Pyetja:
Si është mendimi i juaj për ata që thonë se në fakt dijetarët e Te’vilit (ata që bëjnë shpjegimin e ajeteve jo të qarta ”janë të dyshimtë” dhe si duhet të jetë reagimi ndaj pohimit të tyre?
Përgjigjja:
Në librin e All-llahut Fuqiplotë kemi shumë ajete që duhet patjetër të shpjegohen d.m.th. të kuptohen në mënyrë të figurshme e metaforike, bie fjala siç është fjala e All-llahut Fuqiplotë: “Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).” El-Israë, 29).
Si dhe ajeti: “… , ato janë teshë (prehje) për ju dhe ju jeni teshë (prehje) për ato …” El-Bekarah, 187). Edhe selefët (gjenerata e parë e artë) edhe halefët (gjenerata që pason selefët) i kanë komentuar këto ajete edhe shumë ajete të cilësive të All-llahut Fuqiplotë si ajetin: “E do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd (vetëm Zoti yt) që është i madhëruar e i nderuar!” Er-Rahman, 27). Nuk ka asnjë prej selefëve që fjalën “vexh’h” (fytyrë) ta ketë spjegur në kuptimin tekstual njashtu është edhe me fjalën e të Dërguarit të All-llahut: “Mbrëmë All-llahu ka qeshur nga veprimi i juaj”. Pra, njashtu nuk ka asnjë prej selefëve që fjalën: “të qeshurit’ ta ketë spjeguar me kuptimin tekstual që e ka kjo fjalë. Hiqju këtyre injorantëve dhe fanatikëve që dëshirojnë të ngelin në padituri dhe nuk duan të mësojnë.
Pyetja:
Jamë një vajzë 22 vjeçare dhe jam e punësuar. Kam standard të konsiderueshëm. Pasurinë time e deponoj në arkën e kursimeve postale dhe e përdori kamatën e tyre. Por, tash kam dëgjuar se ajo është e ndaluar dhe disa të tjerë i dëgjoj duke thënë se lejohet dhe se është e ligjshme. Kurse disa të tjerë i dëgjoj duke thënë se kamata lejohet në bankat Islame. Por, siç e dini ne nuk kemi banka Islame?
Përgjigjja:
Kamata është Haram (e ndaluar) me vendim të All-llahut dhe Sheriatit të Tij dhe nuk ka mundësi që dikush ta thej këtë vendim të Tij. Ai që lejon kamatën është gënjeshtarë dhe shpifës ndaj All-llahut Fuqiplotë.
Bankat Islame nuk veprojnë me finasierët e saj me kamatë por, ato u japin përqindje prej fitimeve që realizohen nga projektet e investuara të kapitalit të tyre dhe një gjë e tillë është e lejuar.
Pyetja:
A mund që dashuria të arrijë shkallën e përshkrimit shok All-llahut dhe cilat janë kufijtë e dashurisë së ligjshme?
Përgjigjja:
Dashuria e All-llahut ia shton Teuhidin (besimin në njëshmërinë e All-llahut) Fuqiplotë dhe nuk kemi dëgjuar nga të mençurit që të kenë thënë se dashuria ndaj All-llahut të shpie në shirk.
Pyetja:
A është në rregull namazi që falet pas Imamit që merret me kamatë?
Përgjigjja:
I Dërguari i All-llahut thotë sipas asaj që transmeton Ebu Davudi dhe Bejhekiu në “Sunen” e që e përcjell Ebu Hurejrah: “Xhihadi është obligim i juaj pas çdo emiri (udhëheqësi) të mirë apo të shthurrur edhe nëse ai bën gjynahe të mëdha. Obligoheni që namazin ta falni pas çdo muslimani të mirë apo të shthurrur madje edhe nëse vepron gjunahe të mëdha”.
Pra, namazi yt pas imamit për të cilin ti po flet është në rregull.
