Pyetja:

Ne muslimanët e vendit Beshenxhang të Kinës duke marrë parasysh se ju e dini se ne nuk jemi arabë, ju pyesim se cila është më e mirë dhe më me shpërblime të lexojmë: Kur’ani Kerimin pa mos e kuptuar ( që është në gjuhën arabe) apo leximi i atij që e kemi në disponim: “Përkthimi I Kur’ani Kerimit me koment”?

Përgjigjja:

Leximi I Kur’ani Kerimit në arabishte është burimi i shpërblimit- sevapeve edhe pse nuk e kupton. Kurse Kuranin e përkthyer do ta lexosh për të ditur domethënien e jo për të arritur sevapin e leximit.

 

Pyetja:

Kam lexuar në disa libra ku thuhet: “All-llahu I ka mallkuar gratë të cilat shalojnë” dhe: “Dashuria e vatanit është prej Imanit”. Vallë a thua këta janë Hadithe të Pejgamberit apo janë fjalë të nacionalistëve?

  Përgjigjja:

Asnjëra prej këtyre dy fjalëve nuk janë Hadithe të vërteta nga Pejgamberi, Bekimi I All-llahut qoftë për të.

 

Pyetja:

Një person ka bërë zina (kurvëri) me një grua. Pas një kohe, babai I këtij personi që ka bërë kurvëri, martohet me atë grua me të cilën biri I tij kishte bërë kurvëri. Pra, niqahu (kurrora) I babait a është valid me atë grua?

Përgjigjja:

Po, mund të martohet babai me atë grua që biri I tij ka bërë kurvëri sepse Harami (ajo që është e ndaluar) nuk e bën të ndaluar Hallallin (gjënë që është e lejuar).

 

 Pyetja:

Si është dispozita e turbanit? -A është nga tradita apo është Sun-net?

  Përgjigjja:

Turbani është prej veshjeve që ka statusin e traditës, e jo më tepër.

 

Pyetja:

Të pyes për dispozitën e Sheriatit lidhur me luajtjen e letrave (kartave)?

Përgjigjja:

Të këshilloj që të mos luash me karta.

 

Pyetja:

A lejohet që në namaz (farz apo sunet) të lexojmë Kur’an prej Mus’hafit që është I vënduar mbi tavolinë në drejtim të shikimit?

Përgjigjja:

Atë që së paku e kanë thënë Fukahatë lidhur me këtë gjë është se kjo është Mekruh. Por, ka disa prej Fukahave që thonë se me një gjë të tillë edhe prishet namazi. Këtë mendim e mbështesin shumica e Hanefive.

  

Pyetja:

Krahas punës sime private, në një xhami unë I fali njerëzit. Në një rast ndodhi që pasi përfunduam namazin e jacisë m’u kujtua se nuk kam marrur abdest. Gjithashtu, edhe një herë tjetër dikush ma përkujtoi se në drekën e kaluar e kam lënë një sexhde. Pra, çfarë duhet të bëj në këtë rast. A duhet ta përsëris apo t’i lajmëroj njerëzit që ta përsërisin namazin, duke patur parasysh se xhemati I Xhamisë është shumë I madh ngase Xhamia gjendet në pazar?

Përgjigjja:

Namazin që e ke falur pa abdest duhet ta përsëritish, ndërsa sa I përket Xhematit atyre ky namaz u quhet sepse lëshimi në fjalë është I fshehur por, nëse xhemati është I kufizuar (bie fjala si: xhamia e mëhallës) atëherë ata duhet të lajmërohen që ta përsërisin namazin. Ndërkaq, nëse Xhamia është pranë rrugës ku xhemati është kalimtar siç është rasti me Xhaminë tënde ku nuk ka mundësi që xhemati të lajmërohet, atëherë në këtë rast All-llahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive. Ndërkaq,  lëshimi I sexhdes është  gabim I dukshëm (i hapur) që prish namazin, andaj si ti gjithashtu edhe xhemati pas teje duhet ta përsëritni atë namaz.

  

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që gruaja të hyp vetë në ndonjë automjet (taksi) dhe a ka ndryshim në këtë dispozitë nëse rruga është me njerëz (siç është rasti me periferitë e qytetit). Si dhe kjo dispozitë a është e lidhur (varur) me nevojën apo jo (bie fjala të vizitojë vetëm një shoqe të saj)?

Përgjigjja:

Ndalohet që gruaja të jetë e vetme me ndonjë burrë të huaj. Por, përderisa automjeti lëviz në rrugët e qytetit dhe xhamat I ka të dukshëm atëherë prezenca e saj me shoferin nuk konsiderohet hulve (vetmi). Ky është ixhtihadi im. Por, nëse vetura i kalon ndërtesat e vendbanimeve apo të ngjajshme, atëherë konsiderohet hulve (vetmi e ndaluar).

