Pyetja:

A ka të drejtë që gruaja të parfymoset para të huajve?

Përgjigjja:

Një gjë tillë nuk i lejohet sepse për këtë ka shumë Hadithe Sahih që e ndalojnë një gjë të tillë.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që një njeri që punon në një ambasadë arabe të mos e falë namazin e Xhumasë nga frika e kontrollorëve dhe në kohën e Xhumasë ai nuk ka pushim. Gjithashtu si është dispozita e Sheriatit që njeriu të lëshoj faljen e disa namazeve për personin i cili ndiqet për në gjë të tillë?

Përgjigjja:

Së pari: Frika nga kontrolli i njerëzve të ambasadës nuk është arsye e konsideruar me Sheriat për të lënë namazin e Xhumasë për personin që e ka obligim. Madje ai në këtë rast duhet ta lë punën e jo ta lë namazin.

Së dyti: Lëshimi i namazit dhe vonimi i saj derisa të dalë koha është prej harameve (ndalesave) për të cilën gjë nuk ka diskutim. Dhe personi i cili e ka lëshuar obligohet ta falë atë kaza (pas kohe).

Pyetja:

Prindët i kam të shtyer në moshë por, megjithatë ata ende zihen për çështjen e harxhimeve shtëpiake. Çdo njëri kërkon prej tjetrit që të mbulojë harxhimet duke potencuar se që të dy kanë pasuri edhepse prindi është më i pasur. Kjo situate ende po vazhdon saqë ka ndikuar edhe në shëndetin e nënës sime e cila ankohet prej zmadhimit të zemrës, sheqerit dhe shtypjes së lartë. Pyetja është se a kam unë mundësi pasiqë unë e udhëheqi punën buqësore të prindit tim të i jap nënës nga ajo pasuri pa mos e ditur prindi për të zbutur tensionin e problemit që është midis tyre. Apo një gjë e tillë është haram. Nëse kjo nuk është e pranuar atëherë si është zgjidhja?

Përgjigjja:

Së pari: gruaja nuk e ka për obligim në të gjitha rastet të përmbajë burrin e saj dhe të fëmijëve të tij.

Së dyti: Prindi yt është ai që obligohet të shpenzojë për gruan dhe për fëmijët e tij të vobegët.

Së treti: Kur burri është i padrejtë në shpenzimin atëherë gruaja ka të drejtë të marr prej pasurisë së tij aq sa ai e ka për obligim të shpenzojë për të. 

Pyetja:

Burri im me babain kanë konflikte andaj babai kërkon që unë ta lë shtëpinë e burrit dhe të shkoj tek ai kurse burri nuk më le të shkoi te shtëpia e babait duke u bazuar në atë se kjo është e drejta e tij. Por, ai më ka lejuar që të flas me familjen time në telefon. Unë jam e kënaqur me burrin tim dhe ecim drejt vijës së All-llahut. Por, unë i kam frikë edhe mosrespektimit të prindërve. Kështuqë si rezultat i mos shkuarjes sime te shtëpia e prindit tim ai më ka bë beda (lutje për mjerim). Pra cili hak ka përparësi i burrit apo i prindit?

Përgjigjja:

Edhe respekti i burrit është obligim edhe i prindit është obligim por me kusht që respekti i tyre të mos jetë në gjynah. Pra kur prindi të urdhëron për mosrespektimin e burriut ai atëherë të urdhëron të bësh gjunah kurse siç dihet nuk respektohet njeriu në shkeljen e ligjeve të All-llahut. Pra ti përgjigjju urdhërit të All-llahut që të respektosh burrin tend. Njëashtu mos e respekto burrin në gjynah ai të ka urdhëruar për mos respektim ndaj prindrit pra njëlloj vazhdon rregulla nuk resopektohet k

krijesa në shkeljen e ligjeve të All-llahut. Andaj ti do t'i përgjigjesh urdhërit të babait aty ku nuk ka gjynah dhe nuk do t' përgjigjesh kërkesës së burrit aty ku ka gjynah.

Pyetja:

Jam student në fakultetin e farmacisë. Gjatë studimeve të mija për embrologjinë kuptova se ajeti Kur'anor: "Ai (njeriu) është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm, e që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit." Et-Tarik, 6-7). Do të thotë se organet gjenetale mashkullore dalin nga shtylla kurrizore dhe brinjët kurse sipas njohurive të kaluara të mia është se kuptimi i ajetit është se kënaqësia orgazmi i burrit buron nga shpina kurse orgazmi i gruas nga gjoksii saj. Shpresoj që të më sqaroni këtë në mënyrë më të gjër.

Përgjigjja:

Sipas asaj që unë e dij qëllimi i ujit që hidhet fuqishëm është uji i mashkullit duke u mbështetur në atë se nocioni "që hidhet fuqishëm" ngase ai që hidhet fuqishëm është uji i mashkullit. Ndoshta domethënia e daljes së tij nga kurrizi dhe brinjët është se ai (uji i burrit) këputet nga këto dy vende duke e ditur atë se ky ujë merr pjes në formimin e gjithë pjesëve të trupit dhe pastaj vendoset fiksohet kufizohet dhe dallohet në testiset dhe vezoret dhe që të dyjat janë afër veshkës dhe gjenden mes kurrizit të shpinës dhe dërrasës domethënë midis mesit të shtyllës kurrizore dhe karshi së poshtmës së brinjëve. Por, All-llahu e'lem (All-llahu e di më së miri). 

Pyetja:

Të lutem për All-llahun që të ma falish ngase unë të kam përgojuar dhe unë jam penduar shumë për gabimin që e kam bërë pra të ma falish dhe të lutesh për mua.

