Vëllezër të nderuar!

Nën pretendimin e këtyre ndodhive që sillen rreth trendit që dita ditës po qartësohet sa më tepër se është në shënjestër bota Islame. Pra, nën pretendimin e këtyre ndodhive botërore, kisha dëshirë të flaktë që me këtë rast të ketë një deklaratë zyrtare e cila do të pasqyronte qëndrimin e botës Islame ndaj këtyre ndodhive dhe kjo të bëhet duke u nisur nga Feja me të cilën mburremi dhe nga bindja e patundshme të cilës ne i nënshtrohemi dhe e besojmë, atëherë nuk do të kishte nevojë që ne të ndërpresim rrjedhimin e mësimeve tona që i mbajmë këtu. Por, shikoj siç po shikoni edhe ju. Kërkoj ndonjë autoritet zyrtar i cili flet në emër të Um-metit Islam. Por, për fat të keq nuk po dëgjoj asnjë zë bile edhe as një pëshpëritje. Të gjithë e dimë se ajo që quhet Organizata e Kongresit Islamik është autoriteti i cili flet në emër të botës Islame. Nga ana tjetër, e dimë se bota arabe dhe populli arab është një pjesë e cila nuk ndahet, madje pjesa më e shtrenjtë nga bota Islame. 

Duke qenë dëshmitarë të kësaj heshtjeje, bile të gjumit të rëndë që e bën Organizata e Kongresit Islamik, e pashë të domosdoshme që të them një fjalë në emër të popullit e cila tregon qëndrimin tonë gjegjësisht vendimin e fesë tonë, bindjet tona dhe vetëdijen tonë. Marrë parasysh të arriturat e kësaj dukurie dhe pasojat që vijnë pas, bëra Istihare All-llahut dhe kërkova prej Tij që të më inspirojë e të më udhëzojë në mënyrë që mësimin e sodit ta përqëndroj rreth asaj që të gjithë njerëzit duhet ta dëgjojnë pikërisht qëndrimin tonë si muslimanë që absolutisht nuk dalin jashta Fesë së All-llahut, si Um-met që nuk mashtrohet me vegimet e ndodhive dhe të fjalëve.

Vëllezër të respektuar!

Nocioni “terrorist” është term i ri i cili është paraqitur kah mbarimi i shekullit 20 të cilin e kaluam. Me gjithë insistimet dhe kërkesat e shumta që ky nocion i ri të definohet në historikun botëror e jo vetëm në historikun e Um-metit Islam. Por, ky term edhe ditëve të sodit ngeli i padefinuar me një definicion të përbashkët e të pranueshëm nga familja e shoqërisë njerëzore. Ne në të kaluarën e kemi të njohur nocionin “kriminalitet-kriminel-tiran, keqbërës…” e kështu me radhë. Ndoshta, juve ju kujtohet rasti kur Kryetari i jonë i kaluar, ishte njëri ndër të parët që bëri presion ndaj shteteve të mëdha (me në krye Amerikën) për domosdoshmërinë që ky nocion të spjegohet me qëllim që të na mundësohet të gjithë neve të qëndrojmë në një vijë me shtetet e mëdha dhe ta luftojmë përmbajtjen e këtij nocioni, përmbajtja e të cilit ka domethënie “krimi”. Por, deri sot shtetet e mëdha (me në krye Amerikën) nuk janë përgjigjur kësaj kërkese. Kështu që ky nocion ngeli i parashtruar dhe i përdorur në arenën e çështjeve dhe të rrymave politike duke mos e definuar atë. Nga ana tjetër, disa njerëz e dëgjojnë këtë nocion dhe duke marrë parasysh se nuk e kuptojnë atë, e lënë pas shpine, e disa të tjerë nuk i kushtojnë aspak kujdes, edhepse Amerika disa shtete i ka rreshtuar në listën e shteteve që i ka emërtuar si: “shtete të terorizmit”. Unë jam i bindur se këto shtete nuk e dinë se për çfarë arsye janë të rreshtuara në listën e terrorizmit dhe se çka kërkohet prej tyre në mënyrë që të mos jenë në atë listë. Më 11 Shtator u befasua (siç e dini) bota me një katastrofë të madhe njerëzore e cila ishte rezultat i një krimit shtazarak të cilin nuk e pranon njerëzia, as një fe që ekziston sot në sipërfaqën e tokës e as ndonjë qytetërim. Siç e dini kjo katastrofë shkaktoi vdekjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm Amerikanë. Kjo katastrofë nuk i shkaktoi pikëllim vetëm popullit Amerikan por, një pikëllim i tillë i kaploi zemrat e të gjithë individëve të familjes njerëzore e në krye të tyre botën Islame. Për një gjë të tillë nuk ka aspak dyshim. Këtë nuk e them nga aspekti i komplimentit, të tregohem i njerëzishëm ndaj Amerikës, ose nga lajkataria e as për ndonjë taktikë politike. Por, kjo është ashtu për arsye se Feja e Um-metit Islam, muslimanët i edukon në këto ndjenja dhe të kenë këtë qëndrim. Feja jonë me të cilën neve mburremi ndalon tiraninë, ndalon vrasjen e të pafajshmëve si dhe ndalon shkaktimin e dëmit ndaj njerëzimit në të gjitha mënyrat.

