Pyetja:

Kam disa pyetje:

-Unë kam droje se disa vepra të mira që i bëj për hirë të All-llahut t’mos më shkojnë kot, ngase shpesh herë kur jap mësim apo ligjëroj dhe mendoj se All-llahu Fuqiplotë është Ai që më mundësoi një gjë të tillë por, pastaj më hynë një ndjenjë që t’më shohin njerëzit se e kam bërë atë dhe t’më lavdërojnë duke ndjerë për këtë lëvdatë kënaqësi në vete. Unë mundohem ta luftoj dhe ta largoj këtë ndjenjë por, ajo vazhdon sulmin e saj atëherë kur më kujtohet ligjërata ose vjersha ku kam përshkruar ndonjë përsonalitet apo ndonjë ndodhi sidomos gjatë aplauzit apo tekbirit që bëhet për të shprehur pëlqimin e tyre ndaj atij përshkrimi apo ndaj asaj strofe të poezisë. Pra, a është kjo ndjenjë që e prish sevapin e punës që kam bërë pra, edhepse unë jam i shqetësuar dhe mundohem ta largoj një gjë të tillë. Pra a thua pendimi im bën që puna ime e kaluar t’më pranohet tek All-llahu Fuqiplotë?

-Kur njeriu i tregon dikuj për ndonjë zënkë që i ka ndodhur me ndonjë musliman dhe këtë nuk e bën për ta publikuar punën e keqe të tij por, nga dhimbja e madhe, ku për atë është shkaktar vëllau i tij musliman. Pra, a konsiderohet një gjë e tillë përgojim sipas Sheriatit nëse thuhet para njerëzve, sidomos, kur personi në fjalë e tregon atë gjë e në vete ndjenë një shërim të zemrës.

-Dikush merr ndonjë fotografi të ndonjë kafsheje apo të njeriut dhe e vëndon në një pllakë prej druri dhe pastaj e pret anësh atë ashtuqë trupi në atë fotografi duket sikur të jetë skulpturë apo portret. A konsiderohet një veprim i tillë i ndaluar me Sheriat?

-Njëri që punon në një shoqatë bamirëse Islame në Halil më ka angazhuar që t’ju pyes: Përfaqësia e Gauth-it që merret me punësimin e refugjatëve palestinez këtu te ne prej rrogave ndal 5.7% njashtu shton edhe 15% kështuqë shuma totale që ndal kjo përfaqësi për këtë çështje arrin 5.22%. Pastaj, pëfaqësia në fjalë këtë pasuri e investon në banka për interes të përbërë (i thjeshtë, me kamatë) edhepse ajo në këto vite ka humbje. Përfaqësia pastaj bën pagesën e rrogave të punëtorëve prej shumës totale të fitimeve që i merr nga kamata. Pyetja është se: a lejohet që punëtorët të marrin nga kjo pasuri apo do t’ja lënë kësaj përfaqësie? Nëse e merr a bëhet pronë e atij që e merr atë ose duhet të shpëtojë nga kjo duke ua dhënë skamnorëve. Disa mufti këtu te ne kanë dhënë fetva se ajo pasuri është e lejuar bashkë me fitimin e arritur ashtuqë nëse ka gjunah ngarkohet vetë përfaqësia. Njëlloj si rasti kur burri shpenzon për gruan prej pasurisë që është Haram (kështu ka thënë) duke potencuar se valuta tash devalvon. Pra, dinari tash ka vlerën shumë më të ulët se më parë.

Përgjigjja:

Vetëm ndjenja për gëzim dhe ndjenja për lakmi, për punën që ke bërë nuk konsiderohet syefaqësi (rija). Por, gëzimin tënd duhet ta lidhish dhe ta dishë se atë punë e ke arritur me udhëzimin që ta ka mundësuar All-llahu Fuqiplotë. Nëse ndjen gëzim për atë punë për shkak se të lëvdrojnë njerëzit atëherë nuk konsiderohet syfaqësi (rija). Por, mos harro të kujtosh mirësinë e All-llahut i cili bëri që fjala yte të ketë ndikim në zemrat e njerëzve. Shkurt thënë syefaqësia (rija) është qëllimi që paraprinë veprimin dhe ajo që të shtynë të ndërmarrish atë. Kurse ndjenja që vjen pasiqë kryhet veprimi nuk është syefaqësi (rija)

Por, është ngacmim i dhunshëm që nuk është në dorën tënde që ta sjellish apo ta largosh.

