Pyetja:

Pyetja parashtrohet nga Shejh (Hoxha) i nderuar Abdull-llah ibni Sultan Edh-Dhahirij: A lejohet sipas Sheriatit Islam përdorimi i therrjes automatike?

Përgjigjja:

I nderuari Shejh Abdull-llah ibni Sultan Edh-Dhahirij, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Bëmirëse: “Zajid ibni Sultan Al-Nehjan”

Es-elamu Alejkum Ve Rahmetull-llahi Ve Berakatuhu!

Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana e juaj them si vijon:

Nuk di se ka ndonjë kundërshtim midis dijetarëve të Sheriatit Islam për atë se therrja është rrjedhojë e një akti që është adhurim (ibadet) e cila lidhet me veprimin e vepruesit i cili karakterizohet me denjësi duke e shoqëruar atë me vendosje (nijet) për ta therrur dhe me qëllimin e therrjes e kjo bëhet kur ndërmerret veprimi i çdo therrjeje secila në veçanti. Këtë e thekson Shirbini në librin: “Mugni el-Muhtaxh” vëll 4, faqe 276, i cili këtë maturi e thekson duke thënë: “Nëse një dele fërkohet (zatek) në një thikë të cilën ai e mban në dorë dhe i këputet fyti dhe dy damarët e saj atëherë nuk lejohet”. Të njejtën gjë e thekson edhe Ed-Dirdiri në librin: “Sherhu es-Sagir”, vëll 2, faqe 154. Njëkohësisht të njejtën gjë e thekson edhe autori i librit “Kishaf el-Kina'”. Gjithashtu këtë e potencon edhe Ibni Abidini dhe autori i librit “Tenviru el-Ebsar” në “Hamishin” e tij, vëll 5, fq. 195. Nga gjithë kjo qartësohet se lëvizja e mjetit me çelës elektrik apo të ngjajshëm me te në mënyrë që si rezultat i saj të shkaktohet lëvizja e një shiriti që shkakton këputjen e fytit pa mos ndërhyrë vepruesi i shtyer nga nijeti (vendosja) dhe qëllimi gjatë therrjes së secilës prej tyre nuk lejohet. Pra, një veprim i therrjes së tillë unanimisht nuk hyn në procedurën e therrjes së kërkuar. Nga kjo del se kjo prerje automatike nuk është therrje e duhur dhe nuk është Hallall (nuk lejohet) ngrënia e saj.

Me plot respekt pranoni përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe nderin tim që kam ndaj juve.

Muham-med Seid Ramadan El-Buti

Kryetar i sektorit të besimeve dhe feve pranë Universitetit të Damaskut.

Anëtar i Sektorit të Fik’hut Islam dhe drejtimeve të tij, pranë Universitetit të Damaskut.

Pyetja:

Një kompani Amerikane ka hapur në faqe (të internetit) me karakter misionar e cila thërret në sfidimin e ajetit 22 të sures El-Bekarah dhe thërret në diç si Kur’ani Kerim. Çka mund të thoni ju për këtë gjë?

Përgjigjja:

Shpesh ndodh që e dëmshmja të jetë e dobishme… S’do mend se ky çrregullim absurd nga ai që mundohet të imitojë Kur’anin do t’ia shtojë Kur’anit pastërtinë, qartësinë dhe vlerën që ka. Shumë me të drejtë e ka patur ai që ka thënë: “Me të kundërtat dallohen e vlerësohen gjërat”. 

Pyetja:

A është e vërtetë se ti je anëtar i Ballit Kombëtar Përparimtar që sundon sot Sirinë siç është përmendur në faqen e internetit të El-Menarit?

Përgjigjja:

Drejtuar Profesor Rashid El-Ganushit:

Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetull-llahi!

Lexova artikullin tuaj me temën: “Hutia e Lëvizjes Islame midis pushtetit dhe shoqërisë” dhe më habiti biseda e juaj për mua ku thuhej se unë jam anëtar i “Ballit Kombëtar Përparimtar” që udhëheq sot pushtetin në Siri!!

Unë nuk jam e as që kam qenë ndonjëherë anëtar i Ballit … Sikur unë të isha anëtar i këtij Balli atëherë duhet të isha edhe udhëheqës i ndonjë partie të cilën gjë ti shumë mirë e di se unë refuzoj dhe jam kundërshtar i një gjëje të tillë, të cilën gjë edhe nga unë e ke marrur dhe gjerësisht e ke potencuar bukur mirë. Pra, si është e mundur përkundër kësaj ti mua t’më konsiderosh Kryetar i ndonjë partie prej partive dhe njëkohësisht anëtarë në Ballin Kombëtar të cilën e përfaqësojnë kryetarët e partive?!!

