Pyetja:

Si është dispozita e blerjes së mallrave Amerikane duke potencuar se unë kam dëgjuar se në një fetva të Dr El-Kejsit një gjë e tillë ndalohet madje është Haram i rëndë?

Përgjigjja:

Obligohemi prerazi që të bojkotojmë mallrat dhe artikujt ushqimorë Amerikane njëkohësisht edhe ato Izraelite ngase Xhihadi i tillë i mundësohet që ta kryejë çdo muslimanë kundër armiqësisë Izraelite dhe atyre që e përkrahin atë. Një gjë e tillë ashtu siç është e njohur është obligim për çdo kokë muslimani (farzi ajn) brenda kufijve të mundësisë. Kurse një gjë e tillë është e mundur.

 Pyetje:

A përfshihen në Rahmetin e All-llahut edhe haket kuptimore e abstrakte të njerëzve dhe a është e vërtetë se All-llahu i merr përsipër ato e sidomos nëse njeriu kërkon një gjë të tillë gjatë udhëtimit për në Arafat?

Përgjigjja:

Për haket që kanë të bëjnë me njerëzit nuk mjafton vetëm teubja (pendimi) dhe ato nuk falen me asnjë Ibadet (adhurim) prej Ibadeteve por, ato hake patjetër duhet t’u këthehen të zotëve apo nëse ata bëjnë faljen e tyre.

Pyetja:

Si është dispozita e transakcionit me fletëaksione, sidomos kur banka vepron me gjërat që Islamikisht lejohet. Por, siç e keni të njohur bankat bashkëpunojnë në një apo në një tjetër mënyrë me bankat botërore dhe njëkohësisht me ato cioniste. Ndërkaq, cila është zgjidhja e individit i cili posedon pak pasuri që s’mjafton dhe don që ta zmadhojë ate kur është fjala për këtë botë kapitaliste? -Vall-llahi, unë të dua për hirë të All-llahut dhe kam patur rastin ta vizitoj djalin tuaj, Dr. Teufikin. Kërkoj nga ju që t’mos më harroni nga duatë tuaja.

Përgjigjja:

Nuk ka pengesë që ju të bleni fletëaksione prej ndërmarrjeve a kompanive tregtare ose prej bankave Islame  me atë që te ato të kenë vlerë reale që përfaqsohet në mallra, artikuj që gjenden në atë kompani ose në posedimin e bankës. Bashkëpunimi i bankës Islame me bankat e huaja nuk anulon ligjshmërinë e këtij transakcioni. All-llahu të dashtë për atë gjë që më ke dashtë. Kërkoj prej All-llahut që t’më bëjë prej atyre që meritojnë dashurinë tënde. 

Pyetja:

A obligohemi me zbatimin e ligjeve të Sheriatit ndaj atij që është i ri në Islam, apo me te duhet të shkojmë gradualisht siç kanë shkuar gradualisht dispozitat e Sheriatit në kohën e Islamit të Parë?

Përgjigjja:

Ai që është i ri në pranimin e Islamit duhet të dijë se me pranimin e Islamit menjëherë obligohet me të gjitha dispozitat obligative. Përgjegjësia e tij ndaj tyre fillon me njohjen e tyre gjegjësisht të dispozitës. Ne nuk jemi të ngarkuar që ta detyrojmë dhe ta ndjekim që ai t’i zbatojë dispozitat obligative as tërësisht e as gradualisht.

Pyetja:

Nëpërmjet mjeteve medicinale u njoftova se unë nuk mund të lindi. Andaj vendosa që t’mos martohem ngase unë do ta ngatërroj me mua palën tjetër (kam për qëllim gruan). Por, unë kam presion nga familja që të mbështetem në All-llahun dhe mos i kushtoj kësaj rëndësi, sidomos pasiqë edhe një shok i imi plotësisht ka patur të njëjtin problem por, All-llahu i ka falë fëmijë?

Përgjigjja:

Ajo që merret këtu në konsideratë është nevoja yte epshore për martesë. Nëse ndjen nevojë për martesë atëherë mos martesa yte është boshllëk në Fe. Kurse sa i përket lindjes ajo është çështje e All-llahut e jo e ytja dhe mos harro se urtia e martesës nuk është e kufizuar vetëm me synimin e lindjes.