 

 

Pyetja:

A mundet që Kur’ani Kerimin ta emërtojmë si të krijuar?

Përgjigjja:

Kur’ani Kerimi është fjalë e All-llahut, kurse fjala e All-llahut është cilësi e All-llahut ndërsa të gjitha cilësitë e All-llahut nuk kanë fillim ndërsa e krijuara ka fillim. Pra, nuk lejohet që Kur’ani të cilësohet si i krijuar.



 

Pyetja:

A është e mundur që njeriu ta sheh Pejgamberin alejhis-selam duke qenë i zgjuar e jo në ëndërr. Poashtu, a mund që dikush të të njoftojë me atë që është e shënuar (shkruar) në “Leuhi Mahfudh” i cili i përmban çështjet që nuk i di kush përveç All-llahut Fuqiplotë?

Përgjigjja:

Të shohim Pejgamberin alejhis-selam nuk është gjë e pamundur, por, njeriun të cilin All-llahu e nderon me një gjë të tillë nuk mund të jetë prej atyre që këtë ua publikon njerëzve. Pra, sipas kësaj, kur të shohësh se dikush pretendon se si i zgjuar e ka parë të Dërguarin e All-llahut atëherë dije se ai është rrenavec dhe personi që pretendon një gjë të tillë duhet të bëhet terbije dhe të dënohet. E njëjta përgjigje vlen edhe për pyetjen tënde të dytë.

 

Pyetja:

Si është dispozita e veshjes së pantalonave për gruan. Nëse është gjë e ndaluar, atëherë cila është urtia e ndalimit. E nëse është e lejuar, atëherë burri a ka të drejtë të ndalojë gruan që t’mos i vesh ato?

Përgjigjja:

Nuk ka dyshim se veshja e pantalonave jashtë shtëpisë për gruan është e ndaluar sepse ato tregojnë formën e trupit të saj e sidomos të kofshave gjë që është Haram (e ndaluar). Gjithashtu, është e ndaluar (Haram) edhe në banesë nëse ato i vesh me qëllim që t’u ngjajë burrave. Ndërkaq, nëse ajo ato i vesh para burrit pa mos I shkuar ndërmend ky qëllim, atëherë veshja e tyre nuk është Haram (e ndaluar). Por, nëse burri ia ndalon gruas veshjen e pantalonave, atëherë ajo detyrohet që ta respektojë urdhërin e tij.

 Pyetja:

Cili është ilaçi më efikas për shërimin nga masturbimi dhe si mund të shpëtohet nga kjo gjë?

Përgjigjja:

Nuk mund të të ofroj ndonjë shërim (efikas) që të shpëtosh nga masturbimi përveçse të të tregoj se preventiva më e mirë që të mbron që t’mos biesh në këtë bela është martesa. E nëse nuk ke mundësi që të martohesh dhe shtytja për këtë është e fuqishme te ti sa që frikohesh se nëse nuk I nënshtohesh masturbimit do të mund të të shtyjë të bësh kurvëri (zina) atëherë Sheriati të lejon që të ndërmarrish atë që është me më pak dëm kur e gjen veten të domosdoshmërisht të ballafaquar me njërën prej këtyre dyjave.

 

Pyetja:

Si është qethja  e flokëve dhe prerja e thonjëve për gruan gjatë të përmuajshmeve dhe cila është dispozita e përdorimit të gellit për flokë?

 

Përgjigjja:

Është mekruh I lehtë (tenzih) që njeriu kur është xhunub apo gjatë menstruacioneve të qethet apo t’i pret thonjtë.

Nuk ka pengesë që të përdoret gelli ngase ky nuk formon shtresë që pengon depërtimin e ujit në flokë.

 

Pyetja:

Thuhet se gruaja duhet të merr abdest për çdo namaz për shkak të tajitjeve të pandërprera (sekretime) dhe se nga këto gjëra abdesti prishet. Pra, a është kjo e vërtetë apo jo duke patur parasysh se unë jam tërë ditën e rregullt në ligjerata kështuqë nuk mund të marr abdest për çdo namaz. Pra, çfarë të bëj?

Përgjigjja:

Nëse heton se tajitjet dalin jashta vaginës, atëherë kjo gjë konsiderohet prishje e abdestit dhe nëse gjatë namazit ndodh kjo gjë, atëherë duhet të përsëritet ky namaz. Nga ana tjetër, unë besoj se kushtet për marrjen e abdestit në Universitetin tuaj janë të volitshme.