Pyetja:
Isha një tregëtarë i suksesshëm pastaj m’u ngatëruan punët kështuqë morra prej babait një shumë për qëllim tregëtie jashtë vendit ku unë jetoj. Por, shejtani e luajti lojën e vet dhe unë ato para i harxhova në argëtim personal. Pastaj kërkova falje nga prindi im dhe i premtova se një gjë të tillë më nuk do ta përsëris dhe kështu unë përsëri për së dyti e për së treti e për së katërti i morra pasuri dhe sërish ato i harxhova për ta kënaqur epshin tim. Problemi është aty se unë çdo herë që ia hapi bisedën e martesës ai më thotë se unë ende jam i ri edhe pse unë atëherë i kisha 25 vjet. A ka përgjegjësi edhe babai im në lajthitjen time apo vetëm unë kam përgjegjësi duke potencuar se unë me atë pasuri kam vepruar si çdo i ri që posedon atë pasuri.
Përgjigjja:
Edhe babai i yt është pjesëmarës bashkë me ty në bartjen e gjunahut për devijimin dhe parregullsinë tënde. Sepse, prindi ashtu siç obligohet që fëmiun e vet ta mirëmbajë me ushqim, veshmbathje dhe banim njashtu obligohet edhe ta martojë.
Pyetja:
Prindi im që ka më tepër se pesë vite që ka ndërruar jetë, e ofendonte tepër nënën tim edhe atë në praninë tonë. Ai atë e ofiqonte me lloj-lloj ofiqesh të ulëta që mund t’i kujtohen njeriut kur hidhërohet. Njëherë ngjau që të hidhërohet pa kurrëfarë arsye dhe filloi që ate ta rrahë duke e rrënduar me fjalë të ndyta gjatë së cilës gjë e shante edhe All-llahun Fuqiplotë. U përpoqa që ta mbrojë nënën por, ai më rrahu edhe mua kurse unë atëherë isha 25 vjeçare. Që nga ai moment unë atë në brendinë time e urrej dhe pas këtij momenti unë nuk kam mundur që t’i flas atij dhe unë gjatë atij muaji i ikja bisedës me të kurse ai u qetësua dhe gjatë tri ditëve iu shtua sëmundja dhe kështu unë ngela pa mos iu afruar. Por, gjatë ditëve të sëmundjes së tij në spital isha e vetmuar me të.
Pyetja ime është: A i kam shkaktuar unë atij dëm? Si është vendimi i Sheriatit lidhur me sjelljet e mia që i pata ndaj tij duke patur parasysh se unë jam bija e tij. Shpresoj që keni parasysh se unë për shkak të nënës nuk munda t’ja fali.
Përgjigjja:
Shpresoj që All-llahu Fuqiplotë t’mos ta zë për të madhe sepse dalja në ndihmë nënës tënde të shkelur është një pjesë e pandarë e respektimit ndaj prindërve. Si do që të jetë, të këshilloj që të shpeshtosh lutjet për babain tënd dhe të japish sadaka (lëmoshë) për shpirtin e tij, sepse një gjë e tillë inshaell-llah të shpëton nga gjërat që ti u ke frikë.
Pyetja:
Ka një kohë shumë të gjatë që punoj si kontrollor i llogarive në një ndërmarrje. Por, unë u largova nga kjo punë për shkak se kam patur këputje nervore nga padrejtësia dhe shqetësimet që i kam patur nga jo muslimanët në punë. Dikush më tha se Islamikisht nuk është në rregull që unë të rrij i papunësuar. Por, arsyeja ime është se unë mundohem që të kujdesem për Fenë dhe namazin tim.
Kam analizuar gjërë e gjatë për ta kuptuar se puna ime si kontrollor i llogarive a është Hallall duke marrë parasysh se shumica e punës së të punësuarve është Haram- nëse nuk është e tëra-përmban kamatë. Puna ime nuk është e lidhur me kamatën por, punët e të punësuarve për të cilat punojmë janë me kamatë. Pra, e gjithë puna ime është verifikimi i tërësisë së llogarive të klientëve. Pikërisht verifikoj a është në rregull ajo që ka të bëjë me ndërmarrjen tonë dhe pastaj verifikoj shitjet e realizuara gjatë vitit madje edhe kamatat e fituara dhe i përputhim me vendimet e bankës.
