Pyetja:

Punoj në një byro shtetërore jashtë vendit. Shteti krahas rrogës më jep shpenzim për banesë që quhet rentë. Por, unë që ta marr këtë e kam të kushtëzuar të kem kontratë të qirasë për banesën ku jetoj në mënyrë që në bazë të kësaj unë të kem të drejtë që t’i marr ato. Nëse unë paguaj për banesën 850 dollarë atëherë ata ma japin komplet shumën. Ndërkaq, nëse unë them se e kam qiranë 1200 ata më japin 850 dollarë as më pak e as më tepër. Prandaj shumica prej neve mundohen të paraqesin kontrata me qira më të larta që të fitojmë rentën. Pyetja ime është se: A kam të drejtë që byrosë t’i paraqes kontratë qiraje pak më të lartë se realja në mënyrë që unë të kem dobi nga diferenca (ashtu siç bëjnë disa kolegë të mi)?

Përgjigjja:

Nuk të lejohet që nëpunësve përgjegjës për këtë punë t’u paraqesish kontratë të falsifikuar që nuk paraqet qiranë e realtë me të cilën je i ngarkuar. Pastaj ti thua: nëse qiraja është 850 dolllarë në muaj atëherë ata ta japin komplet shumën. Pra, ç’është nevoja që ti në këtë rast të lartësosh nga qiraja e realtë?!

Pyetja:

Pyetja të cilën do ta parashtroj është temë diskutimi që ka të bëjë me lejimin e prekjes dhe leximit të Kur’anit Kerim për gruan që është në menstruacione? Këtë e them pasiqë gruas së shokut tim i është dhënë një fetva se lejohet leximi i Kur’anit Kerim madje edhe prekja e tij nëse ajo është me dorëza. Argumenti për këtë është ajo që nxirret gjatë leximit të tefsirtit të Ibni Kethirit se ajeti: “Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaqet).” El-Vakiah, 79) me nocionin: “të pastrit” ka për qëllim melaqet ndërsa qëllimi i prekjes është Leuhi Mahfudhi si dhe duke u argumentuar me Hadithin e Hazreti Aishes kur i Dërguari alejhis-selam i ka thënë asaj: “Mos vallë menstruacionin e ke në dorën tënde”?

Përgjigjja:

Argumenti se ndalohet prekja e Kur’anit Kerim duke qenë në gjendjen e papastërtisë nuk është ajeti: “Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaqet).” El-Vakiah, 79) ashtu siç mendojnë disa njerëz sipërfaqësorë. Por, argumenti për këtë gjë është Hadithi që e transmeton Imam Maliku në “El-Muvet-ta” me senedin (zinxhirin) e tij të përcjellur nga Abdull-llah ibni Ebi Bekr ibni Hazmi ku theksohet se në letrën që i Dërguari i All-llahut ia shkroi Amr ibni Hazmit thuhet: “Kur’ani nuk preket vetëm se nga ai që është i pastër”Ibni Abu El-Birri thotë: “Edhepse këtë Hadith Imam Maliku e transmeton si Hadith Mursel por, ky Hadith ka një mbështetje të fortë pasiqë transmetohet në një libër të njohur e të pranueshëm te dijetarët e Sires (Jetëshkrimit të Pejgamberit alejhis-selam) që është i njohur te dijetarët aq tepër sa që nuk ka nevojë për senedin e tij”.     

Pyetja:

Shpresoj që ta sqaroni dispozitën e Sheriatit lidhur me atë që njeriu të merret me fletëaksione në tregun botëror të fletëaksioneve-amerikane duke potencuar se operacioni i fitimit dhe i humbjes bëhet vetëm me ngritjen dhe me zbritjen e vlerës së fletëaksioneve pa mos patur këto fletëaksione fitim në fund të vitit finansiar si rezultat i aktivitetit finansiar të firmës e cila i ofron këto fletëaksione në pazar. Sikur këto fletëaksione që i ofrojnë ndërmarrjet nuk paraqesin gjë tjetër veçse një mall vlera e të cilit ulet dhe ngritet sipas ofertës dhe kërkesës pa mos përfaqësuar vetë këto fletëaksione asnjëfarë vlere nga baza e ndërmarrjes apo të qarkullimit të saj?

