Pyetja:

Zotriu im:

Shpresoj që t’na jepni fetvanë tuaj lidhur marrjes së huave prej bankës. Nëse lejohet për raste të nevojës së skajshme atëherë t’na qartësoni nevojën në fjalë sepse kjo në kohën tonë po praktikohet me të madhe, në kohën kur jeta është bërë luftë për ekzistencë?

Përgjigjja:

Nevoja që e bën të mundshme marrjen e huave me kamatë është njësoj si nevoja kur lejohet të hahet coftina, mishi i derrit apo të ngjajshme me to, ku pikërisht nevojtari përballohet me shkatërrim bie fjala si nga uria, lakuriqësia apo nga mungesa e banimit. Pra, kjo është nevoja ku lejohen të ndaluarat.

 Pyetja:

Kanë kaluar më tepër se dhjetë vite që po falem në një Xhami ku ka një varr. Në kohë të fundit kam dëgjuar se nuk bën të falesh aty ku ka varr. Pra, si është dispozita lidhur me këtë?

Përgjigjja:

Namazi yt është në rregull. Por, tash e tutje nëse falesh në atë Xhami atëherë t’mos e kesh varrin përpara d.m.th. varri t’mos jetë ndërmet teje dhe Kibles. Falu në atë mënyrë që varrin ta kesh prapa ose në të djathtën tënde apo në  të majtën tënde larg teje.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që të shoqërohesh me Ithtarët e Librit duke patur parasysh se ai është i sinqertë në allëshverësh, në marrëdhënie të punës dhe në respektimin e Fesë dhe cilët janë kufitë e shoqërimit të tillë?

Përgjigjja:

Nuk ka ndalesë që muslimani të shoqërojë ndonjë person që nuk është musliman qoftë të jetë ai Ithtar i Librit apo diç tjetër. Ajo që ndalohet është që jobesimtari të ketë pushtet ndaj muslimanit

Pyetja:

Punoj në një qendër të kompjuteristike në qytetin e Tarabulsit të Libisë. Qysh në fillim të punësimit kuptova se emri i kësaj qendre ishte i lidhur me emrin e e fshatit Themud që përmendet në Kur’anin Kerim. Pra, a të kërkoj ndonjë punë tjetër? Dhe emërtimi i kësaj qendre me këtë emër, sipas Sheriatit, a është gabim, duke potencuar se pronari i kësaj qendre është i bindur dhe ngul këmbë në atë që qendra të ketë këtë emër?

Përgjigjja:

Një gjë e tillë nuk është faktor që ti ta lësh punën, pra, ti mund të punosh në këtë qendër por, pronarëve të kësaj qendre i kisha sugjeruar që të zgjedh një emër më të mirë se ky.

Pyetja:

Si është dispozita e Islamit në heqjen e lëkurës së thatë e të mbledhur të vetullës?

Përgjigjja:

Nuk lejohet të bëhet ndryshim në krijimin e formën e njerëzimit përveç nëse ajo ka të bëjë me deformimin. Ndërkaq, nëse vërtetohet se një gjë e tillë është deformim (me gjykimin e vendimin e dy mjekëve të drejtë) atëherë lejohet ndryshimi i saj. Por, nëse nuk vërtetohet një gjë e tillë atëherë nuk lejohet që ajo të preket.

Pyetja:

Takova një njeri që pretendonte se është njeri i fesë (klerik) i cili pasiqë më pyeti për emrin tim, të nënës e të babait më tha se mua dhe burrit tim na kanë bërë smirëkeqje (kemi të bëmë) andaj ai na propozoi që burrit tim t’i jep një unazë me një gurë dhe tha se ai do t’i lexojë Kur’an dhe kështu do ta shpëtojë burrin tim nga trupat dhe shpirtat e këqij. Kjo gjë për mua ka rëndësi të madhe pasi që sipas tij unë duhet t’ia ndërroj emrin vajzës sime (Rubi) përndryshe nëse unë nuk bëj një gjë të tillë ajo do të sëmuret shumë dhe nuk do të mund të jetë grua e mirë kur do të ritet. A mund që t’më udhëzoni që të dij se Sheriati a pajtohet apo i refuzon këto gjëra. Duke e patur parasysh se unë kam frikë të madhe  që t’i them atij se nuk e dua atë unazë. A është e mundur që ai m’u për këtë, familjes sime t’i shkaktoj ndonjë dëm sidomos kur e dijmë se ai i din të gjithë emrat e familjes sime?

