Pyetja:

A i lejohet të shkojë në Haxh atij që ka për të dhënë hua duke patur parasysh se Inshaell-llah borxhin do ta përmbush në disa këste?

Përgjigjja:

Nëse borxhit i ka arritur koha që të kthehet atëherë nuk i lejohet borxhmarrësit të shkojë në Haxh apo diçka tjetër përveç se me lejen e borxhdhënësit. Por, nëse nuk ka arritur koha e kthimit të borxhit dhe është i sigurtë se do të kthehet prej udhëtimit para se të vijë koha e arritjes së borxhit atëherë nuk ka dëm nëse ai udhëton.

Pyetja:

Unë jam inxhiniere në një firmë private. Natyra e punës dhe e orarit tim është i gjatë prandaj shumicën e namazeve i fali në punë. Por, në të shumtën e rasteve nuk mundem t’i fali të gjitha namazet pasiqë nuk ka vend të veçantë për abdest. Nuk di ç’të bëj. Unë e ndjej se më bren ndërgjegjja?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që puna yte të jetë arsye për lënien e namazit apo për vonimin e namazit jashta kohës së caktuar.

Pyetja:

Jam martuar për së dyti, pas një martese të dështuar. Problemi im me gruan e dytë është se ajo nuk është në gjendje t’mi përmbush plotësisht dëshirat e mia seksuale. Unë nga ana praktike për çdo ditë ballafaqohem me mashtrime që gati më shtyjnë të bëj haram. Kam biseduar me gruan time për këtë temë me qëllim që ajo të mundohet që të bëjë përmirësime por, ajo s’bën gjë. Duhet potencuar se unë me këtë grua kam një vajzë gjashtë muajshe.

Pra, a më lejohet mua që ta shkurrorëzoj këtë grua në mënyrë që ta ruaj veten?

Përgjigjja:

Shkurrorëzimi asnjëherë nuk ka qenë i ndaluar përveç nëse motivi i tij është qëllimi i dëmtimit. Por, gjithsesi shurrorëzimi ngel të jetë si Hallalli (e lejuara) më e urrejtur tek All-llahu.

Nëse më konsulton mua për atë se çfarë duhet të bësh (nëse e kërkon nevoja) unë të këshilloj që gruan ta mbash dhe të martohesh edhe me një tjetër nëse ke mundësi. Por, nëse nuk ke mundësi atëherë ti je zotriu i vetes në këtë çështje dhe ti e di më së miri atë që e kërkon praktikimi i fesë tënde.

Pyetja:

Si të bëj akordimin midis Hadithit: “Kur të vijë dikush që e pëlqeni për nga feja dhe morali atëherë martonie atë…” dhe asaj që pas namazit të Istihares nuk ndihem i rehatshëm?

Përgjigjja:

Fryti i namazit të Istihares nuk përqëndrohet në atë se ti a do të jeshë në disponim, jodisponim apo në shikim të ëndrrave. Por, ajo që kërkohet nga i zoti i projektit është që pas namazit të Istihares të vazhdojë në projektin e tij dhe t’i ndërmerr shkaqet që duhen. Kështuqë, nëse ajo është e hajrit (e mirë) All-llahu do t’ia lehtësojë atë e nëse është sherr (e dëmshme) do t’i mbyllen dyert dhe do të ndërlikohet puna.

Pyetja:

Gjatë punës sime, ndonjëherë detyrohem që të thirrem në darkë në ndonjë restorant që ka pije alkoholike. Unë aty e gjej veten të detyruar që të gjendem në ato tavolina. Kur është fjala për mua, unë Elhamdulil-lah i kryej obligimet e mia fetare sipas Sheriatit. Por, mua gjithmonë më kaplon dyshimi kur gjendem me këta të huaj në të njëjtën tavolinë. S’ka dyshim se risku (nafaka) vjen prej All-llahut. Por, them në vete, pasiqë unë nuk pij me ta, Elhamdulil-lah, dhe pasiqë nevojat bëjnë që gjërat e ndaluara të lejohen atëherë një gjë e tillë nuk është e ndaluar.

Përgjigjja:

Është e ditur se pirja e alkoholit është gjë e keqe, madje është edhe prej gjynaheve më të mëdha. Andaj, të jeshë prezent në vendin ku kryhet (bëhet) e keqja duke heshtur dhe pa mos e kundërshtuar atë edhe kjo gjë është Haram (e ndaluar). Sikur të ishte ndryshe, sikur bie fjala, vena të pihet në tavolina larg teje të cilat ti nuk i sheh, atëherë prezentimi i yt aty nuk do të kishte pengesë. Por, çështja në fjalë ndryshon kur e keqja bëhet në tavolinën ku je i ulur ti.   

