Pyetja:

Gjithmonë dëgjojmë kundërthënie midis fjalëve të dijetarëve lidhur me përdorimin e asaj që është kundër djersës që përmban alkohol e që quhet Alcohol Denat. A është i ndytë apo nuk është i ndytë duke potencuar dispozitën e Sheriatit dhe çka nënkuptojmë me fjalën asgjësim (i alkoolit) si dhe cili është kriteri që duhet ta ndërmerr dijetari që është Mufti?

Përgjigjja:

Të gjitha llojet e alkoholit që gjinden në parfume, ilaçe, shpirto, ajo që largon djersitjen dhe të ngjajshme me këto janë të falura dhe nuk ka ndonjë pengesë në përdorimin e tyre.

Pyetja:

U acarua polemika që u zhvillua midis nesh (mbase u takojmë nënshtetësive të ndryshme dhe vendqëndrimin e kemi në Gjermani) lidhur me çështjen e duasë (lutjes) me xhemat (bashkërisht) dhe me zë të lartë që e bëjnë gjatë pushimeve në namazin e Teravisë (në mënyrën që do ta përmendim më poshtë). Pra, një gjë e tillë a është bid’at (risi në fe) apo nuk është? Ne kemi  ra në një kundërshtim sa që asnjëra palë nuk mund ta bind tjetrën. Këndimin që e bëjnë bashkë, me zë të lartë dhe me melodi gjatë pushimit d.m.th. pas katër rekateve, tetë rekateve, dymbëdhjtë rekateve dhe pas gjashtëmbëdhjetë rekateve është kjo:

-Ja Han-nan Ja Men-nan Ja dhelxhudi velihsan theb-bit kalbena alel iman nerxhu afveke velgufran vexh’alna min utekai shehri Ramedan. Kurse pas përfundimit të njëzet rekateve së bashku me zë të lartë dhe me ritëm:

-Subhanel Melikil Kud-dus… Subhanel Melikil Kud-dus… Subhanel Melikil Kud-dus… Kul-lema dhekerake dh-dhakirun ve gafile an dhikrikelgafilun Fealem Ennehu Lailahe il-lall-llah Lailahe il-lall-llah Lailahe il-lall-llah.

Kur përfundon namazi, Imami ngritet për t’i tokur ata që janë falur duke filluar një pas një dhe kur përfundon me këtë gjë largohet. Pra, për çështjen në fjalë a ka ndonjë argument se Pejgamberi alejhis-selam e ka bërë një gjë të tillë? Dhe cili është argumenti se një gjë e tillë lejohet ose nëse ndalohet cili është argumenti i ndalimit?

Përgjigjja:

Të gjithë atë që e përmende hyn në realitetin e dhikrit (të përmendurit e All-llahut). Në shumë ajete Kur’anore dhe në mënyra të ndryshme All-llahu Fuqiplotë robërit e Tij i ka urdhëruar që të bëjnë dhikër. A nuk është All-llahu Ai që në një ajet thotë: “… pra, ta dini se me të përmendur All-llahun, zemrat stabilizohen” Er-Ra’d, 28). A nuk i ka lavdëruar ata që e përmendin All-llahun “Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë…” Ale Imran, 191). A nuk është ai që thotë: “Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim), …” El-Bekarah, 152)  Këto janë urdhëresa të përgjithshme lidhur me dhikrin. Kurse, teksti i përgjithshëm ngel dhe vazhdon të jetë si i përgjithshëm. Pra, si do që të bëjë njeriu dhikër dhe me çfarëdo teksti ta bëjë atë dhikër konsiderohet se ai i është përgjigjur urdhërit të All-llahut Fuqiplotë. Ai që kundërshton këtë urdhër që buron nga All-llahu i Cili kërkon nga robërit të bëjnë dhikrin (të përmendurit e All-llahut) e pakufizuar në mënyra dhe në shprehje, duhet dhe prej atij kërkohet që të sjell argument nga Kur’ani dhe Sun-neti se një gjë e tillë ndalohet.

Njashtu, sa i përket tokjes së duarve është e pëlqyeshme për të cilën gjë kemi shumë Hadithe si dhe nuk ka ndonjë transmetim që tokjen ta ndalojë pas namazit. Do të dëshiroja që të merresh me këto fatkeqësi që dëmtojnë bashkimin dhe dinjitetin e muslimanëve në vend që të merresh me ibadetet dhe dhikret dhe prej tyre të ndërtosh shkase  të përçarjes dhe të zënkave.