Përgjigjja:

Njeriu në fjalë është injorant ose mashtrues. As mihiri e as guri që është në mihirin nuk mund të të sjell dëm apo dobi. Gjithashtu, nuk ka asnjëfarë lidhje në këtë çështje njohja e tij me emrat. Gjithmonë vazhdo të lexosh dumuavedhet (Kuleudhu birabbilfelek dhe Kuleudhu birabbinnas) dhe sa më tepër lexo lutjet e ditës e të mbrëmjes. Në këtë mënyrë, All-llahu do të të mbrojë nga dëmi i smirëkeqit dhe atyre që veprojnë sipas smirës.

Pyetja:

A kam mudësi që në Kanada të lahem e të notoj në bazenin që është i përzier (burra dhe gra në një vend) duke patur parasysh se atje nuk ka bazene vetëm për meshkuj?

Përgjigjja:

Nuk të lejohet notimi në bazen që është i përzier. Një gjë e tillë është prej gjërave të njohura e të pakontestueshme për të cilat ti dhe çdo kush tjetër nuk duhet t’i largojë nga mendja.

Pyetja:

Unë jam i regjistruar në Ndërmarrjen Ushtarake për banim e cila ofron banesë me këste, shuma e së cilës është 100 mijë Lira të Sirisë edhe atë duke paguar në çdo muaj një shumë prej 2500 lirave. Pasiqë arrihet të përmbushet gjysma e shumës totale atëherë ndërmarrja për banim prej bankës ngren hua që të plotësohet shuma e ngelur gjë që nga kjo gjë unë ngarkohem që bankës t’i paguaj një kamatë, duke mos harruar se lidhja ime është vetëm me ndërmarrjen për banim dhe unë ndryshe nuk kam mundësi të kem marrëdhënie pune vetëm me ndërmarrjen dhe unë ndryshe nuk kam mundësi të blej banesë. Pra, si është dispozita e Sheriatit lidhur me këtë?

Përgjigjja:

Nuk të lejohet të blesh këtë shtëpi në mënyrën që e përmendët. Potencuat se ndërmarrja për banim në emrin tuaj ngren para, pra, ju jeni ai që merr hua. Duke marrë parasysh se huaja ngritet në kushtëzimin e kamatës atëherë ti bën Haram.

Pyetja:

Dua të dij se a e lejon Islami femrën të martohet pa lejen e prindit duke potencuar se djali me të cilin ajo dëshiron të martohet e ka mësuar ate si të falet e shumë gjëra tjera për Islamin si dhe i ka ndihmuar që të largohet prej duhanit.

Përgjigjja:

Nëse djali që fejohet është rival (ekuivalent) me femrën si për nga aspekti i zbatimit të parimeve të Islamit poashtu edhe nga autoriteti shoqëror e moral ndërkaq, femra është e pjekur, vetëdijshme dhe në moshë madhore dhe veliu (mbikëqyrësi i saj si: prindi apo dikush tjetër) e ndalon atë që të martohet me të edhepse ajo dëshiron këtë gjë, atëherë ai bën padrejtësi ndaj vajzës pasiqë ai me këtë gjë e pengon vajzën që të gëzojë të drejtën e saj andaj në këtë rast e drejta e tij si velij (kujdestar mbikëqyrës) bie poshtë dhe kalon te tjetri bie fjala te vëllau e nëse nuk ka atëherë do ta martojë kadiu (gjykatsi). Sipas dijetarëve të respektuar të Shkollës Hanefite në këtë rast ajo ka të drejtë të martojë vetë veten e saj. 

Pyetja:

Dikush e ka sharë dhe e ka mallkuar Fenë e Kur’anit. Pra, si është gjykimi i tij sipas Sheriatit? Personi në fjalë a konsiderohet murted (ai që e lëshon fenë Islame pasi që ka qenë musliman) dhe si është rruga e pendimit?

