Pyetja:

Shpresoj që t’më sqaroni dispozitën e Islamit për disa programe të garave që ndjekin metodën si vijon: pjesëmarësi pyetet për disa pyetje e pas çdo përgjigje të saktë shumëfishohet shuma që ai e fiton në përgjigjen e kaluar. Ndërkaq, nëse përgjigjet gabimisht atëherë ai i humb të gjitha apo një pjesë të asaj që e ka fituar nga përgjigjet e kaluara. Pra, a lejohet pjesëmarrja në këtë garë apo konsiderohet një lloj i lojës së fatit që është Haram (e ndaluar)?

Përgjigjja:

Përderisa shpërblimi finansiar jipet nga njëra anë atëherë një gjë e tillë është e lejuar me kusht që të vërtetohet shpërblimi i fituesit dhe të mos i humb fitimi i arritur. Ndjekja e kësaj metode për të arritur shpërblimet nuk e hedh poshtë dispozitën që e ka kjo garë si dhe lejimin e saj nuk e shndërron në ndalesë. 

Pyetja:

A lejohet që të tregtojmë me çifutët në Amerikë dhe t’ua transportojmë mallrat? Siç e keni të ditur se shumica e tregtisë është në dorë të çifutëve e sidomos të atyre sirianë?

Përgjigjja:

Sot e gjithë bota është e thirrur që të bojkotojë mallrat amerikane dhe ato çifute si dhe ndërprerjen e allëshverësheve me ta kurse ti më pyet për dispozitën e tregtimit me çifutët!

Pyetja:

I Dërguari i All-llahut në një Hadith i cili fillon me fjalët: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë se besimtari i dobët … dhe mos thuaj sikur të bëja kështu e kështu do të ishte (ndodhte) kështu e kështu …” Pra, ky Hadith a nuk kundërshtohet nga jashtë me veprimin e shpirtit të keq? Kështuqë, si shembull nëse unë bëj një gjunah sipas kësaj unë nuk do të duhej të pendohesha. Njashtu, e njëjta do të ishte edhe me caktimin e lidhur për diçka, kështuqë sipas kësaj nuk do të duhej të mendoj që të jap sadaka (lëmoshë) që t’i iki asaj fatkeqësie. Pra, si të bëjmë harmonizimin midis këtyre teksteve?

Përgjigjja:

I Dërguari i All-llahut në këtë Hadith nuk flet për gjunahun që eventualisht ti mund ta bësh por, flet për ndonjë të keqe e fatkeqësi që mund të të ndodh në pasurinë tënde apo në trupin tënd e cila nuk ka lidhje me gjunahet. Pra, për këtë gjë i Dërguari i All-llahut ta tërhek vërejtjen që t’mos e përsëritish fjalën “sikur”. 

Pyetja:

A lejohet shitblerja e fletaksioneve amerikane përdorimi i të cilëve lejohet me Sheriat duke patur parasysh se Amerika është ajo që i përkrah çifutët pa kufi?

Përgjigjja:

Pa marrë parasysh përkrahjen e Amerikës që ua bën çifutëve, fletaksionet që shiten dhe që blehen sot nuk janë fletaksione që formojnë një pjesë nga kapitali në ndonjë kompani. Por, këto (fletaksione) sot janë mallra komerciale-tregtare joreale e të rreme që i nënshtrohen zbritjes dhe ngritjes. Pra, përdorimi dhe veprimi me to në këtë bazë është i pavlefshëm.

Pyetja:

Si është dispozita e atij që e vonon namazin prej kohës e ndonjëherë edhe nuk e bën as kaza (falja e namazit pas kohe) por, nuk e le kryesisht?

Përgjigjja:

-Lëshimi i namazit jashta kohës është Haram (e ndaluar).

-Kurse vonimi i namazit deri afër kohës së mekruhit është Mekruh.

-Ndërkaq, mosfalja e namazit brenda kohës patjetërson që të falet kazaja (jashta kohës), kjo është sipas unanimit të Katër Shkollave Juridike (Medh’hebeve).

