Pyetja:

Një grua ka kryer Haxhin, por, nuk ka mundur ta kryejë tavafin veda (lamtumirës) nga arsyja se grupi i saj ka vendosur që të udhëtojë. Pra, si është dispozita e kësaj gjëje?

Përgjigjja:

Nëse shkaku i mos mundjes së saj që të kryejë tavafin është te të përmuajshmet (menstruacionet) atëherë ky tavaf nuk i kërkohet asaj. Por, nëse shkaku është diç tjetër atëherë duhet të therr kurban sipas mendimit të shumicës së dijetarëve ku bëjnë pjesë edhe Shafitët.

Pyetja:

Kam ardhur në këtë vend për të arritur dituri dhe për të vazhduar specializimin. Unë jam një i ri që u përmbahem dispozitave dhe fali pesë kohë namaz. Shpresoj që ju t’më këshilloni pasiqë unë jam i rrethuar me lloj-lloj mashtrimesh të cilat mund t’më nxjerrin nga përudhja. Çfarë të bëj? Unë frigohem se po zhytem në Haram. A të martohem?

Përgjigjja:

S’ka dyshim se martesa është mburojë që muslimanin e ruan nga Harami për të cilin ti po flet. Pra, martohu! All-llahu do të të fus në mburojën, bujarinë dhe udhëzimin e Tij. Njashtu ti një gjë të tillë mund ta bësh pasiqë je edhe mjek. 

 Pyetja:

Zotimet që i kushtohen All-llahut (nedhret) a janë Hallall (të lejuara) apo janë Haram (të ndaluara). Nëse janë të lejuara dhe njeriu nuk është në gjendje t’i realizojë ato sikur unë që kam bërë nedhr (jam përbetuar ndaj All-llahut) se do të japë diçka që ka një shumë parash të caktuara. Por, tash unë e morra vesh se ajo gjë kushton tetëfish më tepër se sa kam menduar, gjë që nuk mundi ta realizoj. Pyetja ime është se: Nedhrin a duhet ta paguaj sipas shumës që unë e kam paramenduar apo kërkohet që ta llogaris sipas llojit të tij? Gjithashtu në rast të pa mundësisë a lejohet që të agjëroj tri ditë si zëvendësim për te?

Përgjigjja:

Merret në konsederatë sendi që ti e ke bërë nedhër e jo vlera e supozuar që e ke patur në kujtesën tënde.

Kurse nëse ti je i pamundshëm që ta realizosh ate atëherë ajo ngel e vjerur deri sa të kesh mundësi që ta realizosh. Por, nëse ngel i pamundur atëherë shpresohet se All-llahu nuk do të të merr në llogari për një gjë që nuk ke mundësi ta realizosh.

Pyetja:

Vazhdimisht ndjehem se nuk jam i pastër. Kur shërbehem me VC-në ndjehem se nuk jam i pastër dhe më paraqitet vesvesja për pa pastërti sa që më preokupon një ndjenjë shumë e keqe, kështuqë ndjehem se duhet të bëj tush me qëllim që t’më largohet vesvesja. Një gjë e tillë ma bën jetën shumë të vështirë si dhe namazin nga e cila gjë shumë lodhem. Kur ndodh që të më lagen brekët me ujë për ndonjë shkak që nuk ka të bëjë me përdorimin e VC-së më vjen sikur ato nuk janë të pastërta. Njashtu, edhe kur preki sholen ndjehem se është e ndytur dhe se duhet ta lajë ate bashkë me rrobat e brendshme. Jam lodhur nga kjo gjendje! Çfarë të bëj?

Përgjigjja:

Shërimi yt është në ate që të mësosh Sheriatin Islam sidomos dispozitat që kanë të bëjnë me me ibadetet, atëherë do të kuptosh se vesvesja yte s’ka kurnjë peshë me vlerë. Pra, për shkak të këtyre vesveseve nuk kërkohet (nga pasoja e këtyre dyshimeve ose bile mendimeve të tilla) të marrësh abdest e as të lahesh. Bile Sheriati kërkon që t’mos merresh me këto vesvese. Kështu do të shohish se dalëngadalë kjo vesvese plotësisht do të largohet prej teje.

  

Pyetja:

Jam i martuar. Disa herë kam tradhëtuar guan time por, jo deri në shkallën e zinasë së plotë. Si të pendohem pasiqë një gjë të tillë e kam bërë disa herë? A duhet t’i tregoj gruas dhe t’i kërkoj falje? Apo mjafton kjo teube vetëm midis meje dhe All-llahut Xhel-leshanuhu?

Përgjigjja:

All-llahu është mbulues dhe e do mbulimin. Bën teube (pendohu) tek All-llahu për gabimin që ke bërë dhe ate mbaje të fshehur (pasiqë All-llahu ta ka mbuluar, mbase s’e ka zbuluar) midis teje dhe All-llahut dhe assesi, mos i trego askujt.

Pyetja:

Shoqja ime vuan nga xhinët dhe ato i sheh brenda shtëpisë kështu që ajo ndonjëherë nuk mund të flejë dhe natën nuk mund të shkojë në kuzhinë. Çfarë të bëhet: A të lexohet diçka që t’i largohen? Apo hajmalitë të hudhen në ujë të rrjedhshëm apo të futen në truall?

