Pyetja:

Shteti konfiskon mallra të disa tregtarëve për arsye se ata kanë kundërshtuar ndonjë ligj dhe shteti ato i shet nëpër ndërmarrjet e veta me çmim shumë të ulët dhe në të shumtën e rasteve ato i blejnë tregëtarë që pastaj t’i shesin nëpër dyqanet private të tyre me çmime shumë më të larta që janë në tregjet tona. Në disa raste këto i blejnë punëtorët që punojnë në ndërmarjet e shtetit. Pra, a lejohet që ne t’i blejmë me ato çmime të lira duke potencuar se sikur ne të mos dinim se janë të konfiskuara, ne ato do t’i blenim me një çmim shumë më të lartë. Pra, si është dispozita e kësaj gjëje për ne?

Përgjigjjqa:

Nuk lejohet që të bl

lehen këto plaçka, mallra sepse të konfiskohet-të merret pasuria e pronësuar dhe trajtimi i saj në këtë mënyrë nuk është e lejuar me Sheriat.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit për atë që quhet afrim midis feve në formën momentale? Si thoni për ata që thonë se pranimi i jonë i Isaut alejhis-selam do të thotë pranim i krishterizmit bashkëkohorë dhe të quhet besimtar ai që beson në te dhe se atë person e përfshijnë tekstet e Sheriatit në emër të besimit? Njashtu, a lejohet që të prezentohet nëpër mesha dhe të bëhet madhërimi i atyre që udhëheqin këto rituale?

Përgjigjja:

Nuk ka kurnjëfarë kuptimi-domethënie angazhimi për afrimin midis feve. Por, ajo që është e lejuar dhe e duhur është angazhimi për t’u qartësuar-ndriçuar çështjet e turbulluara e të paqarta lidhur me Akiden dhe të koncentrohemi në pikat e përbashkëta dhe t’i shfrytëzojmë ato për ta luftuar armikun e përbashkët.

-Kurse sa i përket pranimit tonë të Isaut alejhis-selam është një pjesë e pandarë nga Akideja (besimi) që është e domosdoshme. I krishteri nëse është besimtarë në All-llahun ai quhet besimtar për nga kuptimi i përgjithshëm karshi ateistit.

Nuk lejohet që muslimani të merr pjesë në ceremonitë e faljes së krishterëve apo çifutëve. Por, nuk ndalohet të hyhet në kishat e tyre për diçka tjetër siç nuk ndalohet që ata të hyjnë në Xhamitë tona përveç nëse kryetari i shtetit apo ai që e zëvendëson atë e sheh se mund të depërtojë ndonjë e huaj ose ndonjë armik që mund të shkaktojë ndonjë fitne.

Pyetja:

A lejohet që të merren para për lirimin e shtëpisë të cilën një kohë të gjatë e ka mbajtur me qira. Pronari këtë pasuri qiraxhiut ia jep me plot dëshirë dhe pa mos ia caktuar shumën. Kurse qiraxhiu është i nevojshëm për pasuri që të blejë banesë. Pra, si është dispozita e kësaj sipas Islamit?

Përgjigjja:

Nëse qiraxhiu nuk ia kushtëzon një gjë të tillë, pa marrë parasysh si do ta quajmë atë ashtuqë pronari i shtëpisë qiraxhiut ia jep me plotë dëshirë, atëherë nuk ka ndonjë pengesë që ai t’mos i merr ato. Por, nëse kjo gjë bëhet pa dëshirën e pronarit dhe me kushtëzim atëherë qiraxhiu nuk ka të drejtë t’i kërkojë ato.

Pyetja:

Ka kundërshtime të konsiderueshme e që kanë të bëjnë me ata që jetojnë në shtetet ku shumica janë të krishterë lidhur me atë se a lejohet të hahet nga ushqimi i Ithtarve të Librit (ehli kitab)? A lejohet të hahet mishi që e ka therrur ndonjë prej Ithtarëve të Librit. Kjo temë kërkon sqarim sepse ata nuk i therrin sipas parimeve të Sheriatit?