Pyetja:

Si është dispozita e marrjes së një shume kundruall tërheqjes nga një tender që është në interes të dikujt tjetër (i cili do ta bëjë pagimin eshumës) e sidomos nëse që n’fillim paraqitja e interesimit për tenderin bëhet me këtë qëllim?

Përgjigjja:

Një gjë e tillë është Haram si për ate që jep (bën pagesën) njashtu edhe për ate që e merr sepse një gjë e tillë është dëmtim i madh ndaj të zotit të projektit i cili e ekzekuton tenderin si dhe një gjë e tillë është edhe tradhti ndaj tij.

Pyetja:

Ka një garë që është falas dhe është e ngjajshme me loton d.m.th. tërhiqen disa numra që nëse përputhen me numrat që gjenden te pjesëmarrësi atëherë fitohet shuma e parave por, dallimi midis kësaj dhe lotos është se te kjo lojë nuk ka humbje kurse unë kam dëgjuar se lotoja pa humbje është Hallall(e lejuar). Pra, ju lutemi që t’na sqaroni dispozitën e Sheriatit lidhur me këtë gjë?

Përgjigjja:

Kjo është lojë e fatit që është Haram (e ndaluar). Kurse sa i përket asaj që ke dëgjuar për dallimin midis asaj që ka humbje dhe asaj që nuk ka humbje është një iluzion i pavërtetë. 

Pyetja:

Gjatë 20 viteve kam qenë si mësuese në profilin shoqërorë në një shtet prej shteteve të Halixhit (gjirit arab) edhe ate me një kontratë e thirrur nga jashtë. Gjatë kësaj periudhe dhash dorëheqje dhe morra kompenzimin tim dhe më pastaj përsëri u ktheva me një kontratë të brendshme-interne. Por, pas disa viteve e shfuqizuan kontratën tonë në mënyrë të paarsyeshme dhe në vendin tonë vendosën të diplomuara dhe këtë e bënë me qëllim që t’mos varen nga punëtorë të huaj (d.m.th. arab që vijnë nga shtete tjera arabe). Kur ata më dorëzuan kompenzimin për vitet e fundit të shërbimit tim tek ata pashë se ata kishin gabuar në shumën që ma dorëzuan kështuqë më kishin dhënë më tepër pikërisht për të gjitha vitet që unë kam punuar tek ata me gjithë ato vite për të cilat unë veçmë kisha marrë kompenzimin më herët. Kur mu dorëzua kjo shumë, në vete ndjeva se All-llahu Fuqiplotë më ka nderuar me këtë tepricë si zëvendësim i padrejtësisë së tyre duke ma ndërprerë furnizimin dhe duke ma prishur kontratën për të emëruar në vendin tim amatorë të cilët nuk posedojnë eksperiencën time. U mendova mirë dhe pastaj më shkoj ndër mend se procedura e letrave të mija ka kaluar në shumë dorë të punëtorëve dhe nëse unë e kthej atë shumë mund që dikush ta marrë duke mos e hetuar askush. Por, pasiqë u ktheva në vendin tim kuptova se një gjë e tillë ka qenë sprovim për mua nga All-llahu Fuqiplotë dhe fillova të brengosem sa që nuk dij si të veproj me këtë pasuri. Mendova që këtë t’ua ndajë skamnorëve të vendit tim duke vurë në dije se unë një pjesë të saj e kam shpenzuar në plotësimin e ndërtimit të shtëpisë sime dhe nuk e di se a më lejohet një gjë e tillë apo jo dhe a duhet që atë shumë që e kam shpenzuar për shtëpinë time ta kthej dhe të vazhdoj me shpenzimin e tyre për fukaratë? A më lejohet që këtë ta huazoj (për ata që nuk jam e bindur se do t’mi kthejnë) D.m.th. a mundem që atë ta konsideroj si dhuratë dhe hua nëse huamarrësi m’i kthen ato? Ndërkaq, unë kam bërë shumë Istihare deri sa All-llahu më udhëzoi që t’i ndihmojë skamnorët dhe nevojtarët e vendit tim!