Përgjigjja:

Kur fletëaksionet janë pjesë nga vlera e realtë e ndonjë kompanie, firme apo ndërmarrjeje industriale atëherë allëshverëshi me to lejohet si dhe pronësimi i tyre është i ligjshëm si dhe në këtë rast zbatohet ajo që çdo hise finansiare që posedon aksionari të ndahet. Por, kur këto fletëaksione shndërrohen në mall me vlerë imagjinare (joreale) ku pazaret manipulojnë si duan atëherë allëshverëshi me to bëhet një lloj prej llojeve më të rrezikshme të bixhozit. 

Pyetja:

Falem në një Xhami që në mes ka shtylla. Sa herë që falem midis tyre dikush prej xhematit më largon madje edhe nëse jam edhe duke u falur. A është veprimi i tyre në rregull? Dhe a është në rregull namazi midis shtyllave? Kurse pyetja e dytë është lidhur me kuponat të cilat merren duke u anëtarësuar në firmë nga e cila merr talon që të mundëson të fitosh shpërblime me vlerë shumë të madhe bie fjala si veturë etj. A më lejohet të marrë pjesë në këto oferta?

Përgjigjja:

Namazi midis shtyllave nuk ka asnjë problem. Problemi i largimit të rreshtave nga njëra tjetra në xhami duke u munduar t’u iket shtyllave, sipas disa dijetarëve është më problematike se sa falja midis shtyllave. Mos ua var veshin atyre që trillojnë njëzet probleme reale për të luftuar një problem të iluzionuar.

Pyetja:

A ka të drejtë muslimani që të gjejë përgjigje apo fetva më të lehtë që përputhet me Sheriatin duke mos u mbështetur në pasione, krahas ndonjë fetvaje të shtërnguar?

Përgjigjja:

Mënyra për atë që ti thua është që t’i drejtohesh një njeriu që posedon dituri të bujshme dhe Fe të denjë si dhe çiltëri ndaj All-llahut të Lartëmadhëruar. Për të gjetur një njeri të këtillë është shumë rëndë pasiqë neve jetojmë në një kohë për të cilën i Dërguari alejhis-selam ka thënë: “All-llahu i Madhëruar nuk do t'ua marrë (njerëzve) dijen në atë mënyrë që do t'ua nxjerrë nga shpirtrat e tyre por, do ta marrë ashtu që do të bëjë të vdesin të diturit, pas të cilëve në tokë nuk do të mbetet  asnjë njeri i ditur.. Atëherë njerëzit për vete do t’i marrin për imamë injorantët. Ata do të pyeten (me pyetje të ndryshme) e ata do të përgjigjen pa dije përkatëse. Kështu ata (injorantët) vetë do të lajthisin por, edhe do t'i lajthisin të tjerët”. (Muttefekun alejhi)

Pyetja:

Kushtrim: Më herët sëmundja rrezikonte vetëm klasën e injorantëve. Kurse tash edhe klasën intelektuale edhe ate jo vetëm ate që merret me dituritë profane por, edhe ata që janë intelektualë të përkushtuar Islamistë. Ajo sëmundje është: komentimi i çdo gjëje me të cilën njeriu ballafaqohet nga vështirësitë dhe problemet me magjinë (sihrin), xhinët dhe batakçillëkut me kthimin te disa hoxhallarë (sipas supozimit të tyre) për ta zgidhur magjinë. Është këputur lidhshmëria e lartë midis besimit në magjinë, xhinët dhe dredhakërisë!

Shpresoj që t’na sqaroni dallimin midis magjisë (sihrit) dhe dredhakërisë (batakçillëkut) nëpërmjet librave, simpoziumeve dhe demantimin e tyre në atë që kohëve të fundit paraqitet me të madhe në programet satelitore.