A nuk është Zoti i kësaj Feje i cili thotë: “…Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit…” El-Enam, 164). “…dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë…” El-Maideh, 8). Pra, domethënia është: të mos u shtyjë urrejtja që keni ndaj njerëzve të cilët u kan bërë keq që ju të bëni zullum ndaj tyre {bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë}. Njashtu, a nuk është All-llahu i Cili thotë: “…Urrejtja ndaj një populli, që ju pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. …” El-Maideh, 2). Pra, për atë se ata u kanë penguar nga xhamia e shenjtë gjë që është e padrejtë (zullum), ju nuk duhet të mendoni që t’u bëni padrejtësi atyre. Prej jush gjithmonë kërkohet drejtësia. A nuk është e vërtetë se Pejgamberi kur e pa një grua të vrarë në një luftë prej luftërave tha: “Për çfar është vrarë kjo grua, kur kjo nuk ka qenë ndër ata që kanë luftuar?” Domethënë ne e luftojmë atë që na lufton kurse kjo grua nuk ishte ndër ata që na luftonin, ndërsa Pejgamberi ka ndaluar padrejtësinë. Ndërkaq, ne individët e këtij Um-meti Islam nuk kemi tjetër zgjidhje përveç se të ndjejmë të njëjtin pikëllim që e ka populli Amerikan. Nuk mendoj se ka ndonjë diferencë në ndjenjat. Përsëri, po e përsëris, jo se ne po tregohemi të njerëzishëm ndaj Amerikës, jo se ne i frigohemi asaj, e as për ndonjë lajkatari ose për atë se ne kemi marrë për sipër një miqësi politike në mënyrën e njohur sot. Jo assesi. Por, ne mbajmë këtë qëndrim se Feja jonë na ka edukuar në këtë mënyrë. Ndërsa atyre që janë duke folur pa pushim për fuqinë arogante të Amerikës, atyre Islami dhe Um-meti Islam u thotë: Aroganca e Amerikës në asnjëfarë mënyre nuk shkatërrohet me mbytjen e mijëra njerëzve të pafajshëm.

Bota Islame dhe të tjerët, duke u marrë me cilësimin e asaj që ndodhi dhe duke ndjekur komisionet e hetimeve si dhe organizatat që merren me këto punë dhe me hetuesinë e kriminelëve, ku bota Islame duke pritur me padurim rezultatin që do ta sjellin hetimet e C.I.A.-s dhe F.B.I.-së dhe të tjerat që edhe ne të ndërmarrim hapin e dytë kundër tiranëve dhe t’u dalëm në ndihmë të shtypurve, nga ana tjetër, ato kriminelë apo grupe kriminelësh t’i nxjerrim para drejtësisë dhe para zbatimit të principit njerëzor gjë që definitivisht është Islame.

