Pyetja:

Dikush ka blerë një shtëpi nga banka me këste kurse tash dëshiron ta shesë këtë shtëpi por, i kanë ngelur edhe disa këste pa i ia përmbushur bankës. A më lejohet që unë ta blejë atë shtëpi dhe të plotësoj këstet që ai i ka për t'i përmbushur duke patur parasysh se ajo bankë punon me kamatë?

Përgjigjja:

Mënyra për ta rregulluar këtë shitje që të mos ketë haram është që të caktohet vlera e shtëpisë në kontratën e blerjes dhe të përcaktohesh që pronarit t'ia paguash vlerën në dorë ose në këste pa mos e bërë bankën ndërmjetësuees midis jush dhe pa mos të të lidhur shitësi me bankën. Në këtë rast blerja yte e shtëpisë është në rregull dhe e lejuar sepse harami (e ndaluara) nuk kalon në dy përgjegjësi

Pyetja:

A mjafton që muslimani të zbatojë vetëm farzet? Dhe a është e vërtetë se ai që nuk ka shejhin (hoxhën e vet) në këtë botë nuk ka Fe?

Përgjigjja:

Nëse muslimani është i kujdesur në përpikëri për farzet dhe nuk le boshllëqe gjatë zbatimit të tyre atëherë ai nuk obligohet me tjera përveç nëse bën vullnetare siç i tha i Dërguari i All-llahut atij beduinit që theksohet në një Hadith Sahih.

Sa i përket pyetjes së dytë unë nuk kam dëgjuar këtë që e thua as në Kur'an, as në Hadith dhe as nga ndonjë dijetarë prej dijetarëve të selefëve (gjeneratës së pare) e as halefëve (gjenerata e më vonshme) të kishin thënë një gjë të tillë. Ndoshta, ata që propagandojnë këtë renë janë tipa të dexhallëve të kësaj kohe.

Pyetja:

Ndonjëherë ndjej në zemrën time ndonjë të keqe e ndonjëherë ndjejë se jam pabesimtarë. Jam i rregullt në kryerjen e farzeve. E përmendi All-llahun Fuqiplotë por, përsëri nuk ndjej qetësimin sepse unë ndjej se shejtani është me mua gjatë tërë kohës. Shpresoj të më ndihmoni me ndonjë ilaç.

Përgjigjja:

Kjo është vesvese (cytje) e shejtanit që nuk ka ndikim dhe ti nuk duhet të frikohesh nga kjo. Ajo që tregon se kjo është vesvese (cytje) e shejtanit është m’u ajo se ti ndjehesh keq kur sillen këto në kujtesën tënde. Ka patur prej sahabëve (shokëve të Pejgamberit) të Pejgamberit që u kanë ardhur mendime të të çuditshme që bien ndesh me domosdoshmëritë e akides islame. Ata ndiheshin të shqesutëar për një gjë të tillë dhe ankoheshin te i Dërguari i All-llahut. Kurse Pejgamberi i All-llahut u thoshte: A e hetoni atë? D.m.th. a ndjeni me të vërtetë shqetësim nga ato mendime? Dhe pastaj u thoshte: Ajo (shqetësimi për ato mendime) është besimi (imani) ose u thoshte fjalë të ngjajshme me këto. 

Pyetja:

Ndonjëherë më preokupojnë disa mendime se muslimanët që jetojnë në shoqëritë e perëndimit (vend i imoralitetit, dalaletit, devijimit, argëtimit, humbjeve të vlerave, shthurrjeve dhe humbja e njerëzisë) absolutisht ecin drejtë humbjes së kapitalit më të shtrejntë që ekziston në gjithësi këtu kam për qëllim kryerjet e punës respektivisht Fenë dhe adhurimin ndaj All-llahut. Krahas kësaj humbjen dhe asimilimin e fëmijëve të pafajshëm duke u arsyetuar se kanë lindur atje në tokën e imoralitetit me vetë dëshirën e prindërve të tyre të cilët janë ata që zgjodhën që ato të lindin atje në ato shoqëri të gjora, errëta dhe të fundosura në dalalet (në rrugë të gabuar) e të pasura vetëm me pluhurin e kësaj bote e jo jetër. Pra, si është dispozita e Sheriatit sipas jush lidhur me këtë grup njerëzish të cilët kanë kuptuar rrezikun dhe tmerrin e kësaj katastrofe dhe menjëherë kanë shpejtuar që fëmijët e tyre t’i kthejnë në vatanin e tyre para se të kalojë koha? Dhe si është dispozita e Sheriatit me ata që i hynë rrezikut dhe u ballafaquan me rryma të ndryshme dhe flijuan Fenë dhe fëmijët për këtë botë kalimtare dhe për pasurinë që nuk ka shije?