Pyetja:

Më parë kisha një lokal për shitjen e audio kasetave me këngë të huaja në kohën kur nuk isha fetarisht i kujdesshëm. Por, All-llahu Fuqiplotë më kaploi me udhëzimin e Tij dhe më përudhi në rrugën e pendimit dhe fillova t’i përmbahem gjithë asaj që kërkon feja ime Islame. Kështu që unë e mbylla lokalin, kuptohet pasiqë e kuptova se një gjë e tillë është Haram edhepse shumica e dijetarëve të cilët i konsultova më sugjeronin që unë t’mos shpejtoj dhe të ngeli në lokal derisa All-llahu t’më mundësojë të gjej ndonjë punë tjetër. Por, unë e mbylla lokalin dhe fillova të kërkoj ndonjë punë tjetër. Kjo gjë ka filluar me mua para dy viteve por, për shkak të situatave të rënda ekonomike në Liban dhe për shkak të moseksperiencës sime në ndonjë fushë tjetër si dhe pasiqë nuk kam të kryer ndonjë shkollë të lartë që të jem i denjë për ndonjë punësim, deri tash kam ngelur pa punë dhe nuk kam me çka ta furnizoj familjen. Njashtu, vlen të përmendi se jam i martuar dhe pres fëmijë. Provova një tregti me pjesë elektronike nga Kina por, humba 4000 dollarë amerikanë kështu që përpjekjet e mia dështuan dhe me plot çiltëri të them se unë e kam humbur guximin për ndonjë provë tjetër nga frika e ndonjë humbjeje tjetër. Gati dy vite kaluan pa punë dhe më nuk mundem t’i përballoj harxhimet që i kam. Pyetja ime është se a bën që unë t’i kthehem punës së parë dhe gjatë kohës të mundohem të kërkoj punë tjetër dhe të presim që gjendja ekonomike e vendit tonë të ketë ndonjë zgjidhje? Shpresoj nga ekselenca juaj se do t’më jepni fetva me këshillat tua ngase unë jam në mëdyshje për t’iu kthyer punës së mëparshme.

Përgjigjja:

Që të jem besnik ndaj Sheriatit të All-llahut Fuqiplotë të them ty se: nuk mundem të supozoj se ty të lejohet t’i kthehesh shitjes së audio kasetave me këngë të huaja. E nëse unë ta them një gjë të tillë atëherë unë bëhem trillues ndaj Sheriatit të All-llahut Fuqiplotë. Por, unë të them se All-llahu robin e vet e sprovon që t’ia shpalojë çiltërinë e stabilitetin e tij. E kur ai bën durim dhe është këmbëngulës në të, atëherë All-llahu ia shëndron vështirësinë në lehtësim dhe ia zëvendëson edhe atë që i ka kaluar.

Pyetja:

Dua të pyes për atë që punon në fushën e reklamave dhe bën projektimin e pamfletave, publikimeve, kozmetikës dhe veshjeve për gra, duke i paraqitur gratë në ato publikime gjysëm të zhveshura. A duhet që ky person të largohet nga kjo punë duke e ditur se ky është profesioni i tij nga ku furnizohet?

Përgjigjja:

Nuk lejohet projektimi i pamfletave e reklamave që përmbajnë fotografi joshëse e mashtruese si dhe nxitëse m’u si ato për të cilat ti je duke folur. Rruga e fitimit të riskut nuk ëshë e kufizuar vetëm në këtë rrugë e cila është e ndaluar. Ai që diçka e le për All-llahun, atij All-llahu do t’ia zëvendësojë me një më të mirë.  

Pyetja:

Vëllau im punon në Japoni dhe ditën e Xhuma ka ligjërata kështuqë ai vihet para dy gjërave: ose të prezentojë në Xhuma e t’i ngelin ligjëratat ose të prezentojë në ligjërata e t’i ngel namazi i Xhumasë. A lejohet që dikush të dalë Imam dhe bashkë me shokët tjerë muslimanë ta falin namazin e Xhumasë në Universitet për një kohë të shkurtër kështuqë edhe namazi nuk u kalon edhe prezantojnë në ligjërata?