Pyetja:

Kam një shok që më la një pasuri si emanet por, ai këtë e ka fituar në mënyrë jo të ligjshme (nëpërmjet të alkoholit ose nëpërmjet të mitës, potencoj se nuk është nëpërmjet të vjedhjes). Pra, a më lejohet që unë atë pasuri ta mbaj tek unë si emanet? Gjithashtu, unë me lejen e tij kam marrë diç për të larguar një shtërngatë. Pra, a më lejohet përdorimi i saj?

Përgjigjja:

Po, të lejohet t’ja mbash si emanet. Kurse, sa i përket asaj që t’i ta përdorish atë atëherë duhet shikuar nëse ajo pasuri është krejt prej pasurisë së ndaluar bie fjala: gjithë të ardhurat e saja janë nga pijet alkoholike e të ngjajshme, atëherë as ty e as dikujt tjetër nuk i lejohet përdorimi i sadoqoftë i saj. Kurse, nëse pasuria në fjalë është e përzier edhe me Hallall edhe me Haram atëherë siç është në të shumtën e rasteve e që quhet pasuri e dyshimtë dhe e diskredituar atëherë të lejohet ta përdorish atë aq sa të lejon pronari i saj.
Pyetja:

Unë kam pengesë me shqiptimin ngase më merret goja dhe kjo më ka sjellur disa probleme. A ka ndonjë lutje të veçantë që të lirohem nga ky problem?

Përgjigjja:

Sekreti i pranimit të lutjes nuk rrjedh nga fjalët dhe lutjet e veçanta me të cilat muslimani duhet të lutet që ajo të jetë e pranuar por, sekreti qëndron në sinqeritetin, pendimin dhe mënyrën se si i drejtohet ai All-llahut me përkulje, përkushtim dhe le të lutet me fjalët që të dëshirojë.

Pyetja:

Dua të pyes për dispozitën e Sheriatit lidhur me huanë që ua kam dhënë disa të afërmëve qe tre vjet dhe ende nuk ma kanë këthyer. Pra, pyetja ime është: A duhet edhe për atë të jap Zekat?

Përgjigjja:

Po, ke mundësi të japish Zekatin pasi që të ta kthejnë huanë edhe ate duhet ta japish për të gjitha ato vite.

Pyetja:

Si është dispozita e hudhjes së guralecave në ditën e dytë të Teshrikut pas namazit të sabahut (në vend që t’i hudhi pas Zevalit) për shkak të kallaballëkut të madh?

Përgjigjja:

Hudhi pas Zevalit por, nëse sheh se ka kallaballëk dhe rëndim atëherë lere hudhjen e tyre për atë kohë që të përshtatet në mbrëmje dhe do të shohish lehtësimin.

Pyetja:

Jam nxënës i mjekësisë në Dermatologji, obligohem që të prezentoj në lindjet që bëhen në spital. Unë jam i detyruar që të prezentoj gjatë procedurës së lindjes që të mundem të kalojë lëndën edhe pse unë nuk dua të specializohem në Obstetrikë. Pra, çka të bëj, duke ditur se unë ndoshta do të kem nevojë për ate në jetën time praktike?!
 
Përgjigjja:
Nëse shoqëria është e nevojshme për specialistë në fushën e Obstetrikës atëherë lejohet stërvitja e saj për aq sa ka nevojë, për të cilën gjë ti po pyet e kur nuk ka nevojë atëherë përsëri është Haram (e ndaluar).
Pyetja:

Jam student në Kanada. El-Hamdulil-lah falem dhe mundohem që të jem musliman i kujdesshëm. Por, unë kam një problem me pastërtinë! Pra, a kam të drejtë të falem duke e patur kapotin apo xhaketën duke marrë parasysh se brekët apo këmishën i kam me ndytësi kurse kapotin apo xhaketën i kam veshur përderisa të arrijë në shtëpi që t’i ndëroj dhe t’i lajë teshat e ndytura. Pra, pyetja ime është: A duhet unë që kapotin dhe xhaketën t’i lajë që të mundem të falem me to, duke potencuar se ndytësira në fillim nuk ka qenë në këto dy të fundit kurse larja e tyre më shkakton mundim të madh. Çka të bëj?

Përgjigjja:

Duhet të nxirren vetëm ato tesha që janë të ndytura. E nëse është rëndë që t’i nxjerrish atëherë do ta bësh kaza atë d.m.th. do të falesh me ato tesha siç je e pastaj kur do t’i nxjerrish ato do ta bësh namazin përsëri kaza.