Përgjigjja:

Nëse kontrata interne thekson se prishja e kontratës në mënyrë të padrejtë punëtorit i jep të drejtë që të kërkojë dëmshpërblimin që i takon, atëherë punëtori ka të drejtë të marrë aq sa është shuma e atyre dëmshpërblimeve nga punëdhënësi edhe ate në atë mënyrë që i mundësohet. Pra, sipas kësaj ate që ti si punëtor e ke marrë gabimisht komplet për tërë vitet e shërbimit tënd të lejohet që ta bësh si pronë tënden brenda kufijve të dëmshpërblimeve që të takojnë për shkak të prishjes së padrejtë të kontratës. Por, nëse kontrata yte interne nuk thekson një gjë të tillë atëherë nuk lejohet që ti ta bësh ate që të ka ardhur në kompetencën tënde gabimisht si pronë e ytja. Thënë ndryshe: nëse ti ke të drejta (të kanë hak) financiare në ate drejtori ku ke qenë e punësuar dhe ajo ty nuk të është dhënë atëherë ti ke të drejtë që pasurinë që ka hyrë gabimisht në kompetencën tënde ta konsiderosh si zëvendësim në vend të të drejtave tua (hakut që ta kanë ata) dhe kjo pasuri sipas Sheriatit hynë në pronën tënde. 

Pyetja:

Çka duhet të bëj burri që ka një grua e cila insiston që të kundërshtojë Sheriatin pikërisht nuk e ve mbulesën (hixhabin) sa që ajo kërkon shkurorrëzim nëse e detyron që ta vë mbulesën?

Përgjigjja:

Burri në këtë rast nuk posedon diç tjetër vetëm se këshillë me fjalë të buta

Pyetja:

I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në një Hadithi sherif thotë: “… Njeriu nga udhëtimi i gjatë, i pluhurosur me flokë të parregulluara, i rrëmujshëm i ngrit duart e veta kah qielli dhe lutet duke thënë: O Zot, o Zot, kurse ushqimin e ka nga Harami, pijen nga Harami dhe është i ushqyer nga Harami (është rritur me Haram) prej nga Unë atij t’ja pranoj”. (Transmeton Muslimi). Pra, a e dënon All-llahu Fuqiplotë njeriun nëse prindi e ka ushqyer nga Harami apo kjo është ashtu vetem nëse e di se ajo është Haram, dakordohet me të dhe është në moshën madhore.

Pyetja e dytë: I Dërguari i All-llahut thotë: “Dëgjoni dhe respektoni edhe sikur t’udhëheq me ju një rob etiopian që koka i duket si rrush i thatë (stafidhe)”. Një vëlla yni afrikan kundërshtoi që ky të jetë Hadith i Pejgamberit sepse (sipas mendimit të tij) ky tekst kundërshtohet me atë për çka ka ardhur i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi vesel-lem pikërisht ta ndërrojë dhe ta hedh poshtë dallimin racor. Pra, ky Hadith a ka sened (zinxhir) të shëndoshë dhe a ka mundësi që të lihet teksti i Hadithit nëse bie ndesh me një parim prej parimeve fundamentale madje edhe nëse ka sened të shëndoshë e të vërtetë (Sahih)?

Përgjigjja:

Nëse fëmiu ushqehet nga prindi me pasuri që është Haram atëherë fëmiu nuk ngarkohet me gjunah por, gjunahun e mban prindi. Por, nëse fëmiu arrin moshën madhore (bulug) dhe e di se ushqimin me të cilin prindi e ushqen ate është prej Haramit atëherë atij nuk i lejohet që të hajë prej pasurisë së tij. Por, nëse pasuria me të cilën prindi e ushqen fëmiun është e dyshimtë d.m.th. e përzier edhe me Hallall edhe me Haram atëherë biri ka të drejtë të hajë prej pasurisë së tij përveç nëse don që të largohet nga devotshmëria e thellë.

