Pyetja:

Ne si muslimanë burra të moshëritur e të mençur (d.m.th. që jemi të ngarkuar me përgjegjësi) a jemi të ngarkuar me gjunahe në këtë kohë e moment për atë se ne personalisht nuk përpiqemi për Xhihad në Rrugë të All-llahut për ta mbrojtur Mesxhidi Aksanë? A jemi të arsyetuar për atë se kemi pengesa të kufijve, të shteteve apo këto gjëra më tepër na bëjnë që të ngarkohemi me më shumë përgjegjësi?

Përgjigjja:

Xhihadin që e kërkon Islami për ta kthyer Mesxhidi Aksanë nuk kërkon më tepër burra por, kërkon më tepër përgatitje, gadishmëri dhe bashkim i fjalës së muslimanëve sidomos në veçanti i kryetarëve në një platformë e rrugë të përbashkët dhe të sinqertë pa mos u mbështetur në gënjeshtrat mikluese e në komplimentet lajkatuese të fjalëve dhe të mashtrimeve të kota verbale.

Pyetja:

Pyes për projektet që i finanson te ne si shembull banka islame e Dubait. Ata studjojnë të ardhurat dhe pastaj caktojnë një afat kohor për investim pa marrë parasysh se a mjafton finansimi apo nuk mjafton. Unë jam inxhinier dhe kam një ndërmarrje kontraktuese kështuqë do të kemë shumë dobi prej projektit kuptohet nëse kjo metodë e punës është Hallall. Këtë metodë të finansimit ditëve të fundit e ndjekin disa kompani të mëdha kontraktuese dhe banka kështuqë ata kushtëzojnë që pronari i tokës të paguajë 10% të çmimit të projektit kurse ndërmarrja kontraktuese finanson 35% nga çmimi i projektit ndërsa banka 50% që ka ngelur. Kështuqë, nga këto të ardhura bankës i takojnë 50% kurse kontraktuesit 35% për një afat 10 vjeçar apo sipas studimit finansiar të projektit.

Përgjigjja:

Banka islame e Dubait në marrëveshjet e saja bankiare vepron sipas dispozitave të Sheriatit Islam. Njashtu, kjo mënyrë e të vepruarit që e përmende për projektimin që ti e vepron është metodë e shëndoshë dhe në rregull.

Pyetja:

A lejohet të shkohet në kinema për të parë film që nuk ka skena ose mendime të ulëta apo fjalë të këqia bie fjala: të shikosh filma vizatimorë, filma shkencorë ose disa filma amerikanë që nuk përmbajnë ate që u përmend?

Përgjigjja:

Dispozita e shikimit të filmave lidhet me llojin e filmave. Nëse aty nuk ka Haram atëherë shikimi i tyre nuk është Haram.

Pyetja:

Kam tri vajza dhe 10 vëllezër e motra. A kam të drejtë që shtëpinë ku jetoj unë t’ua shkruaj vajzave të mija duke patur parasysh se nuk posedoj diç tjetër si pronë?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që të veçosh dikë prej trashëgimtarve tuaj nga pasuritë që i posedon përveç nëse pajtohen edhe të tjerët. Kjo është kështu në bazë të Hadithit të qartë të të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. 

Pyetja:

Në Palestinë ka disa varreza që njihen si “varreza të Pejgamberëve”, bekimi i All-llahut qoft për ta, bie fjala si varri i Pejgamberit Musa, Ibrahimit etj. A ka mundësi që ju t’më sqaroni për saktësinë e këtyre varreve dhe a lejohet vizita e tyre dhe për librat që i qasen kësaj problematike?

Përgjigjja:

All-llahu e di saktësinë e këtyre varreve. Por, kjo nuk duhet që të të shkaktojë ndonjë shqetësim apo hulumtim, ngase i Dërguari i All-llahut ka urdhëruar që të vizitohen varret ku thotë: “U u pata ndaluar vizitën e vareve por, tash vizitoni ato”.

Pyetja:

Si është dispozita e ndërprerjes së punës pikërisht ajo që sot quhet grevë. A ka greva bazë në Sheriat?

Përgjigjja:

Nëse punëtori e ndërpret punën për grevë apo të ngjajshme dhe kushtet e lidhjes së kontratës janë të zbatueshme e funksionale atëherë i zoti i punës ka të drejtë që për aq ditë që ka munguar nga puna t’ja ndërpret pagesën.

Pyetja:

Si është dispozita e pasurisë që fitohet si shembull nga kënga. A është Haram ajo dhe çka duhet të bëjë i zoti i kësaj pasurie nëse bën teube (nëse pendohet)? Si është dispozita e spermës, i lëngut që rrjedh para spermës (medhij) dhe poashtu i lëngut që del si zakonisht pas mundimeve të rënda (vedij), a janë të pastërta dhe a është namazi në rregull nëse këto janë ngjitur në petkun duke mos i pastruar? Si është dispozita e vizatimit në përgjithësi dhe e vizatimeve për fëmijë në veçanti dhe piktori a do të merret në përgjegjësi Ditën e Gjykimit ngase edhe kjo konsiderohet tesvir (vizatim piktorim)?

