Pyetja:

A është e vërtetë se disa Imamë Esharitë kanë çuar dorë nga doktrina Esharite?

Përgjigjja:

Esharitët dhe Maturiditët janë emra të dy drejtimeve prej të cilëve përbëhet metodologjia e selefëve (të parëve të tanë) të famshëm lidhur me Akiden (besimin Islam). Unë nuk di se ndonjë musliman të ketë trasuar në Akide metodologjinë e selefëve e pastaj të ketë lajthitur e të jetë kthyer në të kundërtën përveç nëse ai të jetë prej bishtëruesve dezertorë.

Pyetja:

Si ta forcoj besimin tim në All-llahun pasiqë unë këtu jetoj i vetmuar midis Spanjollëve?

Përgjigjja:

Së pari:

Sa më tepër duhet të bësh dhikër (të përmendish All-llahun) dhe të forcohesh më tepër për të.

Së dyti:

Shoqërimi i njerëzve të devotshëm dhe largimi nga shoqërimi i të këqijve. 

Pyetja:

A është e ndaluar shitja dhe inçizimi i këngëve dhe sa është Haram?

Përgjigjja:

Po, është Haram pasiqë ti e di domethënien e fjalës: “këngë” në këtë kohë, madje në këto vite. Kur të kuptosh se shitja e tyre është Haram atëherë çfarë domethënie ka fjala yte ku thua sa është Haram. Harami ka një kuptim të cilën e kupton çdo musliman.

Pyetja:

Domethënia botëkuptimi i fjalës “Er-rabitah-lidhja” te disa vëllezër është se pas kërkimit të faljes, leximit të Fatihasë, leximit të Ihlasit dhe të sures Inshirah i mbyllim sytë dhe imagjinojmë sikur shejhi apo ai që e njeh mirë All-llahun është para teje. Lusim All-llahun që t’na sjell dobi me këta dijetarë si për nga dituria, veprimi dhe edukata. Pastaj fillojmë me dhikrin (të përmendurit e All-llahut) duke thënë vetëm All-llah, All-llah, All-llah, All-llah… duke mos e imagjinuar figurën e Shejhit kur bëjmë dhikër. Kur përfundojmë me dhikrin dhe me hatmen (përfundimin e leximit të Kur’anit Kerim) atëherë ai që bën dhikër arrin deri te teksti ku thuhet: “ Zoti im më ndihmo në zbatimin e urdhrave të Shejhit tonë dhe të largohem prej ndalesave të tij” A është një gjë e tillë e lejuar? Çfarë argumente ka për këtë gjë? Dhe çfarë dobie kemi prej saj? Unë sipas asaj që kam kuptuar nga libri i juaj: “Hadha Validi” ndalimi e jovaliditeti i dhikrit është atwherë kur ai që bën dhikër imagjinon shejhin e vet gjatë gjithë dhikrit që e bën.

Përgjigjja:

Termi “Er-rabitah” sipas asaj që e kanë spjeguar dijetarët e vjetër të tarikatit Nakshibendi është dashuria e muridit (nxënësit) që ka ndaj shejhit të vet i cili dallohet me çiltëri, lojalitet ndaj urdhrave të All-llahut, frikës dhe drojes që ka ndaj All-llahut si dhe njohjes që ka për dispozitat dhe normat e Sheriatit Islam e jo të imagjinojë shejhin as në fillim të dhikrit e as gjatë dhikrit. S’ka dyshim se këtë gjë që e kanë trilluar këta dijetarë të tyre të më vonshëm andaj, kjo gjë është bid’at (risi) sepse një gjë e tillë nuk ka asnjë bazë në Fe.

Pyetja:

Kam dëgjuar se zotimi (nedhri) është vënie kusht All-llahut Fuqiplotë. Si thoni për këtë? Më herët jam zotuar se do të bëj diçka dhe tash nuk më kujtohet se çka ka qenë. Çka të bëj në këtë rast?