Përgjigjja:

Kur është fjala për mishrat parimisht vjen në shprehje ndalesa.kurse lejimi i ngrënies së tyre me therrje është përjashtim. Prandaj, duhet që të sigurohemi se nuk është i derrit dhe për atë se është therrur sipas dispozitave të Sheriatit. Kurse për ushqimet tjera parimisht janë të lejuara prandaj nuk ndalohet të hahen edhe pa bërë pyetje, kuptohet nëse është i sigurtë se nuk ka alkohol.

Pyetja:

Shpeshherë dëgjojmë ose lexojmë fetva të dijetarëve lidhur me temën e drejtimit kah Kibla gjatë namazit se: “largimi pak prej Kibles nuk e dëmton namazin”. Pyetja është: Sa konsiderohet se është pak (me siguri dijetarët edhe këtë e kanë trajtuar) por, megjithatë nuk e kam gjetur në librat e Fik’hut që ndonjë dijetarë ta kishtë trajtuar, bile edhe dijetarët bashkohorë edhepse kjo çështje është shumë e rëndësishme.

A thua tentimi për të qenë i përpiktë në drejtim kah Kibla konsiderohet marrje me gjëra të vogla. A është e lejuar që imami të drejtohet në një anë kurse ai që lidhet pas tij të të jetë i shmangur-shtrembërruar nga ajo anë bile edhe përafërsisht për 20 shkallë në të majtë kurse ndonjë xhemat tjetër që falet poashtu pas këtij imami shtrembërron në anën e djathtë. Sa është shkalla maksimale e shtrembërrimit pas imamit (qëllimi është për namazin brenda xhamisë që kibla është e caktuar në të kaluarën por, jo në përpikmëri të plotë). Shpresoj që t’më sqaroni mënyrën e të orientuarit kah Kibla nëpërmjet diellit.

Përgjigjja:

Sipas Shkollës Juridike Hanefite drejtimi kah Kibla mjafton të jetë i drejtuar kah këndi i Kibles e nuk ka nevojë të drejtohet në pikën e saj për arsye se një gjë e tillë është e rëndë. Kurse sipas Shkollës Juridike Shafite dhe të tjerët është patjetër të kthehemi dhe ta qëllojmë Kaben sipas mundësisë. Si duket ndjekja e mendimit të Shkollës Juridike Hanefite është më e lehtë. Pra, sipas kësaj nuk prishet namazi i atij që falet pas imamit dhe është shtrembëruar pak prej Kibles në të djathtë apo në të majtë. Ajo që definon shtrembërimin e paktë është që Kabja të mos dalë jashta dy anëve (fushave, krahëve) të këndit të shikimit, shiko figurën:

Pyetja:

A ka ndonjë kufij përqindja e fitimit në tregti sipas Sheriatit?

Përgjigjja:

Fitimi nuk ka ndonjë kufi të caktuar me Sheriat por, me dy kushte:

Së pari: t’mos e mashtron mushteriun si për shembull: t’i thotë se nuk fitoj më tepër se 3 apo 4.

Së dyti: shteti t’mos e caktojë përqindjen e fitimit. Nëse shteti e cakton atëherë nuk i lejohet tregtarit ta tejkalojë atë kufi.

Pyetja:

A pranohen sadakat (lëmoshat) nëse personi që i jep ato është borxhli?

 Përgjigjja:

Nëse huatë janë që duhet të jepen në moment dhe huadhënësit kërkojn hakun e tyre atëherë nuk lejohet që huamarrësi të ndajë lëmosha (sadaka). Por, nëse huatë nuk duhet dhënë në moment ose janë që duhet të jepen në moment por, me një veprim të tillë pajtohen huadhënësit atëherë nuk ka pengesë që huadhënësi të ndajë lëmosha.