Si do qoftë puna ime nuk ka të bëjë me lidhjen e kontratave që përmbajnë kamatë e as punë me bankat. Nëse unë marr një qëndrim të prerë ndaj çdo gjëje që ka erë kamate edhe pse unë atë nuk e preki atëherë një qëndrim i tillë do të thotë që unë nuk do të mund të punoj as si llogaritarë, as si këshilltarë në ndonjë ndërmarrje informative ose si mësues sepse ka diçka të përzier me kamatë. E them këtë sepse të marrim si shembull këshilltari i ndërmarrjes informative i ndihmon ndërmarrjes e cila bën shitjen e veturave gjatë së cilës e përdor kamatën. Kam menduar që të hapi një ndërmarrje private timen por, të gjithë klientët përdorin kamatën në punët e tyre kështuqë fitimin e tyre nuk mundem ta marr e as t’i realizoj llogaritë e tyre edhe pse puna kryesore e tyre është tregtia. Kështu unë ose të bëhem hileqar ndaj rregullave ose të jemë i paarsyeshëm!
Përgjigjja:
Nëse pyet për Hallallin dhe Haramin për punën tënde unë nuk shoh diç që të jetë Haram pasiqë ti nuk je i ngarkuar me regjistrimin (lidhjen) e kontratave që kanë kamatë ose me regjistrimin e llogarive kamatore. Por, nëse pyet për devotshmërinë atëherë ta përkujtoj fjalën e të Dërguarit të All-llahut: “Lëre atë që është e dyshimtë dhe kalo tek ajo për të cilën nuk ke dyshim”.
Pyetja:
Cilët janë kufijtë e respektit të gruas ndaj burrit?
Përgjigjja:
Gruaja detyrohet ta respektojë burrin e saj në të gjitha gjërat që nuk bien ndesh me urdhërat e All-llahut Fuqiplotë. Njëkohësisht edhe në të gjitha gjërat që nuk bien ndesh me të drejtat bashkëshortore.
Pyetja:
Jam një grua që kamë qenë në dalalet (në rrugë të humbur) e All-llahu më përudhi, falem, agjëroj por, e pi duhanin edhe pse përpiqem që ta lë por, ende nuk kam mundur të largohem nga ai. Pra, pyetja ime është se a më pranohet ibadeti që e bëj? A u shkaktoj shqetësime melaqeve me pirjen e duhanit? Ç’ka të bëj?
Përgjigjja:
Po, të gjitha ibadetet tua janë në rregull nëse kryhen duke i plotësuar kushtet dhe konditat e tyre dhe pirja e duhanit nuk ndikon në validitetin e tyre.
Dashuria ndaj të Dërguarit të All-llahut shfaqet duke ndjekur dhe ecur rrugën e tij kurse dashuria ndaj tij fitohet duke lexuar jetën e tij, duke analizua fazat e jetës së tij dhe duke thënë salavate sa ma tepër për të.
Pyetja:
Si është dispozita e balsamosjes së kafshëve që nuk u hahet mishi dhe ngordhësirat e të cilave janë të ndytura? Duke e patur parasysh se atyre që nuk u hahet mishi nuk pastrohen me therrje. Pra, a lejohet balsamimi i tyre?
Përgjigjja:
Lejohet balsamimi i tyre për zbukurim e të ngjashme por, ato ngelin të ndotura. D.m.th. balsamosja nuk i pastron.
Pyetja:
Motra ime e vetme ka disa vite që ankohet nga xhinët dhe nga insistimi që ajo të bëjë marrëdhënie intime me to. Pastaj ato kanë filluar ta bindin ate që të jetë krishtere. Shumë jemi munduar ta shërojmë me njerëz që janë të kësaj dege por, të gjithë thonë se ajo ka disa xhine jomuslimanë. Kështuqë ajo ka filluar të flasë me disa zëra të çuditshëm. Kur ajo është në gjendje jo normale atëherë flet me ato zëra të çuditshëm, ne mundohemi që pranë saj të lexojmë Kur’an por, ajo e rreh atë që i lexon Kur’an me një forcë, njashtu kur ajo është në këtë gjendje bën ritualet e të krishterve dhe kryqëzohet. Ndërkaq, kur ajo është në gjendje normale vazhdimisht lexon Kur’an dhe falë namaze nafile. Por, sa më shumë e shton ibadetin aq më shumë i shtohet presioni nga ajo që vuan.