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që të vdekurit e muslimanëve të varrosen këtu në vendet e Perëndimit gjegjësisht në vorrezat e të krishterëve pasiqë varrimi në vorrezat e muslimanëve kushton shumë shtrenjtë d.t.th. jashta normales saqë dallimi është 1000 e më tepër dollarë. Pra, në këtë rast, a na lejohet që vorrimin ta bëjmë në varret e të krishterëve apo obligohemi që varrimin ta bëjmë në varret e muslimanëve pa marrë parasysh shpenzimet e shumëfishta?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që varrimi i muslimanit të bëhet në vorrezat joislame. Lartësia e çmimeve nuk është arsye për atë që përparësi i ka dhënë largimit nga shteti Islam për të gjuajtur veten në një vend të kufrit. Pasiqë, kthimi për në vatanin Islam është i mundshëm, atëherë integrimi në kërkesate e shoqërisë së kufrit nuk është i lejuar. Gjithashtu, ngritja e çmimeve që të integrohesh në atë shoqëri nuk është arsye.

Pyetja:

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi në huti shqetësuese sa i përket përdorimit në ushqim të zhelatinës dhe ushqimeve tjera që përmbajnë zhelatinë, kjo gjë është për arësye se kjo mund të nxirret prej derrave. Kam bërë shqyrtim të të kësaj çështjeje në Kur’an dhe kam gjetur se ndalesa e plotë kufizohet vetëm me prodhimet e mishit të derrit. Andaj, nga kjo konkludova se ajo që është e ndaluar prej derrit është mishi dhe vjami. Kurse zhelatina është një materie kimike e cila mund të nxirret nga shumë burime gjë që bëhet sipas përshtatjes të disa proçeseve fizike e kimike ndaj atyre burimeve. Shpresoj që t’na sqaroni neve se çka ndalohet prej derrit?

Përgjigjja:

Të gjitha komponentet e derrit unanimisht janë të ndaluara. Nocioni i mishit të derrit në Ku’anin Kerim nuk ka domethënien e kuptimit të kundërt. Prandaj, zhelatina që merret sigurisht (sipas asaj që e dijmë) nga derri është e ndytë e nuk lejohet ta hamë.

Pyetja:

Jam një i ri, 24 vjeçar. Elhamdu-lil-lah, i kryej obligimet ndaj All-llahut. Por, megjithëatë unë nuk jam normal. Unë anoj (kam tendencë) ndaj gjinisë sime d.m.th. e ndjej atë që mashkulli e ndjen ndaj femrës. Unë e urrej dhe e qortoj veten time. Nuk kam mundësi që t’i shpjegoj vuajtjet e mia. Zotriu im, askush nuk di për gjendjen time të rëndë përpos All-llahut. Unë e lexoj Kur’anin Kerim por, kur eci rrugës i shikoj meshkujt në atë mënyrë për të cilën veten e marr më tepër mëny. Nuk di se çka të bëj. Nga Xhamia dal me shpejtësi që t’mos i shikoj fytyrat e të rinjëve. Zotriu im, kam menduar që edhe të bëj vetëvrasje. Çfarë të bëj me këto ndjenja të mia të cilat më kanë ngulfatur. Nuk di. Ndihem fajtor prej kokës e deri në maje të këmbëve. Zotriu im, a jam unë gjynahqar për atë se unë mendoj për meshkujt, ndjenjë kjo që nuk është në duart e mia. Besomëni se unë nuk di se çka të bëj me jetën time, kur eci rrugës dhe ndjehem se të gjithë më shikojnë mua. Deri tani nuk kam shkuar në ushtri ngase frigohem. Nuk di si të veproj, çdo ditë situata ime më tepër keqësohet. Unë nga pamja e jashtme, puna dhe veshja dukem si njeri normal por, ndjenja ime e brendshme më bën që të mendoj për vdekje dhe e kërkoj siç e kërkoj ujin. Zotriu im, unë jam gabimtar për atë se mendoj për meshkujt pra, a jam poashtu gjynahqar për atë se kërkoj vdekjen, dhe a jam gjunahqar për atë se unë nuk gjej para vetes rrugë tjetër përveç se të përdori masturbimin që të mbaj veten time. Shpresoj që ju nuk do ta anashkaloni pyetjen time  dhe s’paku më përgjigjeni qoftë edhe me një fjalë.

Përgjigjja:

Së pari: nuk je gjunahqar për ndjenjat që të preokupojnë.

Së dyti: besoj se martesa të ndihmon shumë në zgjidhjen e kësaj problematike.

Së treti: që të shpëtosh nga mundimi që e ke preferohet që të vizitosh ndonjë mjek specialist sepse problematika ka të bëjë me hormonet kurse këto u nënshtrohen ndërhyrjeve me të cilat mund të manipulohet.   

Pyetja:

A lejohet huaja me kamatë për të blerë banesë dhe si është kjo çështje nëse  është për nevojë?

