Pyetja:

Punoj në fushën e llogarisë së lotarisë që i përket ekspozitës internacionale të Damaskut prej nga marr edhe rrogë të caktuar, madje krahas kësaj kam edhe stimule tjera të cilat quhen stimule lotarike. Pra, a konsiderohet punësimi në këtë repart i ndaluar duke patur parasysh se të gjitha repartet e drejtorisë rrogën e marrin nga të ardhurat e lotarisë?

Përgjigjja:

Lus All-llahun e Madhëruar që të të nderojë me një punë tjetër, ngase s’ka dyshim se punën që ti e punon nuk është e lejuar dhe pasurinë që ti e merr është pasuri e ndytë dhe e fëlliqur. 

Pyetja:

Dëshiroj të studjoj këtu në Universitet. Por, këtu (në Norvegji) ai që nuk ka pasuri dhe dëshiron të studjojë duhet të huazojë prej fondit të huasë në Oslo dhe pastaj t’ja kthejë borxhin me kamatë ndërsa një gjë e tillë është e ndaluar në Islam. Nuk di çka të bëj?

Përgjigjja:

Ja, ti e di dispozitën e Sheriatit se kamata është Haram. Ti e di se unë nuk mundem aspak të ndryshoj gjykimet dhe vendimet e Sheriatit. Unë të vërtetoj se ai që le diçka për All-llahun, atij All-llahu do t’ja zëvendësojë me diçka më të mirë.

Pyetja:

Një grua është në ditët e para të shtatzënisë. A ka të drejtë që të bëj abortimin duke potencuar se ajo ka tre fëmijë dhe nuk është e lumtur në martesën e saj?

Përegjigjja:

Po, i lejohet abortimi derisa jeta e barës nuk ka kaluar 40 ditë. Por, me kusht që aborti të bëhet me pëlqimin e bashkëshortëve dhe të bëhet në atë mënyrë që mos t’i shkaktojë dëm vetes.

Pyetja:

Jam një vajzë muslimane, kam shokë meshkuj në internet të cilët janë nga shtete të ndryshme. Bisedojmë për çështje të ndryshme. Me këto kontakte ndihmojmë njëri-tjetrin në rast nevoje për Islam!

Përgjigjja:

Kur këmbimi i bisedimeve bëhet me qëllim që të realizohen dobi të ligjshme shkencore a kulturore pa mos i përdorur ato kontakte si mjete për të arritur ndonjë gjë që është e ndaluar atëherë nuk ka pengesë në të. Të përkujtoj fjalën e All-llahut ku thotë: “... All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. …” El-Bekarah, 220). Pra, kthehu vetes që të shikosh shtytësin e fshehur të këtij këmbimi për të cilin je duke folur.

Pyetja:

1) Dikush është automekanik. Në të shumtën e rasteve pronari i automjetit autorizon mjeshtrin që pjesën që duhet të blehet ta blejë mjeshtri dhe më në fund pronari paguan pjesën dhe hakun e ndreqjes. Por, kur mjeshtri shkon për ta blerë pjesën prej tregtarit ai i thotë: çmimi i kësaj pjese është 100 ndërsa ty ta jap për 80. Pra, 20 janë tuat prej meje për arsye se ti më sjell myshterinjë apo për atë se për pjesët që u duhen myshterinjëve tu ti i blen tek unë. Pra, këto 20 a janë hak (a i takojnë pronarit të veturës apo automekanikut)?

2) Një person huazoi nga tjetri 20.000 dinarë dhe i tha se kur do t’i kthej do të jap hedije 20 dinarë por, jo si kamatë. Këtë gjë nuk e caktoi dhe nuk ia vu vetes si kusht në kontratën e huasë. Njashtu edhe huadhënësi nuk ia kushtëzoi një gjë të tillë. A hyn kjo në kamatën e ndaluar?