Njeriu i fundit që me të vërtetë ka njohuri të thella në këto gjëra u mundua disa herë por, më në fund kërkoi falje ngase siç na tha kanë filluar që edhe atë ta sulmojnë prandaj nuk është në gjendje ta vazhdojë. Vetëm për informatë dua të potencoj se ky person nuk e bënte këtë gjë për të holla por, e bënte për hirë të All-llahut Fuqiplotë. Burri im mua më tregoi se koha e juaj nuk mundëson që unë t’u shkruaj për këtë çështje sidomos për atë se ju disa herë keni kërkuar falje dhe se nuk merreni me këto gjëra. Por, megjithatë unë kam besim te ju dhe shpresoj që t’më këshilloni se çfarë të bëj e nëse nuk ju premton koha shpresoj që të bëni lutje speciale për te që ta shpëtojë All-llahu Fuqiplotë nga ajo gjendje e rëndë që e përjeton.
Përgjigjja:
Puna është siç të ka thënë burri yt. Por, megjithatë unë të këshilloj që ta porositish motrën tënde ta praktikojë atë që vetë unë e praktikoj. Për çdo mëngjes ta lexojë suren Jasin dhe çka t’i mundësohet të lexojë nga Kur’ani si dhe virdin (zikër i veçantë që e ka bërë për çdo ditë) e Imam Neveviut fletushkë e cila gjendet me të madhe nëpër libraritë e Damaskut.
Pyetja:
Çka duhet të bëj rinia Islame që ta mbrojë veten nga fitnet të cilat po marrin përmasa të mëdha dita-ditës e sidomos pasi që faktorët e devijimit janë të volitshëm e të mundshëm për të të larguar nga Hak-ku (rruga e vërtetë) bie fjala: interneti, ku prishja e moralit është i mundësuar në mënyrë shumë të lehtë. E mos të flasim për kanalet tjera satelitore amorale, nëse nuk i mundësohet martesa nga aspekti material e tjerë. Si është dispozita e mbulimit të fytyrës për gruan dhe si është Ixhtihadi i juaj personal për këtë?
Përgjigjja:
-Obligimi i rinisë është që të kërkojë ndihmë prej All-llahut, t’mos bëhet parazite dhe zgjedhjet e veta që ia fali All-llahu t’i kahëzoj në drejtim të kënaqësisë së All-llahut dhe të ndihmohet me durim ndaj fitneve për të cilat je duke biseduar. Njashtu ta shpeshtojë dhikrin (të përmendurit e All-llahut) që është ilaçi të cilin All-llahu Fuqiplotë ia caktoi Muham-medit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe t’i drejtohet Atij me lutje që ta ndihmojë dhe t’ia mundësoj shkaqet e udhëzimit.
- Disa fukaha (juristë muslimanë) mbështesin mendimin se mbulimi i fytyrës nga burrat e huaj nuk është i domosdoshëm. Por, përsëri të gjithë janë unanimisht të një mendimi se gruaja nëse e di se ka burra që e shikojnë ate me epsh atëherë ajo obligohet që ta mbulojë fytyrën ndaj tyre.
Pyetja:
Unë nuk falem megjithatë se unë kam dëshirë porse, ambienti nuk ma mundëson një gjë të tillë. Çfarë të bëj?
Përgjigjja:
Unë nuk mendoj se ka ambient të përgjithshëm që pengon t’mos kryhet namazi që është obligim. Një ambient i tillë madje nuk gjendet edhe në shoqëritë perëndimore e si mund të paramendohet në ndonjë shoqëri prej shoqërive tona Islame.
Por, edhe sikur ta zëmë se ka një ambient ku nuk mund të falet namazi atëherë ti duhet të veprosh sa ke mundësi të dalish nga ky ambient ose ta imponosh personalitetin tënd Islam dhe t’i nënshtrohesh vendimit dhe urdhërit të All-llahut dhe përkujto fjalën e urtë arabe: “Njeriu është aty ky e vë veten e tij”.
