(“Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk e përul as nuk e dorëzon atë…”) 


Nuk do të ndalohem aspak me hutim dhe çuditëri përpara forcave keqbërëse, që punojnë pa ndërprerje kundër njerëzimit dhe të drejtave të tyre që më pas i groposin ato, duke shkruar mbi pllakën e varrit, me gërma të zbukuruara: "Mbrojtja e të drejtave të njeriut"…

Jo… Nuk do ndalohem i çuditur përpara asaj apo kësaj ndodhie, pasi kjo çështje është e natyrshme për burimin, nga i cili vjen. Nuk do të përballohesh me ujkun, cilido qoftë ai, veçse me kthetrat dhe dhëmbët e tij të mprehtë!?

Por kjo çudia ime shkon deri në gradën e hutimit, kur shoh disa republika të mëdha, që e pandehin veten si islame, që e bëjnë politikën e përfitimeve, si një pol të tretë të palëvizshëm, duke përdorur parimet e shëndosha islame si mjet shërbimi e ruajtje!…

Flasin me gjuhën e keqbërësit kriminel…Tregojnë lajmet e kasaphanave dhe serialet e vrasjeve luftarake në të mirë të vetes sipas tyre. Flasin për llahtarinë e shkatërrimeve masive, për llahtarinë e prerjes së gjymtyrëve të gjalla ose për atë të mashtrimit të pafajshëmve!…Duke mos njohur afrimitetin dhe të drejtat e ndihmesës së muslimanit ndaj komshiut të tij musliman, në të kundërtën e asaj që thotë Pejgamberi (a.s):

“Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk e përul as nuk e dorëzon atë…”. [ Transmetuar nga Bukhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu me pak ndryshim .] 

Logjika e politikës në gojët e këtyre njerëzve për justifikimin e këtij veprimi në kundërshtim me porosinë e Pejgamberit (a.s) thotë se fitime të ndryshme material-ushtarake të rëndësishme, na vijnë nga rrugë të fshehta, nga ata vrasës e kasapë, ose shumë borxhe që kemi ndaj tyre, na lëshohet pe në to deri një ditë e pa dyshim se çmimi i këtij malli është heshtja ndaj krimeve dhe egërsisë së shkatërrimit…

Le të jetë ligji i të drejtave të vëllazërisë që Zoti e vendosi ndër ne, kurban për hatrin e fitimeve, me të cilat u bëhet qejfi njerëzve më të fëlliqur…Ndërkohë që lajmërohet parimi hyjnor, që thotë:

“Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër…”. [El Huxhuratë: 10.]

Se arma me të cilën po shkatërrohet jeta e muslimanëve, ndërkohë që ju shihni në heshtje e përkrahës, nuk do t'ju vlejë më, kur të sillet kundra jush po ashtu. Pas kësaj, do të shihni se përulja e neveria të do bjerë mbi ju.

Vendimi i Zotit në këtë jetë, tregon se burimi i forcës për muslimanët, konkretizohet në bashkimin e bashkëpunimin ndërmjet tyre e sidomos, kur fryma e ndihmesës qarkullon në shpirtrat e tyre. 

Kjo është ajo pikë që kthen forcën, në jetën e muslimanëve që i bën të jetojnë të qetë me pasuri, larg varfërisë dhe bën që armët e tyre të kenë efektin e duhur. 



***

Po vallë, cili është roli i "Konferencës së vendeve islamike" në këtë realitet që është prej a, b, c-ve, të vërtetësive islamike të qarta?

Mos është roli i mësuesit këshillues që nuk i dëgjohet zëri?

Apo roli i nxënësit që ende se ka kuptuar mësimin e tij?

Apo roli i kërkuesve të përfitimeve materiale që kërkojnë përherë për interesat personale?…

E mëshiroftë All-llahu poetin arab, kur thotë:

Lëri mirësitë e mos vrapo pas tyre,

ulu, qëndro se të ushqejnë e të veshin!...


Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip

Muhamed Sytari