Pyetja:

Pasiqë burri dy herë e këshilloi gruan e tij që t’mos dalë në udhëtim vetë por, ajo nuk e dëgjoi kështuqë ndodhi mosmarrëveshja midis tyre sa që puna erdhi deri te shkurorrëzimi. Pra, cilat janë të drejtat e gruas në këtë rast?

Përgjigjja:

Pa marrë parasysh shkakun që e shtyu burrin që të lëshojë gruan, asaj i takon komplet mehri edhe ate si i ai i fillimit poashtu edhe i ai i mëvonshmi.

Pyetja:

Lidhur me temën e mbulesës (Hixhabit) kemi paqartësi dhe kundërshtime. A thua vallë është obligim vetëm për gratë e Pejgamberit alejhis-selam apo për të gjithë gratë e muslimanëve duke i potencuar ajetet që kanë të bëjnë me këtë çështje dhe numrin e ajeteve?

Përgjigja:

All-llahu në Kuranin Kerim thotë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre …” En-Nur, 31). Imperativi në këtë ajet siç është e qartë është përfshirës e nuk është i veçantë për gratë e Pejgamberit. Nëse dëshiron sqarim më të hollësishëm kthehu librit: “Femrës e cila beson All-llahun Fuqiplotë”.

Pyetja:

Si mendon ekselenca e Doktorit të nderuar lidhur me Kryetarin musliman i cili para popullit deklaron se shteti doemos duhet të largohet prej Fesë, me pretekst se shteti i cili ngritet në shtylla të Fesë nuk mund të jetësohet dhe nuk ka prosperitet madje shkon edhe në regres?

Përgjigjja:

Nëse muslimani kërkon falje se nuk mund t’i aplikojë ligjet e Sheriatit dhe se ai është i detyruar ta kundërshtojë Sheriatin, atëherë çështja e personit në fjalë qoftë kryetarë apo i zoti i familjes së tij shikohet. Nëse ai i pranon ligjet e Sheriatit atëherë ai është fasik (gjynahqar i rëndë) e nëse nuk i pranon ato atëherë ai është kafir dhe murted.

Pyetja:

Kam dy pyetje:

Pyetja e parë ka të bëjë me një grua evropiane që është bërë muslimane por, fëmijët e saj dëshiron t’i emërtojë me emra evropianë. Pra,a lejohet një gjë e tillë?

Pyetja e dytë ka të bëjë me familjen e kësaj gruaje e cila me të vërtetë ka bërë ndryshime pozitive në mendimet e veta rreth Islamit pas asaj që ata nuk pranonin biseda dhe gjithçka që ka të bëjë me Islamin. Por, ky ndryshim ndodhi pasiqë vajza e tyre e pranoi Islamin. Unë dhe të tjerët sipas asaj që kemi mësuar nga ju e sidomos në derset e të mërkurave kur keni folur për parimet e edukatat e dialogut në Kur’anin Kerim ju pyes: A ka mundësi që ata të hyjnë në Islam gradualisht? Ju e dini se Islami për një person që i ka kaluar të 60-tat nuk është i lehtë. Krahas kësaj ai praktikon shumë gjëra që Islami i ndalon. A ka mundësi që të më informoni për emitimet tuaja në kanalet e ndryshme satelitore ose ligjëratat dhe derset që të më mundësohet të ndjek aktivitetet tuaja të cilat do të më ndihmonin në njohuritë e mia të kufizuara?

Përgjigjja:

Nuk ka diçka nga e cila mund të argumentohet se ndalohet emërtimi i fëmijëve me emra evropianë ose të tjerë. Kështu është përderisa ato emra nuk kanë si përmbajtje ndonjë fe që është në kundërshtim me Akiden Islame.

Prej edukatave të Da’vetit (thirrjes) është që ajo të bëhet me metoda atraktive e të ëmbla, të mbështetura në urti dhe këshillën e mirë e të butë, pa detyrim dhe pa forcë.

