Pyetja:

Si është dispozita e lavirit që është i martuar dhe a e ka të ndaluar (Haram) gruan e vetë dhe pse?

Përgjigjja:

Laviri i martuar dhe ai i pamartuari me një akt të tillë bëjnë gabim të madh. Këta duhet të bëjnë Teube (pendim) të sinqertë. E nëse pendohen All-llahu Fuqiplotë ua pranon atë (pendimin). Kurse gruaja këtyre nuk u ndalohet përderisa nuk i kanë shkororrëzuar.

Pyetja:

Dëshiroj t’ju pyes se çka është mirë të kujtojë njeriu gjatë salavatit për Pejgamberin alejhis-selam, a ta kujtoj atë si individ apo të mendojë në diç tjetër. Ndërkaq, nëse një gjë e tillë është rendë për ta bërë atëherë çfarë të bëj. Njashtu, pyes si është dispozita e një njeriu që është bërë ateist dhe ka lënë Fënë disa vite dhe pastaj All-llahu Fuqiplotë e udhëzon atë. Ky person a duhet që namazet dhe agjërimet t’i përsëris (bëj kaza) si dhe a duhet të jep qefarete (shpagim) për gabimet tjera që i ka bërë gjatë atij afati?

Përgjigjja:

Nuk ka nevojë që ti gjatë salavatit të kujtosh të Dërguarin e All-llahut pasiqë ti gjatë asaj i drejtohesh All-llahut Fuqiplotë dhe është mirë që gjatë asaj kohe të koncentrohesh dhe të kujtosh sifatet (cilësitë) e All-llahut Fuqiplotë të Cilin e lusish me shprehjen e salavateve për të Dërguarin e Tij. Kur kujtesa të ik pa qëllim atëherë All-llahu nuk ngarkon askend përtej mundësive. Sa i përket pyetjes së dytë: Nëse dikush është ateist dhe pastaj pranon besimin dhe bëhet musliman i mirë ai nuk duhet të bëj namazet apo agjërimet e ditëve që ka qenë ateist kaza sepse Islami fshinë të kaluarat.

Pyetja:

Jam dermatolog në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i specializuar në gjinokologji dhe në obstetrikë. Ky profesion është shumë i rëndë për ta arritur për jo Amerikanët sikur unë. Si është gjykimi i Islamit që këtë profesion ta ketë burri musliman?

Përgjigjja:

Nëse shoqëria Islame ka nevojë për këtë specializim dhe nuk ka prej grave që e kryen këtë specializim me denjësi atëherë nuk ka ndonjë pengesë që ndonjë prej meshkujve muslimanë të specializohet në këtë aq sa ka nevojë shoqëria islame bile specializimi në këtë është edhe i obligueshëm kur ka nevojë.

Pyetja:

A mendoni se trasimi me sufitë është kusht i edukimit e i kultivimit të besimit?

Përgjigjja:

Në Islam nuk ekziston ajo që quhet trasim i sufizmit si kusht për kultivimin e besimit sipas shprehjes sate. Por, në Librin e All-llahut (Kur’anin) gjendet urdhëri për pastrimin e zemrës d.m.th.përpjekja për pastrimin e shpirtit nga të metat e mendjemadhësisë, zilisë, urrejtjes, fanatizmit dhe nga ajo që t’mos jepemi pas bukurive të kësaj bote. Kurse, kjo arrihet duke shpeshtuar të përmendurit e All-llahut (dhikr), me leximin e Kur’anit, me ruajtjen nga të ngrënurit Haram, me të larguarit prej shokëve të këqinj, me zbatimin e farzeve dhe me lutjet dhe përkushtimet e shpeshta ndaj All-llahut Fuqiplotë.