Përgjigjja:

Së pari duhet të dish se namazi i Xhumasë ka disa kushte. Njëra prej atyre kushteve është që të jetë shteti shtet Islam, d.m.th. ai vend të ishte çliruar ndonjëherë nga ana e muslimanëve.

Nisur nga kjo mësojmë se namazi i Xhumasë në vendet evropiane (ku nuk ka patur çlirim Islam) Japonia dhe të ngjashme me këto nuk është i obligueshëm. Ndërkaq, ata e kanë për obligim ta falin drekën. Por, megjithëkëtë ne i inkurajojmë ata që jetojnë në ato vende të falin namazin e Xhumasë pasiqë praktikimi i saj mundëson takimin, bashkimin, dashamirësinë dhe këshillimin e njëri-tjetrit. Andaj,  nuk është keq që një grup prej tyre të tubohen në Universitet dhe ta falin namazin e Xhumasë me kushtet që i ka Xhumaja. Por, unë preferoj që pas namazit të Xhumasë të falin edhe drekën që t’i ikin kundërshtimit të atyre që janë të mendimit se Xhumaja falet vetëm në shtetin Islam (Daru El-Islam).

Pyetja:

Si të bëjmë përputhjen midis Hadithit: “Nuk ka ngjitje (të sëmundjeve), infektim dhe as ugurzi ” dhe Hadithit: “Ik prej atij që është i sëmurë me leprozi siç ik nga luani”?

Përgjigjja:

Që të dy Hadithet janë të vërtetë dhe nuk ka midis tyre ndonjë kontradiktë.  Hadithi: “Nuk ka ngjitje (të sëmundjeve), infektim dhe as ugurzi ” do të thotë se nuk ka ngjitje nga vetvetiu. Por, një gjë e tillë bëhet me vendimin e All-llahut Fuqiplotë. Kurse, urdhëri i Pejgamberit për të ikur nga leprozi është për nga aspekti i asaj se duhet ndërmarrur shkaqet që i kemi në disponim e që All-llahu i krijoi: bie fjala si ndërmarrja e shkaqeve të furnizimit e të ngjajshme me to.

Pyetja:

Si është dispozita që fëmiut mashkull që ende është në gji t’i vëndohet ndonjë copë zbukurimi florie (Ajeti Kursinë, Kur’an ose ndonjë shkronjë)?

Përgjigjja:

Nisur nga aspekti i edukimit të fëmiut nuk është mirë që fëmiu mashkull të zbukurohet me copa të floririt mbase një gjë e tillë nuk është e mirë me qëllim që të parandalohen pretekstet që çojnë në Haram.

Pyetja:

Më herët ju kam pyetur lidhur me atë se unë në bazë të medicinës nuk kam mundësi për të lindur. Ju më dhatë përgjigje. Por, tash ju pyes se mosnjoftimi i palës së interesuar për martesë për një gjë të tillë a konsiderohet një lloj tradhtie? (Por, nëse unë e njoftoj palën për një gjë të tillë në të shumtën e rasteve rezultati do të jetë negativ). Apo unë duhet që t’i tregoj?

Përgjigjja:

Unë preferoj që ti t’i tregosh për gjendjen tënde. Atë që All-llahu e ka caktuar të ndodh ajo patjetër ka për të ndodhur.

Pyetja:

A është kafir ai që shanë Sahabët (shokët e Pejgamberit alejhis-selam) edhe atë pa marrë parasysh se cilit drejtim i takon? Si është dispozita e Sheriatit ndaj atij që akuzon nënën e besimtarëve, Aishen, All-llahu qoftë i kënaqur me te dhe a lejohet marrëdhënia, falja e namazit pas tij si dhe martesa me te?

Së dyti, lidhur me Hadithin e asaj shërbetores zezake të cilën Pejgamberi, alehis-selam e ka pyetur se ku është All-llahu ... e deri në fund të temës. Ne besojmë se All-llahu është i lirë nga vendi por, ne ballafaqohemi me ata që na thonë se ne i japim përparësi logjikës e jo tekstit dhe se një gjë e

e tillë nuk është në rregull pasiqë Hadithi është i qartë. Problemi jonë është se ne nuk mund të paramendojmë për atë se All-llahu qëndron në qiell. Si është përgjigjja juaj? Çfarë domethënie ka Hadithi dhe  çka nënkupton ai?