Përgjigjja:

 1) Nëse shitësi i pjesëve atij i thotë: çmimi i kësaj pjese është 100 dhe kur i merr paratë shitësi ia kthen 20 dhe i thotë: këto i ke dhuratë prej meje, atëherë këto 20 hynë në pronën e tij dhe nuk kanë të bëjnë me pronarin e automjetit.

2) اdo teprim që huamarrësi ia jep kur e lan borxhin pa patur më herët ndonjë kusht për një gjë të tillë atëherë huadhënësi ka të drejtë t’i merr dhe njëkohësisht ai shpërblehet për këtë dhurim.

Pyetja:

A lejohet që të dhurohen pjesët e trupit, bie fjala, t’i dhurohet veshka dikujt duke marrë parasysh se ka nevojë të madhe?

Përgjigjja:

Nëse dy mjek të besueshëm vërtetojnë se ai që dhuron veshkën nuk dëmtohet dhe jeta e tij vazhdon në gjendje normale atëherë i lejohet që të bëj dhurimin. Përndryshe nuk lejohet.

Pyetja:

Jam një i ri që studjoj në Universitet dhe jam 18 vjeçar. Dëshiroj që flokët t’i kem të gjata dhe t’i lidhi. A ka ndonjë pengesë sipas Sheriatit për një gjë të tillë?

Përgjigjja:

Nëse një gjë e tillë bëhet nga shtytësi që me atë të ndiqet moda që sot është e përhapur në Evropë e Amerikë, atëherë s’ka dyshim se një gjë e tillë është Haram (e ndaluar). Kjo është kështu për arsye se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Ai që i përgjason një populli ai konsiderohet se është prej tyre”. Por, nëse ti për një gjë të tillë je i shtytur nga ajo se ajo pamje të pëlqen dhe personalisht e dëshiron atëherë një gjë e tillë është mubah (as ndalohet e as urdhërohet) dhe nuk ka dert. Por, a nuk je edhe ti i mendimit si unë se një gjë e tillë bie ndesh me vetitë e burrërisë dhe se një gjë e tillë është një fenomen që shkakton (te burrat) neveri dhelemeri. 

Pyetja: 

Si është dispozita e Sheriatit që të falemi pas Imamit që xhematin e vet e akuzon për Kufër edhe ate pa asnjë rezervë?

Përgjigjja: 

Nuk lejohet që me të njëjtin krim që Imami është i ngarkuar, të ngarkohemi edhe ne, pasiqë si thua ti ai i shpall njerëzit të pa fe. Domethënë, ne nuk gjykojmë se ai është kafir siç gjykon ai për të tjerët. Pra, namazi pas tij është në rregull nëse plotësohen kushtet dhe konditat e namazit.

Pyetja:

Shpresoj që t’më sqaroni domethënien e termit të fikhut “El-Murabehah” dhe a me të vërtetë kjo është një lloj prej llojeve të parapagimit që merren nga bankat me qëllim të blerjes së banesës. Mendoj se një gjë e tillë është Haram (e ndaluar)! A është e vërtetë?

Përgjigjja:

Për kontratën: “Murabehah” flitet kur bie fjala dikush dikujt apo ndonjë ndërmarrjes i thotë: “Bleje për vete këtë lloj të veturës e unë do ta blejë prej teje me çmimin që e ke blerë plus 10% për ty”. Kjo lloj kontrate është në rregull dhe te kjo nuk ka asnjë paqartësi. Këtë lloj e mbështesin edhe bankat islame. Si kjo kontratë është bie fjala edhe nëse të pëlqen ndonjë plaçkë që ka dikush dhe i thua: “Këtë e blej prej teje aq sa të ka kushtuar plus 10% për ty”. Kjo e dyta quhet: “Murabehah” kurse e rastit të parë quhet “Murabehah për personin që urdhëroi për blerje”.

Pyetja
Para disa muajsh kam filluar të përdori kapsula për rregullimin e barës. Por, tash vuaj nga gjakderdhja e kohëpaskohshme. Pra, si ta bëj dallimin midis menstruacioneve dhe gjakut që është nga istihada (gjaku i cili rjedh nga vagina e gruas jashta ciklit menstrual)?