-Sa i përket pyetjes së dytë nësë bisedimi me të tjerët ndihmon në kthimin e hakut dhe largon padrejtësinë që i është bërë atij atëherë një gjë e tillë lejohet. Por, nëse nuk ka dobi atëherë më mirë është që t’mos e përmend hasmin e vet para njerëzve pa ndonjë shkak përveç nëse hasmi i tij është prej atyre që nuk ka dert që njerëzit ta marrin vesh padrejtësinë dhe sjelljet e shëmtuara të tij atëherë biseda për të nuk konsiderohet përgojim (gibet).

-Kurse sa i përket pyetjes së tretë, veprimi i tillë në atë rast më nuk konsiderohet vetëm fotografi d.m.th. më nuk është vetëm ndërprerje e hijes por, tashmë ajo ndërhyrje kalon në portret të formuar e cila është e ndaluar për të cilën gjë i Dërguari ka pohuar në një Hadith që është Sahih.

-Ndërsa sa i përket pyetjes së fundit, ate që ti e përmende nuk është fitim por, ajo është fajde. Duke marrë parasysh se kjo fajde lidhet me kapitalin e përfaqësisë në fjalë andaj ajo është realizuar në bazë të saj dhe emrit të saj. Pra, i zoti i këtij kapitali nuk ka të drejtë ta pronësojë fajden të cilën ti e emërton fitim. Njëkohësisht, ajo nuk guxon edhe t’ia lë atë përfaqësisë në fjalë por, ai atë duhet ta marrë dhe ta shpenzojë për interesat e përgjithshme të muslimanëve. 

Pyetja:

Ju i keni të njohur kundërshimet midis dijetarëve dhe hoxhallarëve në shumicat e meseleve (problematikeve). Kështuqë kur e pyesëm ndonjë hoxhë për ndonjë çështje dhe kërkojm argumentin për fetvan që e jep që të qetsohet zemra ai i dëshpruar përgjigjet: “Dijetari nuk pyetet për argumentin” Kjo shpesh ndodhë. Pra, dr. i nderuar pyetja është: A ka të drejt dijetari të përgjigjet në këtë mënyrë? Apo ai shembëlltyrë për këtë duhet ta ketë zotriun tonë Ibrahimin alejhis-selam kur kërkoi prej All-llahut xhel-leshanuhu (Shembëlltyra më e lartë është vetëm e Tij.) që ti tregojë se si i ngjallë të vdekurit duke mos patur te Ibrahimi alejhis-selam asnjë pikë dyshimi në fuqinë e All-llahut.

Por këtë ai e bëri që ti qetësohet zemra. Ndërkaq nëse ai djetarë një gjë të tillë ka të drejt ta bëjë atëherë i nderuari doktor a keni mundësi të na tregoni kush është ai dijetarë, çfar vetishë duhet të ketë, a është vetëm ai që është muxhtehid apo cilido hoxhë që vëndon çallmë, hypën në mynber (për fjalim) apo del në Mihrab?

Përgjigjja:

Nëse ti ke kulturë njohuri islame të gjërë për të kuptuar vlerën e argumentit dhe sa shërben ky argument për dispozitën në fjalë atëherë ti ke të drejtë të kërkosh sqarim dhe të kërkosh argumentin që të bindesh më mirë asaj dispozite që ta tregon ai hoxhë. Por, nëse ti nuk posedon atë kulturë njohuri (nivel) atëherë pyetja për argumentin është diçka tepërt kuriozitet sepse nëse ai të flet për argumentin biseda e tij nuk do të sjell ty kurfar dobie.