Pyetja:

Si është dispozita e Islamit me qepjen e teshave për të huajt si funda, fustane të shkurta dhe pantolona të ngushta? Njashtu, si është dispozita që po këto të qepen për në vendet e muslimanëve dhe si është dispozita e shitjes së tyre?

Përgjigjja:

Nëse kërkon devotshmëri dhe kujdes atëherë mos u merr me këtë punë që hynë në ndihmesën në të keqe dhe gjunah. Por, nëse dëshiron të dish dispozitën e kësaj dhe kërkon lejimin atëherë ka prej fukahave të cilët e lejojnë të ndreqet diçka që është mubah (as e urdhëruar as e ndaluar) edhepse të tjerët do ta shfrytëzojnë dhe do ta përdorin për në Haram. 

Pyetja:

E di se All-llahu Fuqiplotë pranon lutjen. Por unë shumë jam lutur, nuk kam lënë asnjë namaz pa falë dhe çdo ditë kam falur ka 10 rekat namaz nevoje dhe nuk kam lënë lutje pa mos e bë. Ndërkaq, ende All-llahu Fuqiplotë nuk më është përgjigjur në lutjen time. E di se All-llahu Fuqipotë nuk pranon lutjen nëse nuk është e mirë (hajr) dhe se atë e le për në botën tjetër. Por, unë ndjej se lutja ime është për mua mirë. Sinqerisht po të them se jam lutur aq sa që them se edhe sikur të jetë keq për mua t’mos më vonohet përgjigjja e lutjes.

Njashtu, unë kam qenë edhe dalldisës në lutje pasiqë e di se All-llahu dalldinë gjatë lutjes e do por, ndonjëherë ndjej se nuk e meritoj që t’më përgjigjet por, All-llahu ju përgjigjet të gjithëve bile edhe jobesimtarëve. Kur lutesha ndjeja veten se jam e afërt me All-llahun dhe se lutja ime është para Krijuesit. Dua të di për fatin e lutjes sime?

Përgjigjja:

Kush të ka thënë se përgjigjja e lutjes duhet të jetë mënjëherë pas mbarimit të saj? All-llahu Fuqiplotë pranon lutjen në kohën kur Ai dëshiron e jo në kohën kur ti dëshiron. Ai përgjigjet në mënyrën që Ai do e jo në mënyrën që ti e dëshiron. Kjo me atë nëse plotësohen edhe kushtet të cilat doemos duhet të plotësohen për pranimin e lutjes.

Pyetja:

Kam motra që janë më të mëdha se unë e ato janë pa mbulesë. Sipas shumë argumenteve kuptova se kjo çështje është shumë e rezikshme andaj unë u përpoqa që t’i bindi ato, por, pa sukses. Prindi mua më thotë: “Mos u hidhëro dhe mos i rrih ato”. Ose ndonjëherë thotë: “Hidajeti (përudhja është në dorë të All-llahut”. Vëllau im hoxhë! Unë nuk jam lodhur. اfar të bëj? A më lejohet që t’i rrah ato dhe t’i ndaloj me forcë dhe si është argumenti për këtë?

Përgjigjja:

Nuk obligohesh më tepër se t’i këshillosh ato me metoda të ndryshme dhe të vazhdosh në atë punë. Nëse të përgjigjen në rregull, e nëse jo, ti ke arritur shpërblimin e kompletuar tek All-llahu për urdhër në të mirë pa asnjë mungesë.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që gruaja të shkojë në Haxh në grup grashë pa mahrem?

Përgjigjja:

Nëse ajo më parë nuk ka kryer Haxhin i lejohet në atë mënyrë. Por, nëse ajo e ka bërë Haxhin që e ka farz atëherë nuk i lejohet pa mahrem.

