Pyetja:

Jam çifut dhe jam i interesuar për opinionin tuaj lidhur me Lindjen e Mesme. Unë si çifut e di se ne jemi shumë të lidhur me ju muslimanët. Nuk kam asgjë kundër Islamit. Dëshiroj ta vizitoj Sirinë dhe shtetet tjera arabe. Dëshiroj t’ju pyes pse i sulmoni çifutët? Ç’keni kundër neve?

Përgjigjja:

Unë nuk i sulmoj çifutët si fe edhe çifutët janë njësoj si të Krishterët. Në një ligjëratë timen që e kam mbajtur lidhur me temën: “Terrorizmi dhe dialogu fetarë” kam thirrur që edhe ata t’i përfshijmë në dialog.

Por, edhe unë si çdo njeri që posedon dhe që e çmon njerëzinë kundërshtoj tiraninë, mohimin dhe abuzimin e të drejtave, dëbimin e njerëzve nga vendi i tyre autokton dhe lënien e tyre pastrehë dhe zgjërimin e kolonizimit në tokën e okupuar. S’ka dyshim se edhe ti e urren dike që vepron kështu me ty. Pra, unë urrej tiraninë dhe thërras që t’i dilet në ballë pa marrë parasysh se tirania a është drejtuar ndaj teje apo ndaj vëllezërve palestinezë ose ndaj ndonjë njeriu tjetër.

Pyetja:

Në librin: “Ed-Durr el-Menthur” të Imam Es-Sujutiut gjatë spjegimit të fjalës së All-llahut: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, …” El-Bekarah, 223), thuhet se transmetohet nga Abdull-llah ibni Omeri nga Ebi Seid el-Hudriu, prej fukahave (juristve) Malik bin Enesit, Imam Shafiut dhe disa tabiinëve (pasues të shokëve të Pejgamberit) se spjegimi i këtij ajeti konsiston në atë se marrëdhënia me gruan në vulvë është mubah (as e urdhëruar as e ndaluar) ose Hallall (e lejuar) por, një gjë e tillë është e neveritshme dhe e ndytë. Udhëzona, All-llahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Në librin: “Ed-Dur el-Menthur” dhe në librat tjerë nuk haset që dikush prej atyre që ti i përmende të ketë deklaruar se burri mund të bëjë marrëdhënie intime me gruan e tij në vulvë. Përkundrazi, fjalët e tyre dhe librat kapitale që janë me numër të madh flasin të kundërtën e asaj që ti e përmende.

Pyetja:

A lejohet të ndihmohemi me xhinët për të mirën e muslimanëve bie fjala t’i shfrytëzojmë për të arritur deri te ndonjë ilaç që është një ndër shkaqet e shërimit? Si është dispozita e Sheriatit për martesën me xhinët?

Përgjigjja:

Nëse të mundësohet që të shërbesh robërit e All-llahut nëpërmjet xhinëve mos ngurro. Njashtu nëse të mundësohet të fejosh ndonjë vajzë prej tyre martoje dhe mos ngurro dhe inshaell-llah të qoftë me hajr.

Pyetja:

Me hadith është theksuar se gruas muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa mahrem. Përkundër kësaj ka shumë muslimane që i përmbahen Fesë e udhëtojnë ose për t’u bashkangjitur burrave të tyre jashta vendit, ose për punë ose për të ndjekur mësimin sipëror. Këta udhëtojnë pa mahrem për shkak se nuk kanë ose nga ajo se ata janë të zënura me punë. Unë pyes: A është e vërtetë ajo që thonë disa dijetarë të Fesë se koha tash është ndërruar dhe se udhëtimi në këtë kohë nuk i ka ato vështirësi që i ka patur në të kaluarën? Njashtu të pyes nëse qëllimi i udhëtimit bie fjala është për të arritur dituri a ka të drejtë femra të udhëtojë pa mahrem siç është rasti me asistente profesoret nëper universitetet, studentet më të dalluara që stipendohen kështuqë kjo studente e dalluar detyrohet që të heq dorë nga aspirata e saj për të arritur mësimin sipëror dhe të mjaftohet me atë që gjendet në vendin e saj edhe pse disa fakultete në vendin e saj nuk janë hapur për të arritur titullin e doktoranturës sidomos nëse vajza është e pa martuar dhe asnjë i familjes nuk ka mundësi ta lë punën dhe përgjegjësitë e veta e të udhëtojë me të dhe ta presin ate disa vite deri sa ajo t’i mbarojë studimet?

