Pyetje:
Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit kam hyrë në disa dhoma në internet (chat room) dhe të gjithë muajin kam qenë i rregullt në ndjekjen e programeve që ofronte një thirrës islam, i cili u bë shkaktar që unë të rregulloj sjelljet e mia dhe të udhëzohem, prandaj mendoj se të rinjtë e të rejat duhet të ndjekin këto lloj programesh dhe fluksin më të madh e kam parë që të bëhet në dhomat e dialogut ku edhe unë kam marrë pjesë. Në këto dhoma zhilloheshin biseda të ndryshme dhe kam hasur në ofendime dhe në tallje nga shumica e tyre, por edhe pranim nga masa dërrmuese. Kam biseduar nëpërmjet shkrimit me ta, ku ka shumë prej atyre që më kanë falënderuar dhe u është përmirësuar situata e tyre, siç ngjau me mua më herët me atë thirrësin. Pra, biseda ime me ta, a është haram?
 
Përgjigje:
Dispozita e kësaj çështje varet nga rezultati. Nëse rezultatet janë në përputhje me sheriatin dhe në përputhje me kënaqësinë e All-llahut, atëherë është e mirëseardhur, e nëse jo atëherë ndalohet.
 
 
Pyetje:
Jam një i ri musliman sunit, por kam një shok që është i tarikatit alevi. Ai diskuton shpesh me mua për çështjen e rimishërimit (reinkarnacionit) të shpirtërave dhe ai është i sigurtë dhe i bindshëm në atë që thotë dhe më siguron mua se njërit prej familjes së tij i ka ndodhur një gjë e tillë. Çfarë mendoni për këtë çështje dhe si t’i përgjigjem?
 
Përgjigje:
Biseda për reinkarnacionin është legjendë e hedhur poshtë para se ta refuzojë Islami. Të mjafton për këtë fjala e All-llahut kur thotë “Çdo njeri (shpirt) është peng i vetvetes” (El-Muddethir, 38) d.m.th., Çdo shpirt është i burgosur dhe i ruajtur për të dhënë llogari për zotin e vet.
 
 
Pyetje:
A i lejohet gruas të mësojë drejtimin e makinës nga ana ushtruesit (inspektorit) mashkull duke patur gra për këtë gjë?
A i lejohet gruas të drejtoj makinën jashtë kufijve të qytetit e vetmuar?
A lejohet që t’i drejtohemi All-llahut me fjalën Ja satit (O ty që mbulon) siç përdoret këtu te ne?
 
Përgjigje:
1. Nuk i lejohet gruas të bëjë ushtrimin e drejtimit të makinës në kujdesin e mashkullit përderisa ka për këtë femër, madje nuk lejohet edhe nëse nuk ka femër nëse për të mësuar drejtimin e makinës nuk është e nevojshme.
2. Nuk i lejohet asaj që e vetmuar të drejtojë makinën jashtë qytetit përveç nëse e shoqëron atë edhe dikush që e ka mahrem.
3. Nuk është në emrat e All-llahut “Satir -mbulues”, por theksohet në një hadith të vërtetë (sahih) ku i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi vesel-lem thotë “All-llahu jeton dhe është Ai që mbulon dhe e do mbulimin”.
 
 
Pyetje:
Si është dispozita e Sheriatit rreth çështjes së ofertës së martesave nëpërmjet internetit dhe atë duke mos biseduar nëpër dhomat e dialogjeve që bëhen midis të riut dhe të resë. A është një gjë e tillë e ndaluar?
 
Përgjigje:
Fejesa, e cila është edhe baza e epilogut, është e domosdoshme para Martesës dhe duhet të bëhet nën kujdesin e familjes. Martesa është edhe lidhje midis dy familjeve siç është lidhje midis dy personave. Pra, një gjë e tillë nuk mund të realizohet në rrugë të ligjshme e të shëndoshë nëpërmjet internetit.
 
 
Pyetje:
Si është dispozita e punës së një inxhinieri, i cili mbikqyr projektet që rezultojnë nga hua (kredi) me kamatë? Po theksojmë edhe faktin se inxhinieri është i emërtuar si inxhinier i degës në komunat. Pra, natyra e punës së tij është mbikqyrja e atyre projekteve që të japi mendimin e tij teknik që ka të bëjë me fitimin ekonomik?
 
Përgjigje:
Nuk ka gjë në punën e inxhinierit përderisa është i ndarë nga transaksionet e kamatës për të cilat ti flet. Ndërsa përsa i përket rrogës, të cilën e merr për punën e ligjshme që është në vete kjo konsiderohet pasuri e dyshuar (d.m.th. ku është përzier hallalli me haramin). Sipas sheriatit ka të drejtë të marri nga kjo punë, pagën e ligjshme të tij për të cilën ka dhënë edhe mundin e vet.
 