Përgjigjja:

Unë të përkrahi në atë që thua… Problemi është i atyre që janë kryelartë ndaj realitetit dhe shtiren sikur nuk i shohin pasojat dhe rreziqet shkatërruese. Ata këtë e bëjnë për të realizuar interesat e tyre të ulëta të kësaj bote. Kjo fatkeqësi ka shkaktuar edhe një rezik më të madh se ky e që është atë që e kanë trilluar e që e quajn "doktrina i minioriteteve" e që ka për qëllim formimin e dy Islameve: një Islam që u përket minoriteteve që banojnë në perëndim dhe Islami tjetër i shumicës që banojnë në shtetin Islam. Kjo është ajo që e planifikojnë sot disa administrata perendimore në mënyrë që ta shëndrojnë Islamin në fe regjionale ashtuqë egjiptasit të kenë një Islam të veçant të tyre njashtu edhe banorët e Shamit një Islam që u përket atyre dhe njashtu edhe muslimanëve në perëndim një Islam tjetër që ka të bëjë më to e këshu me radhë. Kështu kur Islami të bëhet mjet dhe vegël për të sjellur fitime dhe iterese të kësaj bote atëherë lirisht fol për katastrofat dhe mos nguro aspak.

Pyetja:

Punoj në një ndërmarje të huaj ajo i ofron aksionet e saja botërore për shitje dhe atë sipas shtetit që i takon ajo ndërmarrje. Kemi pyetur dijetarët për këtë gjë e ata na kanë thënë se: blerja e tyre është haram dhe unë nuk kam blerë. Por, tash ndërmarja ofron aksione si dhuratë përë puntorët që punojnë brenda kësaj ndërmarje. A më lejohet që dhuratën e tyre ta pranoj? Duhet theksuar se ato nuk bëhen pronë e imja vetëm se pas pesë viteve. Unë marrë vetëm fitimet e jo vlerën e aksioneve. Pra, si thoni ju?

Përgjigjja:

Nëse aksionet që ofrohen për shitje kanë vlerë reale të vërtetë të kapitalit dhe mjeteve të ndërmarjes atëhërë kontraktimi me këto aksione është i lejuar si për nga shitja, blerja dhe dhurimi.

Pyetja:

Kërkoj prej jush një këshillë për motrën time më të madhe e cila ka 45 vjet dhe e cila falë All-llahut ka bërë edhe Haxhin ku prej atje është kthyer e mbuluar. Por, nuk kaluan disa ditë e ajo përsëri e hoqi mbulesën me arsye se ajo nuk mund të durojë këtë gjendje dhe se ajo nuk është e gatshme në kohën momentale për një gjë të tillë dhe se ajo do të mbulohet por, jo tash, si dhe thotë se All-llahu Fuqiplotë është falës dhe mëshirues. All-llahu fal të gjitha gjynahet. Ajo këto fjalë i mbështet në Hadithin e të Dërguarit të All-llahut ku thotë: "Ajo grua që agjëron muajin (e ramazanit) dhe kryen farzin (namazin) dhe respekton burrin e saj ajo do të hyjë në xhenetin që e ka përgatit All-llahu". Unë dhe disa të familjes shpeshherë e kemi këshilluar që ajo ta ndërrojë qëndrimin që ka por, pa sukses. Saherë që ne e hapim temën ajo si në shaka thotë: All-llahu është falës dhe mëshirues. Kam edhe dy motra tjera pa mbulesë, njëra pasiqë ka patur e ka nxjerur, por edhe me këto të dyja pa sukses. Saherë që unë e hapi bisedën e Fesë me to ato nuk tregojnë kurrfarë interesimi. Sikur nuk kam metoda bindëse dhe dialog të përshtatshëm. Kam edhe disa shokë që nuk i përmbahen Fesë. Kur unë i këshilloj e shoh se unë jam me një luginë kurse ata në një luginë tjetër. Ata nuk kan tjetër dallgi vetëm se dallginë e kësaj bote dhe aspak nuk mendojnë për ahiret. All-llahu i udhëzoftë. Pra, unë kërkoj prej jush që të më këshilloni për motrat dhe shokët e mi. Ndoshta, All-llahu Fuqiplotë do t'i udhëzojë për kujdesin dhe urdhërin e Tij ku thotë: "… , ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. …" Et-Taharim, 6). Alll-llahu na ruajt nga ai dënim!