Përgjigjja:

Nëse ti më parë ke patur ciklin e fillimit të menstruacioneve dhe të mbarimit atëherë edhe tash ti merre dhe bazohu në të si për fillimin ashtu edhe për mbarimin dhe pastrimin nga menstruacionet. Kështu vazhdo deri sa të vazhdojë gjakderdhja.

Pyetja:

A do t’i bëjë kaza namazet gruaja që është në menstruacione e që i ka lënë gjatë ciklit mujor apo i falen ato?

Përgjigjja:

Gruaja nuk obligohet që pas kalimit të menstruacioneve mujore të bëjë namazet kaza dhe kjo gjë është mëshirë dhe lehtësim nga All-llahu Fuqiplotë. Por, ajo obligohet që agjërimin që e ka lënë gjatë menstruacioneve ato ditë t’i bëjë kaza. 

Pyetja:

Jam i martuar qysh para 5 viteve me një grua që nuk është shumë e arsimuar. Kam dy fëmijë me te. Por, pas martesës me te ajo filloi të jetë xheloze sa që xhelozia e saj kaloi edhe në vesvese. Kështu që edhe dalja ime prej shtëpisë u bë shkak i konfliktit të rreptë. Sa herë që unë ulem që ta diskutoj këtë problem ajo i mbyll veshët dhe nëse dëgjon atëherë ajo nuk zgjat më tepër se dy ditë. Ajo ka filluar që të gjitha fjalët e mia t’i komentojë kundër saj. Ndërkaq, kur thotë se don të shkojë të vizitojë familjen, nëse unë i them shko atëherë ajo thotë se ti këtë e dëshiron e nëse i them jo ajo më thotë se ti nuk më duash. Problemi më i madh është se ajo tashmë ka filluar të shërbehet edhe me hajmali të cilat i vendos nëpër ormane e kreveta. Unë më nuk mundem të durojë. Ju lutem, ju lutem çfarë të bëj?

Përgjigjja:

Mendoj se ke mundësi që ta zgjidhësh problemin tënd edhe atë me një mënyrë të thjeshtë e ajo është që ti t’i tregohesh asaj se shumë e don atë madje qoftë edhe me diç nga aktrimi. Ti nëse disa javë vazhdon të veprosh kështu inshaell-llahu situata yte do të ndryshojë në atë që të kënaq ty. 

Pyetja:

Një herë në muaj takohem me fëmijët e mixhallarëve. Në këtë tubim marrin pjesë edhe disa ithtarë të Shahrurit. Kur diskutohet ndonjë çështje e Fesë ata ofendojnë dhe i shajnë disa Imamë e kështu me radhë. Disa herë kam menduar që t’i këpus këto tubime por, unë kam frikë se do të kem gjynah për ndërprerjen e marrëdhënieve farefisërore. Pra, si thoni ju?

Përgjigjja:

Mos i ndërpre lidhjet me farefisin tënd. Por, praktiko urdhërin në të mirë dhe ndalesën nga e keqja me urti dhe këshillë të bukur sa herë që do të të mundësohet kjo gjë. Këtë që ti e thua e ka vërtetuar Muham-med Shahruri në librin: “El-Kur’an ve el- kiraetu el-Muasirah” libër i cili është botuar nga ana e një shoqate cioniste. Njashtu, përmbajtja e librit është i botuar në gjuhën turke në emër të një personi turk. Lusim All-llahun t’na jep vetëdije kulturore dhe të depërtojmë me një mprehtësi e t’i kuptojmë faktorët e fshehur e të njohur.

Pyetja:

Nëna ime kërkon prej meje që t’i ndihmoj në shkuljen e qimeve të vetullave. A jam gjunahqare nëse i ndihmoj?

Përgjigjja:

Thuaj asaj se shkulja e vetullave është Haram (e ndaluar) me Hadith definitiv nga i Dërguari i All-llahut alejhis-selam. Nëse ajo përsëri insiston atëherë me maturi e diplomaci kërko falje prej saj se nuk mundesh një gjë të tillë ta zbatosh.

Pyetja:

U zgjova në syfyr dhe pashë se jam xhunub (gjendje kur muslimani obligohet të lahet). Ndjeva mundim të madh që të lahem andaj morra tejemum (duke potencuar se me tesha të pastërta e bëra këtë) dhe pastaj bashkë me familjen fala namazin e sabahut. Kur u zgjova në mëngjez u lava dhe e përsërita namazin e sabahut. Atë që bëra unë a konsiderohet gjynah? Nëse është gjynah atëherë si mund të pendohem?

Përgjigjja:

Ti është dashur që të lahesh. Por, nëse ti për këtë që pyet ke vepruar kështu nga mosdija se si të veprosh atëherë nuk ka gjë. Atë që duhet ta bësh është që të falish kaza namazin që e ke falur para se të lahesh. Por, nëse e ke ditur se çka kërkohet prej teje atëherë veç kësaj duhet të pendohesh dhe të kërkosh falje prej All-llahut për gabimin që ke bërë në mënyrë që të të falë All-llahu. 

Pyetja:

Unë nuk e nxë përmendësh Kur’ani Kerimin ngase frigohem nga harresa! Atë që unë dua ta di është se me fjalën “harresë” a është për qëllim harresa e fjalëve apo e kuptimit?

Përgjigjja:

Për qëllim është harresa e fjalëve. Nuk ka thënë asnjë dijetar i Fesë se për qëllim është harresa e kuptimit.

Pyetja:

A lejohet që mashkulli të merr mësime fetare prej ndonjë grua?

Përgjigjja:

Një gjë e tillë nuk lejohet përveç në rast të nevojës. Andaj, nuk ka nevojë që të biesh në këtë ngatërresë. Nuk është e fshehur se kjo gjë që ti po pyet të shpie dhe është mjet që të sjell pasoja të ndaluara.

Pyetja:

Jam një musliman nga Kanadaja, para tri viteve kam pranuar Islamin. Jam njoftuar me një vajzë me origjinë Pakistaneze. Kur unë kërkova prej familjes së saj të fejohem me bijën e tyre ata refuzuan sepse unë nuk jam Pakistanez. A më lejohet që ta martoj atë vajzë pa pëlqimin e prindëve të saj, kurse ajo pajtohet? Njashtu, a ka mundësi që Imami i xhamisë të zë vendin e familjes së saj?

Përgjigjja:

Nëse midis teje dhe saj është rivaliteti (ekuivalenca) që është i konsideruar me Sheriat dhe ajo është dakord dhe prindi i saj këmbëngul në mospranim atëherë autorizimi i tij bie ngase ai bën keqpërdorim sipas termit Kur’anor. Në këtë rast vendin e tij e zë Kadiu apo kush e zëvendëson pozitën e tij.

Pyetja:

Në disa faqe të internetit ka mundësi që për ata që duan të martohen të shënojnë emrin dhe karakteristikat e gruas që e lypin. Një gjë e tillë a është e lejuar me Sheriat dhe çka lejohet në këtë drejtim dhe çka ndalohet?

Përgjigjja:

Nuk preferoj që një projekt i tillë siç është martesa të bëhet nëpërmjet faqeve të internetit duke marrë parasysh se kjo mund të jetë shteg për të arritur në pasoja tjera të palakmueshme dhe një gjë e tillë ndodh në të shumtën e rasteve.

Pyetja:

Jam një i ri që ankohem dhe kam probleme me aknet (kokat e fytyrës). Jam porositur që trupin ta lyej me verë?

Përgjigjja:

Sikur të pyetje ndonjë mjek specialist musliman që respekton dhe i përmbahet Islamit ai do të jepte një listë me emrat e kremeve dhe barnave që eliminojnë sa më shpejt dhe sa më efektivisht këtë gjë. Mos kufizo veten me konsultimin e këtij mjeku.