Pyetja:

Një person analfabet që nuk di shkrim-lexim por, fetarisht është i oligueshëm po pyet se: A është gjunahqar nëse nuk mund të mësojë leximin e Fatihasë? Apo ka të drejtë që të mjaftohet me dëgjimin e Fatihasë në magnetofon?

Përgjigjja:

Muslimani e ka të patjetërsueshëm mësimin e Kur’anit Kerim në mënyrë të recitimit aq sa mundet, All-llahu njeriun nuk e ngarkon përtej mundësive. Por, nëse ai nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë atëherë së paku ai duhet të mësojë suret që janë të domosdoshme për namaz si Fatihaja dhe disa sure tjera më të shkurtëra.

Pyetja:

Një njeri i martuar në Perëndim jeton në mes të të gjitha llojeve të devijimit sa që gruaja e tij nuk e ngacmon epshin e tij (me gjithë bukurinë të rrallë që e ka ajo). Ky ka frigë se mos po bie në zina, prandaj pyet se a lejohet që ky (ose të dytë) të shohin filma që ngacmojnë epshin me qëllim që të kenë diç që ta tërhek epshin e tij për të mundur të bëjë marrëdhënie intime me gruan e tij?

Përgjigjja:

Nuk lejohet një gjë e tillë. Ti duhet të dish, nëse ke mendje të shëndoshë se mënyra e jetës së devijuar të shokut tënd është shkak i shuarrjes së dëshirës së tij seksuale ndaj gruas së tij. Pra, praktikimi i shikimit të filmave që ngacmojnë epshin (që janë manifestime të devijimit) do t’ja shtojnë edhe më tepër shuarjen e dëshirës së tij siç është e qartë për çdo njeri të mençur.

 Pyetja:

A është e mundur që vakufi të blehet dhe të shitet?
 
Përgjigjja:
Nuk lejohet veprimi (shitja e as blerja) e pasurisë së patundshmme të vakufit dhe kjo është domethënia e të qenurit të saj si sadaka e rrjedhshme.
 Pyetja:

Jam grua e martuar muslimane, nënë e pesë vajzave. Momentalisht jam me barrë në muajin e shtatë. Nuk di se çka do të lindi. Të gjitha lindjet e kaluara kanë qenë me operacion cezarian. Mjekët më kanë tërhequr vërejtjen që t’mos ngeli më me barrë dhe më kanë këshilluar që të bëj operacionin e lidhjes së vezoreve që përfundimisht më t’mos ngeli me barrë, kurse burri im refuzon këtë ide ngase ai dëshiron një fëmijë djalë. Çka thotë Sheriati për këtë gjë?

Përgjigjja:

Nëse dy mjekë specialistë të thonë se lindja të rrezikon ty jetën atëherë të lejohet me Sheriat që të bësh lidhjen e kanaleve-vezoreve. 

 Pyetja:

Si është me Sheriat ngjitja e flokëve për burrat e cila gjë me të madhe praktikohet në vendin tonë për të shëruar rënien e flokëve dhe si është dispozita e kësaj çështjeje për gratë (kam për qëllim rastet mjekuese duke marrë parasysh rëndësinë e flokëve për gruan)?

Përgjigjja: 

Një gjë e tillë nuk lejohet për burrat kurse për gruan e martuar lejohet për të plotësuar dëshirën e burrit të saj.

 Pyetja:

Si mund të bëj përputhjen midis çështjes së besimit që është e pakontestueshme e cila thotë se: çdo gjë që ka fillim ka edhe mbarim dhe asaj se shpirti është i pavdekshëm d.m.th. ka fillim por, nuk ka mbarim?

Përgjigjja:

Fjalët: “fund”, “shkatërrim” apo “shuarje” nuk kanë kuptimin e paqenësisë siç supozon ti por, kanë kuptimin e asgjësimit. Në Akiden (besimin) Islame nuk është e domosdoshme të besosh se pjesët e trupit pas vdekjes kalojnë në paqenësi. Pasi të kuptosh këtë gjë dije se ekzistimi i shpirtit pas vdekjes i ndarë prej trupit nuk ka asnjë paqartësi e kontadiktë. Bile ekzistimi i tij pas vdekjes është më me vend se sa ekzistimi i pjesëve të trupit pas vdekjes.

Pyetja:? 

Dëshiroj të pyes për vendimin e Sheriatit lidhur me fëmiun që ka lindur nëpërmjet të epruvetës duke mbjellur vezën e mbarsuar në mitrën e një gruaje tjetër. Pra, gruaja që ka dhënë vezën a konsiderohet si nënë për të lindurin sa i përket hurmetit (detyrimet dhe dispozitat me të cilat ai ngarkohet ndaj saj e të cilat nuk guxon t'i thejë) njëlloj si me atë nënë që e ka mbajtur si barë ate?

