Pyetja:

A lejohet tokja e gruas së huaj në vendet e perëndimit me qëllim që t’mos merret për Islamin ndonjë mendim i keq?

Përgjigjja:

Dispozita e tokjes së gruas së huaj është e njejtë qoftë në vendet Islame qoftë në vendet e perëndimit. Mendimi i keq për Islamin që është në shoqëritë e perëndimit nuk është nga mos tokja e grave të huaja por, shkaku i tij është sjellja e keqe që buron nga shumica e muslimanëve si dhe nga dhuna e cila është e përhapur në shumicën e atyre rajoneve dhe në rajonet tjera duke mos ju përmbajtur dispozitave dhe rregullave të Islamit. 

Pyetja:

E kam të njohur se nuk lejohet që zekati t’u jepet prindërve dhe fëmijëve por, a lejohet t’u jepet djemve të djemve?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që zekati t’i jepet atij për të cilin je i obliguar ta mirëmbash e të kujdesesh për te. Pra, edhe djemtë e djemve përfshihen në këtë gjë.

Pyetja:

Jam farmacist që sipas mjeshtrisë sime duhet të kryej edhe dhënien e injeksioneve për pacientët por, ndër to ka edhe gra. Në rajonin ku punoj nuk ka farmaciste gra. Krahas kësaj unë bëj dhënien e injeksioneve që s’mund t’i japin shumica e farmacistëve ngase kjo gjë kërkon eksperiencë. Pra, si është dispozita e Sheriatit në dhënien e injeksioneve muskulatore për femrat duke patur parasysh se disa prej tyre nuk janë të kujdesshme nga aspekti i moralit dhe shpalojnë trupin e tyre më tepër se sa që ka nevojë. Njashtu, bëj pyetje për hakun e gruas ndaj burrit?

Përgjigjja:

Nëse nuk ka grua të aftë për të dhënë injeksionet muskulatore ose venore atëherë lejohet t’i kthehemi ndonjë burrit të aftë për atë gjë. Por, me kusht që gruaja t’mos shpalohet më tepër se që ka nevojë dhe ai që ia jep atë injeksion t’mos shikojë më tepër se që ka nevojë.

Lidhur me haket e gruas ndaj burrit ktheju librit: “Ihjau Ulum ed-Din” të Imam El-Gazaliut sepse ky libër është ndër më të mirit që është shkruar për këtë problematikë.

Pyetja:

Kam bërë nedhër (jam zotuar) se do të therri një dele nëse kaloj në provim dhe kam bërë nijetin që unë dhe familja ime të hamë prej saj dhe njashtu t’ua shpërndaj edhe skamnorëve. Pra, a lejohet që edhe unë dhe familja ime të hamë prej saj?

Përgjigjja:

Atij që ka bërë nedhrin (që është zotuar) nuk i lejohet që të hajë prej nedhrit të tij si dhe nuk i lejohet të hajë prej saj gruaja dhe fëmijët e tij d.m.th. ata që i ka nën përgjegjësi. Por, nëse ky që ka bërë nedhër si shembull ua jep fëmijëve të fqiut e ata pastaj atë ia japin si dhuratë prej tyre atëherë lejohet që ai dhe familja e tij të hanë prej saj.

Pyetja:

Si është dispozita e shpalimit të fytyrës nga ana e gruas muslimane para grave që janë krishtere?

Përgjigja:

Nëse ajo grua e krishtere është e moralshme dhe njihet me sjellje korrekte e të mirë atëherë nuk ka ndonjë pengesë që gruaja muslimane para saj t’i shpalojë flokët dhe diç nga stolitë e saja. Por, nëse ajo nuk është e njohur me moral dhe sjellje të mirë atëherë gruaja muslimane duhet të ruhet nga shpalimi i stolive dhe vendeve tërheqëse para atyre shoqeve nga frika se ato mund të flasin për stolitë dhe bukuritë e saja para shokëve të tyre dhe kështu nga kjo të shkaktohet ndonjë gjë e keqe.

I njëjti vendim vlen në rastin kur gruaja që shikon bukuritë e saja është muslimane porse, ka moral të keq dhe është e lidhur me miq e shokë.

Pyetja:

A duhet gruaja të jep zekat për mehrin muaxh-xhel – të shpejtuar?

Përgjigja:

Nëse gruaja është e sigurtë se do ta marrë mehrin e saj atëherë ajo obligohet që të jep zekat por, ka të drejtë që të presë derisa ta pranojë atë.

Pyetja:

Kam patur një operacion në gjoks. Mjeku më ka vënduar një fashë derisa të shërohet plaga kurse mua më është bërë obligim larja. Si të sillem në këtë rast?

Përgjigja:

Fashës do t’i japish mest (fërkosh) dhe pjesën tjetër të trupit do ta lashë. Pastaj do të marrësh tejemum si zëvendësim për vendin e fashës, pastaj do të falesh dhe nuk ka më nevojë që ai namaz të përsëritet.