Kanali “Ikra” emiton emision me temën “El-Islamu fi mizani el-Ilm” Kurse Esh-Sharikah me temën “Meshahid ve iber”. Të njëjtën e emiton edhe kanali i Kuvajtit. Për t’u informuar me kohrat e emitimeve munt t’u ktheheni me pyetje po atyre kanaleve.

Ndonjëherë “Esharika” gjatë emisioneve emiton temë me emrin “Vedhek-kir” dhe brenda programit “Jes’eluneke”. 

Pyetja:

Dëshiroj të pyes për mendimin tuaj lidhur me temën e zekatit të floririt. Unë kam dëgjuar shumë mendime të dijetarëve dhe secili thotë të kundërtën e tjetrit. Disa thonë se vazhdimisht është obligim. Disa të tjerë thonë se nuk është obligim për floririn që është për zbukurimin e gruas.

Përgjigjja:

Nuk kam mendim timin aty ku dëshmon Kur’ani ose Sun-neti. Nuk besoj se dikush mund të ketë për një gjë të tillë mendimin e vet. Nëse floriri arrin nisabin dhe kalon motmotin atëherë unanimisht zekati duhet të jepet për të.

Kundërshtim midis dijetarëve ka për floririn që gruaja e përdor për zbukurim. Sipas mendimit të Imam Shafiiut dhe shokëve të tij nuk jepet zekat sepse domethënia e vlerës bie nga floriri për arsye se ai është shndërruar në zbukurim i cili është ngrirë për zbukurim. Kurse te të tjerët si te Imam Ebu Hanifeja zekati vazhdon të ngel obligim pasiqë vlera ende i ngel. Nëse duash ndjeke Medhhebin e Ebu Hanifesë për zekatin e zbukurimeve që i ke në flori e nëse do mund të ndjekish edhe Medhhebin e Shafiut në atë që të mos japish. 

Pyetja:

A konsiderohet Kina si Dar-ul-Harb (territor jo musliman që është në armiqësi me muslimanët) apo Daru-ul-Islam (territor musliman ku udhëheq Shteti Islam)?

Përgjigjja:

Ajo përsa u përket shteteve Islame të afërtat dhe të largëtat nuk është as Dar-ul-Harb e as Dar-ul-Islam por, është Dar-ul-Eman (shtet me të cilin është lidhur konventa për siguri-protekcion).

Pyetja:

Si është mendimi i Islamit me ata që supozojnë se janë njerëz të kerameteve (ngjarje e pa zakonshme nga ana e ndonjë personi duke mos pretenduar pejgamberi)?

Përgjigjja:

S’ka dyshim se ai që veten e konsideron se është prej njerëzve të kerameteve është njeri që vetja i ka hyrë në qejf. Kurse i Dërguari i All-llahut alejhis-selam në një Hadith që e transmeton Bezari, Taberaniu dhe Bejhekiu në Shuabu El-Iman ndërsa Ebu Neimi në Hiljeh thotë: “Tri gjëra janë që njeriun e shkatërrojnë: kopracia, ndjekja e epshit dhe njeriut t’i hyjë vetja në qejf”. Njëkohësisht, ai me këtë gjest e lavdëron veten, kurse All-llahu Fuqiplotë në Kur’an thotë: “… pra, mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.” En-Nexhm, 32). Njeriu sa më tepër që të vazhdojë në trasimin e rrugës së të devotshmëve aq më tepër veten e ndjen me mungesa dhe me frikë ndaj All-llahut Fuqiplotë.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit me disa shoqata finansiare të cilat për qëllim kanë ndihmën finansiare. Bie fjala, anëtarët japin një shumë prej 4000 lirave për një vit. Kurse shumën ndonjërit prej të anëtarsuarve ia japin në çdo muaj. Nëse në këtë mënyrë kjo shoqatë është e lejuar të veprojë pasiqë vetëm në këtë mënyrë mund të marrësh hua pa kamatë atëherë: A lejohet që caktimi i rradhës së shpërndarjes së pasurisë të bëhet nëpërmjet shortit?