Përgjigjja:

Personi në fjalë me një gjë të tillë unanimisht te të gjithë dietarët del prej Fesë (bëhet murted). Kontrata e kurrorës së tij ri e varur deri sa të kalojnë tre muaj (dhe kjo kohë është afati i idetit të shkororrëzimit). Kështuqë, nëse ai vazhdon në këtë gjë dhe nuk pendohet e nuk kërkon falje prej All-llahut dhe t’i këthehet kornizës së Islamit atëherë, kontrata e kurorrëzimit të tij prishet dhe prishja e kësaj kontrate konsiderohet prej momentit kur është bërë murted. Kurse, nësë kthehet në Islam atëherë, kontrata e kurrorëzimit vazhdon së bashku me lidhjen e tij martesore.

Pyetja:

Çfarë mendimi keni për librat e Halid Muhammed Halid. Unë kam dëgjuar se ju nuk i preferoni librat e tij.

Përgjigjja:

Ky person kah fundi i viteve të 50-ta publikoi devijimin e tij nga rruga e Islamit dhe mbante ide të çoroditura shkelëse ndaj Islamit dhe me dashje ndërmorri disa veprime publike të shëmtuara me të cilat ai krenarohej e mburrej. Më pastaj, me paraqitjen dhe përhapjen e zgjimit Islam ai gradualisht u kthye me një diplomaci duke anuar kah mesatarja e mbështetur në Islamin e përmbajtur dhe atëherë shkroi librin: “Disa burra rreth të Dërguarit”.

Unë kam mendim të mirë ndaj çdonjërit që pendohet… Por, kur mua më mundësohet të zgjedhi midis librit të këtij që ka patur këtë biografi ose të lexoj për të njëjtën temë librin: “Fragmente nga jeta e Sahabëve” të një autori që nuk e ka të përlyer biografinë me ndonjë devijim të kaluar atëherë, s’do mend se unë duhet të kem rezervë  dhe të anoj kah libri i dytë në vend të parit. Fjala e urtë arabe thotë: Merre atë që është e kulluar e lere atë që është e turbulluar.

Pyetja:

Kohën e fundit shumica e grave nuk respektojnë urdhërin e burrit e sidomos kur është fjala për në shtrat. Ndoshta, shkaku i kësaj largese nga urdhëri i All-llahut është dëgjimi dhe nënshtrimi ndaj mjeteve të informimit e sidomos të atij televiziv të cilat hedhin e shpërndajnë helme ideore gjatë epizodave ku shfaqet se gruaja ka të drejtë që t’mos i përgjigjet burrit lidhur me çështjen në fjalë përveç se kur ajo dëshiron. Ja, edhe unë jam njëri prej atyre që vuajnë nga rezultatii i kësaj dukurie. Dëshiroj që të spjegoni rëndësinë e kësaj çështjeje.

Përgjigjja:

Gruaja obligohet që t’i përgjigjet burrit në atë që ka mundësi t’i përgjigjet aty ku nuk është All-llahu i hidhëruar. Me të njëjtën gjë që Sheriati gruan e obligon ndaj burrit njashtu e obligon edhe burrin ndaj gruas, kuptohet me kusht që në të dy rastet të jetë e pranishme mundësia.

Pyetja:

Unë në Universitet ballafaqohem me shumë gjëra të këqia. Në disa ligjërata nuk jam i detyruar të prezentoj ngase ato mund t’i mësoj vetë. Pra, a është i ndaluar (haram) prezentimi në këto ligjërata, duke ditur se prezentimi në to studimin e bënë më të lehtë?

Përgjigjja:

Derisa ballafaqimi me gjërat e këqia është evident dhe ke ligjërata ku prezentimi në to s’është i domosdoshëm, s’ka dyshim se prezentimi në ato  ligjërata a vendtubime është i ndaluar.