Përgjigjja:

Nedhri (premtimi) është zotim për të kryer diçka për hirë të All-llahut e nuk është kushtëzim ndaj All-llahut. Ndaj nedhrit që plotësohen kushtet ti duhet të jeshë besnik nëse të kujtohet.

Pyetja:

Jam një zonjë e lëshuar prej burrit, kam tri vajza, për furnizimin e të cilave unë kujdesem. Kam dy vëllezër të martuar të cilët punojnë vetëm për vete dhe për të siguruar kushtet e jetesës së fëmijëve të tyre. Kurse babait të fëmijëve të mi nuk i besohet të kujdesi për shpenzimet e fëmijëve sidomos se atij nuk i intereson asgjë për shpenzimet e bijave të tij. Pasiqë unë mbaj për sipër të gjitha shpenzimet e fëmijëve, babai i im dëshiron që t’më sigurojë jetën kurse ai posedon vetëm një shtëpi 80 metrash katrorë në lagjen Muhaxhirin ku jetoj unë me vajzat dhe prindërit. Mendimi i atij është që ate ta ndajë duke na dhënë të gjithë neve barabar. Ai këtë gjë e bën që t’më sigurojë mua dhe fëmijët e mi. Por, Sheriati thekson se vajzës i takon më pak dhe duke marrë parasysh se El-hamduli-lah ai është fetarë dhe familje fetare dhe nuk duam të kundërshtojmë ligjin e All-llahut andaj ju pyes se sa është në rregull nijeti i tij duke potencuar se dy vëllezrit e mi nuk kundërshtojnë që ai ta realizojë këtë gjë dhe nuk kanë mundësi që të kujdesen për mua dhe për dy vajzat e mija.

Përgjigjja:

Nëse babai i yt duke qenë gjallë dëshiron që të të japë një pjesë të asaj shtëpie atij i lejohet ta bëjë një gjë të tillë sepse në parimin e dhuntisë nuk kushtëzohet ajo që kushtëzohet në miraz (trashigimi) pikërisht që hisja e motrës të jetë në gjysmën e të vëllait sidomos pasiqë edhe ata pajtohen me këtë ndarje.

Pyetja:

Ndonjëherë duke u falur ndjej sikur qëndroj para Mëshirës së Madhnisë së All-llahut kështuqë më preokupon një përkushtim i madh dhe më mbushen sytë plot lotë. Kurse, ndonjëherë duke u falur pa qëllim mendoj për punët e dunjasë dhe veten e ndjej sikur jam larg Atij që më ka krijuar. Pra, a është në rregull ky namaz?

Përgjigjja:

Këtë gjendje që ti e përjeton është çështje e çdo muslimani dhe nuk është çështje specifike vetëm te ti. Ka raste kur All-llahu i shfaqet njeriut për shkak të cilës gjë zemra e njeriut mbushet përplotë përkushtim dhe butësi edhe jashta namazit e t’mos flasim për namaz. Ndërkaq, kjo zbaticë mund të tërhiqet për shkaqe që këtu nuk ka mundësi të spjegohen kështuqë ngurrohet zemra pasiqë ishte e butë dhe humbet përkushtimi. Por, dije se shërtimi i përkushtimit bëhet me shpeshtimin e dhikrit të All-llahut.

Pyetja: 

Jam një njeri që kam një standard mesatar. Punën e kam filluar prej kur isha 15 vjeçar. Brenda gjashtë viteve grumbullova një shumë që kalon nisabin (shuma për të cilën muslimani obligohet të paguajë zekat) e zekatit dhe unë nuk kam dhënë zekat për te. Unë nuk kam banesë i tubova ato dhe bleva banesën tash pasiqë e bleva banesën a duhet të jap zekat duke e ditur se unë tash nuk posedoj më asgjë?