Përgjigjja:

Nuk lejohet huaja me fajde përveç për atë që ka nevojë të skajshme d.m.th. për atë që përballohet me shkatërrim për shkak të urisë, lakuriqësisë ose mungesës së banimit. Ti shiko se çfarë gjendje ke dhe do ta dish dispozitën në fjalë. 

Pyetja:

Ti e di se në këto vite me të madhe është përhapur kompjuteri dhe shtëpitë e botimeve elektronike nxjerrin cede me kopje të Kur’anit fisnik. Pra, si është dispozita e Sheriatit me bartjen e tyre nëse bartësi është xunub (i pa pastër).

Përgjigjja:

Dispozita e bartjes së cedeve është njëlloj si bartja e audio kasetave të cilat janë të inçizuara me Kur’an. Pra, nuk ka dert në bartjen e këtyre e as të atyre. Rregulla e Sheriatit lidhur me këtë çështje është se ndalesa e bartjes së Kur’anit për atë që nuk ka abdest (apo për atë që është xhunub) ka të bëjë me çështjet që janë Ibadete. Kurse në Ibadete nuk lejohet të bëhet analogji (kijas).

Pyetja:

Nëse i zoti i shtëpisë punon me magji dhe furnizimi i anëtarëve të familjes bëhet prej pasurive që ai i fiton me magji, andaj, a ndikon kjo gjë në raportin e tyre me All-llahun Fuqiplotë ose një gjë e tillë a i mundëson shejtanit që të depërtojë tek ata.

Përgjigjja:

Nëse e gjithë pasuria e tij është rezultat i magjisë atëherë assesi nuk lejohet që fëmijët dhe gruaja të ushqehen prej tyre. Por, nëse kjo është vetëm një pjesë nga pasuria e tij atëherë tërësia e pasurisë së tij konsiderohet e dyshimtë kështuqë në këtë rast gruaja dhe fëmijët lejohet të ushqehen duke mos e kaluar nevojën.

Pyetja:

Pyetja ime është lidhur me hytben (fjalimin e ditës së Xhumasë) para Ramazanit, tema e së cilës ishte udhëzuesi i Zotit. Sipas fjalëve të Doktorit, (fjalëve tuaja) muslimanët në Amerikë sot janë në një anije të madhe e cila është e drejtuar në një drejtim të gabuar dhe se ata nuk kanë mundësi ta ndrojnë këtë drejtim dhe as që munden të mbrojnë veten e tyre nga rryma e fuqishme rrëmbyese. Pyetja ime është: çfarë duhet të ndërmarrin ata sipas mendimit tuaj? A është më mirë që ata të ngelin në vendet e tyre apo të udhëtojnë për në Perëndim, ndërsa ju e dini se pse njerëzit udhëtojnë për në Perëndim. Unë dua të them se neve nuk mund t’i ndalojmë njerëzit nga udhëtimi për në Perëndim.

Përgjigjja:

Ata që sot jetojnë në Perëndim janë dy grupe:

Grupi i parë janë ata që shkojnë me rrymën e Perëndimit dhe lëvizin me aparatin total të tij. Ky grup do apo s’do është ndihmesë e Perëndimit dhe e rrugës së tij. Këta kanë për ta vuajtur dënimin e kësaj gjëje para All-llahut Fuqiplotë Ditën e Gjykimit.

Grupi tjetër jeton në Perëndim por, larg sistemit dhe rrugës së tyre. Njëlloj si jeta që bënin muslimanët në periudhën xhahilite (injorancës) gjatë viteve të para të Dërgesës së Pejgamberit larg injorancës së tyre. Efekti i këtyre do të jetë njëlloj si efekti i atyre që jetonin në errësirat e xhahilijetit në Gadishullin Arabik. Abdurrahman Ed-Dahili bëri një jetë të tillë  në Perëndim. Pra, ai që e ka patjetër të jetojë atje atëherë biografia e tij le të jetë si e Abdurrahman Ed-Dahilit.

Pyetja:

A lejohet që burri gruas së vetë t’ia merr një pjesë apo të gjithë rrogën duke e mbështetur këtë në atë se burri është ai që i ka dhënë leje për t’u punësuar?

Përgjigjja:

Një gjë e tillë nuk lejohet. Ajo se burri i ka dhënë leje nuk e arsyeton marrjen e pasurisë së saj pa pëlqimin real të saj.

Pyetja:

Cila është këshilla e Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Butit ndaj atij që ka mësuar dituritë Islame në Fakultetin e Sheriatit dhe ka mësuar para dijetarëve dhe hoxhallarëve të respektuar, ndërkaq ai pastaj gjatë jetës ka parë se dyfytyrësia dominon edhe atë jo në qarqet e njerëzve të rëndomtë por, në qarqet e atyre që pretendojnë se kanë dituri (ilm). Kurse, personi në fjalë kur e pa se kjo gjë po ndodh, atëherë ai filloi ta ndytë dëlirësinë që e kishte nga ajo që është ballafaquar gjatë davetit, mësimeve dhe kundërshtimeve që i pati nga ana e këtyre pseudodijetarëve?!