Pyetja:

Mundësia për martesë a është vetëm nga aspekti material apo këtu hyjnë edhe disa gjëra që nukjanë të këtij lloji? Në të shumtën e rasteve ndjej se nuk kam mundësi për martesë dhe kjo nuk ka të bëjë me ndonjë mungesë materiale, të shtytësit epshor, të shtytësit për të gjetur prehje dhe shok të ngushtë por, kështu ndjehem për shkak se aspak nuk dua të kem familje. Krahas kësaj unë kam antipati ndaj brengave dhe angazhimeve bashkëshortore. Për këtë gjë unë jam e bindur dhe kjo nuk është vetëm supozim apo iluzion apo shtytës i brendshëm shpirtëror. A është e lejuar që njeriu të ruhet prej Haramit e t’i frigohet All-llahut për veten ndërkaq, nëse martohet atëherë do të dëshprohet e do të keqësohet? 

Përgjigjja:

Qëllimi i fjalës: “baaeh (ngarkim i martesës)” është çdo gjë që është e domosdoshme për martesë. Me rëndësi është se ai që nuk ndjen ëndje për martesë duke mos patur frikë se po devijon e po bën gjëra të ndaluara atëherë martesa për këtë person as nuk është e obliguar e as që është sunnet. Këtë gjë e mbështet Imam Gazaliu në fillim të kreut “Martesa”.

Pyetja:

Jam një musliman laik dhe jam specialist në një shkencë që shumica e njerëzve thonë se është e ndaluar. Kjo shkencë është shkenca e “evolucionit”. Kurse unë kam besim të thellë e të prerë ndaj kësaj shkence njashtu, unë kam bindje se njeriu ështe evoluar si dhe jam në hulumtim e sipër të Kur’anit Kerim duke përdorur ajetet që më shërbejnë në këtë fushë. Por, unë kam dëshirë që të dij për mendimin tuaj nëse këtë gjë që e bëj është Haram (e ndaluar)?

Përgjigjja:

Të këshilloj të lexosh teoritë e evolucionit në librin tim: “Akidetu el-Islamij-jeh ve el-Fikru el-Muasir” duke filluar prej teorisë së Lamarkut që quhet “darvinizmi bashkëkohorë” dhe do të kuptosh se të gjitha format shkencore që janë plasuar lidhur me idenë e evolucionit të njeriut nga sojet e gjallesave me të dobëta, të gjitha këto janë iluzione të pa baza të cilat janë të shfuqizuara me demantimet e shumta shkencore të cilat i kanë bërë hulumtuesit perëndimorë. Kurse, nëse ty të mundësohet që botës t’i ofrosh ndonjë formë shkencore e cila nuk i nënshtrohet kritikave shkencore të asaj se njeriu është evoluar prej gjallesave tjera që kanë qenë më parë, atëherë mirë se po na vjen, ne jemi duke të pritur!

Pyetja:

Jam farmaciste. Normalisht ne lidhim kontrata me sindikatat profesionale ashtuqë punëtorit i ndajmë reçetë kurse vlerën e saj e marrim nga sindikata. Por, në të shumtën e rasteve punëtori nuk e merr ilaçin e reçetës por, në vlerën e saj merr nevoja tjera prej barnatores. Vallë, a më lejohet mua që për atë ilaç t’i jap diç tjetër?

Përgjigjja:

Nëse kontrata midis teje dhe sindikatës është e lidhur në ate mënyrë që ti me kufizim t’i japish vetëm ilaç atëherë nuk të lejohet të dalish jashta kontratës ngase ti në këtë rast je e autorizuar nga sindikata për të dorëzuar ilaçin e duhur kurse veqilit (të autorizuarit) nuk i lejohet të kundërshtojë atë për të cilën është i autorizuar nga autorizuesi.

Pyetja:

Kam një orë që pjesët e brendshme të saja dhe akrepat i ka të ndërtuara prej ari. Pra, a më lejohet që ta mbajë atë?

Përgjigjja:

Nuk të lejohet, por, nëse është e lyer me ar atëherë ka mundësi.

Pyetja:

Nëse gruas i vdes burri pa mos e marrë plotësisht mehrin e saj bie fjala ka marrë vetëm pjesën e parë dhe burri i saj që vdes nuk le asgjë në trashëgimi që t’mund të merret e të plotësohet mehri i saj atëherë si do të veprohet në këtë rast?

Përgjigja:

Ajo në këtë rast çështjen në fjalë do t’ja lë All-llahut duke thënë: “In-na li-lahi ve in-na ilejhi raxhiun” (Ne jemi të All-llahut dhe të gjithë do të kthehemi tek Ai), e nëse atë nuk e bind kjo gjë atëherë i themi se ajo është dashur që me kohë të mos bënte lëshime në të drejtën e saj dhe ta kërkonte komplet mehrin duke qenë gjallë burri i saj.