Përgjigjja:

Nëse pasuria arrin shumën e nisabit te ti dhe kalon motmotin atëherë duhet të japish Zekatin e atij viti nëse ngel dy vjet duhet të jepet për dy vjet e kështu me radhë. Kuse pasi që shumën e shpenzon për banesën atëherë nuk ke ndonjë obligim. Domethënë se ti obligohesh të paguash zekatin e nisabit që ka ngelur te ti më tepër se një vit.

Pyetja:

Gruaja ime rrjedh nga një familje fetarësh dhe ka të kryer shkollën fillore të fesë por, ajo ka një vit e gjysmë që e ka lënë namazin për shkak të përtacisë.

Përkundër përpjekjeve dhe presionit tim dhe të prindit të saj që kemi bërë ndaj saj që t’i kthehet namazit ajo përsëri vazhdon ta lejë namazin dhe t’i shkulë vetullat megjithëate se e din se një gjë e tillë është Haram kurse pamja e vetullave të saj nuk ka ndonjë deformim. Por, ajo këtë e bën për kozmetikë. Të gjitha përpjekjet dhe presionet e mija dështuan. Të të them edhe diçka tjetër, te telefoni vura spiun që t’i dëgjoj bisedat e saja që i bën me shoqet normalisht pa dijen e saj me qëllim që të dij se cila prej tyre është e keqe në mënyrë që ta largoj prej saj. Pra, a konsiderohet kjo gjë spiunim?

Përgjigjja:

Këtë që ti e thua nuk konsiderohet (me këtë qëllim që ti e thua) spiunim. Por, ti mos ndjek atë që nuk ka të bëjë me qëllimin tënd dhe t’i nënshtrohesh dëshirës së tepruar për të dëgjuar dhe u njohur me temat që i zhvillojnë ato mes vete nëse ato ty nuk të hynë në udhë. 

Pyetja:

Në një ajet thuhet: “I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e Israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. …” Ali Imran, 93).

Sun-net është që t’mos teprosh me pyetjet e të bëhesh shkaktar në ndalimin e diçkahit për muslimanët. Çfarë faji kanë njerëzit për atë që mos ta teprojnë me pyetjet se përndryeshe ata mund të ballafaqohen me atë që All-llahu ata t’i ngarkojë më tepër duke e ditur se Sheriati Islam kujdeset për nevojat e njerëzve në mënyrë që t’i bëjë ata të gëzueshëm e jo që t’u sjell rëndime?

Përgjigjja:

Këtë që e thua ti ka qenë gjatë jetës së Pejgamberit të All-llahut kur ende zbriste legjislacioni. Por, pas vdekjes së Pejgamberit e deri në Ditën e Gjykimit pyet çka të duash dhe për çka të duash sepse nuk ke asnjë problem apo gjunah pasiqë Sheriati është i kompletuar dhe pyetjet tuaja as e shtojnë atë e as e pakësojnë. 

Pyetja:

Si është dispozita e përdorimit të ujit të ngrohur me rreze të diellit, pikërisht a është përdorimi i tij Mekruh (i papëlqyer)?

Përgjigjja:

Nuk ka problem përdorimi i këtij uji pasiqë nuk është e vërtetuar se përdorimi i këtij uji dëmton trupin e njeriut.

Pyetja:

A janë valide të lidhen kontratat tregtare nëpërmjet internetit dhe a është në rregull ajo që bëjnë sot të rinjtë ku njoftohen nëpërmjet internetit me qëllim të martesës ose me qëllim argëtimi si dhe a lejohet martesa dhe fejesa nëpërmjet internetit?

Përgjigjja:

Sa i përket njoftimit dhe argëtimit me femrat nëpër internet është një gjë që çdo musliman me mendje të shëndoshë e di se nuk bën poashtu edhe martesa nuk lidhet me dialogje që zhvillohen nëpër internet. Kurse kontratat tregtare nuk ka gjë nëse kryhen nëpërmjet kësaj rrjete me qëllim lehtësimi por, me kusht që punët të disiplinohen dhe të mbyllen variantet.