Përgjigjja:

Kjo është një punë njerëzore e solidare, nëse realizohet brenda një numri të kufizuar të cilët kanë ra dakord për një gjë të tillë. Nuk kam gjetur diç për të cilën një gjë e tillë të jetë e ndaluar. Por, megjithate unë preferoj që kur të dalë shorti ajo t’jepet në formë të dhuratës dhe pronësimit e jo si hua që të mos ketë ndonjë dyshim kamate.

Pyetja:

Cila është sadaka xharije (lëmoshë rrjedhëse, sevapi i së cilës nuk ndërpritet). Nëse unë blej një Kur’an dhe e vëndoj si vakuf në xhami atëherë: A më konsiderohet si sadaka xharije pasiqë harxhimet i marrë prej prindit që do t’i shkojë sevapi?

Përgjigjja:

Çdo gjë që lehet vakuf për hirë të All-llahut materiali i së cilës ngel dhe me te u ndihmohet nevojtarëve është sadaka xharije. Pra, në sadaka xharije hynë edhe Kur’ani nëse e le si vakuf por, me kusht që t’mos jetë tepër asaj që ka nevojë në atë xhami.

Pyetja:

Kur’ani i cili lexohet për ibadet (adhurim, sevap) a duhet të bëhet fshehurazi apo me zë?

Përgjigjja:

Mund të bëhet edhe fshehurazi edhe me zë me kusht që së paku lexuesi ta dëgjojë veten se është duke lexuar ngase kjo është minimumi i asaj që mund të quhet lexim. Pastaj lexuesi shpërblehet për leximin pa marrë parasysh a e kupton domethënien apo jo. A nuk ka thënë i Dërguari i All-llahut alejhis-selam në një Hadith që e transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se Hadithi është Hasen Sahih: “Ai që nga Libri i All-llahut lexon një shkronjë shpërblehet për të me një sevap dhe një sevap paguhet me dhjetë. Nuk them se Elif-laam-miim është një shkronjë. Por, Elifi është një shkronjë, Lami një shkronjë dhe Mimi një shkronjë tjetër”. S’do mend se shumica prej nesh nuk e di kuptimin e fjalës së All-llahut “Eliflaammiim”.

Pyetja:

A i lejohet gruas që përdor leckë (ind të jashtëm, vatë) në vaginë ashtuqë një pjesë e leckës hyn brenda vaginës e tjetra ngel në pjesën e jashtme dhe duke qenë kështu t’mos konsiderohet se i ka dalë diçka nga njëra prej dy kanaleve e të mos i prishet abdesti edhe pse pjesa e brendshme thith diçka nga lëngjet pasiqë nuk del në pjesën e jashtme? E kam parasysh se kjo problematikë është bërë temë diskutimi midis atyre që thonë se ajo grua mban me vete ndytësinë kurse namazi me ndytësi nuk lejohet dhe atyre që thonë se pasiqë nga njëra prej dy kanaleve nuk ka dalë gjë konsiderohet se nuk ka gjë! Me të vërtetë një gjë e tillë sjell mundim për femrat për shkak se me daljen e këtyre lëngjeve atyre u prishet abdesti e sidomos kur janë në Universitet, në vend pune dhe më me rëndësi gjatë tavafit në Haxh apo në Umre. Kërkojmë t’na shpjegoni vendimin e Sheriatit lidhur me këtë dispozitë dhe zgjidhjen e përshtatshme të këtij problemi?