Pyetja:

Shpresoj që t’më përgjigjeni për dispozitën e Sheriatit  lidhur me çështjen e vëllezërve Palestinezë të cilët veten e tyre e eksplodojnë gjatë operacioneve vetëvrasëse të cilat i ndërmarrin. Këto aksione a janë vetëvrasëse apo të shehidllëkut (martirëzimit)?

Përgjigjja:

Këto operacione nuk janë vetëvrarëse por, janë të shehidllëkut. Dallimi midis këtyre dyjave është se vetëvrasësi ndërmerr shkaqet e shkatërrimit të vetes duke patur për synim të bëjë vetëvrasje dhe të përfundoj jetën e tij, kurse ai që kërkon të bjerë shehid nëpërmjet këtij operacioni ka për synim që ta shkatërrojë armikun. Ndërkaq, vdekja e tij vjen si rrugë për të arritur këtë synim të shenjtë e të ligjshëm.

Pyetja:

Kam dëgjuar prej burrit tim se Imami i Xhamisë “Ebi Ennur” të vendbanimit që quhet “Ma’damijetu esh-Sham” gjegjësisht të një fshati të Damaskut në një mësim njerëzve që falen u ka thënë se All-llahu Fuqiplotë më vonë edhe shejtanin do ta fus në Xhennet. Ai këtë e argumenton me fjalën e All-llahut ku thotë: “Vërtetë, mallkimi kundër teje qoftë deri në Ditën e Gjykimit” El-Hixhr, 35), që do të thotë se ky mallkim do të jetë vetëm deri Ditën e Gjykimit ndërsa më vonë askush nuk di se çka do të ndodhë. Njashtu Imami njerëzve u thotë se All-llahu Fuqiplotë do ta mëshirojë Iblisin dhe do ta fus në Xhennet, gjithashtu se edhe të gjithë njerëzit nuk do të ngelin në Xhehenem. Si është dispozita e Sheriatit për këtë fjalë?

Përgjigjja:

All-llahu Fuqiplotë pasiqë e mallkoi Iblisin dhe caktoi që ta përzë prej mëshirës së Tij atëherë shejtani tha- siç na tregoi All-llahu: “(Iblisi) Tha: Zoti im, më jep pra, afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!” All-llahu iu përgjigj kërkesës së tij duke thënë: “(Zoti) Tha: Ti je prej të afatizuarve, deri në kohën e ditës së caktuar” El-Hixhr, 36-37).

Pra, kjo nënkupton se realizimi i kërcnimit të All-llahut ndaj shejtanit fillon Ditën e Kijametit. Thuaj atij Imamit, a nuk lexon Kur’an. A nuk e ka dëgjuar fjalën e All-llahut ku thotë: “Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: Refuzo besimin!, e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë! Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve.” El-Hashr, 16-17).

Pyetja:

Jemi në pikëllim me vdekjen e babait (All-llahu e mëshiroftë!). Problemi është se nëna jonë tash hynë në kohën e iddetit (afati i pritjes së gruas pas shkurorëzimit apo vdekjes së burrit të saj, për pastrimin e mitrës). Ndërsa, ne kemi vendqëndrim në Saudi qysh nga koha e babait. Por, afati i qëndrimit tonë atje na përfundon brenda një muaji, ndërsa vëllezërit tonë jetojnë atje. A lejohet që nëna ime iddetin e saj ta vazhdojë atje duke e konsideruar shtëpinë e vëllaut atje si shtëpi bashkëshortore pasiqë ne kur udhëtonim për në Saudi banonim te ai dhe babai i jonë është ai që atë shtëpi e ka veshur me orenditë shtëpiake m’u si me qenë shtëpia e tij. Vëllezërit insistojnë që ne të shkojmë atje. Pra, unë pyes si është dispozita e Sheriatit lidhur me këtë gjë. Pastaj, Hoxhë i jonë i nderuar vazhdimi i vendqëndrimit tonë  në Saudi për ne ka rëndësi të madhe pasiqë atje kemi jetuar më tepër se pesëmbëdhjetë vjet.

Përgjigjja:

Përderisa nënës tënde i mundësohet të vazhdojë iddetin e vet në shtëpinë bashkëshortore atëherë kjo gjë është në rregull dhe kjo është ajo që kërkohet prej saj.