Ndërkaq, bota Islame duke pritur se çfarë komentesh do të na sjellin hetimet, për një moment, u befasuam me administratën Amerikane e cila ua ktheu shpinën hetimeve dhe analistëve hetues dhe injoroi hetimet ndaj kriminelëve dhe përsëri iu kthye nocionit të vjetër që është i panjohur, të cilit edhe ditëve të sodit nuk i dihet kuptimi dhe papritmas filloi të ngrejë lartë fjalën: “terorizëm” duke publikuar përsëri listën ku janë të shënuar emrat e shteteve që kanë krahë në “terrorizëm”. Pastaj u shpalli luftë këtyre “terroristëve”. Krahas kësaj, ajo u kërcënua dhe bëri shamatë duke injoruar atë që e pret e tërë bota nga rezultatet përfundimtare të hetimeve objektive pa marrë parasysh se një gjë e tillë a do të bëhet shpejtë apo do të zgjasë. Por, siç e shihni Amerika të gjitha këto i la pas shpine. Pra, kemi grupet që kanë realizuar vijën e tyre ndërsa administrata Amerikane u bie lodrave në një drejtim tjetër d.m.th në drejtim të “terrorizmit”.

Megjithëkëtë, kur neve pyesim se ç’është terrorizmi? Do të dëshironim që nocioni “terrorizëm” të spjegohet në nivel të shoqërive botërore internacionale, spjegim ky i cili do të përfaqësonte botën dhe çdo gjë do të ishte e qartë, atëherë ne do të konstatonim se: “Sidoqoftë, me fjalën “terrorizëm” janë për qëllim kriminelët të cilët marrin pjesë në krim dhe kanë bërë këtë e këtë gjë”. Në këtë rast (po), qëndrojmë edhe ne në një rradhë për të luftuar terrorizmin. Por, plotësisht është lënë pas shpine hetimi dhe ajo se çka do të shpalojnë hetimet (edhepse ndoshta hetimet mund të vazhdojnë apo janë në vazhdim e sipër). U shpallën akuzimet për në lindje dhe në perëndim të botës. Filluan kërcënimet ndaj atyre shteteve që Amerika i quan “shtete të terrorizmit” apo “terroristë”.

Vëllezër të dashur!

Jam duke menduar dhe shikuar (siç edhe ju të gjithë po mendoni) dhe shoh se si akuzës po i ngushtohet këndi sa që kufizohet në botën Islame, ndërsa bota arabe është një pjesë prej pjesëve më të rëndësishme të botës Islame. Po, kështu po ndodh.

Tash unë pyes: “Nëse ne trasojmë këtë që po e shpall Amerika d.m.th. shpalljen e luftës ndaj atyre që ajo i quan “terroristë” dhe nëse ne edhe realisht i nënshtrohemi dëshirës së Amerikës dhe qëndrojmë bashkë me të në luftë, por, në luftë me kë? Me “terroristët”!”. (Të analizojmë këtë në mënyrë racionale, atëherë, me cilin problem do të ballafaqoheshim? Këtë edhe fëmijët e dinë) Problemi qëndron në atë se nuk e dimë kush janë “terroristët”, nocion i cili ende ngel i panjohur, ç’është qëllimi prej fjalës “terrorist”? Mirë pra, ta zëmë se do t’i mbyllim sytë ose bota do t’i mbyllte sytë dhe do t’i përgjigjej thirrjes së Amerikës, ku të gjithë ne do të luftojmë “terrorizmin” duke mos e spjeguar dhe definuar mirë këtë nocion, atëherë ajo që do të ndodhte është kjo: “Çdo grup, bile çdo shtet në botë, madje edhe çdo kolektivitet do të spjegonte “terrorizmin” sipas shijes së tij”. Kështuqë, kemi ndonjë shtet që nuk ka marrëdhënie të mira me shtetin fqinj për arsye se sipas mendimit të tij, ai shtet fqinj është fajtor e uzurpues dhe i shpall luftë shtetit fqinj edhe atë në emër të “terrorizmit”, kurse edhe shteti fqinj do të mbrojë veten për të luftuar “terrorizmin”. Kështu do të vepronte edhe shteti tjetër… (normalisht kjo do të ndodhte pasiqë spjegimi i nocionit “terrorist” mungon). Pra, kështu çdo grup do të ketë mundësi që “terrorizmin” ta spjegojë sipas shijes së tij, pasiqë për të gjithë është hapur dera për të luftuar “terrorizmin”. Ndërkaq, (ajo që do të ndodh është se plani i paqes –nëse ka paqe-) do të therrej dhe do të shkatërrohej deri në fund dhe do të shpërthenin vullkanet e luftës në tërë botën. Këtë e them pasiqë çdo popull ka atë vizion që ka Amerika, bie fjala se ky shtet është shtet “terrorist” ose ai shtet është shtet “terrorist”. Ashtu siç ka të drejtë Amerika të cilësojë ndonjë grup të ndonjë shteti si “terroristë” dhe t’i kërcënohet me luftë, njashtu edhe shumë shtete tjera do ta kenë ate të drejtë, pikërisht të spjegojnë “terrorizmin” siç u ka shija atyre dhe t’i kërcënohen për ta luftuar këtë apo atë shtet.

