Pyetja:

Jam një vajzë e martuar që ankohem nga sekrecionet (tajitjet) e tepërta që i përziej ashtu që nuk mundem të bëj dallimin midis tyre dhe asaj që më obligon të lahem (të marr gusull), në mënyrë që kjo gjë më shkakton shumë vesvese para dhe gjatë namazit! Shpresoj që t’më sqaroni faktorët e gusllit (larjes) te gruaja dhe si do të mund ta bënte ajo këtë dallim? Kërkoj që t’më tregoni se a obligohet gruaja me gusull vetëm shkaku i ëndrrës pa mos arritur orgazmin duke patur parasysh se dendësia dhe ngjajshmëria e sekrecioneve e rëndon dallimin midis tyre?

Përgjigjja:

Nëse një gjendje e shtyn njeriun në atë që të dyshojë për atë se a është bërë për gusull (është bërë për t’u larë) apo jo, atëherë ai nuk obligohet me gusull (larje). Pra, për sekrecionet nuk duhet gjë tjetër vetëm se abdest të ri, kuptohet pasi që të pastrohet edhe vendi. Ëndrimi që e bën gusllin të obligueshëm është ai pas të cilit del sperma dhe nuk ka rëndësi ekzistimi i orgazmit apo mos ekzistimi i tij. Kur është pyetur Muham-medi alejhis-selam se gruaja kur sheh ëndërr a duhet të lahet ai është përgjigjur: “Po, nëse e sheh ujin”.

Pyetja:

Në faqet e fetvave tuaja, kam lexuar një përgjigje për një pyetje lidhur me dispozitën e “lëngut të elbit”. Ju jeni përgjigjur se ajo ndalohet nëse është për qëllim bira. Por, tash ka një lloj lëngu prej elbi që është birë pa alkohol dhe nuk të deh. Pra, a lejohet të pihet?
Përgjigjja:

Nëse me të vërtetë bira nuk ka alkohol atëherë ajo nuk është Haram (e ndaluar). Por, për një pretendim të tillë duhet të vërtetohesh.

Pyetja:

Dëshiroj të pyes për aparatin për spërkatje që e përdorin ata që janë të sëmurë prej veshkëve. Pra, përdorimi i tij a e prish agjërimin duke marrë parasysh se ai është një aparat që hedh pika uji e që përdorët nëpërmjet të gojës?

A kam për obligim që të demantoj disa dyshime që bëhen në disa klube të internetit rreth doktrinës së Ehli Sun-netit apo nuk jam përgjegjës për një gjë të tillë para All-llahut Fuqiplotë?

Përgjigjja:

Po, një gjë e tillë e prish agjërimin sepse ai aparat lëshon pika në stomak. Çdo gjë që hynë në pjesën e brendshme (stomak) e prish agjërimin. Nëse ke mundësi që të demantosh dyshimet duke u mbështetur në dituri (shkencë të besueshme) atëherë një gjë e tillë kërkohet dhe për atë do të kesh shpërblime. 

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me shkuljen e vetullave për burrat në përgjithësi dhe për të patur pamje të bukur?

Përgjigjja:

Nuk lejohet shkulja e vetullave për mashkullin e as për femrën pasi që teksti që transmetohet nga Pejgamberi alejhis-selam drejtpërsëdrejti e ndalon një punë të tillë.

Pyetja:

Pyetja ime është: A lejohet hapja e rrjetit të internetit dhe shpërndarja e tij për anëtarët duke ditur se në internet ka edhe gjëra të dobishme edhe të dëmshme?

Përgjigjja:

Dispozita e hyrjes në rrjetin e internetit lidhet me natyrën e qëllimeve që i ka personi që hyn në këtë rrjetë.
 Pyetja:

Jam dentist dhe më takon të jap Zekat. A lejohet që ate ta paguaj duke i shëruar skamnorët duke potencuar se çmimin që e marr prej skamnorëve është më i ulët për 30% në krahasim me atë që e marr prej atyre që nuk kanë skamje materiale?

Përgjigjja:

Pasurinë që të takon për Zekat duhet t’ja pronësosh (t’ja japish) në dorë e nuk bën (nuk mjafton) që atij që i takon Zekati t’ja nxjerrish atë duke ia bërë skamnorit shërimin falas apo t’i marrish atij një tarifë më të ulët se sa është e caktuar.