Pyetja:
Në librin tuaj “El-Insanu musej-jerun em muhaj-jerun” keni folur për nënën e librit për Leuhi Mahfudhin (pllakën e mbrojtur). Dëshiroj të dij se të gjitha ngjarjet që gjenden në Leuhi Mahfudh a gjenden edhe në Nënën e librit. Nëse përgjigjja është po, atëherë si mundet një gjë e tillë kur dihet se në Leuhi Mahfudh disa gjëra i nënshtrohen ndryshimit. Kurse ato që gjenden në Nënën e Librit nuk ka mundësi të ndryshohen. Si të bëj koordinimin midis këtyre dy gjërave?
Përgjigjja:
Ajo që është regjistruar në Librin (Kur’anin) ajo patjetër duhet të ndodh. Kurse ajo që theksohet në Leuhi Mahfudh mund të jetë ose prej atyre që janë kopje të asaj që është shënuar në Nënën e Librit ose mund të jetë nga ajo që është në Dijen e All-llahut (që nuk ka fillim), se ajo nuk do të ndodh për ndonjë shkak bie fjala: për shkak të ndonjë lutjeje që do ta pranojë All-llahu ose për shkak të ndonjë lëmoshe që All-llahu do ta largojë atë të keqe nga personi e kjo është prej gjërave që All-llahu ka caktuar që t’mos ngjajnë dhe nuk është e shënuar në Nënën e Librit.
Pyetja:
Në mëhallën tonë gjindet një Xhami ku xhemati që falet aty e ka bërë zakon që pas namazeve farz nën udhëheqjen e Imamit së bashku të bëjnë dhikr. Por, ka disa që thonë se këto lutje dhe në këtë mënyrë janë bid’at (risi në Fe) dhe se nuk kanë mbështetje në Sheriat. Kur u ngrit kjo dilemë tek Imami ai kërkoi që ata këtë ta argumentojnë me Hadithe të të Dërguarit dhe me Kur’an?
Përgjigjja:
Nuk ka ndonjë problem në ngritjen e zërave të xhematit (namazlinjëve) pasiqë kanë përfunduar me namazin. E them këtë gjë sepse sahabet (shokët e Pejgamberit) mbarimin e namazit me xhemat e dinin atëherë kur dëgjonin ngritjen e zërave të namazlinjve me dhikret e namazit. Një gjë e tillë transmetohet në Sahihun e Buhariut.
Por, ngritja e zërit me dhikër apo lutje është e papëlqyer nëse u pengon atyre që janë duke u falur e që gjenden afër tyre.
Pyetja:
Zhdëmtimet që merren prej Irakut për njerëzit që kanë qenë në Kuvajt gjatë sulmit Irakian a janë Hallall (të lejuara)? Pasiqë e di se zhdëmtimi është i ndaluar në Islam. Ndrkaq, çfarë faji kanë Irakianët të paguajnë për gabimin e kryetarit të tyre dhe çka të bëj nëse babai im refuzon mosmarrjen e kësaj pasurie?
Kurse pyetja e dytë është: Me një njeri që punon me ëmbëlsira dhe si bukëpjekës u morrëm vesh që t’i japim një shumë parashë dhe ai t’na japë prej fitimit. Kjo gjë a është kamatë? Dhe a duhet neve të japim për atë Zekatin. Por, tash ai ka humbur dhe nuk është në gjendje ta kthejë kapitalin e dhënë kështuqë ai ka nijet ta shet një tokë që t’na japë kapitalin. Si është dispozita e Sheriatit për këtë çështje?
Përgjigjja:
Sa i përket pyetjes së parë nuk mundem të të përgjigjem. Më mirë të të them: Nuk e di.
Kurse sa i përket pyetjes së dytë: kontratën që e keni lidhur me ëmbëltorexhiun që ai t’ju japë përqindje të caktuar prej fitimit është në rregull. Kurse zekati jepet për tërësinë e asaj pasurie kur e arrinë nisabin. Nga kjo bëjnë përjashtim sendet e patundshme dhe aparatet-mjetet. Duhet të theksojmë se pronari i kapitalit është pjesëmarrës si në fitim ashtu edhe në humbje. Por, nëse punëtori me vetë dëshirë do që t’ja kthejë pronarit të kapitalit humbjen me plotë kënaqësi atëherë lejohet t’ja kthejë.