Vëllezër të respektuar!

Rezultati që do të arrihej është se: “Në botën njerëzore do të shpërthejnë vullkane serike të pandërprera që nuk kanë fund për një luftim që nuk ka mbarim dhe kështu historia do të dëshmojë se m’u Amerika është ajo që fabrikoi terrorizmin dhe se është ajo e cila e ndërtoi fabrikën e terrorizmit. Vëllezër të respektuar, këtë që po e them është shumë e qartë.

Gjëja tjetër që të shtynë të qeshesh nga dhimbja (siç thotë fjala e urtë: “Belaja më e madhe është ajo që të shtynë të qeshish”) është katastrofa e cila ndodhi më 11 Shtator, ndodhi kjo që coptoi ndjenjat e Um-metit Islam dhe e cila me të vërtetë flakëroi barometrin e pikëllimit në zemrat e gjithë këtij Um-meti. Por, ja Administrata Amerikane këtë e sheh si mjet të volitshëm për të ndjekur ata të cilët vetë ajo i ka miratuar se ata janë të cilët kryejnë akte “terroriste”. Ne këtu, në botën Islame ndjejmë pikëllim dhe dhimbje të ankthshme për këtë fatkeqësi që i goditi vëllezërit tonë për nga gjinia njerëzore, popullin Amerikan. Por, ja Amerika këtë e sheh si rast të volitshëm të ndjek “terrorizmin” dhe t’u shpall luftë atyre. A jeni duke e vërejtur? Kur katastrofa ngjanë, kolektivi i saj hynë në mirazha dhe nëpër vrima. M’u atëherë kur puna kërkon hetime dhe kërkime, Administrata Amerikane këtë e shfrytëzon si rast të volitshëm që të hakmerret ndaj shteteve që kaherë ua ka treguar dhëmbët nga mllefi që ka ndaj tyre. Çfarë lidhje ka kjo me atë?

Lista e “terroristëve” ka ekzistuar edhe më parë, ku njëkohësisht edhe emrat e “terroristëve” kanë ekzistuar, por, nuk është ndërmarrur asgjë. Ndërsa, pas ndodhjes së këtij krimi menjëherë u ndal biseda për të dhe filloi biseda për “terrorizmin”, u hap dosja e “terrorizmit”, e shteteve “terroriste” dhe të ngjashme pa marrë parasysh se kush janë këta njerëz.

Kjo situatë e cila nuk mbulohet me ligj, që nuk e miratojnë principet fetare ose principet njerëzore është një çështje shumë e rrezikshme. Është një çështje që ngjall potencialet e hidhërimit pa nevojë. Nga ana tjetër, një situatë e tillë ngjall potencialet e luftës në kohën kur ne kërkojmë paqen dhe vëllezërimin. Kjo situatë që jeni duke e parë, duke e dëgjuar dhe duke e ndjekur është kur kriteret e drejtësisë janë të humbura, koha kur roli i organizatave të ndryshme nuk funksionon dhe kështu bota shtyhet me zor të flet për “terrorizmin” dhe për ndjekjen e “terroristëve” në vend që të punohet me një zell të plotë për të shpaluar kriminelët. A nuk ndodh kjo që po e them? Botës Islame sot i imponohet këtu apo atje që të hyjë në koalicion me Amerikën për të luftuar “terrorizmin”.

Në këtë situatë kur drejtësia nuk është e pranishme dhe në kohën kur zërat e organizatave botërore janë të ngulfatura si dhe kur botës Islame (si që jeni duke e parë) i imponohet pa dëshirë që të hyjë në koalicion për të luftuar “terrorizmin’. Pra, çka tregon e gjithë kjo? Kjo tregon atë që ne dëshirojmë të arrijmë tek ai përfundim se: Administrata Amerikane (don apo s’don) i nënshtrohet një planit që ka për qëllim shkatërrimin e botës arabe dhe asaj Islame dhe zhdukjen e forcave autoktone personale që kanë ngelur, me të cilat mbrojnë ekzistimin, dinjitetin dhe të drejtat e tyre.