Pyetja:

A lejohet që të pranojmë ndihma vullnetare finansiare prej një muslimani që posedon lokal ku shitet bira dhe prodhimet e derrit kurse ndihma finansiare e tij do të përdoret në ndërtimin e një Xhamie të re dhe ky njeri është duke u kthyer për në rrugën e e drejtë të Islamit dhe përpiqet që të largohet prej atij lokali dhe të gjejë ndonjë punë Hallall (të lejuar).

Përgjigjja:

Po, një gjë e tillë lejohet me kusht që plaçkat e tija në atë lokal të jenë të përziera, pikërisht disa mallra prej Hallallit e disa prej Haramit. Por, nëse të gjitha mallrat i ka prej llojit të Haramit (të ndaluara) atëherë nuk lejohet që të ardhurat e tija të përdorën për asgjë.

Pyetja:

A mund që një sëmundje e ngjashme me lebrozën të jetë pengesë për martesë? Dhe a është më e preferuar që e fejuara të informohet për këtë gjë megjithate se kjo sëmundje mund të shërohet?

Përgjigjja:

Po, më e preferuar është që e fejuara të informohet për rastin e tillë.

Pyetja:

Jam student në fakultetin e Sheriatit të Universitetit të Jordanisë. E dua shumë diturinë. Prezentoj në shumë derse (ligjërata të Fesë) kështuqë përafërsisht vonohem deri kah ora 11 e natës kurse prindi im nuk është i kënaqur me një gjë të tillë dhe kërkon prej meje që të ngeli në shtëpi që t’i mësoj mësimet e Fakultetit si dhe si arsyetim të moskënaqësisë së tij e paraqet edhe frikën nga partitë e shumta që ekzistojnë, si dhe prej meje kërkon që ta ngris mesataren (e notave). Por, ate që e dëgjoj jashta Universitetit është shumë më e dobishme. Kërkoj këshillën tuaj.

Përgjigjja:

Jashta kufirit të diturive që njohja e tyre nuk ka të bëjë me gjërat elementare e të domosdoshme gjegjësisht për gjërat që veprimi yt fetarë lidhet me ato që All-llahu të ka urdhëruar, ti duhet ta respektosh prindin tënd. Besoj se ti nuk ke nevojë deri aq sa që të vonohesh deri në orën e 11 të natës.

Pyetja:

A lejohet që njeriu ta frenojë diturinë përveç se me pagesë? Nga aspekti tjetër, unë jam një i ri që kam njohuri të pakta për disa pjesë që kanë të bëjnë me programimin industrial dhe atë kompjutorik-inxhinierik. Unë këto njohuri me plot kënaqësi ua jipja njerëzve që janë të interesuar për këto tema. Kur një ditë prej ditëve kërkova prej disa kryesuesve të mi të punës t’më lejojnë që kuadrin që gjendet brenda punës ta ushtroj në këto programe kuptova se ajo që m’u qartësua ishte se njerëzit frenonin njohjen e këtyre informatave dhe i konsideronin si sekret i punës dhe nuk ua tregojnë të tjerëve duke u frigësuar për riskun e tyre siç po pretendojnë ata. Kam takuar edhe nerëz që i përmbahen Fesë të cilët në të vepronin në të njëjtën mënyrë. Unë u kam dhënë disa informata e kur kam patur unë nevojë për disa informata të cilat ata i dinin ata sikur tërhiqeshin dhe nuk donin t’i jipnin ato. Pra si është dispozita e Sheriatit lidhur me këtë gjë?

Përgjigjja:

Ka dallim midis asaj ta mësosh dikend për programimine pjesëve industriale e të programeve të kompjuterit d.m.th. realizimin e tyre dhe asaj që t’i përdorish këto informacione për të bërë kopjimin e disa të arriturave shkencore të cilat të zotët e tyre i kanë nxjerrë dhe finansuar si dhe të bësh tregti me to.

Veprimi i parë hynë në diturinë që nuk ka ndonjë ndalesë dhe për te ke mundësi të marrish pagesë për nësë duash.

Por, sa i përket punës së dytë ajo konsiderohet konfiskim i mundeve e përpjekjeve të njerëzve që para teje e kanë fituar një të drejtë me orvajtje dhe finansime që i kanë dhënë për te prandaj, një veprim i tillë është padrejtësi dhe e ndaluar.

Pyetja:

Vajza ime 10 vjeçarë më parashtroi një pyetje: Kush e ka krijuar All-llahun? Për fat të keq unë nuk dija t’i përgjigjem në mënyrë që t’ja bëj të kuptueshme. Kërkoj sqarim!

Përgjigjja:

Thuaj asaj se çdo kush prej neve ka punën e vetë. Puna e All-llahut është që të Krijojë ekzistencat nga paqenia. Pra, roli i jonë është që të ekzistojmë (të jemi) kurse puna e All-llahut është që të krijojë (të bëjë, të realizojë ekzistimin).