Përgjigjja:

Sipas domosdoshmërive (normave) të Fik’hut është ajo se çdo lëng që qarkullon dhe lëviz brenda vaginës pa mos dalë jashta unanimisht nuk e prish abdestin. Atë që unë e kuptoj prej normave të njohura të Fik’hut është se ekzistimi i diçkahit në vaginë për të ndaluar këtë lëng që të del jashta nuk luan ndonjë rol në ndryshimin e vendimit. Pra, as që është prishur abdesti pasiqë nuk ka dalur jashtë e as që trupi është ndytur sepse ndytësira realizohet me daljen e saj jashta trupit bie fjala si: gjaku e të ngjajshme. Ndërkaq, ngjitja (lidhja) e leckës së jashtme me pjesën e brendshme nuk shkakton ndytësi e as prishje të abdestit përderisa pjesa e jashtme është e thatë dhe e pastër. Unë e di kështu kurse All-llahu i di gjërat më së miri. 

Pyetja:

Ne jemi dy të rinjë nga Marokoja dhe jemi 21vjeçarë. Dëshirojmë të ngrisim një projekt. Por, për fat të keq gjendja finansiare nuk na premton realizimin e tij, pa mos marrë hua. Problemi qëndron në atë se këtu nuk ka bankë Islame dhe nuk kemi kujt t’i kthehemi për të huazuar shumën e duhur. Para nesh nuk ka zgjidhje tjetër vetëm se Banka e cila na i mundëson një gjë të tillë por, me kamatë?

Përgjigjja:

Nuk lejohet të merret hua me kamatë përveç atij që është në nevojë ekstreme. Ngritja e projekteve tregtare-finansiare nuk hyn në kuptimin e nevojës ekstreme. Pra, huazimi me kamatë unanimisht është i ndaluar.

Pyetja:

A lejohet që gruaja dhe burri të këmbejnë fjalët e Sheriatit që praktikohen bie fjala mashkulli femrës t’i thotë: “Më marto me veten tënde sipas ligjit të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ajo të përgjigjet: pranoj të martohem me ty sipas ligjit të All-llahut dhe të Dërguarit të All-llahut dhe kështu lidhja midis tyre të jetë e ligjshme ose s’paku Hallall”. Normalisht pa mos patur kontakt intim (duhul) që është i konsiderueshëm me Sheriat e kjo është kështu për arsye të kushteve që nuk mundësojnë kontratën e zakonshme midis tyre momentalisht. Pra, këto procedura janë parimore. Këtë ata e bëjnë për arsye se midis tyre ka hulve (vetmi). Ata banojnë në një banesë dhe vajza nuk ka mundësi të shkojë në ndonjë vend tjetër. Ju lutem që të më sqaroni zgjidhjen e ligjshme fetarisht. Potencojmë se nuk ka mundësi edhe të shkruajnë midis tyre dëshmi te ndonjë hoxhë apo në gjykatë. Ju lutemi të na përgjigjeni qartësisht dhe shpejt për hirë të vajzës e cila i frikohet All-llahut Fuqiplotë që të jetë në kotësi. Ajo nëse nuk merret vesh me këtë djalë do të ngel në rrugë dhe pa strehim ose pa furnizim. Krahas kësaj vajza djalin e do njashtu edhe djali e do vajzën.

Përgjigja:

Nëse femra është racionale (e arsyeshme) dhe është në moshën madhore dhe djali është i rangut të saj atëherë martesa që ti e cilësove është në rregull me kusht që të dëshmojnë dy dëshmitarë për këtë pëlqim dhe pranim që është midis këtyre dyve. Kjo është kështu te shumica e dijetarëve. Domethënë evidentimi i kontratës në gjykatë apo dikush t’ua shqiptojë tekstin e kontratës nuk është kusht që kontrata të jetë në rregull-e vlershme. 

Pyetja:

A duhet të lahet (të marrë gusëll) personi pasiqë ka parë filma të fëlliqur (filma pornografik)?

Vërejtje:

Personi nuk e ka shikuar filmin me qëllim por, një gjë e tillë i ka ndodhur me gabim.