 

Pyetja:

Gjatë hypjes në autobus kur bëj pagesën e buletës dora ime disa herë pa dashje e prek  dorën e shoferit. Kjo gjë a e prish abdestin?

Përgjigja: Sipas shkollës juridike Shafite nëse ndonjë i huaj t’a prek dorën konsiderohet se abdesti është prishur. Por, nëse ti e sheh se një gjë e tillë të sjell rëndim për shkak të abdestit, atëherë ti ke të drejtë të ndjekish shkollën juridike hanefite të cilët konsiderojnë se abdesti nuk prishet me prekjen në fjalë.

 Pyetja:

A lejohet që namazi të falet në aeroplan dhe si duhet të kryhet ai pasi që ne jemi të ulur dhe nuk e dijmë drejtimin e Kibles?

Përgjigjja:

Drejtimi patjetër duhet të jetë kah Kibla ose në drejtim të këndit të Qabes, ndërsa një gjë e tillë është e lehtë. Shumë lehtë mund të njohtohesh me momentet se kur aeroplani është në drejtim të Qabes duke u konsultuar me kapitenin e tij.

Nuk ka pengesë që namazi të falet ulur në rastet kur qëndrimi në këmbë nuk është i mundur siç është rasti në fjalë. Por, duhet të jemi në drejtim të Kibles.

Pyetja:

Jamë lexues I juaj dhe i ndjek fetvatë dhe publikimet e juaja në faqen tuaj të internetit. Por, unë gjej disa gjëra që nuk përputhen me të vërtetën dhe me realitetin. Unë nuk e di se a thua vallë ju jeni të zënur me diturinë e nuk keni vërejtur realitetin apo mos është ajo se ekselenca juaj keni mendim të mirë. Kjo gjë mua më habit ngase unë jam prej atyre që ju respektoj. Para do kohe kam  hyrë në Siri dhe kam përjetuar fyerje e sharje që vetëm All-llahu I di dhe e gjithë kjo për shkak të mjekrrës. Unë jam një I ri të cilit më në fund edhe ia hoqën mjekrrën. Pas tre ditëve të burgosjes më lëshuan. All-llahu e di se unë nuk jam fajtor. Zotriu im, nëse ju dëshironi që t’ju vizitoj e që të ndjekni çështjen time unë këtë do ta bëj duke qenë në mbrojtjen e All-llahut e pastaj në mbrojtjen tuaj. Bijat tona nëpër shkolla detyrohen që të heqin shamitë edhe pse në ato shkolla janë të pranishëm mësimëdhënës meshkuj. Alkoholi, korupcioni, dominimi i kurvërisë, revistat, këngat e ulëta, lakuriqësia dhe plazhet e detit e shumë gjëra tjera janë të pranishme por, megjithëkëtë nga ju dëgjojmë lëvdata ndaj atij që ka qenë shkaktar I të gjitha këtyre gjërave. T’mos harrojmë se njerëzit janë në fenë e udhëheqësve të tyre. Qofshi në mbrojtje të All-llahut, shihni Saudinë ku do të gjeni përmbajtje si nga populli ashtu edhe nga udhëheqësit.
Shpresoj që mos t’u kem shqetësuar. Pranoni prej meje falënderimin e çiltërt dhe respektin tim. All-llahu ju udhëzoftë në shërbim të Fesë. Zotriu im, ndoshta nuk munda ta them gjithë të vërtetën por, nuk them diç tjetër përveç se të vërtetën.

 Përgjigjja:

 Vëllau im! Atë që thua lidhur me alkoholizmin, korupcionin, përhapjen e amoralitetit, revistat dhe lakuriqësinë, të gjitha këto janë fenomen I devijimit të njerëzve nga rruga e drejtë. I Dërguari, bekimet e All-llahut qofshin për të, ka thënë në një Hadith të cilin e përcjell Hasan El-Basriu që kishte parë një njeri duke sharë Haxhaxhin (udhëheqës zullumqar edhepse ka bërë ca punë të mira) por, Hasan El-Basriu I tha: “All-llahu të mëshiroftë, mos thuaj kështu sepse unë kam frikë se sikur të shkatërrohej Haxhaxhi t’ju sundojnë majmunat dhe thitë”; Përcjellim nga Pejgamberi, bekimet e All-llahut qofshin për të të ketë thënë: “…si do të jeni ashtu do të sundoheni (nga të tillët do të sundoheni)””. Ndërkaq, unë të them se të jesh I bindur se sikur sot të marrim në dorë udhëheqjen, unë apo ti nuk do të mundeshim që të pastrojmë plazhet e detit dhe tregjet nga amoraliteti dhe alkoholizmi… Në vitin 61, kishte një shtet Islam në Damask, në krye të së cilit qëndronte dijetari Maruf Ed-Devalibi e që në atë kohë drejtohej nga shumë islamistë por, shoqëria nuk ishte në situatë më të lakmueshme se sot. A nuk të kujtohet? ‏

 

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit me lëshimin e teshave dhe nëse për këtë ka diskutime të ndryshme, atëherë a lejohet që ta kundërshtojmë?