Vëllezër të respektuar!

Është për t’u habitur që Amerika t’i nënshtrohet këtij plani për suksesin e të cilit janë ofruar si sakrificë me mijëra njerëz të vrarë si dhe ndoshta edhe me qindra miliardë dollarë që Amerika i ka humbur. A nuk është shumë e çuditshme që Amerika t’i nënshtrohet këtij plani që i është hartuar? Ne do të flasim edhe për ata që e hartuan këtë (All-llahu e di më së miri). Ata që e hartuan këtë plan për të qenë i suksesshëm, Amerikës i ofruan, por, çka i ofruan? I ofruan mijëra sakrifica të pafajshme si dhe këto humbje të mëdha finansiare të cilat nuk e di se sa kohë duhet të kalojë që ato të mund të zëvendësohen. A nuk është një gjë e tillë e tmershme dhe e habitshme?  

Megjithëkëtë, cili njeri me mendje të shëndoshë është në gjendje të përtyp thirrjen që kërkohet prej neve -botës arabe dhe Islame- kur ne e dëgjojmë Kryetarin e Amerikës publikisht duke e shpallur këtë si luftë kryqëtare dhe pastaj ai kërkon prej botës Islame të jetë aleate e saj në këtë luftë. Si mund të ndodhë kjo? Ai këtë luftë e shpalli si luftë kryqëzatash. Assesi të mos thotë dikush se ai pas kësaj ka folur për krenarinë, bëmat e Islamit, për Islamin dhe se Islami thërret në paqe. Assesi dikush të mos e thotë këtë, ngase ai ndoshta është penduar, është penduar për atë se ka shpaluar atë që e fsheh në vete, ka shpaluar atë që grafllon në zemrat e shumicave të kolektivit të Administratës Amerikane. Një qëllim i tillë duhej të ngelë i fshehur, në rregull, por, ky qëllim a ekziston apo jo? Para nesh e kemi faktin e gjallë. O ti, si e shpall këtë luftë si luftë kryqtare dhe në të njëjtën kohë i nxit emocionet e Um-metit Islam që të jenë me ty kundër “terrorizmit”? Ti as e spjegove “terrorizmin” që ne të jemi në një vijë me ty në luftë kundër tij e as që tregove gadishmëri të sinqertë për të zbuluar kriminelët. E mban të fshehur atë dhe je drejtuar asaj që në përgjithësi quhet “terrorizëm”. Unë mendoj me krye e nuk e vë në përdorim ndonjë shqisë. Si është e mundur pas gjithë kësaj që njeriu që ka mendje të shëndoshë të solidarizohet me këtë thirrje?

Nga ana tjetër, ta zëmë se unë jam Amerikan, një nga ai popull që është i përvëluar. Unë kur e shoh se Administrata ime vepron në mënyrë të korruptuar, duke mos bërë hetime për t’i kapur kriminelët, por, ajo vetëm se ashtu e orienton luftën ndaj atyre që i quan “terrorist”, atëherë çka do të ndodhë me mua ? Çfarë dobie kam unë? Shumë vende do të shkatërrohen, shumë pullaze të shtëpive do të bien mbi banorët e tyre, me dhjetra mijë do të mbyten por, kriminelët të cilët ishin aktorë të veprimit do të ngelin të fshehur duke pritur raste tjera për të përsëritur gjëra të tilla herë pas here. A nuk është kështu?

Ti kur e sheh se ndonjë gjarpër të sulmon dhe të vërsulet që të të kafshojë, normal është se ti do ta ndjekish atë e nëse ai fshihet në ndonjë vrimë ti atë e ndjek në atë vrimë, e kërkon atë dhe i bën presion. Por, ta zëmë se ti nga mllefi i madh që ke ndaj tij ndërmer një veprim që të ndezish tërë atë pyll, atëherë çfarë kuptimi do të kishte një veprim i tillë? Ti me këtë veprim ke shkatërruar tërë pyllin, i ke shkaktuar dëm gjithë njerëzimit. Ke shkaktuar dëm asaj gjëje që All-llahu Fuqiplotë e krijoi për shfrytëzimin tonë. Kurse gjarpëri ende vazhdon të jetë i strukur në vrimën e vetë duke të të vëshguar me kujdes ndoshta edhe me ironi. A nuk është kështu vëllezër? Ky është synimi primar i yni që duhet të jetë evident në kokat tona.