Pyetja:

Kam dëgjuar (nuk jam i sigurtë) që ju keni thënë se i lejohet të fejuarit të bisedojë me të fejuarën me telefon para se ta lidh Nikahun. Shumë të rinjë fjalën tuaj e kanë marrë si bazë dhe bisedojnë me të fejuarat e tyre sa që kjo tek ata është bërë një gjë e rëndomtë. Shumë shoqe të mia i kam dëgjuar duke thënë se ato flasin me të fejuarit e tyre një herë në ditë apo më tepër se kjo dhe thonë se Hoxhë Buti e ka lejuar një gjë të tillë. A thua vallë biseda e përditshme do të jetë e kufizuar sipas Sheriatit? A thua të rinjtë e sodit janë të vetëdijshëm deri në atë shkallë që t’i njohin ato kufij? Si thoni për këtë gjë dhe cilat janë ato kufij që ju i keni përmendur (nëse me të vërtetë e keni dhënë këtë fetva). Kërkoj falje për këtë pyetje kaq të gjatë por, një gjë e tillë është problematike në shoqëritë tona fetare.

Përgjigjja:

Kam thënë se një gjë e tillë lejohet brenda kufijve të Sheriatit. Kurse kufiri i Sheriatit është aty kur fejuesi merr mendim të plotë për të fejuarën konkretisht për: idetë, bisedën, formën dhe moralin e saj. Atëherë kur i fejuari me bisedat që i bën arrinë që të merr një mendim të kompletuar atëherë më nuk i lejohet të vazhdojë as me takimet për ta parë e as për të biseduar nëpërmjet të telefonit.

 Pyetja:

A lejohet që të hahet peshku i fërguar në një vaj ku futet mishi i derrit ashtu siç hasim këtë gjë në disa restorante të shteteve perëndimore?

Përgjigjja:

Vaji ku vihet mishi i derrit ndotet. Njashtu nëse përsëri vihet diçka tjetër poashtu edhe ajo ndotet.

Pyetja:

Si është dispozita e sigurimit komercial në vendet e Perëndimit në raste të nevojës apo domosdoshmërisë bie fjala: kur sigurimi është i domosdoshëm? Dhe si është alternativa në rast se kjo gjë nuk bën?

Përgjigjja:

Sigurimi i domosdoshëm është një lloj prej llojeve të tatimit që e paguan tregëtari dhe për te nuk ka përgjegjësi. Njëkohësisht, kur të prishet sendi i siguruar detyrimisht, ke të drejtë ta kthesh atë shumë që ke paguar më parë.

 Pyetja:

Burri im rrallë herë lahet dhe është i papastër ndërkaq unë jam një grua që i përmbahem Fesë. Çka të bëj që ta bindi atë?
 
Përgjigja:
S’ka tjetër rrugë për ty për ta bindur atë vetëm se ta këshillosh sa të mundesh.

Pyetja:

I jam lutur All-llahut Fuqiplotë që t’më mundësojë të kemë një Murshid (dijetarë i denjë që të udhëzon në Rrugë të Drejtë) i cili do t’më ndihmojë në zbatimin e urdhërave të All-llahut. Njëkohësisht jam lutur për një xhemat që të ndjek atë. Një natë pashë një ëndërr se unë besatimin për një gjë të tillë ia jap Shejh Ahmed Bedeviut për të cilin unë nuk di gjë. Kërkoj nga ekselenca juaj që t’më tregoni se tarikati i Bedeviut a është prej tarikateve të devijuara sufiste si dhe si është vetë personaliteti i Bedeviut apo është një tarikat që të shpie kah njohja e All-llahut?

Përgjigjja:

Shejh Bedeviu është prej atyre për të cilët dijetarët unanimisht kanë thënë se është ndër evlijatë më të mëdhej. Por, ky shumicën e jetës së tij e ka kaluar në gjendje të ekstazës (ngazëllimit, dehjes shpirtërore)… All-llahu e mëshiroftë atë, ai ka qenë prej ithtarëve të Shuhudit (vazhdimisht para vetes ka patur praninë e All-llahut), ashtu që të marrurit me Shuhudin e All-llahut e ka larguar ate nga bashkëpunimi e kontaktimi me njerëzit. 

Pyetja:

Jam një i ri (18 vjeçar) që 15 vite i kam kaluar larg All-llahut Fuqiplotë. Gjithë kujdesi im ka qenë përafërsisht në fushën e artit (dramës, vizatimit dhe muzikës) dhe kam qenë shumë i dalluar madje edhe në fazën kur mësoja në fushën e muzikës ku shumë mirë përdori një instrument muzikor me frymë e që quhet “Kirdan”. Kam qenë fitues i parë në nivel të vendit tonë Sirian. Kam patur oferta të shumta për në shtetet e Halixhit dhe në Greqi por, diçka kisha në brendinë time që nuk më linte të pranojë një gjë të tillë edhe ate pa kurrfarë diskutimi. Kurse tash falënderoj All-llahun që me Bujarinë dhe Fisnikërinë e Tij jam në rrugë të vërtetë. Pyetja ime është: A më lejohet që t’ua mësoj të tjerëve muzikën me para?

Përgjigjja:

Nuk dua që ti ende të merresh me këtë profesion pasiqë All-llahu Fuqiplotë të pastroi nga e kaluara që e përshkrove.