Pyetja:
Ankohem nga pesha e tepruar andaj, a më lejohet që të bëj operacion për të rregulluar formën e barkut (operacion plastik)?
Përgjigjja:
Nëse pesha e tepruar paraqet deformin në trup apo e rrezikon individin apo individen nga ndonjë sëmundje sipas vlerësimit të mjekëve atëherë ky operacion bëhet i lejuar.
Pyetja:
Dy gra janë motra, njëra e ka burrin që nuk mund të lind. Kjo në mënyrë të fshehur ka mundur që të marrë prej spermës së burrit të motrës duke mos ditur as burr i saj e as burri motrës. Ajo këtë spermë nëpërmjet mjekëve e ka vënduar në mitër dhe ka lindur. Pra, si është dispozita e kësaj foshnjeje për nga përkatësia familjare dhe për nga trashëgimia?
Përgjigjja:
Së pari ky veprim është haram (i ndaluar) së dyti fëmiu që lind nga kjo spermë nuk konsiderohet që i përket të zotit të spermës sepse atësia bëhet dhe konsiderohet kur është si rezultat i kontratës së bashkëshortisë (nikahit)me Sheriat. Njëashtu nuk i përket as persones së mitrës m’u për të njejtin shkak si dhe për atë arsye se amësia është një tërësi dhe nuk pjestohet. Pra, dispozita e këtij fëmiu është si e atij të gjeturit. Gruaja e cila është bërë shkaktare për një gjë të tillë në vete mban gjynah të madh.
Pyetja:
Si e konsideroni kërkimin e ndihmës (istigathen) nga dikush tjetër përveç All-llahut? Dhe a ka ndonjë rendësi se prej atij që kërkohet ndihmë është vetëm shkak? Një gjë të tillë e thotë ndonjë dijetarë, nxënës i Sheriatit duke potencuar se kërkimi ndihmë nga dikush (istigathe) nuk është si tevesuli (ndërmjetësimi). Bie fjala istigathen e bën gjatë lutjes duke thenë "Më ndihmo o i Dërguari i All-llahut".
Përgjigjja:
Formulimi i tevesulit (ndërmjetësimit) është më i sigurtë dhe më larg paqartësisë se formulimi i istigathes (kërkimit ndihmë (medet)". Formolimi i tevesulit (ndërmjetësimit) bëhet duke iu drejtuar All-llahut me ndonjë (për hirin) Pejgamberë ose me ndonjë njeri prej të devotshmëve nga robërit e All-llahut.
Kurse formulimi i istigathes (kërkimit ndihmë) bëhet duke iu drejtuar personit prej të cilit kërkon ndihmë… Por, si do që të jetë nëse besimi (akideja) e teuhidit (njëshmërisë së All-llahut dhe normave të saj) është e vëmendshme dhe e gjallë dhe e kompletuar në mendjen e atij që kërkon ndihmë nga dikush atëherë nuk ka ndonjë problem a paqartësi. Sepse në këtë rast kërkimi i ndihmës nga i Dërguari i All-llahut do të ishte njëlloj sikurse kur i sëmuri kërkon ndihmë nga mjeku. Pra ai atij i thotë më shpëto nga këto dhimbje që më kanë kapluar mua duke qenë plotësisht i bindur se mjeku nuk mundet të bëj gjë pa dhënë urdhër (pa bë emër) All-llahu Fuqiplotë.
Pyetja:
Dëshiroj të pyes reth nderimit të dijetarëve (ulemave) të Islamit. Mua një gjë e tillë më shkakton huti ngase ka njerëz të cilët veten ia përkasën selefizmit dhe thonë se Shejh Gazaliu dhe Kardaviu i shtynë njerëzit në humbje (dalalet) andaj ata nuk kanë të drejtë që të japin fetva. A është e vërtetë një gjë e tillë?
Përgjigjja:
Ata që përgojojnë dijetarët (ulematë) e muslimanëve dhe i akuzojnë me dalalet në fakt vetë ata janë në humbje dhe të lajthitur nga edukatat e normat e Islamit. Ndërkaq, vlefshmëria e dijetarëve nuk patjetërson pagabimësinë e tyre në ixhtihad dhe në fetva. Sepse nuk ka dijetar që nuk është ballafaquar me kritikë dhe ai të mos ia kishte kthyer dikujt, në përjashtim të të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi vessel-lem. Nëse dikush ballafaqohet me atë që të ketë gabuar kjo nuk mund të jetë argument se ai është në dalalet (humbje, devijim).
Pyetja:
Jamë pjesëmarrëse në një faqe të internetit që mundëson lidhjen të miqësisë nëpërmjet shkresës. Në një rast më arriti një shkresë nga një djalosh që ishte për një vit më i moshuar se unë dhe jeton në vendin tim. Ai më shkruante se është i nevojshëm për një femër e cila do t'i ndihmonte. Unë iu përgjigja duke refuzuar kërkesën e tij ngase mendoj se letërkëmbimi me djemtë është i ndaluar. Por, ai më befasoi me një letër tjetër ku ai thoshte se tregoma rrugën më të afërt të vdekjes ngase ai ishte në gjendje të rendë psikike. Atëherë unë ia ktheva shkresën në të cilën e stimuloja dhe këshilloja për optimizëm dhe besim në All-llahun dhe se atë që ai e jeton është vullnet i All-llahut për të treguar ai durimin e fjalë të ngjashme. Por, tash ndërgjegjja ka filluar të më brejë për atë se unë ia ktheva shkresën ngase ai pas një kohe ma ktheu përgjigjen duke më thenë se pas leximit të shkresës sime gjendja e tij është në përmirësim dhe kërkon që ne të bëhemi shokë. Unë tash jamë në konflikt me brendinë time për atë se ia ktheva shkresën pasiqë mendoj se një gjë e tillë është haram dhe asaj që kërkon shpirti im që unë të lidhi me të shoqëri sepse kjo është për së largëti. Si është gjykimi i Fesë për këtë kontakt dhe a është e ndaluar?