Përgjigjja:

All-llahu ta faltë dhe e faltë çdo njërin që më ka përgojuar ose që më ka bërë keq duke më ofenduar. Lus All-llahun që të të lirojë ty dhe t'i lirojë të tjerët nga pasojat e atyre gjynaheve.

Pyetja:

Një njeri prej muslimanëve ka ndërtuar një shtëpi në vendin e fshatit dhe ka shpenzur shumë para për atë ndërtim. Personi në fjalë pas një kohe kupton rezikun dhe se një gjë e tillë është haram në Sheriatin Islam. Ky a duhet ta rrënojë ndërtimin që e ka ngritur aty apo ka mundësi që t'i bëhet e lejuar. Nëse thoni po atëherë prej kujt do të lyp hallallëk. Prej të gjithë njerëzve aty apo prej "Ehlul hil-li velakd"(njerëzit eminent" apo vetëm prej Imamit të xhamisë?

Përgjigjja:

Edhepse disa fjalë gjatë tekstit nuk i kuptova (ato fjalë i kam shënuar me pika, vër e përkth.) Por sido qoftë për këtë duhet t'i ktheheni shtetit pikërisht komunës që e ka në përgjegjësi atë tokë. Nëse vërtetohet se ai ndërtim është i dëmshëm për banorët që jetojnë për rreth atij ndërtimi atëherë duhet të rënohet ai ndërtim ose ajo pjesë që bën dëm.

Pyetja:

Nëse bashkëshortët ndjejnë se ndarja midis tyre ka qenë nën ndikimin e magjisë pra si është e mundur që të vërtetohen për një gjë të tillë? Cilat janë shenjat e saj? Nëse vërtetohemi për një gjë të tillë atëherë si është e mundër

që të kthehet dashuria pasiqë ka ndodhur ndarja? A është e mundur nëpërmjet lutjeve të vazhdueshme sepse një gjë e tillë që ka ndodhur midis tyre është pa dëshirën e tyre. Ndërkaq, ata kanë edhe një fëmijë të vogël i cili është ndarë nga babai.

Përgjigjja:

Nuk e di se si mundeni të vërtetoheni për një gjë të tillë. Por unë e di se ai që i përmbahet urdhërave të All-llahut dhe nuk devijon në diçka prej harameve si dhe është i rregullt në praktikimin e gjërave që janë të transmetuar nga të parët, lutjet e mëngjezit dhe të mbrëmjes që transmetohen nga i Dërguarai i All-llahut ai person është i mbrojtur nga magjia dhe dëmet e saj. 

Pyetja:

Si thoni për horoskopin. A lejohet t'i besohet ?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që të besohet horoskopi. Nuk është e mundur që të parafytyrohet që njeriu që nderon mendjen e vet ose ndonjë dijetarë që e nderon veten dhe statusin shkencorë të tij të dëgjojë me vemendje bisedën e mashtruesve të cilët flasin pë horoskopet dhe domethëniet e tyre të fshehura e pastaj ai të besojë atë renë. S'do mend se ai që i dëgjon dhe i beson ato bie poshtë dhe nënçmon veten, statusin dhe njohuritë e tij para syve të tjerëve.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit për përdorimin e telefonit të shtetit (pasiqë unë jam nënpunëse në një zyrë të shtetit) për shërbime personale duke potencuar se ndonjëherë kam nevojë për ta përdorur.

Së dyti: ndonjëherë detyrohem që të dal me të rinjë në punë të caktuara në vendet e punës me automjete të njohura (si taksi, kombi, vetur e punës) duke potencuar se unë jam e vetmja inxhiniere në biro.

Përgjigjja:

Nuk lejohet përdorimi i telefonit të shtetit, as letrat e as aparatet a mjetet ose pronat harxhuese të shtetit për nevojat personale.

Çdo përzierje (shoqërim) që shkakton fitnen e supozuar apo të sigurtë është shoqërim i ndaluar. Çdo shoqërim që nuk shkakton këtë drojë as me supozim e as me siguri sipas Sheriatit nuk ka ndonjë ndalesë, me kusht që gruaja e cila përzihet (shoqërohet) të jetë e mbuluar me hixhabin e Sheriatit të njohur dhe me kusht që kjo përzierje të jetë me shtytje të interesit të konsideruar me Sheriat. 

Pyetja:

Pyetja ime ka të bëj me martesën e muslimanit me një motër që ka pranuar Fenë Islame që të martohet?

Përgjigjja:

Pranimi i Islamit nuk kushtëzohet nga dokumenti. Gruaja muslimane ka të drejtë të martohet me muslimanin pa marrë parasysh a ka marrë dokument se është muslimane apo nuk ka marrë. 

Pyetja:

A lejohet që edhe ne të betohemi për ato gjëra që është betuar All-llahu, bie fjala: "Vel’Asri" (Pasha kohën) do të bëj këtë e këtë ose "Ven-Nexhmi idha heva" Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!unë nuk do da bëj kështu.

Përgjigjja:

Neve nuk na lejohet që të betohemi për ato gjëra që është betuar All-llahu Fuqiplotë. Madje ne jemi të ndaluar nga i Dërguari i All-llahut që të betohemi në përjashtim për All-llahun dhe për cilësitë e Tij. Betimet që All-llahu fuqiplotë i ka bërë në Kur'an nuk janë nga lloji i betimeve që njerëzit i përdorin e që i kanë bërë zakon për të treguar rëndësinë e asaj për të cilën betohet. Por, betimi i All-llahut është për të na tërhequr vëmendjen për ndonjë fenomen prej fenomeneve të gjithësisë fenomen i cili tregon për krijimin e mrekullueshëm dhe planifikimin e udhëheqjen e Tij.