Pyetja:

Ne jemi industrialistë të Damaskut. Puna jonë kërkon që ne vazhdimisht të këmbejmë kambialë bankiar për të blerë lëndët e para për fabrikën tonë. Sipas kësaj, kur ne pyesim për dollarin secili ka çmime të ndryshme nga tjetri dhe në fund ne pajtohemi për një çmim që na konvenon neve dhe merremi vesh që atë këmbim të kambialit ta bëjë në adresë të caktuar jashta vendit. Pagesa e vlerës së kambialit bëhet sipas marrëveshjes (në mbrëmje, nesër ose pasnesër). Ai si faktor thotë se ky kambial do të arrijë në kohë të caktuar… dhe kështu përfundon kontrata midis dy palëve. Pra , kjo a është në rregull sipas Sheriatit apo jo? Duke marrë parasysh se ne industrialistët në Siri nuk kemi tjetër rrugëdalje.

Përgjigjja:

Ju këtë veprim mes jush dhe shkëmbyesit të parave duhet ta futni merrni në bazë të “huasë”. Pra, shkëmbyesi i parave do t’ju huazojë juve shumën e duhur dhe ju pastaj do t’ja ktheni huanë në kohën kur merreni vesh. Njashtu, këtë gjë mund ta bëni edhe sipas kontratës së autorizimit. E autorizon shkëmbyesin e parave q

që ai ta kryej atë punë dhe ai bën pagesën përkohësisht prej aty dhe ti pastaj ia jep atij më vonë. Pra, që këto dy mënyra janë të rregullta.

Pyetja:

Punoj në një ëmbëltore përafërsisht pesë vjet. Aty marr rrogë për gjashtë orë pune. Një ditë prej ditëve pronari i punës ma uli rrogën për një të katërtën që e kisha të caktuar më parë pikërisht prej kohës kur kam filluar punën tek ai. Ai më tha se nuk ka shitje por, orari i punës sime dhe puna ime nuk është ndryshuar. Kështu kjo situatë përafërsisht ka vazhduar tetë muaj. Si është fetvaja e juaj për këtë, si është dispozita e Sheriatit për këtë gjë?

Përgjigjja:

Kontrata është ligj i kontraktuesve. Kështuqë nëse midis jush është lidhur kontrata për një orarë të caktuar me një pagë të caktuar në atë lokal, atëherë ti e meriton atë pagë përderisa i përmbahesh orarit pa marrë parasyshë gjendjen e shitjes se a është në rritje apo në ulje. Por, nëse të ka thënë, si për shembull: paga yte është 10 nëse shitja nuk zvoglohet bie nën 100 ashtuqë nëse shitja bie atëherë paga yte është 8 dhe ti je pajtuar me këtë atëherë ai ka të drejtë ta zbatojë marrëveshjen.

Pyetja:

Dëshiroj të shpërngulëm për të kërkuar dituri në Medine Munevere për hirë të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij edhe atë për mallin që kam ndaj të Dërguarit të All-llahut Fuqiplotë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe për atë se unë në atë mjedis e gjej veten të stimuluar për t’u liruar për kërkim të diturisë se sa këtu te familja ime dhe në vendin tim ku nga secila anë më preokupon dunjaja me gjëra që unë jam i pakënaqur me to. Zemra ime është e rehatuar për të shkuar në Universitetin Islamik të Medine Muneveres pas një istihareje që e kam bërë dhe këtë nuk e bëj për tjetër vetëm që t’mos zhytem në këtë dunja të poshtëruar. Më tregoni për atë që është më e dobishme duke më këshilluar për All-llah dhe duke bërë dua (lutje) për mua.

Përgjigjja:

Nëse dëshiron kërkim të diturisë së Sheriatit atëherë Damasku është ndër vendet më të mira e më të vlefshme Islame. Aty, elhamdu li-lah gjenden shumë shkolla dhe profesorët në ato shkolla janë besnik ndaj Fesë së All-llahut e gjithë kjo duke falënderuar All-llahun për një udhëzim të tillë… Nuk të këshilloj që ta lësh mësimin në vendin tënd ku gjenden gjithë ato shkolla e të kërkosh një gjë të tillë dikund tjetër.

