, arsimtarë, intelektual, hoxhallarë etj, ku ligjërojnë pos Hoxhës së rregullt edhe ligjërues të tjerë nga vendi dhe nga jashtë.
2. Ligjëratë javore (të enjten pas Akshamit) në Xhaminë e Sahatit në qendër të Tetovës, me atë përmbajtje të lartshënuar. Ky aktivitet në këtë Xhami ka vazhduar deri në 2002. Kurse tani kjo ditë është zëvendësuar me ditën e Martë.
3. Botimin e literaturës Islame. Në këtë drejtim, Mexhlisi "ASR" në vitin 1995 themeloi Shtëpinë Botuese "ASR" (si antarë themelues i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë). Ku u botuan tituj të ndryshëm Islam, si: "Vëllazëria Islame" e Nasih Ulvanit, "Femrës që beson All-llahun fuqiplotë" të Dr. Ramadan El-Butit, "Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit e Muslimanëve" të Xhelal El-Alimit, "Dy pasqyrimet e kundërta midis Sun-nitëve dhe Shiitëve Imamit " të En-Nedviut, "All-llahu apo njeriu cili është më i mundshëm të mbrojë të drejtat njerëzore" të Dr. Ramadan El-Butit, "Gjuha e Kuranit (Elifbaja)" të Abdurahman Asllanit, "Rregullat e fejesës e të martesës" të Nasih Ulvanit, "Të vërtetat e patundshme të besimit Islam" të Dr. Muhamed Seid Ramadan El Butit, Fetva dhe konsultime bashkëkohore të të njëjtit autor etj, si dhe hapjen e Librarisë "ASR" (në qendër të Tetovës), ku shiten libra të ndryshëm (Islam e shkollor), pajisje shkollore, zbukurime me përmbajtje fetare, etj. Në kuadër të këtij aktiviteti, Sh. B. ''ASR'' tashmë 7 vite boton edhe revistën e vetme fetare për fëmijë ''Dritarja'' e cila distribuohet nëpër mejtepe (dhe disa shkolla fillore) të Tetovës, Shkupit, Gostivarit me tendencë që të shpërndahet edhe nëpër qytete tjera si dhe pritet që me përfshirjen e mësimbesimit Islam në arsimimin shtetëror ''Dritarja'' si revistë e vetme fetare për fëmijë në Maqedoni të fitojë mundësinë e shpërndarjes nëpër shkollat fillore në tërë vendin.
4. Mexhlisi ''ASR'' ka regjistruar një shoqatë humanitare, kulturore dhe arsimore me emrin “Drita” me mision që të mbrojë kulturën materiale shpirtërore Islame në Maqedoni, të mbrojë vlerat Islame, të mënjanojë dukuritë joislame në shoqëri, të ndihmojë jetimët, të hendikepuarit, të sëmurët, pleqtë, të burgosurit e familjet e tyre, të stipendojë studentët e dalluar me gjendje të rendë materiale të arsimojë dhe të punësojë femrën muslimane sipas parimeve Islame, të vendosë parimet Islame në spitale, ushtri, burgje, polici, e institucione tjera të interaktivitetit fetarë, të mbajë seminare, tribuna, simpoziume, tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme, etj.
6. Mexhlisi ''ASR'' tashmë 16 vite me radhë gjatë muajit të ramazanit organizon ''Kuizin Tradicional (mjaft të popullarizuar e me përmbajtje të lëmive të përgjithshme) Kuizi i Diturisë me transmetim lokal televiziv e me pika asheresh, ilahishë e aktrimesh, ku marrin pjesë të rinjtë e të rejat e shkollave të mesme e fakulteteve me çka edhe më tepër shtohen dituritë Islame e interesimi për to si te rinia ashtu edhe te publiku.
7. Gjatë Muajit të Ramazanit, Mexhlisi ''ASR'' organizon iftare për rininë studentore, zijarete, ligjërata, njoftime, tribuna me transmetim lokal televiziv ku marrin pjesë autoritete shkencore Islame nga vendi e nga jashtë, transmetime radiolokale gjysmë orë para iftarit të përmbajtjeve të ndryshme Islame, tribuna Islame të hapura, furnizimin e televizioneve, e radiove lokale me materiale të ndryshme Islame si video-audio kaseta, CD, filma dokumentarë shkencor me titlim shqip. Në Ramazanet jashtë dimrit organizohen turne sportive nga futbolli, basketbolli, etj.
8. Para disa viteve Mexhlisi "ASR" ka pasur edhe çajtoren e cila ka shërbyer si klub i rinisë muslimane ku të rinjtë janë njoftuar mes veti, ndjeknin lajmet nga bota islame, shkëmbenin përvoja nga Daveja Islame, forconin Dituritë Islame, etj.
11. Kohën e fundit Sh. B. “ASR” ka hapur edhe sektorin e femrave, sektor ky që merret kryesisht me organizimin e jetës fetare të vajzave duke organizuar: ligjërata, kurse të ndryshme, mësimin e leximit të Kur'anit, njoftimeve, takimeve, zijareteve brenda dhe jashtë vendit etj.
12. Në kuadër të Mexhlisit vepron edhe sektori i të rinjve me emrin e quajtur Klubi i të rinjve të Mexhlisit "ASR" . Po ashtu edhe ky sektor merret me organizimin e jetës fetare të të rinjve duke ndërmarr organizime dhe aktivitete të ndryshme shumë të bujshme në sfera të ndryshme.
13. Në vitin 2007 Mexhlisi “ASR” ndërmori edhe organizimin e "Mbështetjes së Muhammedit alejihisselam" si përkrahje ndaj Pejgamberit tonë Muhammedit alejhisselam dhe për të shprehur revoltën tonë si musliman kundër karikaturave dhe shpotitjeve që iu bënë Pejgamberit tonë. Vlen të përmendim se ky organizim është tradicional.
14. Në muajin Ramazan të vitit 2008 Mexhlisi “ASR” ndërmori edhe një aktivitet që është shumë i rëndësishëm e që është në shërbim të fjalës së Allahut (Kur'anit Kerim), pikërisht organizimin e Garave Kur'anore me emrin "Mulla Mahmud efendiu". Vlen të përmendim se edhe këto gara janë tradicionale dhe për momentin kanë karakter rajonal.