Për fat të keq, këtë fjalë nuk duhej ta thotë në emër të popullit një njeri sikur unë. Këtë duhet ta thotë Organizata e Kongresit Islamik. Por, Organizata e Kongresit Islamik momentalisht është duke përjetuar një gjumë të thellë.

Vallë, sa është e mundur që logjika të besojë se kriminelët të cilët e ndërmorrën veprimin e shëmtuar janë ata të cilët Amerika i akuzon qofshin ata të Afganistanit apo të tjerët. Pra, përsëri po pyes se sa është e mundur që një gjë të tillë ta besojë mendja?

Para meje kam një letër që më ka arritur shpejtë prej një grua Amerikane nëpërmjet Internetit, grua e cila nuk ka lidhje me Islamin. Kjo grua tallet në mënyrë ironike me ata të cilët bëjnë hetime dhe me ata të cilët gishtat e akuzës i drejtojnë kah personat të cilët nuk posedojnë as 1/10 e forcës për të kryer atë krim i cili nuk mund të kryhet pa mos patur në dispozicion shumëfishet e shumëfishet e shumëfisheve të asaj përqindje. Njëkohësisht, kjo gruaja thekson se ata që kanë kryer këtë veprim jetojnë në thellësinë e ekzistimit Amerikan. Ata për të kryer këtë kanë përdorur teknikë amerikane dhe mbrenda Administratës Amerikane si dhe me mbulesën e shumë përgjegjësive. Qëllimi i gjithë kësaj është (nuk them unë por, thotë ajo) që në botën Amerikane dhe në atë Evropiane të dominojë urrejtja ndaj Islamit dhe muslimanëve kështu që Izraelit t’i mundësohet të arrijë qëllimet e veta dhe të shtyp këto palestinezë të cilët mbrojnë të drejtat e tyre.

Ky pra është qëllimi. Vëllezër të dashur! Përsëri po e përsëris, nuk e them unë këtë por, këtë gjë e thotë një grua Amerikane ndërsa kur këtë e thotë një grua Amerikane kjo na paraqet një model. Atje kemi qindra bile edhe mijëra analistë e analiste dhe njerëz që i kanë të qarta prapavijat e çështjeve si dhe ata të cilët janë në kontakt me rrjedhat dhe rrymat e ndryshme. Normalisht, All-llahu deshi që të vërtetat të ngelin të fshehura deri dikur. Por All-llahu e ka bërë ligj që ato së fundi të shpalohen. Dëshiroja sikur Amerikanët të dijnë këtë fjalë se nesër do të shpalosen dhe ja ato po shpalosen.

Cili është qëllimi im që dua ta arrijë këtu?

Rezultatin që unë dua të arrijë është se: nëse botës Islame dhe asaj Arabe i ka ngelur diç nga dinjiteti dhe diç nga qarkullimi i gjakut, të ndërmer që të bashkojë shpartallimin dhe në ndonjë mënyrë të bëjë bashkimin e strukturës së vetë dhe të publikojë në emër të të gjithë Um-metit Arab dhe Islam se ne të gjithë jemi kundër të gjitha llojeve të krimit dhe keqbërjes dhe se ne nuk bashkëpunojmë me nocione të paqarta dhe se ne presim me padurim të dalin në shesh kriminelët që e ndërmorrën këtë veprim që të bashkëpunojmë me gjithë botën e qytetëruar për t’i nënshtruar ata ndaj gjykimit dhe normave të drejtësisë.

Deri sa të vijë momenti i shpalimit të këtyre të vërtetave, neve C.I.A.-s dhe analistëve tjerë ua parashtrojmë pyetjet në vijim që t’na përgjigjen:

-Pse Ariell Sharoni anuloi vizitën një ditë para se të ndodh katastrofa (i cili ishte në vizitë)?

-Pse me mijëra Çifutë para se të ndodhë katastrofa shitnin dokomentet bankare me vlerë, ndërsa të tjerët habiteshin, pasiqë një gjë e tillë bëhej me humbje. Si është kjo e mundur?

-Përse atë ditë kur ndodhi krimi munguan më tepër se 4000 prej atyre dy Kullave Bineqe?