Pyetja:

A konsiderohet vetvrasje nëse njeriu nuk përdor ilaçet për ndonjë sëmundje që mjekësia nuk e shëron ose refuzon të bëhet operacion

Përgjigjja:

Mospordorimi i mjekimit terapis nuk konsiderohet vetvrasje edhepse mjekimi është i kërkuar detyrueshëm por mospërdorimi i terapisë nuk është një detyrim i asaj shkalle që arrinë vetvrasjen.

Pyetja:

Më herët prezentoja në derset (mësimet) e një hoxhës selefij. Shpesh her potenconte se ne kemi mundësi që në disa dispozita të Sheriatit që të vendosim pa mos shikuar diskutimet e fukahave (juristve Islam) ose pa mos ndjekur ndonjë medh’heb (shkollë juridike Islame) të caktuar. Kjo për arsye se tash më është leht që të bëhet hulumtimi fal ekzistimit të kompjutorit. Kështuqë e kemi leht që cilindo hadith ta gjejmë ta gjejmë brenda disa minutave. Lidhur me temën: A prishet abdesi me prekjen e gruasr thotë se argumenti i hanefitve është më i fortë dhe obligohemi ta ndjekim. Ai thotë se ne nuk kemi të drejt që fjalën “sak,nëngjuri” “jed,dora” që përmendën në Kur’an por duhet ti besojm ashtu pa mos u njohur me realitetin e tyre. Kurse argumenti për këtë është atë që transmeton Imam Buhariu: “Tema: dita kur do të shpalohet nëngjuri nën numrin 4635 ku thuhet: Na ka treguar Lejthi i cili e përcjell nga Halid bin Jezidi e ky nga Seid bin Hilali, kurse ky nga Zejd bin Eslemi e ky nga Ataë bin Jesari e ki i fundit nga Ebi Seidi All-llahu qoft i kënaqur me të i cili thotë se kam dëgjuar Pejgamberin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi vesel-lem duke thënë: dhe pastaj All-llahu fuqiplotë do të shpaloj nëngjurin ku të gjithë besimtarët dhe besimtaret do ti bëjnë sexhde ashtuqë do të ngelë pa i bë sexhde çdo kush që sexhden në dundja e ka bë për syefaqësi (rija) dhe emër kështuqë ata do të shkojnë për të bë sexhde por shpina do tu ngel drejt (nuk do të mundin ta lakojnë). Pra, si ta spjegojm këtë? Hoqa dorë nga prezentimi i këtyre derseve (mësimeve) dhe kam filluar të prezentoj te ju. Por, ende më kanë ngelur disa ngatërresa përzierje tollovi nga e kaluara. Andaj u pyes A ka të drejt që muslimani i cili ndjek medh’hebin Shafi të ndjek ndonjë tjetër nëse lexon që të dy argumentet dhe bindet për njërin prej tyre dhe si i shpjegoni fjalët që i përmenda më lartë?

Përgjigjja:

Në Islam nuk ka diç që obligon që të ndiqet ndonjë imam e jo tjetri. Por lejohet që mukalidi (ai që nuk ka arritur shkallën e ixhtihadit) të ndjek cilin do prej imamëve që janë muxhtehidë.

Nën dy: Posedimi disponueshmëria posedimi ekzistimi i Hadithit dhe mundësia e lehtë për ta gjetur Hadithin nuk paraqesin përbëjnë kushtin e vetëm të Ixhtihadit për të nxjerur dispozita. Por, doemos duhen edhe shumë kushte tjera. Nëse dëshiron të njihesh me to shiko librin tim “El-lamedhhebij-jeh…”.

Së treti: Ajetet e sifateve (cilësice atributeve) të All-llahut Fuqiplotë ke mundësi ti spjegosh sipas përdorrimit të jashtëm të fjalës e që ky është qëndrimi i selefëve (të parëve tanë). Njëashtu ke mundëi edhe ta komentosh nëse ka argument për komentimin e që ky është qëndrimi i halefve (dijetarëve që pasojn të mëvonshmët).