Përgjigjja:

Lidhur me obligueshmërinë e larjes (gusllit) nuk merret në konsideratë se çka ka shikuar nga gjërat që ngjallin epshin. Por, këtu merret në konsideratë rezultati i shikimit. Nëse si rrjedhim i saj është shkaktuar ejakulimi ashtuqë ka parë se i ka dalur sperma atëherë ai duhet të lahet e nëse jo atëherë nuk duhet të lahet.

Pyetja:

Përgjigjen që ma keni dhënë më herët për pyetjen time nuk kam patur për qëllim atë që ju jeni përgjigjur. Por, shpresoj se do të më përgjigjeni për pyetjen në vijim pasiqë shumica ma kanë parashtruar të njëjtën pyetje.

Pyetja në fjalë është se Ndërmarrja e cila prodhon (Ndërmarja origjinale) programe, brenda programit të saj ka vënduar tekstin e veçantë ku prej shfrytëzuesve kërkohet të betohen se kopjen që e shfrytëzojnë është kopje origjinale dhe se nuk është kopje ilegale. Krahas kësaj programi është në gjendje të zbulojë se kopja nuk është origjinale duke kërkuar kështu prej shfrytëzuesit që të betohet: Betohem në All-llahun e Madhëruar se kopja e programit është kopje origjinale. Për këtë dëshmitarë e kam All-llahun. Kurse ai që e përdor atë program e din se është kopje jo origjinale. Pra, si të veprojmë? A bën që ne këtë tekst ta anashkalojmë dhe ta përdorim programin. Apo një gjë e tillë është Haram (e ndaluar)?

Përgjigjja:

Haram është që të shfrytëzosh programet e të tjerëve në ndonjë punë tregëtie. Ndërkaq, nuk është Haram që njeriu të përdor ndonjë program jo të ligjshëm (ilegal) për qëllime personale. Pra, dispozita e veprimit të dytë është njëlloj si dispozita e atij që lexon një libër për të cilin e di se është botuar pa lejen e autorit dhe atë libër e lexon që të ketë dobi personale shkencore pa mos e shfrytëzuar për ndonjë qëllim tregëtar-finansiar. Pra, ai që përdor programin për vete ka mundësi që të mos betohet me atë betim që kërkohet prej tij dhe kështu ai nuk ngatërrohet me atë punë me të cilën e then betimin që është në kundërshtim me te.

‍Pyetja:

Jam një i ri 18 vjeçar. Kur para meje, këndohet Kur’ani Kerimi, unë filloj të qajë për hallin tim pa mos e ditur shkakun. Unë flas tepër me femrat?

Përgjigjja:

Qarja yte gjatë leximit të Kur’ani Kerimit tregon rritjen e natyrës së besimit tënd. Por, një gjë e tillë nuk bie ndesh me lëshimet që eventualisht mund ti bësh. Shërimi nga kjo është që individi në fjalë të shtojë lutjen dhe përkushtimin ndaj All-llahut të Madhëruar që All-llahu ta mbrojë nga sherri i vetëvetes. Krahas kësaj edhe të shtosh të përmendurit e All-llahut në mëngjez dhe në mbrëmje.

Pyetja:

Në shumicën e rasteve unë ndjehem i shqetësuar nga gjuha ime e gjatë. Shokët e mi janë larguar prej meje. Kërkoj zgjidhje prej jush?

 Përgjigjja:

Shpeshto pendimin dhe kërko falje prej atyre që i ke përgojuar.