Lidhur me pyetjen e dytë. Pejgamberi i All-llahut në një fjalim në Haxhin Lamtumirës ka thënë: “Dëgjoni dhe bëhuni të respektueshëm edhe nëse ju udhëheq një rob hundë shtypur derisa ai ndaj jush e zbaton Librin e All-llahut”. Ky Hadith është Sahih i cili transmetohet nga Muslimi dhe të tjerët. Kjo fjalë e Pejgamberit është deklaratë se njerëzit nuk kanë epërsi në bazë të racës apo ngjyrës dhe njëkohësisht është shfuqizim i asaj që ka qenë dominuese në periudhën xhahilite (para ardhjes së Muhammedit alejhis-salatu ve s-selam) ku ka dominuar dallimi racor, i ngjyrës dhe ai i gjuhës. Argumenti për këtë është se Pejgamberi alejhis-selam këtu e urdhëron gjithë Ummetin që të respektohet ai që i është besuar udhëheqësia pa marrë parasysh formën apo origjinën që mund ta ketë ai duke mos bërë kurrëfarë diskriminimi.

Pyetja:

A është tarikati pastrim dhe a është obligim prej obligimeve të Sheriatit dhe cili është kushti i shejhit të tarikatit?

Përgjigjja:

Tarikati nuk është as vaxhib (i detyrueshëm) e as mendub (i pëlqyeshëm), të mjafton që t’mos hysh në tarikat por, të njihesh me ndonjë dijetar udhëzues dhe të devotshëm e të ulesh me të, të mësosh prej tij dhe të ndjekish këshillat e tija … dhe të jesh i rregullt në virdet (caktim i një kohe për të recituar dhikre) të transmetuara nga i Dërguari i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të.

Pyetja:

A i lejohet gruas së pispillosur që ka veshje jo të hijshme e që është jomuslimane të rijë në Xhami vetëm për të biseduar me disa shoqe e jo për të mësuar Islamin?

Përgjigja:

Është mirë që t’i bëhet me dije se prej dispozitave të Xhamisë është që gruaja të jetë e druajtur dhe modeste edhe nëse nuk është muslimane që pamja e saj t’mos jetë shkak që pengon dhe largon nga përkushtimi koncentrimi në namaz kur ta shohin atë. Nëse ajo pranon atëherë bëhet mirë e nëse nuk pranon atëherë nuk detyrohemi ta nxjerrim nga Xhamia pasiqë ajo nuk është e obliguar me zbatimin e degëzimeve të Sheriatit përderisa ajo nuk pranon fundamentin e Islamit. 

Pyetja:

Jam një i ri 22 vjeçar që rrjedh nga një familje tepër e druajtur sa që arrin shkallën më të lartë të fanatizmit. Kjo nuk do të thotë se unë jam i përmbajtur por, e kundërta unë jam fetar por, përpiqem që të përmirësoj veten. Problemi qëndron aty se unë jam ritur i izoluar nga çdo gjë që quhet gjini tjetër sa që vërejtjet e shumta të prindërve të mi dhe qortimi i tyre bile edhe me folë me një vajzë të rëndomtë më ka bërë që të ndjehem se çdo lidhje me gratë dhe gjininë tjetër në përgjithësi është e ngjajshme me kufrin kështuqë kjo gjë tek unë ka shkaktuar emocione të çrregullta sa që kam filluar të anoj me emocionet e mija në masë të madhe ndaj të rinjëve meshkuj kurse ndjej ftohje në aspektin emocional dhe seksual ndaj gjinisë tjetër. Kërkoj që t’më ndihmoni në zgjidhjen e këtij problemi të madh sepse unë e dua All-llahun dhe i druaj hidhërimit të Tij.
 
Përgjigjja:
Problemi i yt zgjidhet me martesë. Thuaj prindit tënd se kujdesi i yt i madh për Fenë tënde kërkon të nxitosh që sa më shpejtë t’më martosh e jo vetëm të mjaftohesh që t’më largosh nga gjinia tjetër. Nëse All-llahu Fuqiplotë ta lehtëson martesën me lejen dhe përudhjen e All-llahut ndjenjat tua do të kthehen në gjendjen e tyre normale.