-Ç’është puna me ata çifutë të cilët u gjetën pranë veturave të tyre, rinin me nerva të ftohta duke qeshur ndërsa në duar mbanin kamera dhe fotografonin ndyrësinë e madhe e cila i blokoi mendjet e njerëzve, ashtuqë nuk ngeli asnjë grimcë energjie për të qenë në gjendje me menduar.

-Ç’ndodhi me ta? Pse ata u liruan? Pse u lëshuan?

Pse këto pyetje mbyllen? Pse Organizata e Kongresit Islamik nuk flet, nuk shpall dëshirën e vet për t’u njohur me përgjigjen në shenjë solidarizimi me popullin Amerikan dhe në shenjë përjetimi të të njejtave emocione? Realisht duam të njihemi me kriminelët.

Pse nuk dëgjojmë ende asnjë përgjigje?

Pse ende nuk na ka ardhur asnjë përgjigje nga ato grupe që i bëjnë hetimet si dhe nga Administrata Amerikane? 

Rezultatin që unë dua ta arrijmë është që të dijmë si është qëndrimi i Islamit (që ne jemi ndjekës të tij me praktimin e të cilit All-llahu Fuqiplotë na ka nderuar kështuqë me Islamin ndjejmë pikëllim për fatkeqësinë e cila e goditi popullin Amerikan). Si është qëndrimi i Islamit ndaj asaj që neve na thërrasin? Ejani dhe luftoni në një vijë me ne kundër vëllezërve tuaj muslimanë. Ejani dhe pranojeni njëzëshëm planin tonë për të luftuar muslimanët njëri me tjetrin dhe për t’i shëndruar në shtete që nuk grinden –jo- por, të cilat luftohen në emër të “terrorizmit”. Vëllezër të mi, a bën që ta bëjmë një gjë të tillë? A nuk duhet t’i kthehemi Fesë sonë? A nuk duhet ta dëgjojm zërin e Organizatës së Kongresit Islamik. Vëllau im (është për t’u habitur) se ku është gjer tani kjo Organizatë e Kongresit Islamik?!

Në Fenë e All-llahut (në asnjë mënyrë) asnjëherë nuk lejohet që muslimani të dalë kundër vëllaut të vet musliman përveç nëse ai njeri duhet të nxirret para gjukatës, kur është në proces gjygjësor apo kur është i përzier në ndonjë krim. Në këtë rast secila ndodhi ka përgjigjen e vet. Pastaj, kur dikush akuzohet për diçka, gjykimi Islam është që ky person të merret në përgjegjësi (e jo gjithë vendi i tij me të pafajshmit) personi në fjalë, merret dhe nxiret para gjykatës siç e bënë me atë Libanezin që rrëxoi aeroplanin mbi Lukerbi. E njejta është. Në çka mund të ketë ndonjë dallim? A nuk është akuzimi ndaj një apo disa personave (dhe atë me vetë pranimin e tyre) dhe atë pa ndonjë krim. Por, megjithëkëtë, ju lider të botës Islame luftonie njëri-tjetrin. Le të armiqësohen vëllau me vëllaun. Këtë Islami nuk e lejon asnjëherë, asnjëherë e asnjëherë. Në Ku’ran thuhet: “Nuk gjenë popull që beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij,…”El-Muxhadeleh, 22). Të drejtën e ka thënë dje Shejhul Az’hari kur publikoi një fetva Islame të vërtetë e cila ishte në të vërtetë në emër të Islamit ku thuhet: “Nuk u lejohet, nuk u lejohet. Nuk u lejohet muslimanëve t’ua dobësojnë tehun e shpatës ose duart e tyre t’u shkaktojnë çfarëdo dëmi vëllezërve të tyre muslimanë. Atëherë ne të gjithë do të çohemi për të çrrënjosur krimin dhe kriminelët sipas dispozitave gjygjësore të cilat i ligjësoi All-llahu Fuqiplotë”. Vëllezër të respektuar lidhur me këtë temë nuk ka asnjëfarë kundërshtimi: Irani deklaroi një gjë të tillë, në emër të Islamit, Shejhul-Az’hari publikoi një gjë të tillë, në emër të Islamit dhe shumë dijetarë tjerë publikuan gjëra të tilla në emër të Islamit. Gjithashtu, edhe unë e nxjerr këtë përgjegjësi nga qafa ime dhe them: “Ky është urdhëri i All-llahut të Madhëruar”.