Përgjigjja:

Të them atë që ka thënë i Dërguari i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të: “Ndale (mbylle) gojën tënde, qëndro në shtëpi dhe qaj për gabimin tënd”. Një gjë e tillë është më e mirë për ty se sa ti shikosh njerëzit me një shikim të tillë duke e harruar veten dhe duke bërë veten të pafajshëm nga e keqja që ua ngjet atyre.

 Pyetja:

Prej traditave të vjetra në shoqëritë tona është që ta fusin dhëndrin ndër gratë gjatë manifestimeve të dasmës-fejesës. Shpesh herë thuhet se nuk ka dert që ai të hyjë ngase ne jemi të mbuluara. Por, në të shumtën e rasteve, mbulesa brenda shpisë nuk është siç duhet kur është fjala te zbukurimi, bile-bile edhe nëse dhëndri mundohet që t’i mbyll sytë a nuk duhet që edhe gratë t’i mbyllin sytë e tyre, ose a mos lejohet që ato ta shikojnë dhëndrin me ëndje ashtu siç të kenë dëshirë? Shpresoj nga ekselenca juaj që t’më përgjigjeni në pyetjen time.

Përgjigjja:

Kjo është një traditë e keqe që duhet të fshihet nga shoqëritë Islame. Nuk ka në Fe e as në moral të shëndoshë diçka që mund t’i arsyetojë ato. Por, njerëzit pas tyre janë të dhënë nga rrëmbimet dhe epshet e tyre. S’do mend se një gjë e tillë ka shumë dëme shoqërore.

Pyetja:

Dr. El-Kiisij thotë se risku (nafaka) i njeriut vjen nga fitimi i tij dhe i jepet aq sa punon. Ndërsa, unë e di se njeriu sadoqë të mundohet nuk do të mund të merr vetëm se atë që All-llahu ia ka caktuar. Sipas tij, kjo gjë a nuk është  mbështetje vetëm në shkaqet?

Përgjigjja:

Riskun (nafakën) që njeriu e arrin është nga fitimi i tij për arsye se All-llahu atë risk ia mundëson nëpërmjet përpjekjeve dhe mundit të tij. Një gjë të tillë njeriu e ka për obligim dhe nuk lejohet që ai të largohet nga kjo e të mbështetet në papunësi. Njëkohësisht, ky risk në të njëjtën kohë është dhunti nga All-llahu Fuqiplotë dhe caktim që ia ka caktuar njeriut. Madje, çdo gjë është me vendimin dhe caktimin e All-llahut por, a do të thotë  një gjë e tillë që të lëmë anësh shkaqet dhe t’i nënshtrohemi papunësisë?!

Pyetja:

Selefistët (vehabitët) thonë se Esharijtë nuk janë nga Ehli Sun-neti sepse këta kanë ndjekur filozofinë dhe apologjetikën si dhe kanë përdorur interpretimin (te’vilin) që selefët  e drejtë e kanë ndaluar. Njëkohësisht, ata në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe në shumë çështje tjera. Shpresoj që shkurtimisht t’më përgjigjeni dhe t’më udhëzoni për librat që kanë përgjigje të plotë për këto gjëra?

Përgjigjja:

Esharijtë dhe Maturidijtë (dy Shkolla të Ehli Sunnetit në Akide (për çështjet e besimit)) kanë mbrojtur drejtimin e Ehli Sunnetit me armën e Mu’tezilëve që është filozofia dhe këtë e kanë përdorur në rast të nevojës. Ndërsa, Mu’tezilet  janë ata që i janë dorëzuar filozofisë.

Nëse edhe mbrojtja e Hak-kut (e të drejtës) në të cilën kanë qenë Selefët, me armën e filozofisë quhet mendim bid’atçi atëherë edhe Ibni Tejmiu është i thelluar në këtë të keqe pasiqë ai ishte prej atyre që shumë tepër zhytej (edhe pse ai ka kundërshtuar filozofinë dhe filozofët) në filozofi, shumë debatues ndaj atyre merren dhe mbështeten në të.

Literaturë që gjerësisht i qaset kësaj teme është libri im: “ Es-Selefij-jetu ….”.

Pyetja:

A lejohet që Zekatin t’ua shpërndaj atyre që u takon por, pa mos u treguar se është Zekat bie fjala tua jap si hedije ndërsa unë nijetin ta bëj për Zekat?

Përgjigjja:

Po, të lejohet një gjë e tillë për të respektuar ndjenjat e atij që ia jep Zekatin.