-Si të veprojmë dhe kujt t’i kthehemi kur me të vërtetë ballafaqohemi me ndonjë person që është në gjendje faktike të magjisë e sidomos kur nuk mundet të dëgjojë Kur’an e as leximin e tij?

Përgjigjja:

Magjia (sihri) ekziston dhe ata që merren më te për të dëmtuar të tjerët janë shumë. Por, të jesh e bindur për dy çështje në vijim:

E para  çاdo njeri që përpiqet të dëmtojë ndonjë krijesë tjetër nëpërmjët kësaj rruge ai pasojën e kësaj gjëje doemos se do ta gjejë në tupin apo mendjen e tij.

E dyta: Nëse njeriu është prej atyre që me të vërtetë u përmbahet urdhrave të All-llahut të Lartëmadhëruar, largohet prej ndalesave të Tij, e përmend All-llahun vazhdimisht dhe është i kujdesshëm në virdet (lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes) si dhe rregullave të Sheriatit atëherë magjia nuk do të zgjasë.

Pyetja:

Dëshiroj të blej një veturë që kushton 60. 000 lira. Në fillim duhet të paguaj 5000 lira ndërkaq, këstin e fundit të themi 10. 000 lira kurse tjerat që ngelin i paguaj në këste mujore brenda 36 muajve. Por, sa më tepër që pakësohen muajt aq më tepër pakësohen edhe këstet mujore. ثshtë kështu meqë kompanitë e veturave shtojnë edhe 8% në vit jashta çmimit të veturës. Poashtu edhe pronësimi i veturës nuk bëhet deri sa të bëhet pagimi i plotë. Njëkohësisht kompania ka të drejtë që ta tërheq veturën nëse blerësi nuk e përmbush pagesën. A paraqet kjo shitje dy shitje të një sendi si dhe një gjë e tillë a është Haram (e ndaluar)? A thua nëse këto dy këste të para dhe të fundit hiqen atëherë kjo shitje bëhet e lejuar?

Përgjigjja:

Çdo teprim në çmimin bazë kundruall pagesës në Sheriat quhet kamatë e cila është Haram (e ndaluar) pa dyshim dhe unanimisht pa diskutim. Mënyra e vetme për t’i ikur kamatës në këtë rast është që ta paguash veturën kesh me para në dorë (me para të gatshme).

Pyetja:

Pasiqë me të madhe është zhvilluar teknologjia është bërë e mundur që blerja e librave dhe e programeve islame të bëhet nëpërmjet internetit. Por, që të realizohet një gjë e tillë duhet të kemi karta të sigurimit nga bankat kamatore. A lejohet një gjë e tillë?

Përgjigjja:

Shpresoj që të jetë e mundur arritja deri tek ato karta të sigurimit brenda kufijve që i përmende dhe shpresoj që për këtë gjë të ketë hapësirë që t’mos biesh në kamatë të drejtpërdrejtë që është Haram (e ndaluar).

Pyetja:

Një të katërtën e Kur’anit Kerim e kam nxënur përmendësh. Por, mua më janë ngatërruar këmbët sikur të rijtë tjerë. A ka ndonjë vird (lutje) që t’më largojë nga kjo. A ka mundësi që të këshilloj një nxënës që kërkon dituri me qëllim që të kompletohet në rrugën e dritës Muham-mediane?

Përgjigjja:

Nuk e kam të qartë lidhshmërinë që ti e ke për qëllim midis nxënies përmendësh të Kur’anit Kerim dhe asaj që ti e thua me fjalët rrëshqitja e këmbëve. Nëse ke për qëllim rrëshqitjen në gjynahe atëherë dije se një gjë e tillë është gjynah si për atë që ka nxënur përmendësh Kur’anin Kerim njashtu edhe për atë që nuk e ka nxënë. Ajo që kërkohet prej çdo muslimani është që të largohet nga gjynahet e nëse i rrëshqasin këmbët dhe nëse bën gjynah atëherë ai duhet të pendohet dhe t’i drejtohet All-llahut me një pendim të sinqertë.