Përgjigjja:

Ky fëmijë nuk i takon as zonjës që e ka dhënë vezën e as zonjës së mitrës. Dispozita e këtij fëmiu sa i përket për nënën është si dispozita e fëmiut të gjetur.

Pyetja:

Dikush nga librat tuaj ka nxjerur këtë që vijon:

Nga libri: “Min el-Fikri ila el-Kalbi” faqe 50, sjell citatin: “Këto cilësi nëse gjenden te njeriu bëjnë që atë ta dehin, t’ja marrin mendjen, t’ja harrojnë realitetin e tij dhe bëjnë që njeriu të ngritet në shkallën e Zotit…”

Gjithashtu, marrur nga libri: “Menhexhu el-Hadarati el-Insanij-jeti fi el-Kur’an) faqe 49-50, citon fjalën e Doktorit (në fjalë) kur flet për njeriun: “Këto cilësi në fakt nuk janë diç tjetër vetëm se hije dhe rrezatime nga cilësitë e Zotit që ia dhuroi All-llahu kësaj krijese…”. Personi që i sjell këto citate tuaja replikon dhe thotë se a nuk paraqet kjo fjalë “panteizëm” dhe kufr. Ndërkaq, kur unë kësaj i bëra një vështrim, pashë se në citatin e dytë puna është e lehtë pasiqë nga teksti kuptojmë se ata (njerëzit) janë cilësuar d.m.th. mveshur me cilësinë e mëshirës, butësisë dhe të fuqisë…, ku kështu një pjesë e konsiderueshme e dijetarëve e kanë shpjeguar fjalën e Pejgamberit alejhis-selam ku thuhet se All-llahu njeriun e krijoi në pamjen- fotografinë e Tij. Por, unë gjej vështirësi të madhe të shpjegoj në ndonjë mënyrë tekstin e parë pasiqë në tekstin që e keni thënë gjindet fjala “…dhe ato (cilësi) bëjnë që njeriu të hyp në shkallën e Zotit…”

Përgjigjja:

Të pyes pse Faraonët dhe të ngjajshmit me to pretenduan se janë “zotra” përveç All-llahut Fuqiplotë? A nuk ishte kjo gjë për atë se ata ishin të dehur me cilësitë me të cilat All-llahu i ka pajisur si: me dituri, forcë dhe dominim, pikërisht me gjërat që All-llahu ua ka nënshtruar atyre. A nuk qëndron fakti se ato cilësi nuk janë diç tjetër përveç se modele nga cilësitë e All-llahut Fuqiplotë të cilat All-llahu ua ka lënë emanet deri në një kohë të caktuar. A nuk e di se këto cilësi janë për qëllim nga fjala e All-llahut ku thotë: “Ne u ofruam emanetin qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e morri mbi vete; vërtetë ai i bëri padrejtë vetes, dhe ishte i pa dijshëm.” El-Ahzabë, 72). Sikur këto cilësi me të cilat All-llahu Fuqiplotë pajisi njeriun t’mos ishin hije të cilësive Dhatije (qenësore, vetore) të All-llahut e ndër më të parat ekzistimi i jonë. Pra, prej nga burojnë këto cilësi? Mos vallë ky vëllau ynë që kritikon don të thotë se: “Këto cilësi janë vetore (autogjene) të njeriut dhe nuk janë rrezatime dhe begati nga All-llahu që na i fali neve”, atëherë një gjë e tillë do të ishte Shirk (përshkrim shok All-llahut) dhe kufr, ruana Zot nga një gjë e tillë. Thuaj këtij kritiku se a nuk e lexon fjalën e All-llahut ku thotë: (…nga ajo që Ai di, të tjerët dijnë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, …” El-Bekarah, 255).

A nuk është ky ajet Kur’anor tekst për atë se atë që ti e posedon nga dituria nuk buron nga vetja yte por, ajo është nderim dhe rrezatim i dhuruar për ty nga All-llahu. Vallë, si është e mundur që Teuhidi (besimi) të konsiderohet kufër? Cilin kriter shkencor ky vëlla i paditur e mbështet gjatë gjykimeve? A nuk ke dëgjuar se dijetarët e Akides (disiplinë e cila merret me studimin e besimit Islam) të thonë se: “Ekzistimi i All-llahut është ekzistim vetor, nga vetvetiu i vetë, kurse eksiztimi i të gjitha ekzistencave tjera është rezatim dhe i varur.