Por, nëse dëshiron të kesh nder me vizitën e Pejgamberit atëherë ti ke mundësi këtë ta bësh kohë pas kohe. Dijetarët i kanë dhënë epërsi kësaj se të jesh afër Pejgamberit e cila gjë ftoh nxehtësinë e mallit dhe të bën të harrosh edukatat të cilave duhet t’u përmbahesh ndaj të Dërguarit të All-llahut Fuqiplotë. 

Pyetja:

All-llahu Fuqiplotë ka krijur robërit (njerëzit) e Ai nuk është i nevojshëm për adhurimin e tyre. Pra, pse na ka ngarkuar me obligime të Sheriatit?

Përgjigjja:

All-llahu Fuqiplotë na ka ngarkuar me obligime sepse ato janë kusht i cili është i patjetërsueshëm që ne të ndreqim e rregullojmë gjendjen tonë për nga aspekti i jetës individuale dhe për nga aspekti i marrëdhënieve shoqërore. Pyetja yte është njëlloj sikur pyetja e atij që thotë: Prindët nuk janë të nevojshëm për respektin e fëmijëve të tyre pra, pse ata (prindërit) ngarkojnë fëmijët e tyre me obligimet me të cilat ngarkohen. 

Pyetja:

Jam një e re 25 vjeçare. Problemi im është se unë gjithmonë mendoj për çështjet seksuale e cila bën që unë t’mos falem. Kjo gjë tepër më mundon dhe unë ndjej se do të vdes e do të shkoj në Xhehen-nem nëse vdes dhe nuk jam e pastër. Ju lutem që t’më udhëzoni edhepse unë kësaj gjëje i ri ballë por, larja ime e shpeshtë tërheq vëmendjen e familjes sime.

Përgjigjja:

Nuk e kuptoj se si të menduarit për çështjet seksuale të shkakton që ti t’mos falesh. A nuk ke mundësi që të marrish abdest për çdo namaz? Ndoshta ti mendon se të menduarit rreth seksit të shkakton ty larje (gusull). Vetëm një gjë e tillë nuk shkakton gusull (larjen e trupit) madje edhe nëse si rrjedhim i të menduarit heton sekrecione. 

Pyetja:

Çka thoni për ata që mohojnë lavdrimin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-e. Bie fjala të mohoj atë që te ne në Libi e quajmë: “Bagdadij” dhe “Behlul” si dhe kasiden e “Burdes” të imam El-Busurijut (vjersha të thurrura për Muhammedin alejhis-selam) si dhe kasiden “Kabuleh” të Shejh Salih El-Xhaaferij dhe të tjera. Sidomos që ne këto ditëve të sodit i lexojmë ditëve të mevludi sherifit?

Përgjigjja:

Sa i përket kasides Burde nuk ka ndonjë pengesë që të mos lexohet bile një gjë e tillë është punë e mirë. Kurse sa i përket atë që ti e quan: “Bagdadij” dhe “Behlul” si dhe kasidet tjera unë nuk i dij ato. Festimi i lindjes së të Dërguarit të All-llahut është punë e mirë, pasiqë edhe vetë Pejgamberi sal-lall-llahu alejh

hivesel-lem festonte me agjërim ditën e lindjes së vet. Kur ai u pyet për një gjë të tillë tha: “Ajo ditë është në të cilën unë u linda”.

Pyetja:

Cili është faktori që punët e dunjasë janë shumë të vështira. Shumica e punëve të mija janë të vështira. Ky nuk është vetëm mendimi im por, është edhe mendimi i shumicës që janë rreth meje.

Përgjigjja:

Pasiqë unë nuk di për gjendjen tënde dhe nuk kam njohuri për kushtet dhe veprimet që i ke e të cilat mund të jenë edhe si shkak i asaj për të cilin ti flasish. Njëkohësisht duke marrë parasysh se unë nuk e di të fshehtën atëherë mos prit që unë të di përgjigjen e kësaj pyetjeje.