Përgjigjja:

Nuk jam specialist i çështjeve të xhinëve dhe të sihrit. Mirë është që shoqen tënde ta këshillosh të kërkojë njerëz që janë të specializuar me shërimin e këtyre gjërave.

Pyetja:

Studjoj në Universitetin e Kuvajtit, ku ne studentët e huaj ushqimin dhe banimin e kemi të siguruar. Pyetja ime ka të bëjë me ushqimin dhe banimin. Universiteti studentëve ua ndan bonat (tre bona ditore). Pra, a lejohet që studentët disa bona t’i ndrojnë me gjëra tjera si me pemë, lëngje ose me gjëra tjera duke patur parasysh se vlera e bonave është më e lartë se e gjërave që i ndrojmë. A është Haram një gjë e tillë dhe pse? 

Përgjigjja:

Nuk shoh ndonjë ndalesë për një gjë të tillë ngase edhe pemët e të ngjajshmet me to hyjnë në llojin e asaj për të cilën u jepen ato bona.

Pyetja:

E dashuroj një vajzë të cilën momentalisht nuk mundem as që ta fejoj për të cilën gjë detyrohem të udhëtoj një largësi 200 km largësi që të marr vesh për te dhe ta shoh në një vend publik që nuk shkakton asnjë dyshim si dhe duke mos shkelur asnjë rregull të All-llahut me këtë gjë. A më shkakton gjunah udhëtimi im dhe hidhërim të All-llahut ndaj meje? Potencoj se unë kam nijet të martohem me te! Për një gjë të tillë dëshmitarë e kam All-llahun Fuqiplotë?

Përgjigjja:

Një gjë e tillë nuk lejohet. Mënyra e ligjshme e Sheriatit është që ti ta fejosh ate dhe atëherë ke mundësi ta shohish me kufi dhe gjer në afatin që ta njohish ate. Pastaj nuk lejohet ta shohish përveç pasi të vihet Nikahu (Kurrora Islame).

Pyetja:

Ka më tepër se 10 vite kur një e familjes erdhi tek unë dhe kërkoi prej meje një shumë të cilën unë ia dhash. Por, tash pasi kaluan gjithë ato vite, situata materiale e e familjares sime u përmirësua dhe ajo erdhi për t’ma kthyer atë shumë. Por, problemi qëndron aty se unë nuk e di se atë shumë a ia kam dhënë si Zekat apo si hua edhe pse më tepër anoj kah ajo se ka qenë Zekat. A më lejohet që ta pranoj atë shumë në mënyrë që mënjëherë t’ua jap familjarëve tjerë që janë të nevojshëm? Apo më e vlefshme është që t’mos marr gjë prej saj?

Përgjigjja:

Nëse shuma ka qenë Zekat dhe ti ate e merr prapë atëherë ti atë shumë patjetër t’ja japish dikuj tjetër që është skamnorë e që e merr ate.

Pyetja:

Pyetja e parë është: Cili është kriteri i drejtësisë midis fëmijëve në dhuratë duke qenë ende prindi i gjallë dhe a është e obligueshme që ai të jetë i drejtë qofshin fëmijët djem apo femra? Apo djemve duhet t’u jep (dhuratë) dy hise e vajzës një?

Kurse pyetja e dytë është: A lejohet që ndarja e pasurisë midis fëmijëve të bëhet para vdekjes? Nëse përgjigjja është: Po, atëherë a duhet të ndahet sipas hiseve që u takojnë me miraz (trashëgimi) që është i caktuar me Sheriat apo do të ndahet sipas nevojave të secilit prej tyre apo njësoj pa dallim meshkuj apo femra?

Përgjigjja:

Njeriu ka të drejtë që fëmijëve të tij ose disa fëmijëve t’u dhurojë nga pasuria e vetë. Ky është mendimi i masës dërmuese të dijetarëve. Por, është Mustehab që mes tyre të jetë i drejtë në atë dhurim. D.m.th. Sun-net është që dhurimin ta bëjë sipas hises që i takon me miraz. Mendoj se kjo përgjigje vlen për të dyja pyetjet tua.

Pyetja:

Jam një 18 vjeçar nga qyteti i Tetovës në Maqedoni. Shkurtimisht dua të dijë se ku kanë gabuar Sufistët?

Përgjigjja:

Dijetarët e Sufizmit janë njësoj si dijetarët e Sheriatit, të letërsisë apo të gjuhës arabe… . Siç mund të gjesh gabim tek unë gjatë fetvasë apo predikimit, ndonjërin prej këtyre dijetarëve bile edhe mund ta gjesh të jetë prej atyre që gënjejnë dhe bëjnë hile njashtu e njëjta gjë ndodh edhe me Dijetarët e Sufizmit. Ka prej tyre që në botëkuptime kanë gabuar ose në disa aspekte madje në mesin e tyre gjen edhe iluzionista, ngatërrestarë dhe rënues.

Pra, Sufizmi si sufizëm nuk është gjë e gabueshme dhe Sufistët nuk janë në gabim por, shpesh ndodh që tek ata të depërtojnë njerëz injorantë dhe dexhalla.