Përgjigjja:

Atë që di unë është se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nuk i lejohet gruas që beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit të udhëtojë mbi tri ditë përveç se me ndonjë që e ka mahrem”. Elhamdulil-lah, nuk jam prej atyre që i lëshoj dhe i servoj fetvatë sipas kërkesës. Femra e cila është e dalluar në studimin e saj dhe i është mundësuar dërgimi i saj jashta vendit ajo duhet të shkojë në shoqërinë e dikujt që e ka mahrem dhe ai pasiqë do të njoftohet dhe rehatohet për sigurinë e saj në vendin e dërguar atëherë ai kthehet. S’ka dyshim se rëndësia e dërgesës së saj në atë vend kërkon njashtu edhe atë që dikush të shkojë e të sigurohet për te.

Pyetja:

Jam një i ri, i martuar, dhe i përmbahem Fesë. Jetoj me prindërit në një shtëpi. Babai im është njeri i moshuar e i ka shtatëdhjetë vjet. Por, për fat të keq është shumë larg Fesë. Nuk falet, nuk jep zekat dhe as nuk agjëron me arsye se është i sëmurë por, pa konsultimin e mjekut. Është shumë kokëfortë dhe ka mendje të nguruar ashtuqë nuk pranon këshillën dhe mendon se ai është më i mirë prej të gjithëve. Shumë herë jam munduar si unë, si vëllezërit e mi për ta këshilluar por, ai na refuzon me fjalë. Kurse ne nuk dëshirojmë ta shqetësojmë se është prindi ynë dhe se ne atij i kemi hak si në hidhërim ashtu edhe në gëzim. Kjo gjë na ka shtyrë që të biem në gjendje jo të lakmueshme në shumë raste para njerëzve kurse atij aspak nuk i intereson kjo gjë. Shpresoj që ju t’më këshilloni për ndonjë metodë që të mundem ta futi në zemrën e tij afrimin ndaj All-llahut Fuqiplotë që ta kryej obligim tim që kam ndaj All-llahut.

Përgjigjja:

Nuk je i ngarkuar më tepër se ta këshillosh e nëse i përgjigjet në rregull kurse nëse nuk i përgjigjet ti ke kryer obligimin tënd. Kurse haku që ia ke si prind ngel kështuqë ti duhet ta respektosh atë sadoqë sjellja e tij të jetë e ulët ndaj All-llahut Fuqiplotë.

Pyetja:

Dëshiroj t’ju pyes për atë se pse All-llahu na krijoi?

Përgjigjja:

Ai të krijoi sepse Ai deshi që ty të të nderojë me njohjen e Madhërisë së Tij, të të njohë për robërimin tënd ndaj Tij dhe se i vetmi Ai është Zot. Ndërkaq, edhe ty të të thotë se Ai nuk pyetet për atë se çka bën Ai ndërsa ne të tjerët pyetemi.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit mbi notimin për gruan muslimane duke theksuar se unë i përmbahem veshjes dhe mbulesës së auretit (asaj që duhet patjetër të mbulohet?

Përgjigjja:

Nëse gratë të cilat lahen me ty nuk shohin nga trupi yt kufijtë e ndaluar (prej kërthinës e deri nën gjunj) atëherë notimi është i lejuar dhe pjesëmarrja aty është e lejuar.

Pyetja:

Një njeri musliman ka bërë zina (kurvëri) në muajin e Ramazanit dhe dëshiron të pendohet!

Përgjigjja:

Nëse ai kërkon falje nga All-llahu Xhel-leshanuhu atij All-llahu ia fal por, nëse ai e ka prish agjërimin me kurvëri atëherë duhet t’i agjërojë gjashtëdhjetë ditë rresht si dëmshpërblim. Nëse ai nuk mundet atëherë do ta ushqejë një skamorë me nga një ushqim ditorë ose do t’ja jep vlerën e tij.

Pyetja:

Sa ka ditur i Dërguari i All-llahut nga gajbi (e fshehura, të dijë atë që nuk ka ndodhur) dhe a e ka përfshirë All-llahu Fuqiplotë të Dërguarin në diturinë e çdo gjëje në përjashtim të pesë gjërave që janë çelësat e gajbit (fshehtësisë)?