Pyetja:

Është zhvilluar një debat i gjatë lidhur me artikullin e Imam ibni Haxherit, dijetarit të famshëm lidhur me ngritjen në këmbë gjatë leximit të Mevludi Sherifit. Kurse fjala e tij është e njohur dhe këtë e ka përmendur ai që ka shkruar për biografinë e Ibni Haxherit kur ka folur për broshurën që Ibni Haxheri e shkroi për ngritjen në këmbë kur të përmendet lindja e krijesës më të famshme (Muhammedit alejhis-salatu ves-selam). Këtë e ka përmendur edhe Ismail Basha dhe të tjerë si dhe kthimi i dijetarit të famshëm babait tuaj është i njohur inshaell-llah All-llahu e falltë dhe e shpërbleft. Pra, çka dini ju për këtë broshurë të Ibni Haxherit. Dëshiroj të zgjeroheni në spjegimin e kësaj gjëje. All-llahu na bëftë të gjithëve prej shoqërisë që punojnë për nderimin e tij duke ndjekur në këtë muxhtehidin tonë, Es-Sebkij.

Përgjigjja:

Është e njohur se fukahatë (juristët) dijetarët kanë më tepër mendime lidhur me dispozitën e ngritjes në këmbë kur arrihet në fund të rrëfimit të lindjes së të Dërguarit. Qëndrimi im të cilin unë e mbështes dhe më fle zemra është ajo që edhe prindi im, All-llahu e mëshiroftë ka kthyer në atë se duhet të ngritemi kur të përmendet lindja e të Dërguarit duke e bërë këtë për respekt dhe nderim ndaj të Dërguarit të All-llahut Fuqiplotë dhe duke iu përmbajtur urdhërit të All-llahut për në gjë të tillë. Njashtu, tradita (urfi) ka një rol të rëndësishëm në shpjegimin e respektit dhe nderimit si dhe jetësimi i tij. Të ngriturit në këmbë për nderim ndaj atij që vjen është një botëkuptim prej botëkuptimeve të nderimit në të gjithë traditat e njerëzimit.

Pyetja:

Punoj në një ndërmarje private me detyrë përfaqësuesi të marëdhënieve të përgjithshme. Kështuqë unë kryej çdo punë që ka të bëjë me te në zyrat e shtetit dhe disa punë që kanë të bëjnë me drejtorët e saj në zyrat shtetërore. Sipas ligjit të këtij shteti ka një zyrë që lëshon lejet për blerjen e pijeve alkoolike – nga vende të caktuara – me qëllim të përdorimit personal. Pyetja është se: A lejohet që unë të ndihmoj në ndonjë punë që ka të bëjë me lëshimin e kësaj leje për ndonjë drejtor që nuk është muslimanë (ndihma të jetë p.sh.: shtypja, shkrimi, përpilimi i lutjeve e procedurat tjera që kanë të bëjnë me këtë gjë).

Përgjigjja:

Nuk të lejohet që të ndërmarish diç që lehtëson lëshimin e lejes në fjalë si direkt njashtu edhe indirekt dhe pa marrë parasysh se atë e bën për interes të muslimanëve apo jomuslimanëve ngase All-llahu qartazi në Kur’an thotë: “… Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në gjunahe e në armiqësi…” El-Maideh, 2).

Pyetja:

Jam sdudent nga një shtet tjetër dhe jam i stipenduar nga shteti për të magjistruar dhe doktoruar. El-Hamdu lil-lah jam i martuar. Por, problemi im qëndron në atë se familja ime më qorton sepse ata mendojnë se unë këtu kam standard të lakmueshëm. Por, e vërteta është se unë nuk jam ashtu siç mendojnë ata, sepse mezi që i mbuloj harxhimet. Madje edhe nëse mundohemi që të mbledhim diçka ne mendojmë që të kthehemi në vendlindje dhe të blejmë një apartman me të cilën gjë është i kënaqur edhe All-llahu Fuqiplotë dhe i Dërguari i All-llahut Fuqiplotë.

Përgjigjja:

Nëse me fjalën tënde “familja ime” ke për qëllim prindërit tua dhe prindërit nëse nuk kanë fitim (të ardhura) dhe janë të vobegët atëherë ti - nëse të tepron nga nevojat momentale) -duhet të shpenzosh edhe për atë dhe për gruan e tij- nënën tënde aq sa kanë nevojë të domosdoshme. Ndërkaq, nëse nuk të ngel nga ajo pasuri atëherë ti nuk je i obliguar që të shpenzosh për to. Ndërsa, nëse me fjalën tënde “familja ime“ ke për qëllim vëllezërit t’u apo si shembull: motrat tua atëherë në të gjitha rastet ti nuk je i obliguar që të shpenzosh për to. 