Përgjigjja:

Nuk e kuptoj atë që don ta thuash me fjalën “lëshimi i teshave”. Nëse me këtë gjë ke për qëllim lëshimin e teshave në namaz, atëherë kjo është mendub (e pëlqyeshme). Ndërsa, nëse pyet për jashtë namazin, atëherë lëshimi ose moslëshimi i teshave është një lloj në përjashtim kur tesha është më e gjatë se nën gjysmën e kocit të këmbës ku në këtë rast është Sun-net të jetë kështu. Ndërkaq, prej parimeve të Urdhërit në të mirë dhe ndalesës nga e keqja është se nuk lejohet të ndalojmë çështjet për të cilat Dijetarët kanë mendime të ndryshme, për atë se ato gjëra a janë të shëmtuara apo nuk janë, ngase një gjë e tillë mund të shkaktojë fitne.

 

 

Pyetja:

Ç’është aureti (vendet e turpshme që duhet të mbulohen) për gruan para fëmijëve të saj, para grave që nuk janë muslimane, para grave muslimane dhe para burrave të huaj?

Përgjigjja:

1) Kur është fjala para fëmijëve të saj auret është prej mbi kërthizë e deri nën gjunj por, nëse mund të ketë provokime, atëherë duhet të mbulojë të gjitha ato pjesë që ka mundësi të jenë shkak për fitne.

2) Dispozita lidhur para grave që nuk janë muslimane është njëlloj si ndaj burrave të huaj. Por, Imam Gazaliu thotë se kjo gjë është e varur me atë kur mundësia është më e madhe që ajo grua jomuslimane mund t’ua përshkruajë shokëve të saj bukuritë e gruas muslimane kështu që atyre t’u mundësohet mënyra për të kontaktuar me to dhe për t’i mashtruar. Unë e mbështes këtë mendim.

3)Gratë muslimane kanë të drejtë të shohin prej saj ato pjesë që kishin të drejtë të shohin fëmijët e saj.

4)Burrat e huaj sipas shumicës së dijetarëve nuk lejohet që të shohin prej saj në përjashtim të fytyrës dhe duarve ndërsa sipas disave nuk lejohet poashtu edhe fytyra dhe as duartë.

5) Kur fëmiu, qoft mashkulli apo femra, arrin moshën kur bëhet I mundshëm për epsh, atëherë vasha konsiderohet si gruaja e madhe ndërsa,  fëmiu mashkull ka statusin e burrit të moshës madhore.
 

Pyetja:

A ka ndonjë pengesë sipas Sheriatit që femra 23 vjeçare të martohet me një 33 vjeçar. Ndërkaq, djali është muslimanë I mirë. Djali ka kërrkuar nga prindi I saj që të fejoj vajzën e tij por, ai insiston që të refuzojë me arsye se ai nuk dëshiron që vajza e tij të martohet me atë njeri. Ndërkaq, djali vajzën e ka mësuar si të falet, si ta dojë Islamin, si të largohet nga duhani dhe shumë gjëra tjera?

Përgjigjja:

Nëse prindi nuk lejon që vajza e tij të martohet siç e përmendët ju, atëherë ai bën padrejtësi ndaj saj dhe në këtë rast e drejta e tij kalon te kujdestari që është në vijim si: axha, vëllau dhe kështu me rradhë... Por, nëse ajo nuk ka ndonjë kujdestar tjetër pos prindit dhe djali është I rangut të saj, atëherë ajo ka të drejtë të merr vetë përsipër lidhjen e kontratës së martesës.

 

 

Pyetja:

Një shtëpi botuese gabimisht më ka dërguar mua disa libra dhe unë I lajmërova ato që këto libra ata t’ia kthejnë të zotit në Jordani dhe librat e mia t’mi dërgojnë pasiqë unë kam bërë komplet pagesën e tyre së bashku me ato të transportit. Por, përafërsisht ka më tepër se një vit e mua nuk më është kthyer asgjë. Nga ana tjetër, unë nuk mund të barti ngarkesën e këtyre librave që më shqetësojnë në shtëpi dhe më shkaktojnë shumë probleme si në trasferimin e tyre ashtu edhe në ruajtjen e tyre. Ç’ka të bëj me to: ti shes, ti jap si lëmoshë apo diç tjetër dhe atë duke marrë parasysh se unë gjendem larg në Irlandë.