Përgjigjja:

Askush nuk ka të drejtë të pretendojë se ai i di çelësat e gajbit (fshehtësisë). Ai që pretendon një gjë të tillë nga pretenduesit sufist janë mashtrues e rrenca.

Pyetja:
Jam një i ri që i përmbahem asaj që ka urdhëruar All-llahu Fuqiplotë aq sa kam mundësi. Prezentoj në derset tuaja që i mbani. Por, unë vuaj nga ajo se në kujtesën time më përvidhet All-llahu në fotografi të njeriut duke e ditur se All-llahut nuk i përgjanë askush. Kjo gjë më shoqëron në namaz, gjatë lutjes dhe gjatë dhikrit (të përmendurit të All-llahut) përkundër asaj se unë e urrej atë gjë. Çfarë të bëj?

 

Përgjigjja:

Ti duhet që ta largosh nga imagjinata yte këtë figurë që të imponohet në kujtesën tënde. Nëse ti mundohesh ta largosh dhe nuk mundesh atëherë All-llahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive. Por, gjithmonë duhet ta dishë se All-llahu është larg të përshkruarit me diçka.

Pyetja:

A lejohet të bëhet transformimi flokëve nga gropëza e kokës në vendin e ballit me qëllim që të mbulohet vendi i rënies së flokëve (qeli)? Dhe ky është principi i mbjelljes së flokëve?

Përgjigjja:

Nuk lejohet të bëhet shkaktimi i ndryshimit të krijimt të All-llahut, përveç nëse në krijim ka ndonjë deformim e shëmtim atëherë lejohet të hiqet ai deformim me kirurgji kozmetike apo me të ngjashme.

Pyetja:

A lejohet që gotat që kanë fotografi të kafshëve ose të lojave të përdoren për pije?

Përgjigjja:

Po, lejohet të pihet në to.

Pyetja:

Si thoni për fotografimin e krijesave të gjalla që përgatiten në formë të fotografive apo filmave dhe kërkoj që t’më shpjegoni vendimin e Sheriatit për shikimin e filmave Islam në televizor?

Përgjigjja:

Fotografitë nuk hynë në llojin e pikturimit që e ndaloi i Dërguari i All-llahut. Ato që i ndaloi i Dërguari i All-llahut janë pikturimet e vizatimet që bëhen me dorë e që mbështeten në shkathtësi. Kurse ato të fotografisë janë diçka tjetër që nuk ka qenë e njohur në atë kohë dhe nuk hynë në gjeneralen e ndalesës.

Dhe të njejtën dispozitë e kanë edhe fotot e ekranit televiziv dhe të kinemasë. Por, këto mund të jenë të ndaluara nëse lloji i fotografisë përfshinë ndojë Haram bie fjala: gratë të jenë të zhveshura ose rrëfimi i atij filmi të ketë ndikim negativ e të dëmshëm në moral ose të përmbajë intriga e komplote si dhe shpifje ndaj Islamit.

Pyetja:

Jam një i ri dhe jam programer i informatikës që u shes firmave që merren me shitjen e pjesëve të shtypit që janë të përdorura në Gjermani. Detyra e programerit është që të tuboj informata për pjesët e shtypjes në mënyrë që tregtarit t’i ofrojë çka i duhet nga informatat kur ja kërkojnë.

Problemi qëndron në atë se ka një firmë e cila brenda këtyre informatave kërkon edhe informata për çmimin e këtyre pjesëve në mënyrë që të ketë mundësi t’i llogarisë çmimet kështuqë brenda çmimit të pjesës është e llogaritur pagesa e magazionimit, transportit, montimit çmontimit kamatave që firma ia paguan bankës prej së cilës ka marrë hua që të bëjë pagesën e pjesëve. Vlen të theksojmë se firma është gjermane kurse tek ata puna me kamatë është gjë normale, kurse blerja e pjesëve patjetër duhet të bëhët dhe ato kushtojnë shumë, kështuqë vetë nuk mund ta bëj investimin e tyre pa mos huazuar prej bankës. Pyetja ime është: A kam të drejtë t’ja programoj firmës që dëshiron t’i blejë programet e mija ato pjesë që lidhen me llogarinë apo kjo gjë hynë në kamatë dhe në ndihmesë për kamatë?

Përgjigjja:

Shpresoj (sipas asaj që e di) se puna yte nuk hynë në kornizën e transakcionit me kamatë as drejtpërsëdrejti e as si shkaktar. All-llahu e di më së miri.