Pyetja:

Një nënë i ka lënë fëmijët e saj që nga fëmijëria e tyre për shkak të kundërshtimeve të pandërprera me babain e tyre dhe është martuar me dikë tjetër. Kështu fëmijët janë ritur në mungesë të mëshirës dhe përkëdheljes së nënës së tyre. Çdo gjë për ata ka qenë sikur të jenë jetima. Pra, kur të riten këta fëmijë a i kan ndonjë hak nënës e cila nuk i përmbushi detyrat ndaj tyre dhe cilat janë ato hake?

Përgjigjja:

Haket e nënës dhe babasë (e prindëve) janë gjithmonë në fuqi të qëndrueshme e ato nuk mund t’i shfuqizojë shkujdesja e tyre ndaj fëmijëve. Shkujdesja e tyre ndaj fëmijëve konsiderohet gjunah për ta për të cilën All-llahu do t’i marrë ato në llogari, por, obligimet që i kemi ndaj tyre janë stabile e që janë respekti i tyre në gjërat që nuk janë Haram dhe kujdesi për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre nëse ata nuk kanë të ardhura apo fitim e fëmiu është i mundshëm për t’i furnizuar ato.

Pyetja:

Këtu ne dëgjojm prej dijetarëve tanë se Mevludi i Pejgamberit është bid’at (risi në Fe) dhe se vizita e varrit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhivesel-lem nuk është në rregull (nuk lejohet), se ndërmjetësimi i Pejgamberit nuk lejohet dhe se prindët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhivesel-lem janë në zjarr. I nderuari Hoxhë shpresoj që t’më tregoni fjalën e vërtetë lidhur me këto çështje?

Përgjigjja:

Bid’at është ajo që futet në Fe e që nuk është prej saj… Kurse përkujtimi i lindjes së të Dërguarit të All-llahut është aktivitet shoqëror nga e cila pritet (dhe bëhet për ) dobi fetare. Pra, kjo është si kongreset dhe simpoziumet fetare të cilat mbahen në kohën tonë bashkëkohore e të cilat nuk kanë qenë të njohura më herët… Andaj, festimi i Mevludit nuk i përket definicionit të Bid’atit siç nuk i përkasin simpoziumet dhe kongreset Islame. Së këndejmi këto festime duhet të bëhen pa mos patur gjëra të shëmtuara (të ndaluara). Kurse sa i përket teves-sulit (ndërmjetësimit) nuk ka ndonjë transmetim as prej të Dërguarit të All-llahut, as prej sahabeve e as prej tabiinëve dhe atyre që kanë ardhur pas tyre ndonjë fjalë ku ndalohet teves-suli (ndërmjetësimi) me të Dërguarin e All-llahut ose me ndonjë tjetër prej njerëzve të devotshëm … I pari që e bëri këtë risi (të thotë se është bid’at) është Ibni Tejmiu fjala e të cilit bie poshtë me argument ngase ai me këtë gjë kundërshtoi vetë kohën e selefëve.

Pyetja:

Punoj në një ndërmarje që ka marrë një tokë prej shtetit dhe aty ka ndërtuar banesa që t’jua shet puntorëve të vet me këste. Por, marrja e kësaj toke është bërë nëpërmjet konfiskimit kështuqë pagesa e kësaj toke është bërë me çmimin e shtetit që do të thotë më pak se vlera që e ka kërkuar pronari i tokës. Dua të pyes se: A më lejohet që të blej ndonjë prej këtyre banesave. Njëkohësisht, dua të di për atë se nëse kthehem dhe bisedoj me pronarin origjinal dhe ia jap dallimin ose dallimin t’ua shpërndaj nevojtarëve nëse nuk mundi ta gjejë pronarin (pasiqë konfiskimi është bërë shumë herët )?