Përgjigjja:

Ti shpallish njerëzit kafira nuk është gjë e lehtë dhe nuk jam prej atyre që në përgjithësi u drejtojnë njerëzve akuza për mosbesim. Por, unë them se: është shumë e frikshme që ai që vazhdon të shajë Sahabët jeta e tij të përfundojë me Kufr-mosbesim. Ai që gjuhën e tij e lëviz me ndonjë ofendim a fjalë të keqe për nënën e besimtarëve, Aishen, ai person në të njëjtën kohë atë fjalë ia ka drejtuar të Dërguarit të All-llahut alejhis-selam. Sikur personi në fjalë të kishte një fije respekti ndaj Pejgamberit të All-llahut (të cilën gjë All-llahu na urdhëron neve në Kur’an) ai nuk do të guxonte të lëviz gjuhën e tij me ndonjë fjalë të keqe ndaj gruas së Pejgamberit alejhis-selam.

Kurse, sa i përket shërbetores që i Dërguari i All-llahut e ka pyetur dhe që ishte memece, ajo me gisht bëri isharet kah qielli që t’i tregojë Muham-medit alejhis-selam se është besimtare e nuk është politeiste-mushrike. Pëlqimi i Pejgamberit nuk do të thotë se ai ka miratuar se All-llahu ka vend në qiell ku rrin dhe kufizohet aty. Kjo gjë është njëlloj si fjala e All-llahut ku thotë: “A u garantuat prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos ju lëshoj) toka kur të dridhet.” El-Mulk, 16), nuk është si argument se All-llahu ka vend të vetin në qiell ku rri. Njashtu, All-llahu Fuqiplotë në disa ajete thotë: “…Ai është me ju kudo që të jeni …” El-Hadid, 4). “… Ne jemi më afër tij se damari (që i rrah) i qafës së tij.” Kaf, 16). Të gjitha këto ajete aspak nuk mund të jenë argumente se All-llahu ka shumë vende ku rri e të cilat i ka dhe ku përfshihet. All-llahu Fuqiplotë ka qenë para vendit dhe para kohës. Pra, si është e mundur

që Ai që është pa fillim të kufizohet me atë që ka fillim?!

Pyetja:

Loja e shahut a është Hallall (e lejuar) apo Haram (e ndaluar)?

Përgjigjja:

Te shumica e dijetarëve është e lejuar me kusht nëse nuk të shkujdeson nga obligimet. Në mesin e atyre që e lejojnë janë Shafitët.

Pyetja:

A lejohet që Zekati t’i jepet atij që është pa punë?

Përgjigjja:

Nëse personi është pa punë por, është pasanik atëherë nuk lejohet që t’i jepet prej Zekatit. Por, nëse ai është fukara atëherë atij i takon Zekati ngase mospunësimi nuk e anulon meritimin e Zekatit.

Pyetja:

Unë jam arsimtare e lëndës së Fesë. Një nxënës i klasës së katërt më parashtroi një pyetje që më tronditi trupin ndërkaq, unë nuk e dija përgjigjen. Pyetja ishte: A vdesin Melaqet?

Përgjgjja:

Çdo gjallesë do të vdesë qoftë melaqe apo njeri apo ndonjë krijesë tjetër.

Një gjë e tillë është prej gjërave normale e të qarta të besimit (Akides) Islam.

Pyetja:

A lejohet që fajdeja e bankave të përdoret për  pagimin e tatimit të fitimit ose për çdo tatim të cilin shteti e obligon ndaj qytetarit?

Përgjigjja:

Fajdeja e huasë (e Kardit) nuk hyn në pronësinë e huamarrësit kurse tatimi i fitimit nxirret nga pasuria e atij që është i obliguar si dhe meqë fajdeja që jipet nuk hyn në pronësinë e tij atëherë nuk lejohet ta paguajë tatimin e fitimit.

Fati i kamatës është m’u si i pasurisë së humbur të cilit nuk i dihet pronari e cila duhet të shpenzohet për të mirën e përgjithshme të muslimanëve. Pra, njashtu edhe kamata shpenzohet për të mirën e përgjithshme të muslimanëve.

Pyetja:

Kujt i lejohet që të konstatojë se dikush është kafir apo kujt i lejohet që të jep fetva e të shpall se dikush apo se ndonjë grup është kafir (jobesimtarë)? Sipas mendimit tuaj a duhet të caktohet një legjislacion penal për këtë çështje: për atë që jep fetva, për atë që legalizon këtë gjë, për atë që një gjë të tillë e konsideron si legjitime si dhe për atë që ekzekuton këtë gjë?