Më ka ngelur për të thënë edhe diç: “Tash vendet Islame kanë një shtrirje të madhe, por, unë i drejtohem Um-metit arab i cili është thelbi i Um-metit Islam: ”O ju udhëheqës, O ju pushtetmbajtës. O ju Princa,.deri kur do t’i nënshtroheni poshtërimit e nënçmimit që u ka kapluar? Deri kur do t’i nënshtroheni nënçmimit i cili ua ka shkrirë autoritetin, deri kur do të pranoni shpotitjet të cilat ndoshta i lexoni më tepër se unë dhe ndaj karikaturave të cilat flasin për nënçmimin e Um-metit Arab të coptuar. Deri kur? A nuk duhet të mësoni nga kjo që po ndodh se duhet të bashkoheni, se duhet të keni një fjalë dhe të sillni një vendim në emër të Islamit, në emër të këtij Um-meti, në emër të njerëzimit dhe në emër të të drejtave tona të humbura?”

Vëllezër, ne e vërejmë se i gjithë Um-meti (përafërsisht i tëri) është i shënuar dhe është i regjistruar në listën e “terrorizmit”. Duke filluar nga Avganistani, në kalim me Irakun dhe shumë shtete tjera e deri te brigadat Palestineze e në vazhdim shumë shtete tjera. Të gjithë janë të rreshtuar në listën e “terrorizmit”. Vetëm një grup është që asnjëherë nuk i është afruar cilësia “terrorist”. Ajo është “melaqeja” që ka zbritur nga qielli. A e dini kush është? Ai është Cionizmi. Jo, jo, jo. Ky është plotësisht largë “terrorizmit”. Vallë a keni parë qoftë edhe një gisht t’i drejtohet atij? Në asnjëfarë mënyrë nuk mund të ndodh një gjë e tillë. Një shkrimtar cionist pardje kishte shkruar një artikull dhe pa fije turpi deklaronte: “Kjo që ndodhi në Amerikë është në interesin tonë. Këtë e argumentoj me atë se: Atëherë kur ndodhi Lufta e Parë botërore, cionizmi morri premtimin për Palestinën (premtimi i Balfurit). Ndërsa kur u zhvillua Lufta e Dytë botërore fituam pjesën e cila na i dha të drejtat tona për të cilat ne thirrnim. Kjo luftë e Tretë do t’na jep stabilitet dhe do t’i jep fund qëndrimit të të tjerëve që hahen me ne për tokën”. Kjo është shkruar pardje. E gjithë bota ka pikëllim dhe dhimbje (unë nuk mund ta shoh këtë skenë që ndodhi në Njujork dhe në Uashington –njerëzia është e njëjtë e nuk pjesëtohet-). Në kohën kur e gjithë bota vlon, ky person i cili flet në emër të cionizmit i gëzueshëm po deklaron se kjo që ndodhi është në interesin e tyre dhe argumentimi i kësaj është kjo e kjo. Mirë. Po çfarë qëndrimi ka Administrata Amerikane ndaj kësaj çështjeje? Po çfarë qëndrimi ka Administrata Amerikane ndaj kësaj çështjeje?

Së fundi, nëse Amerika apo të tjerat përveç Amerikës mendojnë se ky plan cionist ka për qëllim të ngulfat Islamin atëherë unë them se ata janë të marrë. Po, ndoshta rezultati i këtij plani është shkatërrimi i mijëra njerëzve, por është e vërtetë se çdokush vdes me afatin (exhelin) e vet. Kurse Islamin nuk mund ta shkatërrojnë: “Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojat e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët” Es-Saff, 8). Islami ka për të marrur hov dhe ka për t’u përhapur sa më tepër në gjithë sipërfaqen e tokës në të cilën bëhen planet dinake për ta zhdukur atë (Islamin).

Këtë fjalë është dashur ta them në atë ditë para këtyre vëllezërve. Lus Allahun që të inspirojë Administratën Amerikane dhe burrat e saj me kthjelltësi. Si dhe lus All-llahun Fuqiplotë që ata t’i inspirojë se ky armik i cili ka planifikuar këtë në të njëjtën kohë është edhe armiku i saj. Kjo është një çështje në të cilën nuk ka dyshim. Nëse Amerika kthjelltësohet ndaj kësaj të vërtete atëherë gjysma e problemit zgjidhet.

Lavdi dhe falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve.