Pyetja:

A ka mundësi që ta përcaktoni domethënien e fjalës: “fitne” të cilën fukahatë shpesh herë e përsëritin. Kështuqë vëren se ata thonë: ”Nëse garantohet mos ekzistimi i fitnes”. Vallë mos është për qëllim zinaja (kurvëria) apo parapërgatitjet për te apo ajo që të shpie kah zinaja (kurvëria)?

Përgjigjja:

Fjala: “Nëse garantohet mos ekzistimi i fitnes” më së tepërmi përdoret kur flitet për fytyrën e gruas se a është auret (që duhet të mbulohet) apo jo…Qëllimi i mos ekzistimit të fitnes këtu konsiston në atë të mos e shikojë ndonjë burrë i huaj gruan me shtytje të epshit. 

Pyetja:

Si është dispozita e Haxhit i cili bëhet nga ana Ministrive dhe qeverive shtetërore? Së pari nga aspekti i parimit dhe së dyti nga aspekti i njoftësive ku vijnë në shprehje njoftësitë kështuqë disa i vënë në listë të parë e disa i vonojnë?

Përgjigjja:

Anëtarët që i dërgon ndonjë Ministri për në Haxh duke qenë të ngarkuar me ndonjë detyrë nga ana e Ministrisë që i ka deleguar dhe ata e kryejnë detyrën e ngarkuar atëherë nuk ka ndonjë pengesë që ta kryejnë Haxhin dhe inshaell-llah Haxhi i tyre është i pranuar. Por, nëse ata nuk e kryejnë detyrën e ngarkuar atëherë nisja e tyre është e ndaluar. Kurse, nëse Ministria nuk i ka ngarkuar me asnjë detyrë me ndonjë punë apo angazhim atëherë është në rregull dhe kjo pjesëmarrje inshaell-llah është e pranuar. Pranimi i njoftësive dhe i ryshfeteve e të ngjajshme me to bën që Haxhi të bjerë nga ai person prej të cilit kërkohet një gjë e tillë. Për atë që kërkohet një gjë e tillë më mirë është që mos t’i përgjigjet kësaj thirrjeje që e ngarkon me gjëra të tilla.

Pyetja:

A më lejohet që pasuritë t’i vëndoj në bankë (llogari kursimi) pa kamatë? Këtë e bëj nga frika që t’mos m’i vjedhin dhe duke marrë parasysh se nuk mund të gjeshë dikë që mund t’i besosh. Nëse nuk bën atëherë çfarë zgjidhje ka për atë që i tubon paratë për të blerë banesë?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që pasurinë ta lësh në një ndërmarrje që punon me kamatë d.m.th. pasurinë ta investosh në transakcione të kamatës përveç në raste të nevojës ekstreme. Në të gjitha rastet nuk lejohet që kamatën ta lësh në bankë ose në ndërmarrje, njëkohësisht edhe pronarit të asaj pasurie nuk i lejohet që kamatën ta bëj pronë të veten, por atë duhet ta shpenzojë aty ku shpenzohet pasuria e humbur që nuk mund t’i gjindet pronari. D.m.th. shpenzohet për të mirat e muslimanëve, madje për këtë veprim pronari nuk ka sevap.

Pyetja:

Jam një njeri që kam drojë t’i nënshtrohem Haramit. Pra, si është dispozita e huasë bujqësore që mund të arrijë deri 3-54% ?

Përgjigjja:

Transakcionet me kamatë nuk lejohen pa marrë parasysh përqindjen e kamatës. Në përjashtim të atij që ka nevojë ekstreme.

Pyetja:

Në bankën islame të Dubajit kam vendosur pasuri me qëllim të investimit. Por, nëpunësi i cili ma përgatiti dokumentacionin nuk më caktoi përqindjen të cilën duhet ta marr në rast të fitimit. Kur unë i bëra pyetje për përqindjen ai më tha se nuk di gjë. Edhe pse ka klauzolë në kërkesën nëpunësi nuk dinte përqindjen dhe klauzola ngeli pa u mbushur dhe siç duket në këtë mënyrë veprojnë me të gjithë kreditorët. Pra, a ndikon mos caktimi i përqindjes në validitetin e transakcionit dhe një gjë e tillë a është veprim i shëndoshë si dhe atë që do ta marrë nga fitimi a e kam Hallall (të lejuar)? Apo ka ndonjë problem? Si është zgjidhja e kësaj çështjeje dhe a të heq dorë nga fitimet? اka të bëj?!

Përgjigjja:

Ky aktivitet është fasid (me të meta, i pakompletuar), është për t’u habitur që banka (Islame) e Dubajit të veprojë në këtë mënyrë! Në këtë rast i gjithë fitimi i takon pronarit të kapitalit. Kurse banka e cila e ka marrë atë pasuri dhe e ka punuar i takon pagesë për angazhimin që ka dhënë për atë pasuri.Kthehu drejtorit të bankës së Dubajit dhe diskuto me të për këtë çështje dhe përmendja këtë që ta thash. 

Pyetja:

Dëshirojmë që prej Hoxhës së nderuar të marrim leje që të botojmë disa artikuj të tij dhe t’i përhapim për hirë të All-llahut me qëllim që dobia të jetë më përfshirëse. Këtë e bëjmë për arsye se shohim se ato kanë ndikim të begatshëm tek ata të cilët i lexojnë dhe këtë e bëjmë edhe me një kusht që kjo të mos bëhet për tregti ose për ndonjë lloj të fitimit. Sa shumë dobi kemi patur që na kanë shërbyer si pishtarë në këto errësira të pa fundta e sidomos në mesin e zgjimit Islam që para 20 viteve.

Përgjigjja:

Çdo dobi nga artikujt e mi që nuk bëhet për qëllim tregtie është veprim i pëlqyeshëm si dhe inshaell-llah të shpërblyer qofshim ai dhe unë.

Pyetja:

Dua të udhëtoj për në Amerikë për të prezantuar në një kongres. Vëllau im jeton atje dhe është i gatshëm që t’më pret në Aeroport në atë qytet ku mbahet kongresi. Por, gjatë rrugës nuk kam mahrem. A më lejohet që të udhëtoj me disa njerëz që i njoh (por, që nuk i kam mahrem) ose të udhëtoj vetë?

Përgjigjja:

Nuk di se ndonjë prej Fukahave ka lejuar që gruaja të bëj udhëtim të gjatë pa mahrem përveç se në rastet e nevojës. Unë nuk jam prej atyre që kam guxim të bëj ixhtihad duke patur për këtë gjë një tekst i cili është me sened Sahih të mirë nga Pejgamberi i All-llahut lidhur me ndalimin e këtij udhëtimi.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me namazin e drekës si rezervë ditën e Xhuma?

Përgjigjja:

Namazi i drekës pas faljes së Xhumasë nuk është obligim në përjashtim kur mungon ndonjë kusht prej kushteve për të qenë namazi korrekt. Prej kushteve më të rëndësishme është që Xhumaja të falet në xhaminë e një vendi. Ndërsa, nëse një xhami nuk i nxen atëherë nuk duhet që xhamitë të shtohen jashta asaj që është e nevojshme. Për këtë janë dakord të gjithë dijetarët pa marrë parasysh shkollat që u takojnë. Argumenti për këtë është praktikimi i Pejgamberit, sahabëve dhe i selefëve pas tyre. Urtia e kësaj qëndron në atë se namazi xhumasë përveç aspektit se është ibadet ka edhe kuptim të takimit përfshirës politik. Kurse ndarja (mos falja) në një vend (mos tubimi në një vend) pa patur nevojë shkakton humbjen e kësaj urtie e dobie. Por, nëse muslimanët e një vendi shpërndahen në më tepër xhami gjë që kalon nevojën për ta falur Xhumanë siç është rasti, bie fjala me Damaskun, në këtë rast mungon një kusht prej kushteve më të rëndësishëm që namazin e Xhumasë e bën të jetë në rregull. Pra, në këtë rast obligohemi të zëvendësojmë namazin e Xhumasë duke e falur drekën pas saj. Por, nëse numri i Xhamive ku falet Xhumaja është brenda nevojës atëherë namazi i Xhumasë është në rregull dhe nuk ka nevojë që të falet dreka.

Puyetja:

A lejohet që sadakaja t’u jepet pabesimtarëve dhe a lejohet që atyre t’u jepet prej zekatit (fukarave të tyre)?

Përgjigjja:

Lejohet që sadakaja (lëmosha) t’u jepet edhe jomuslimanëve. Ndërkaq, kur është fjala për zekatin nuk lejohet një gjë e tillë ngase ajo që merret prej muslimanëve duhet të kthehet te muslimanët.

Pyetja:

Këtu te ne kemi një lojë quhet “Imarat Kol”. Kjo luhet duke kontaktuar njeriu me me një numër ku biseda në këtë numër është shumëfish më e shtrejntë. Kur kontakton me këtë numër përgjigjesh në disa pyetje të thjeshta dhe të lehta. Nëse u përgjigjesh pyetjeve saktësisht atëherë të jepet mundësi që të hysh në short. Kështuqë nga ky short mund të fitosh me miliona dollarë duke e ditur se ndërmarrja “Imarat Kol” shfrytëzon numrin e madh të atyre që kontaktojnë me to si dhe shfrytëzojnë edhe nga çmimi shumëfish i lartë i bisedave telefonike sikur të jenë biseda internacionale. Si është dispozita e Sheriatit: A është kjo bixhoz apo është prej gjërave që lejohen?

Përgjigjja:

Rregulla e cila përcakton domethënien e bixhozit rezimohet në atë se çdo pasuri që e jep njeriu kundruall një dobie ku ekziston edhe mundësia për ta arritur atë por, njëkohësisht edhe mundësia për t’mos arritur atëherë ajo hyn në kuptimin e bixhozit, kurse bizhozi është i ndaluar me tekst të Kur’anit. Atë që ti mua më pyet është e këtij lloji. Njeriu paguan atë që e paguan prej parave me shpresë që të përgjigjet saktësisht pyetjeve që të ketë mundësi të hyjë në short me qëllim që të arrijë fitim. Fitimin mund ta arrijë dhe mund t’mos e arrijë. Por, të gjithë japin pagesën që patjetër duhet ta japin. 

Pyetja:

Pasiqë burrat dhe muxhahidët (luftëtarët në rrugë të All-llahut) kanë atë që All-llahu ua ka premtuar në Librin e Tij prej hurive (grave të Xhen-netit). Pra, si është fati i grave pikërisht në këtë aspekt?

Përgjigjja:

Kur fëmiu është tepër i dëgjueshëm ndaj babait, babai nuk sheh se mund të ketë ndonjë shqetësim që djalin ta inkurajojë me atë se do ta martojë me vajzat më të bukura. Por, e njëjta gjë nuk ndodh kur vajza është tepër e dëgjueshme, ku edhe prindi edhe vajza ndjehen të shqetësuar që babai t’i premtojë vajzës djemtë më të bukur. S’do mend se vajza nga vetë natyra e saj ndjehet e shqetësuar të dëgjojë këtë fjalë. Pra, pse të ketë habi që All-llahu të veprojë po sipas kësaj metode edukative në bazë të cilës vetë njerëzit komunikojnë me njerëzit, sidomos kur e dimë se All-llahu është Krijuesi i natyrave të meshkujve dhe të femrave. Ndërkaq, All-llahu të gjithë i ka rehatuar, si meshkujt njashtu edhe femrat, se ata në Xhen-net i kanë të gjitha gjërat që u dëshiron shpirti dhe u kënaqet syri. A nuk është vetë All-llahu i cili në Kur’anin Kerim thotë: “Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.” Kaf, 35). Pra, çdo gjë që gruaja do ta dëshirojë dhe do ta ketë lakmi, do ta gjejë aty dhe do ta ketë të gatshme. Siç sheh kjo është një metodë e lartë në sqarimin se atje ka dhe gjendet ajo që kërkohet, këtë e bëri pa mos përdorur ndonjë shprehje që është prekëse ose pa mos e shprehur në mënyrë të shpaluar e jo të përshtatshme. 

Pyetja:

Nëna ime (All-llahu e mëshiroftë) ka ndëruar jetë në moshë të re. Ajo nuk e ka kryer Haxhin megjithëate ajo kishte dëshirë të flaktë për ta kryer por, situata në atë kohë nuk i ka ndihmuar. Unë si bijë e saj dëshiroja që dikë ta dërgojë si bedel për te. Por, unë nuk kam pasuri për një gjë të tillë. A ka mundësi që për këtë qëllim, prej zbukurimeve që i ka patur nga gurët e çmuar të paguaj një njeri që të shkojë bedel për te? Kam pyetur shumë por, më kanë dhënë shumë fetva të ndryshme prandaj, nuk di çka të bëj dhe si të sillem. Por, unë kam besim në diturinë dhe punën tuaj andaj shpresoj që të më jepni përgjigje të thuktë për këto pika: Më kanë thënë se shuma e Haxhi bedel nxirret para se të ndahet trashëgimia pra, është sikur huaja. Dikush më ka thënë të kundërtën d.m.th. në fillim duhet të ndahet trashëgimia e pastaj kush do prej tyre mund që prej hakut të vetë të jep që t’i kryhet asaj Haxhi. Dikush tjetër më ka thënë se xhevahirët janë haku i vajzave të saj duke vepruar sipas Urfit (traditës së vendit). Kurse disa të tjerë më kanë thënë se zbukurimet duhet t’u ndahen trashëgimtarëve sipas Sheriatit. Pyetja ime kryesore është: A ka mundësi që unë një pjesë të zbukurimeve që i ka pasur nga floriri t’i shes e ta dërgoj dikë t’ia bëjë Haxhin? Këtë gjë a mund ta bëj duke mos u treguar trashëgimtarëve pasiqë unë kur i kam pyetur disa pranojnë e disa janë kundër pasiqë Haxhi bedel nuk është i domosdoshëm. Duhet potencuar se nëna ime kur ka ndëruar jetë posedonte një shtëpi (në të cilën ende vazhdojmë të jetojmë) dhe xhevahire. Ajo vdiq dhe la burrin, tre fëmijë: dy vajza (njëra me mungesë mendore e cila është 22 vjeçare).

Përgjigjja:

Së pari të them se kur duash të pyesish për ndonjë dispozitë të Sheriatit duhet të mundohesh të gjesh ndonjë dijetar specialist që i frigohet All-llahut të Madhëruar.

Së dyti: të gjithë pasuritë që nëna yte i ka lënë e që kanë qenë pasuri e saj shndërrohen në pronën e trashëgimtarëve. Dhe kështu nuk lejohet që asnjë dinarë pare të shpenzohet pa lejen e trashëgimtarëve. Pasiqë të kryhet shpërndarja e asaj që merhumja e ka lënë dhe të gjithë apo ndonjë prej tyre dëshiron që të bëj mirë nga hisja e vet e të paguaj dikë i cili ka bërë haxhin e vet që t’ja bëj haxhin merhumes atëherë një veprim i tillë është i lavdëruar.

Pyetja:

Dëshiroj të di për dispozitën e mos lëshimit të spermës në vaginën e gruas (duke përdorur prezervativët me qëllim që sperma e burrit t’mos lëshohet në vaginën e gruas) gjatë marëdhënieve intime?

Përgjigjja:

Nëse një gjë e tillë bëhet në raport burrë dhe grua dhe me dakordimin e të dyve atëherë për një gjë të tillë nuk ka ndonjë ndalesë sipas Sheriatit, por një gjë e tillë është mekruh tenzihen (mekruh afër Hallallit).

Pyetja:

Në vitin 1997 kam blerë një kompjuter me vlerë 3000 dinarë të Libisë. Por, pas 5 muajve të blerjes së kompjuterit ai m’u konfiskua për arsye se ka qenë ilegal. Shitësi më ka premtuar se do t’mi kthejë paratë. Por, unë jam në dilemë për atë se a t’ja kërkoj kompjuterin apo paratë! Duhet potencuar se çmimet e kompjuterëve kanë ra ndërsa vlera e valutës është ngritur?

Përgjigjja:

Nëse shitësi i aparatit e ka ditur se është ilegal dhe ty nuk të ka treguar atëherë ti ke të drejtë t’i marrish paratë që ia ke dhënë, është kështu pasiqë shitblerja në këtë rast është fasid (me të meta) ndërsa te kontrata që ka statusin fasid, plaçka i kthehet të zotit të saj si dhe paratë.

Pyetja:

Dikush ka mundësi që të shkojë në Haxh por, babai i tij nuk ka shkuar në Haxh ndërsa tradita te ne është që babai të shkojë para fëmiut edhe pse paratë i posedon i biri. Pra, a i lejohet të birit që në këtë rast të dërgojë babain pasiqë ai harxhimet edhe të vetat edhe të babait në të njëjtën kohë nuk mund t’i mbajë?

Përgjigjja:

Po, i lejohet të birit që të mbajë harxhimet e babait duke marrë parasysh se Haxhi është obligim që ka mundësi të kryhet gjatë kohës duke shpresuar se All-llahu do t’ia zëvendësojë të birit shpenzimin që ka bërë për babain dhe t’ia mundësojë edhe të birit që ndonjë vit të ardhshëm edhe ky ta kryejë Haxhin.

Pyetja:

Jam 22 vjeçar dhe jam në prag të diplomimit në Fakultetin e Letërsisë Angleze dhe aspiroj që të mësoj ndonjë degë tjetër dhe ndonjë gjuhë tjetër. Por, disa që i përmbahen fesë më thanë se unë duhet të përqëndrohem të studjoj Fenë time për arsye se këto degë tjera nuk të vlejnë në Ahiret. Pyetja ime është: A nuk e konsideron All-llahu mësimin e çdo diturie si vlerë të vlefshme? A është e vërtetë ajo që thonë ata? Pse femrat intelektuale që dinë dy-tri gjuhë i emërtojmë si femra të pa përkushtuara në Fe kurse femrat të cilat i përmbahen shtëpisë e merren vetëm me kuzhinën i emërtojmë si të përkushtuara në Fe?

Kam edhe një pyetje tjetër: A detyrohem unë që të largohem nga ato punë që detyrohem t’i punoj me burra edhe pse ajo punë më mundëson që të shërbejë disa njerëz dhe të kemë rrogë të mirë?

Përgjigjja:

Të gjitha dituritë në Islam janë të kërkuara dhe të ndershme. Por, ato ndryshojnë për nga epërsia dhe vlera. Nuk ka në Islam diç që ndalon studimin e shkencave të ndryshme madje Islami për studimin e tyre bën nxitje.Punësimi i gruas në vende ku ka burra të huaj lejohet me këto kushte:

-Vetë puna në esencën e saj të jetë e lejuar.

-Të jetë e mbuluar me Hixhab (mbulesë) sipas asaj që kërkon Islami.

-Vendi i punës t’mos jetë i mbyllur në atë mënyrë që të konsiderohet hulve (vetmim i ndaluar).