Përgjigjja:

Shkaqet e kufrit janë të njohura dhe të theksuara në librat kapitale (burimore) e të besueshme të Akides (që kanë të bëjnë me Besimin). Andaj, ai që i di dhe që i kupton këto shkaqe obligohet t’ua sqarojë njerëzve. Por, mbështetja në këto shkaqe për të gjykuar për dikë se është kafir dhe të ndiqet për t’u dënuar me dënimin e murtedit (ai që lëshon fenë Islame) kjo gjë doemos duhet të ngel e kufizuar në suaza të gjykatës. Ndërkaq, kadiu është ai që posedon të drrejtën e kufrit dhe ekzekutimin e dënimit ndaj murtedit (ai që lëshon fenë Islame).

Pyetja:

Gjatë leximit të Kur’ani Kerimit vërejmë se fjala: “en-nefs” e jo: “er-ruh” të përmendet kur bëhet fjalë për epshin si: “…nefsi (epshi) është shumë nxitës për të keqen” Jusuf, 53) dhe “Betohem në (nefsin) shpirtin që është shumëqortues!” El-Kijameh, 2). A ka dallim midis këtyre dyjave për nga aspekti material dhe për nga esenca apo të dyjat janë emërtim i një gjëje?

Përgjigjja:

Ndonjëherë fjala: “en-nefs” në aspektin gjuhësor ka kuptim të shpirtit e ndonjëherë ka kuptimin e epshit seksual me të cilin All-llahu njeriun e ka sprovuar. Ndërkaq, fjala e All-llahut: “& n…nefsi (epshi) është shumë nxitës për të keqen” Jusuf, 53) ka për qëllim kuptimin e dytë të fjalës: ”en-nefs”.

Pyetja:

Unë jam i punësuar në një vend shkencor ku puna ime zhvillohet në fushën e kërkimit shkencor. Njashtu, unë jam në komisionin për blerje të caktuara të projekteve të caktuara. Kur ne blejmë diçka, detyrohemi të zbresim nga çmimi i artikullit me 30% ngase sektori i llogarisë te ne dhe te të gjithë administratat zyrtare e zbresin këtë përqindje nga pasuria që na jepet neve. Por, në të shumtën e rasteve blerësi na jep më tepër se kjo shumë e caktuar, ndoshta që ne të blejmë edhe herat tjera tek ai. Pyetja ime është: a kemi të drejtë që ne ta marrim atë tepricë duke potencuar se ne shumën që na japin e mbledhim dhe blejmë gjëra të vogla harxhuese dhe jo harxhuese të lidhura për punën e nuk blejmë plaçka personale a private?

Përgjigjja:

Atë që e merrni prej shitësit është ryshfet. Por, nëse ju atë tepriicë që e merrni e shpenzoni për interesin e punës siç thoni, atëherë një gjë e tillë është e lejuar dhe veprim i pranueshëm.

Pyetja:

Dëshiroj të pyes lidhur me një pyetje të cilën e kanë parashtruar disa muslimanë në Francë. Pyetja është: Disa vëllezër banojnë në Francë në një lagje përafërsisht të izoluar, në Mesxhidin (faltoren) e tyre kanë një librari ku mbajnë video dhe audio kaseta, ata pyesin se a u lejohet që  t’i shesin kasetat në fjalë (pa mos fituar nga kjo shitje) brenda zyrës së Mesxhidit  (duke potencuar se në Francë nuk u lejohet të shesin pranë Mesxhidit sepse përndryshe do të kenë vetë ata si dhe Mesxhidi problem)?

Përgjigjja:

Nuk ndalohet shitja e kasetave të dobishme për muslimanët dhe nuk ka ndonjë ndalesë që ato të shiten në një anë të ndarë nga Mesxhidi ku njerëzit falen dhe bëjnë Ibadet. Por, krahas kësaj, Mesxhidet që merren me qira në Francë dhe në vendet e ndryshme të Evropës ato merren si objekte të pronarëve që do të thotë se ato nuk e kanë dispozitën e Xhamive si: ndalimi që gruaja me menstruacione apo xhunubi të rrijë aty e të ngjashme.