Përgjigjja:
Ti duhet të kesh pathyeshmëri dhe syçelësi mendore në mënyrë që të mos mund të të mbashtrojë dhe të luaj me ty asnjë gënjeshtarë. Ai që e dëshiron vdekjen nuk e ka të pamundshme të kërkojë rrugën e saj dhe (padyshim) nuk ka nevojë që ti t'ia tregosh. Një dëfrim i tillë është i ndaluar në Fenë e All-llahut. Fundi fati i këtij argëtimi është si fati i luajtjes me bombën e kurdisur. Andaj ti ki kujdes ndaj këtij gënjeshtari të poshtër para se të jetë vonë.
Pyetja:
All-llahu Fuqiplotë më ka nderuar me shikimin e zotriut tonë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem në ëndër dhe është lutur për mua që të jem i udhëzuar për të cilën gjë jam shumë i nevojshëm. Kam dëgjuar prej dikujt se nëse nuk e sheh Pejgamberin si që është i përshkruar në librat e Seres (libra që shkruaj për biografinë e Pejgamberit) atëherë ajo është nga Shejtani. Pra, a është kjo e vërtetë?
Në indeksin përmbajtjen e fetvave kam lexuar se shitja me këste lejohet. Por, nëse plaçka tash (kesh) është 100 kurse pas një viti 110 a nuk është kjo kamatë?
Përgjigjja:
Kjo që të është thënë nuk është e vërtetë sepse i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Ai që më sheh në ëndër mua më ka parë në të vërtetë sepse shejtani nuk mund të figurohet në figurën (në pamjen) time". Por, është e vërtetuar se sa më tepër që ta shohish Pejgamberin sipas përshkrimeve që i ka patur atëherë ëndra yte tregon se ti ke gjendje të mirë.
Sa i përket shitjes me këste është e lejuar. Bie fjala të blej ndonjë mall a plaçkë me kufi më shtrejtë se sikur atë plaçkë ta blejë me paratë në dorë(kesh). Ku dallim nuk hynë në kamatë sepse dallimi i çmimit është pjesë që nuk ndahet nga çmimi (pjesë përbërse e çmimit).
Kurse te kamata dallimi nuk është pjesë nga çmimi i plaçkës mallit. Por, ajo është vlerë e vonimit e afatizimit të pagesës.
Pyetja:
Pasiqë veprimet vlerësohen sipas nijetit atëherë si është e mundur që burri të martohet me një grua të huaj vetëm për të marrë nënshtetësi dhe pastaj e shkurorrëzon, pasiqë ato edhe merren vesh për një gjë të tillë?
Poashtu të tregoj se unë jam një grua e martuar dhe ndonjëherë nënës sime i jap disa ushqime pa dijen e burrit tim. A është në rregull një gjë e tillë?
Përgjigjja:
Domethënia e "Veprimet shpërblehen sipas nijetit (qëllimeve) …" është se shpërblimi për veprimet është i kufizuar që nijeti (qëllimi) të jetë i mirë dhe ibadeti (adhurimi) apo veprimi të jetë për hirin e All-llahut Fuqiplotë. E nuk është domethënia e citatit të Hadithit se kontrata është në rregull vetëm nëse nijeti (qëllimi) është i mirë. Martesa për të ciën ti pyesish është në rregull nëse plotësohen kushtet dhe konditat pa marrë parasysh nijetin (qëllimin) apo motivin e asaj martese.
Pyetja:
Si është dispozita e Sheriatit që femra muslimane të vesh fustanin e nusërisë (fustanin kosh)?
Përgjigjja:
Fustanin e bardhë që e vesh nusja natën e nusnisë më nuk është perëndimore. Nëse ti me çdo kusht insiston se ai është perendimorë atëherë duhet të dishë se palltoja dhe pantalonet (kati) që i vesh janë roba perendimore andaj ato duhet t'i heqish dhe në vend të tyre të veshish galabijen (veshje arabe që i ngjan një këmishe të gjatë deri në fund të këmbëve) para se një gjë të tillë ta kërkosh nga nusja e re që ajo të mos e vesh fustanin e bardhë natën e martesës.
Pyetja:
Si është përgjigjja ndaj personit që mëton se i Dërguari i All-llahut ka ditur shkrim lexim?
Përgjigjja:
Përgjigjja ndaj tij është fjala e të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem ku thotë: "Ne jemi një popull që nuk dijtëm të shkruajmë e as të llogarisim muaji është kaq ose kaq …" Njëashtu fjala e të Dërguarit të All-llahut që e transmeton Muslimi në Sahihun e tij kur ditën e Hudejbies i tha Aliut: "Ma trego vendin e asaj" ka për qëllim fjalën "rasullu-llah" Aliu ia tregoi dhe i Dërguari i All-llahut e fshiu për të plotësuar kërkesën e mushrikëve (pabesimtarëve). (sepse për ndryshe pabesimtarët nuk pranonin të lidhet marëveshtja e hudejbies, vër e përkth.). Kitij shokut tënd të krishter epja librin tim të parin nga koleksioni "Ky është Islami" Titulli i librit është: "Kush jam unë, pse dhe kah shkoj" sepse këtë libër të këtij koleksioni e kam shkruar enkas për jomuslimanët.