Përgjigjja:

Pasiqë ti ke ndërmarur këshillën e duhur por, pa sukses unë e këshilloj motrën tënde që ajo t'i përmbahet dhe të jetë e rregullt çdo ditë aq sa i mundësohet nga leximi i Kur'anit dhe të bëjë istigfar (kërkojë falje gabimi) me fjalët: "Estegfirull-llah el-Adhim ve es'eluhu et-Teubete" 100 herë. Njëashtu të thotë salevat për Pejgamberin 100 herë dhe duke u shprehur kështu: "All-llahumme sal-li ala sej-jidina Muhammedin en-Nebij-jilummij ve ala alihi ve sahbihi vesel-lem.". ثshtë mirë që këto t'i bëjë në mëngjësë pas namazit të sabahut. Unë jam i bindur se nëse ajo i përmbahet kësaj me rregull All-ll-ahu Fuqiplotë do t'ia hapë gjokësin asaj për të mbuluar veten dhe për të zbatuar parimet tjera Fetare. Me rëndësi është që ajo t'i përmbahet këtij virdi (lutjeve të rregullta).

Pyetja:

Gruaja ime më thotë se hoxha i jonë "Buti" ka thënë në atë kontekst se punët e shtëpisë nuk janë obligim i gruas dhe se burri obligohet që t'i sigurojë asaj shërbetore për punët shtëpiake ditore (pastrimi, përgatitja e gjellës, larja …) Kërkoj sqarim më të hollësishëm me argumentet?

Përgjigja:

Nëse bashkëshortët gjatë kontratës nuk e potencojë punën shtëpiake dhe obligimet që duhet të kryhen atëherë urfi (tradita, praktika e vendit) është gjykuese lidhur me këtë. Nëse në atë vend nuk ka urf (traditë praktikë të vendit) për këtë gjë atëherë Sheriati gjykon.dhe është ai që vendos për këtë. Sheriati në këtë rast nuk obligon gruan me shërbimet shtëpiake. Ndërkaq, nëse burri gjatë lidhjes së nikahit kushtëzon që gruaja të kryejë punët shtëpiake dhe ajo pranon atëherë ajo obligohet me to. Botëkuptimi i Sheriatit që të mos obligoj gruan me punët shtëpiake nëse në kontratë nuk është potencuar dhe atëherë kur për një gjë të tillë nuk ka urf (traditë) dominues është m’u për atë që martesa e burrit me gruan të mos shpjegohet se është kontratë shërbimi në punët e shtëpisë. Sheriati Islam marëdhëniet bashkëshortore i ngre mbi këtë dështim i cil mund të nënvlerësojë stasun e gruas dhe rolin e saj në jetën bashkëshortore. 

Pyetja:

Një njeri ka bërë kurvëri me një grua të martuar burri i së cilës është i burgosur dhe si rezultat i këtij kontakti intim gruaja ka mbetur me barrë dhe është dy muajsh. Që të dy janë penduar me një pendim të sinqertë dhe kanë kërkuar falje nga All-llahu Fuqiplotë. Por, nëse kjo barrë vazhdon atëherë shkakton shpartallimin dhe zhdukjen e e familjes së gruas dhe gruaja kompromitohet në mënyrë shumë të keqe. A i lejohet që kjo grua të abortojë dhe ta mbulojë veten e vet?