Pyetja:

Edhepse Kur’ani Kerim nxit përdorimin e racionit dhe mendimin absolut në çështjet e kësaj bote dhe të gjithësisë, unë në njëfarë mënyre vërej se ju gjatë përgjigjeve tuaja në përgjithësi jeni qortues ndaj atij që dëshiron t’u parashtron ndonjë pyetje që sillet në kokën e tij e sidomos nëse pyetja ka të bëjë me themelet e akidesë (besimit) Islame. Unë jam prej atyre që është edukuar me namaz, agjërim dhe me gjëra tjera prej adhurimeve. Por, unë çdo herë u bëj pyetje dijetarëve për gjërat si: esencën e All-llahut, pse  është ndaluar kamata, pse All-llahu e ligjësoi namazin ku unë menjëherë akuzohem se veten e ballafaqoj me kufër. Gjithashtu, më thonë se këto pyetje janë inspirim nga shejtani dhe nga epshi i cili urdhëron në punët e këqia. Pyetja ime është: si mund të bëj dallimin midis racionit dhe  funksionimit të tij nga njëra anë dhe ndjekjes së pasionit dhe e veseve e cytjeve të shejtanit nga ana tjetër?

Përgjigjja:

Nuk është e drejtë e asnjë muslimani që të të ndalojë nga pyetja për ndonjë dispozitë të Sheriatit dhe as që ka të drejtë që të ndalojë nga ndonjë pyetje që sinqerisht të mundon.

Unë nuk jam prej atyre që i ndaloj njerëzit që të parashtrojnë pyetje racionale sidoqofshin ato, përderisa pyetësi me të vërtetë nuk i ka gjërat e qarta. Ndoshta, edhe libri i im: “Kubra Eljekinijat…” përmban një sërë pyetjesh të tilla bashkë me përgjigjet.

Për atë njeri që nuk di për te nuk ka pyetje që lejohen dhe që ndalohen por, të gjitha pyetjet nga të cilat ai dëshiron t’i kuptojë dhe t’i dijë, ato janë të ligjshme dhe të lejuara.

Pyetja:

A është Xhihad në rrugë të All-llahut, kjo që tani ndodh në Palestinë dhe a lejohet që armikun ta nxisim me gurë në mënyrë që ai pastaj të mbysë me dhjetra prej nesh dhe të nëpërkëmbë nderin tonë (gratë tona) ku e gjithë kjo bëhet duke dominuar mendimi e duke e ditur se neve nuk mundemi t’i mundim ata si dhe kjo gjë bëhet në një kohë kur arabët janë të nënshtruar e t’mos flasim për muslimanët tjerë. Kjo pyetje mua më mundon edhepse unë jam i gëzuar me Intifadën?

Përgjigjja:

Xhihadi në rrugë të All-llahut kundër armikut okupues të vendit Islam është obligim i Palestinezëve dhe i të gjithë muslimanëve tjerë dhe Intifada që po kryhet brenda vendit të okupuar është një lloj prej llojeve më të shenjta të Xhihadit. Pabarazia në forcë e arsenal ushtarak nuk e anulon Xhihadin dhe ligjshmërinë e tij. Çështja (e hamendjes) e më e mundshmes ose e më pak e mundshmes për fitore ka efekt në obligueshmërinë apo jo obligueshmërinë e Xhihadit atëherë kur armiku nuk ka shkelë shtetin Islam. Por, në këtë gjendje momentale Xhihadi është i obligueshëm dhe kjo është ajo situatë që Fukahatë e quajnë: “Mobilizim i përgjithshëm”.

Pyetja:

Fëmijët më punojnë jashta vendit dhe ata dërgojnë shumë të caktuar për mirëmbajtjen e të gjithë anëtarëve të familjes. A kam të drejtë që prej kësaj shume të jap lëmoshë pa dijen e burrit tim i cili ndoshta edhe nuk më lejon?

Përgjigjja: Nuk ke të drejtë të veprosh me atë pasuri ndryshe përveçse me dijen dhe lejen e burrit tënd.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me atë që burri të përdorë me gruan e tij puthjen e vaginës e të ngajshme?

Përgjigjja:

Çdo kënaqësi argëtim që bëhet midis bashkëshortëve është Hallall (i lejuar) në përjashtim të argëtimeve të ndaluara që janë:

1)marrëdhënia intime në vulvë;

2)marrëdhënia intime gjatë ciklit menstrunacional;

     3)marrëëdhëniet në kohën e lehonisë;