Përgjigjja:

Përderisa mundësia e kthimit të librave në vendin nga kanë ardhur është I mundshëm atëherë nuk lejohet që të veprosh me to.

Merre në telefon shtëpinë botuese që është në Jordani (dhe kjo bëhet lehtë) dhe bisedo me to lidhur me këtë gjë dhe merru vesh me to për mënyrën e përmirësimit të këtij gabimi I cili shpesh përsëritet mes librarive dhe shtëpive botuese.

 

Pyetja:

Shoqja ime e ngushtë që I takon fesë krishtere më ka këkruar që t’ia dhuroj një Kur’an që të njoftohet me fenë Islame. Pra, a ka ndonjë pengesë që unë t’ia dhuroj Kur’anin duke vërejtur sinqeritetin e saj në këtë kërkesë. Por, unë nuk do t’ia dhuroj derisa nuk marr përgjigjen tuaj

Përgjigjja:

Lidhur me këtë në ixhtihadin (interpretimin) tim personal them: “Nëse ty ta pret mendja më tepër se kjo gjë do të bëhet shkak I udhëzimit të saj, atëherë mund t’ia dhurosh dhe kjo është një metodë e D’aves (thirrjes në Islam). Por, nëse nuk ta pret mendja kësisoji, kështu që janë në pyetje mundësi të ndryshme për insistimin e saj lidhur me këtë gjë, atëherë nuk duhet t’i përgjigjesh, siç thonë edhe masa dërmuese e  Fukahave (furistëve).

 

 Pyetja:

A lejohet që muslimani të ngushëllojë jomuslimanin pasiqë ai është edhe udhëheqës i tij në punë?

Përgjigjja:

Ligjshmëria e ngushëllimit nuk është e veçantë vetëm për muslimanët. Kjo gjë është e ligjshme madje dhe sun-net të ngushëllohet i afërmi, fqiu dhe si për shembull shoku jomusliman. Këtë e thonë Fukahatë (juristët) në fund të kreut kur flasin për të vdekurin.

 

  Pyetja:

Kam dëgjuar se ti ke përfolur pushtetit të Sirisë që dijetarin Nasirudin Albanin ta largojnë nga Siria. Pse? A ka mangësi në diturinë e tij apo çka? Kërkoj më tepër sqarim?

Përgjigjja:

Unë asnjëherë nuk kam qenë

shkaktar për ta larguar ndonjë banorë të Sirisë qoftë ai musliman apo jomusliman. Falë All-llahut kjo nuk është puna ime.

 

 Pyetja:

A lejohet që armiqve jashta ithtarëve të Librit t’u shesim narkotikë (nëse na mundësohet) në vendin e tyre duke mos patur ne ndonjë dëm prej saj? Dhe si të veprojmë me fitimin nga ajo?

Përgjigjja:

Cilin ke për qëllim me fjalën: “armiqtë”?

Nëse ke për qëllim ata që nga ana e shtetit islam u është shpallur luftë, pra, pasi lejohet mbytja e tyre atëherë në këtë nuk ka diçka që është e ndaluar.

Por, nëse ke për qëllim ithtarët e Librit dhe të tjerët për këtë vlen rregulla e Sheriatit që thotë: “Nuk lejohet dëmi i vetes e as dëmi ndaj të tjerëve”. Kjo është rregull e përgjithshme që përfshin të gjithë përderisa nuk janë prej atyre që u është shpallur luftë nga ana e muslimanëve.

 

Pyetja:

Si mundem unë si student ta mësoj Buhariun, Gjashtë Sunenet dhe të bëhem Muhad-dith?

Përgjigjja:

Rruga deri te ajo është që ti të provosh aftësitë tua të cilat ti ka falur All-llahu Fuqiplotë. Nëse je I suksesshëm, atëherë falëndero All-llahun e nëse jo atëherë ndjeke fjalën e poetit ku thotë: “Nëse nuk mundesh lere dhe kalo te ajo që mundesh”.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me atë që punon në hotelet ku shitet vera?

Përgjigjja:

Nëse puna yte nuk ka lidhje me alkohol dhe me gjërat tjera që janë të ndaluara atëherë mund të punosh. Ndërkaq, nëse vetë puna yte është Haram, atëherë largohu prej saj sepse nuk të lejohet.