Përgjigjja:

Nëse i kthehesh pronarit të parcelës dhe i kërkon hallallëk dhe ai ta bën hallall ose e pajton me dhënien e shumës të cilën ai e kërkon prej teje atëherë të lejohet banimi dhe pronësimi i atij vendi. Nëse nuk ke mundësi ta gjesh të zotin e tokës atëherë kthehu te trashëgimtarët e tij e nëse nuk mund t’i gjesh edhe këta atëherë nuk di se ka ndonjë rrugë që të mundëson e arsyeton pronësimin e asaj toke. 

Pyetja:

Jam e martuar dhe i përmbahem Fesë madje edhe e mbuloj edhe fytyrën me peçe. Banoj vëtë me burrin tim por, kur vjen radha që të shkojmë te shtëpia e familjes së burrit tim ata kërkojnë që unë ta shpaloj fytyrën para vëllezërve të burrit tim duke u bazuar në atë se nuk ka fitne. Nëse unë dhe burri im refuzojmë pasiqë të dytë jemi të kujdesshëm që ta mbuloj edhe fytyrën. Pyetja është: A lejohet të kundërshtohet mendimi i prindit të burrit tim dhe të ndalemi nga vajtja tek ato derisa të pranojnë atë që kërkon All-llahu fuqiplotë, apo duhet që ne ta respektojmë fjalën e tyre?

Përgjigjja:

Prindi i burrit tënd është gabim në atë që insiston dhe kundërshton udhëzimin e të Dërguarit të All-llahut i cili na ka tërhequr vëmenjen për lëshimet që i bëjmë lidhur me familjen e burrit. Lidhur me tolerimin që e bëjmë në këtë aspekt me familjen e burrit, Pejgamberi ka thënë: “ Kjo është si vdekja.”(d.m.th. sikur që s’ka dyshim në vdekjen njashtu edhe tolerimi ndaj familjes së burrit është evidente. Vër e prkth.)”. Qëndrimi i shëndosh që e kënaq All-llahun dhe të Dërguarin e Tij është që të qëndrojmë lojal ndaj urdhërit të All-llahut dhe Sheriatit të Tij por, duke mos ndërprerë vizitën e tyre e nëse ata nuk ju pranojnë atëherë ndërprerja e vizitës është prej tyre e jo prej jush.

Pyetja:

Clat janë kufijtë e vendeve-gjymtyrëve të trupit që gruaja muslimane ka të drejtë t’i duken para njerëzve me të cilët i ndalohet martesa si babait, vëllaut, mixhës, dajës etj. A i lejohet që të veshë para tyre këmishë me mangë të shkurt ose tesha të ngushta e të ngjashme të cilat tregojnë formën e trupit?

Përgjigjja:

Është e njohur për çdo musliman se përveç fytyrës dhe duarve (shuplakave) për gruan pjesët tjera është e ndaluar t’i shpalojë në përjashtim të burrit të vet dhe atyre me të cilët e ka të ndaluar të martohet me to (meharim). Domethënia e mbulimit do të thotë edhe të mos cilësohet forma bie fjala sikur petku të jetë i ngushtë. Kjo a nuk është prej gjërave më të thjeshta që muslimani duhet t’i dijë.

Pyetja:

Prindi im dyshonte se unë përdori duhanin andaj ai kërkoi prej meje që të betohem në All-llahun dhe ta premtoj All-llahun dhe të Dërguarin e All-llahut që unë nuk do të pijë duhan pesë vjet. Njashtu, ai shtoi se ai që renë është prej të mallkuarve dhe unë pranova nën kërcnimet e tij se ai do të hidhërohet me mua dhe se do t’mi ndal paratë dhe nuk do të kujdeset aspak për mua. Por, unë nuk munda ta lë duhanin pasiqë kur u betova isha i detyruar. Nga ana tjetër unë jam nxënës në njërën prej fakulteteve më të larta shkencore.

Përgjigjja:

Kur njeriu e then betimin e dhënë duhet të jep qefarete kurse qefareti për këtë gjë është të ushqejë 10 të varfur nga një ushqim mesatar nga ajo që e shpenzon për vete.