Përgjigjja:

Nëse më tepër mendohet se vazhdimi i barrës që është nga zinaja gruas i shkakton vrasje mbytje ose ndonjë dëm i madhë të gjithë familjes dhe gruaja është penduar para All-llahut me pendim të sinqertë atëherë në këtë rast lejohet që të mbështetemi në një mendim të dobët që gjykon se lejohet abortimi i fetusit para se të kalojnë katër muaj nga zënja e barrës. Vall-llahu eëlem (All-llahu e di më së miri).

Pyetja:

Kam dëgjuar në një emision diskutues në një program të kanaleve satelitore ku diskutohej për Islamin dhe shkencën.

Musafiri i emisionit potencoi se teoritë shkencore të cilat i ka zbuluar perëndimi duhet që t'u jepen formolime Islame. Si psh. Energjia nuk zhduket dhe nuk krijohet prej asgjësë. Ky është ligj i drejtë por formulimi është formolim "kufri". Pra' çka thoni ju për këtë fjalë dhe si është dispozita e jonë ne si musliman që e studijojm këtë ligj pa marrë parasysh si xënës apo si profesorë?

Përgjigjja:

Konsiderata nuk qëndron në formulimin por, rëndësia qëndron në përmbajtjen e atij formulimi. Nëse përmbajtja është ligj shkencorë i vërtetuar dhe unanimisht i pranuar atëherë midis tij dhe Islamit nuk ka kurrfarë kundërshtimi. Por, nëse përmbajtja është teori shkencore d.m.th. përpjekje për të aritur në bindshmërinë shkencore atëherë as sipas gjykimit të shkencës e as sipas Fesë nukë lejohet të ndalemi tek ajo por, duhet kapërcyer atë sepse një gjë e tillë është urdhër i All-llahut Fuqiplotë "Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, …." El-Israë, 36). Kurse sa i përket metodës dhe formulimit, Islami aspak nuk rezervon lidhur me ta. Nëse shkencëtarisht vërtetohet se energjia nuk zhduket por, asgjësohet atëherë nuk ka pengesë që të besojmë një gjë të tillë sepse fjala e All-llahut: "اdo gjë përveç Atij, do të zhduken" El-Kasas, 88).kjo nuk bie ndesh me zhdukjen sepse fjala "zhdukja" komentohet me asgjësim dhe me disocim siç shpjegohet edhe me mosqenie. 

Pyetja:

Cilët ditë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi vesel-lem i agjëronte nga muajt sipas hixhretit?

Njashtu kam lexuar në një libër se ai që lexon suren Jasin në fillimin e ditës për ndonjë nevojë All-llahu atij ia pranon?

Përgjigjja:

Sunet është të agjërohen të hënat e të enjtet, agjërimi i 13, 14, 15 të çdo muaji të hënës dhe agjërimi i muajit Sha'ban por me atë që ta fillojë këtë pas 15-it të këtij muaji.

Kurse, sa i përket leximit të Jasinit me këtë veçori që ti e përmend nuk kam hasur në ndonjë Hadith që është Sahih (i vërtetë)

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit Islam lidhur me grevat dhe a ka ndonjë argument të Fik’hut që mbështetet në Sunet apo Kijas (analogji)?

Përgjigjja:

Greva që ka për qëllim ndërprerjen e punës nga punëtorët ose nga punonjësit punën e tyre për të protestuar dhe për të kërkuar ndonjë të drejtë është veprim i ndaluar sepse një gjë e tillë është mospërmbushje e qëllimit të kontratës së punës gjë që është e ndaluar. Kurse greva e cila nuk patjetërson ndërprerjen e punës me të cilën personi është i obliguar dhe nëse protesti i tij është i arsyeshëm me Sheriat atëherë kjo është një shprehje e shëndoshë për të kërkuar të drejtën dhe nuk ka asnjë paqartësie.