Përgjigjja:

Pasuria që kryekëput fitohet nga ndonjë profesion si kënga e njohur e ditëve të sodit konsiderohet pasuri Haram (e ndaluar) dhe kjo duhet të shpenzohet në saje të shpenzimit të pasurisë së humbur që nuk i dihet pronari. D.m.th. shpenzohet në interesin e përgjithshëm të muslimanëve. Kurse sa i përket spermës ajo është e pastër te shumica e dijetarëve ndër të cilët është edhe Shafiu (kurse sipas Hanefijve sperma është ndytësirë e rëndë kur është në gjendjen e lëngët patjetër duhet të lahet kurse kur është e thatë mund të pastrohet edhe me anë të të fërkuarit, vër e përkth.). Kurse sa i përket lëngut medhij dhe vedij këto janë të ndyta si urina kështuqë petku i cili është me këto lëngje patjetër duhet të lahet me ujë që të pastrohet. Kurse sa u përket vizatimeve të fëmijëve (vizatimorët) e të ngjajshme, ato bëjnë përjashtim nga ndalesa e përgjithshme siç theksohet në një Hadith Sahih nga i Dërguari i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të. 

Pyetja:

Biri im ka udhëtuar për në Japoni me qëllim që të studjojë, kështuqë atje do të ngel Inshaell-llah pesë vite. Pra, pyetja ime është se a ka të drejtë që atje të hajë mishin e therrur nga ata apo obligohet që vazhdimisht të hajë vetëm peshk? Dikush ka thënë se ka mundësi që kur të hajë të bëjë Bismil-lah. Pra, kjo gjë a është në rregull?

Përgjigjja:

Nuk lejohet të hahet mishi që është therrur nga idhujtarët edhe nëse përmendet emri i All-llahut (edhe nëse bëhet Bismil-lah kur fillon të hajë). 

 Pyetja:

Prej ku fillon rreshti (saf-fi) i dytë i namazit me xhemat, pas imamit apo prej fillimit nga ana e djathtë? Pyetja e dytë është: Një grua posedon një pronë të patundshme të tokës, a i lejohet asaj që pas vdekjes ta lejë këtë me testament duke ditur se ajo këtë pasuri e ka ndër më kryesoret që posedon?

 Përgjigjjja:

Saf-fi (rreshti) i dytë i namazit me xhemat fillon prej pikës pas imamit dhe pastaj zgjerohet dhe zgjatet në të djathtë e në të majtë.

Nuk lejohet që ajo të lejë testament ma tepër se një e treta e pasurisë sepse kemi tekst të qartë nga Pejgamberi i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të. Por, asaj i lejohet që duke qenë e gjallë në gjendje të shëndoshë, me vetë vullnetin e saj (pa imponim) dhe në gjendje të shëndoshë mentale të lejë si vakuf çka të dojë prej pasurisë së saj. Por, përsëri më e preferuar është që atë që e jep edhe pse e bën gjatë jetës (duke qenë gjallë) t’mos e kalojë një të tretën. 

Pyetja:

Si mund të kuptosh dallimin midis asaj se shkurorrëzimi është kryer sipas gjykatës dhe jo fetarisht?

Përgjigjja:

Kur burri shkurrorëzon gruan me ndonjë fjalë të qartë prej fjalëve të shkurrorëzimit atëherë shkurrorëzimi vihet në zbatim para gjukatës d.m.th. kadiu duhet t’i ndajë ato dy. Së këndejmi nëse burri me fjalën e shkurrorëzimit ka patur për qëllim shkurrorëzimin e saj atëherë ajo shkurrorëzohet edhe nga aspekti i gjykatës edhe fetarisht do të thotë se ai assesi nuk ka të drejtë të jetojë me te. Por, nëse burri me atë fjalë të qartë të shkurrorëzimit ka patur për qëllim një kuptim tjetër në vete (në brendinë e vet) atëherë në këtë rast ajo shkurrorëzohet vetëm nga aspekti i gjykatës i cili shikon vetëm anën e dukshme por, fetarisht atij i lejohet të jetojë me gruan nga aspekti i raportit midis tij dhe All-llahut. D.m.th. nga aspekti fetar.

Pyetja:

Dua të thellohem në studimin e Kur’anit Kerim. A më mjafton që të blej një koleksion të librave Islam si: “Tefsiru Ibni Kethir” ose të përpiqem që të hyjë në ndonjë planprogram që është i paraparë për Universitetet bie fjala të El-Ez’herit në Egjipt?

Përgjigja:

Të këshilloj që t’mos mjaftohesh që të marrish dituri vetëm nga librat për të cilat njoftohesh por, mundohu që t’i shfrytëzosh ato nëpërmjet ndonjë mësuesi që do të të udhëzojë dhe do të të mësojë me kusht që ky mësues prej të cilit mëson ta njeh atë dituri (lëndë), ta ketë marrë atë dituri nga dijetarë të besueshëm, të jesh i rrehatshëm në ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij ndaj All-llahut Fuqiplotë dhe të jetë prej atyre që janë të edukueshëm (të mirësjellshëm) me Imamët e musliamanëve dhe me të parët (selefët) e virtytshëm, kënaqësia e All-llahut qoftë për ta.

Pyetja:

Ka një fjalë që thotë: “Moslejimi apo pamundësia e përkthimit të Kur’ani Kerimit në gjuhët tjera është një argument se Islami nuk është internacional”. Pra, si thoni ju?

Përgjigjja:

Ajo që bën të mundshme që Kur’anin Kerim ta kuptojnë të tjerët që nuk e njohin arabishten është komentimi i Kur’anit (Tefsiri) e nuk është e domosdoshme që patjetër të jetë përkthimi. Si do që të jetë përhapja e Kur’anit Kerim në fakt është botëror dhe global njashtu, në realitet edhe përhapja e Islamit është e tillë. Pra, kjo llomotitje teorike e spekutalive aspak nuk mban.