 Pyetja:

Në vitin 1990 bleva një dyqan nga trashëgimtarët e babait tim. Nijeti im ishte që ta ruaj atë pasuri dhe të punoj me atë dyqan ndonjë mjeshtri. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi ashtu siç dëshiroja. Dyqani ngeli pa mos u hapur. Pas një kohe më shkoi ndër mend që ta shes ate me qëllim që të fitoj diçka. Gjatë disa viteve vinin myshterinjë që donin ta blejnë dhe me çmime të ndryshme por, për shkaqe të ndryshme nuk ramë dakord me asnjërin. Ndërkohë, çmimet e pasurive të patundshme në vendin tim ranë tepër gjë që më largoi nga ideja e shitjes së dyqanit dhe fillova që ta veshi duqanin dhe ta përgatis për punë por, me një ngadalësi kuptohet sipas gjendjes materiale kështuqë nuk përfundova deri tash. Por, tash dikush erdhi dhe më tha se unë duhet të paguaj zekatin për atë dyqan dhe atë komplet për të gjithë periudhën që nga data e blerjes e deri tash me 2.5% kurse unë e di se për një gjë të tillë nuk ka zekat në përjashtim nëse është me nijet të tregtisë. اfarë të bëj sidomos nëse kërkohet që të jap për krejt periudhën, frikohem se nuk do të kem aq pasuri që ta mbulojë atë vlerë. Kjo është nga njëra anë, kurse nga ana tjetër ulja e madhe e çmimeve të pasurive të patundshme në vendin tonë mundet që vlerën e zekatit ta bëjë të kalojë edhe vlerën e dyqanit.

A mund të pres deri atëherë kur të shitet dyqani që prej asaj shume të paguaj zekatin? Njashtu, a kam të drejtë që nëse më mundësohet ta grumbulloj shumën dhe t’ja jap vajzës sime që është e martuar dhe ka pesë fëmijë, burri i së cilës përjeton një krizë ekonomike të rëndë sa që edhe për bajram nuk është në gjendje t’i vesh të gjithë ata?

 Përgjigjja:

Atij personi i thua: “Frigohu All-llahut dhe mos e bën mendjen dhe injorancën tënde mjet për të luajtur me Sheriatin e All-llahut të Madhëruar”.

Pasuritë e patundshme nuk kanë zekat përveç nëse blehen me nijet që me to të bësh tregëti. Pasuria e patundshme që është trashëgim dhe ajo që blehet me nijet të shfrytëzimit nuk kanë zekat në bazën e tyre. Bazuar në këtë nuk ka zekat në dyqanin ose vlerën që e ke trashëguar nga babai yt. Por, zekati i tyre është në profitin e tyre nëse arrihet nisabi dhe motmoti. 

 Pyetja:

Si realizohet dhënia e zekatit të fletëaksioneve që blehen nga Banka Islame me qëllim që të shfrytëzohet profiti i tyre e jo për të tregëtuar me to, duke patur parasysh se banka ka aktivitete të ndryshme ndërsa në vlerën e aksioneve hyjnë të gjitha pasuritë e bankës si: ndërtesat etj.

 Përgjigjja:

Zekati takon për vlerën e cila përkon vetëm me fletëaksionet që janë enë e zekatit. Me enë të zekatit kemi për qëllim pasuritë që u nënshtrohen ndërrimit komercial-finansiar dhe profitit të tyre d.m.th. në përjashtim të atyre patundshmërive që hyjnë në vlerën e aksioneve. Kjo është kështu pa marrë parasysh se blerja yte e aksioneve a bëhet me nijet të tregtisë apo me nijet të shfrytëzimit të profitit, sepse ajo që merret në konsideratë është ajo që zhvillon kompania apo banka nga aktivitetet finansiare me pasuritë ku aksionet konsiderohen si vlerë e tyre. Domethënë aksionet janë vlerë e tërësisë së pronave komerciale-finansiare dhe nuk janë mall që i nënshtrohet tregëtisë dhe investimit.

 Pyetja:

A lejohet që sporti të merret si burim furnizimi (mjeshtria e sportit) duke potencuar se disa prej tyre mund të jenë dëmtues si: boksi etj.?

 Përgjigjja:

Sporti vetë si sport është punë e mirë me Sheriat por, me kusht që të përfillen parimet e edukatat e njohura islame. Pra, puna e mirë mund të jetë edhe burim i furnizimit.