Pyetja:

Si është dispozita e hudhjes a gjuajtjes së gazetave, revistave dhe letrave me shkrim arab të cilat gjuhen në rrugë e të cilat shkilen nga të cilat All-llahu e di mund të ketë të shkruara edhe ajete Kur'anore, Hadithe ose emra të formuara me emrin e All-llahut Fuqiplotë. Pra, ai që sheh çdo letër të gjuajtur apo dyshon se mund të jetë prej asaj që e përmendëm a obligohet që t'a ngre prej toke gjë që është shumë e rëndë sepse ne gjatë ditës hasim në dhjetra letra të gjuajtura në rrugë?

Përgjigjja:

Së pari nuk lejohet gjuajtja e letrave të këtij lloji në tokë por ato duhet të asgjësohen nëpër rmjet djegjes a grirjes së tyre.

Së dyti:

Ai që sheh se diçka nga ato është gjuajtur në tokë dhe është i sigurtë se ato përmbajnë ajete Kur'anore ose emra të shenjta ai duhet t'i ngre prej tokës nëse i mundësohet.

Pyetja:

Ditëve të sodit në shoqëritë tona Islame janë të përhapura metoda të ndryshme të shërimit nga të prekurit e xhinëve, magjia kërkimin e të humburit e të ndryshme. Kjo bëhet duke shkuar i sëmuri ose ai që ka nevojë te ndonjë hoxhë të cilët pretendojnë se bëjnë shërimin me Kur'an dhe ndihmohen me xhinin musliman i cili i përcjell ato nga të cilët kërkohet që t'ua zgjidhin problemet e tyre. Pra, shfrytzimi i xhinit musliman për punët e mira nga ana e këtyre që merren me to a prekën besimin e tyre? Dhe a këshilloni ju që të shkohet te ata?

Përgjigjja:

Në mesin e këtyre që ti i përmend gjenden shumë dexhalla (gënjeshtarë) e mashtrues shantazhistë. Por, nëse nuk është prej tyre dhe nëse nuk ndihmohet e nuk përdor magjinë për të zgjidhur atë magji atëherë nuk ka dert të shkohet te ai.

Pyetja:

Kemi një të familjes i cili para dy viteve vdiq nga sulmi në zemër që ishtë si shkak i pikëllimit për fëmiun i cili vdiq në një ndeshje pa qëllim të komunikacionit që e bëri poashtu një i familjes. Ky deshti që familjes së tij (fëmiut) t'i jepë dije (shpagim) por ata refuzuan dhe insistonin të dijnë identifikimin e atij që është bërë shkaktar për vdekjen e të birit të tyre me qëllim që t'ia marrin hakun prej tij apo fëmijëve të tij. Megjithatë se ndërmjetësusei ishte njeri i Fesë nuk pati sukses në zgjidhjen e këtij problemi. Edhepse ky i familjes sonë ua ofroi shumën e dijes (shpagimit) i cili tash edhe ky është bë rahmetli (i ndjerë) por fëmijët e tij pandërprerë japën sadaka lëmoshë për shpirtin e tij dhe lusin All-llahun Fuqiplotë që t'ia falë atij. Pyetja është se çka duhet të bëjnë fëmijët e këtij? A i falet atij ky gabim pasiqë familja e fëmiut nuk pranon të marrë dijen (shpagimin)?

Përgjigjja:

Nëse ai nuk e ka mbytur fëmiun me qëllim atëherë ai obligohet të paguajë dije(shpagim). Nëse ata heqin dorë ose refuzojnë ta marrin (kam për qëllim trashëguesët e fëmiut) atëherë ai që është bërë shkaktarë për mbytjen e tij nuk obligohet me më tepër se kefarja e që është të agjërojë 60 ditë rresht. Kështu, nëse ai pendohet All-llahu ia falë.

Pyetja:

A është e vërtetë se Halifati nuk rikëthehet vetëm se me paraqitjen e Mehdiut të pritur? Dhe nëse kjo është e vërtetë a do të thotë se Sheriati nuk do të praktikohet në tokë para asaj kohe? Ndërkaq, çka kërkohet prej nesh që ne në këtë kohë të bëjmë?

Përgjigjja:

Nuk kam njohuri për atë që thua ti. Hadithet e Mehdiut të pritur janë daif (të dobëta). Rruga për të praktikuar Sheriatin Islam është e hapur çdo kush që dëshiron një gjë të tillë ta bëj mund ta bëjë. Ajo që kërkohet prej teje është që të kujdesesh për vetën tënde dhe për ata që të rethojnë nga familja dhe të afërmit tu. Këtë porosi e ka dhënë i Dërguari i All-llahut për këtë kohë.

Pyetja:

A lejohet që njeriu kur është xhunub (në gjendjen e papastër gjegjësisht kur është i obliguar të lahet për shkak të daljes së spermës me ejakulim) të dalë prej banesës si për shembull të blejë disa nevoja para se të vijë koha e namazit?

Përgjigjja:

Po, xhunubit i lejohet të dalë nga shtëpia për çdo punë prej punëve. Ajo që ndalohet është për namaz, lexim të Kur'anit, bartjen e tij (Kur'anit) dhe hyrjen në xhami.

Pyetja:

A më lejohet blerja e aksioneve nga një Hotel me pesë yje?

Përgjigjja
Nuk të lejohet pjesëmarja në një ndërmarje apo hotel ku punohet çdo haram prej harameve, sepse edhe ti je pjesëmarrës në ato punë.

Pyetja:

Nëna ime kërkon që unë ta lëshoj gruan time sepse ajo atë e urren. Çfarë të bëj?

Përgjigjja:

Nëse nëna yte në këtë kërkesë është despotiste dhe e padrejtë atëherë ajo është gjunahqare dhe ke mundësi të mos i përgjigjesh në atë kërkesë. Por, nëse ajo është e drejtë në atë kërkesë, d.m.th. mendimi i saj është i pranueshëm me Sheriat atëherë obligohesh që të zbatosh kërkesën e saj. Ndërkaq, unë besoj se përdorimi i urtisë në sjellje nga ana yte dhe e gruas tënde e zgjidh këtë problem.

Pyetja:

Jam musliman arab, banoj në Francë dhe dua të marr nenshtetësi Françeze e cila gjë m’i lehtëson shumë punë si punësimin, të drejtën e votimit etj… Pra, a më lejohet me Sheriat që të marrë atë nënshtetësi?

Përgjigjja:

Nuk lejohet të marrësh nënshtetësi të tillë përveç në raste të nevojës së skajshme sepse nënshteëisia do të thotë nënshtrim ndaj udhëheqjes së pabesimtarit ku një gjë e tillë është e ndaluar për muslimanin.. All-llahu Fuqiplotë ndaloi që muslimani t'i nënshtrohet kësaj mbrojtje me tekste të prera. Ty të mjafton banimi e jo nënshtetësia.

Pyetja:

Më kanë kaluar shumë namaze pa i falur. Unë i bëj ato kaza pas çdo farzi. Si është dispozita e e namazit kaza pas namazit të sabahut dhe të akshamit?

Përgjigjja:

Mos u fal në kohët kur është mekruh tahrimen (për të cilat qortohesh apo dënohesh nëse e bën) bie fjala pas namazit të sabahut, të ikindisë.. edhepse ka për to shkak sepse shumica e dijetërëve janë të mendimit se namazi pamarë parasysh se çfar namazi qoft është haram (i ndaluar) domethënë pamarrë parasysh ai namaz a ka shkak për t'u falë apo jo.

Pyetja:

Nëse dikë e shohë duke pirë verë dhe unë ia thej shishen e verës në këtë rast a obligohem unë që t'a paguaj vlerën e asaj që e kam thyer?

Përgjigjja:

Nëse pronari i shishes është kitabij ( i krishterë apo jahudi) atëherë nuk të lejohet t'ia grabitish e as t'ia thejsh shishen e nëse ti këtë e bën atëherë duhet t'ia paguash vlerën e shishes. Por, nëse pronari i shishes është musliman edhe në këtë rast nuk të lejohet ta thejsh atë nëse nuk je i caktuar nga ana e shtetit për atë punë. Por, nëse ti megjithkëtë ia then shishen dhe ai të padit para gjykatës atëherë nëse gjykata kërkon prej teje që ta paguash atëherë duhet ta bësh atë.