 
Pyetje:
Ne jemi një grup grash që thërrasim në rrugë të All-llahut. Kemi hasur në pjesë të ndryshme të shoqërisë që janë larg All-llahut. Ne leximin e Mevludit të Pejgamberit e marrim si metodë për të thirrur në rrugë të All-llahut. Kështu që lexojmë mevludin dhe gjatë kësaj kohe edhe këndojm ilahi që nxisin për kthim dhe pendim ndaj All-llahut dhe premtim dhe vazhdimësi në këtë rrugë për hir të All-llahut. Përdorim edhe defin dhe dorëtrokitjen dhe lëkundje të kontrolluar që nuk ka të bëjë me shthurje imorale dhe me vallëzim e lëkundje të qafave. Pastaj mbajmë një ligjëratë sipas rastit që jemi për Martesë, babina, për rast suksesi etj. Por problemi është se një herë na takoi një grua e një xhemati tjetër dhe na kundërshtoi këtë dorëtokitje dhe këtë lëkundje modeste. Hoxhenica që na udhëheq neve është prej thirrëseve më të mëdhaja në nivel botëror. Unë tani jam në huti kjo që na kundërshton na akuzon se bëjmë gjynah. Pra, sipas asaj dorëtrokitja dhe lëkundja është haram. Si është dispozita e sheriatit për këtë?
 
Përgjigje:
Nuk ka asnjë pengesë në atë që përmende, gjegjësisht takimeve, të cilat i mbani për hir të All-llahut, ku edhe i tërhiqni vajzat brenda rregullave që i përmende.
Të këshilloj që të mos ia vësh veshin asaj motre. Po ashtu të këshilloj që të mos hapësh me të diskutim. Nëse ajo këmbëngul që të polemizoni dhe të nxisë paqartësi dërgoje që të bisedojë me mua për këtë çështje. 
 
 
Pyetje:
Kërkojmë që të na sqaroni nëse el-Hadrah (takimi për të bërë dhikër bashkarisht), të cilën e praktikojnë disa është e lidhur dhe e saktë se e kanë praktikuar Kutbët (dijetarët shpirtërorë e miq të All-llahut) si zotëria im Abul Kadir el-Xhejlani dhe zotëria im Ahmed er-Rifaij …) apo një gjë e tillë është shpikur pas tyre. Siç kam mësuar në shumë raste nga ju se duhet të bëhet dhikri me edukatë. Pra, lëvizjet që i bëjnë në këto tubime të dhikrit, a janë në përputhje me atë duke patur parasysh se këto mbahen në prezencën e dijetarëve të njohur?
 
Përgjigje:
Nëse me fjalën “hudur” keni për qëllim tubimi që bëhet për të përmendur All-llahun në këmbë dhe me edukatë në lëvizje dhe duke shqiptuar emrin “All-llah” plotësisht, atëherë kjo është e mirë dhe nuk ka dëm nëse bëhet me shoqërimin e ilahive.
Por nëse me fjalën “hadrah” është për qëllim ato lëvizje që kalojnë kufirin e sjelljes së mirë dhe edukatës me shqiptim jo të plotë të emrit “All-llah”, atëherë një gjë e tillë është e refuzuar dhe jo e lejuar (jo e ligjshme).
 
 
Pyetje:
Një vëlla musliman punon me taksi dhe i duhet të qëndrojë me orë të gjata në punë, kështu që ai disa namaze i kryen ulur në makinë dhe ndoshta ndonjëherë detyrohet të falet pak në drejtim jo të kibles. A ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë nëse frikësohet se i kalon koha dhe a ka dallim në këtë midis farzit dhe nafiles?
 
Përgjigje:
Në shembullin që ti përmende nuk konsiderohet e nevojshme që të mund të falësh farzin ulur, ose i larguar nga kibla.


 
Pyetje:
Unë vuaj nga devijimi seksual në të menduar. Por elhamdulil-lah deri tani nuk kam bërë gjëra që e hidhërojnë All-llahun Fuqiplotë. Megjithatë unë kam shumë frikë se mos rrëshqas në këto lakmi dhe nuk di ç’të bëj sidomos pasi unë jam i dobët. Elhamduli-lah në mënyrë të rregullt e ndjek xhaminë si dhe ndjek aktivitetet fetare dhe vazhdimisht mundohem që ta angazhoj veten me këto gjëra, por vazhdimisht dështoj. Cila është zgjidhja?
 
Përgjigje:
Ilaçi yt i parë është të shpeshtosh lutjen dhe vazhdimisht kthimin tek All-llahu. Ndërsa ilaçi i dytë të shkosh para një mjeku specialist fetar që i frikësohet All-llahut.
 
 
Pyetje:
Siç mund ta dini dhe ju, në këtë kohë janë shtuar devijimet e mashtrimet, saqë unë sapo dal nga njëri, hyj në tjetrin. Por një gjë më mundon, e ajo është që të bëhem i moralshëm si sahabet (shokët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), All-llahu qoftë i kënaqur me ta. Unë për veten time kërkoj më shumë moralin se sa ibadetin. Pra, kështu nisem në këtë gjë, saqë arrij deri në atë shkallë që ta respektoj nënën time në masë të madhe, po ashtu edhe vëllezërit e mi, saqë jam në gjendje të flijoj për ta, por nuk shkon më tepër se një javë apo 10 ditë e përsëri kthehem në të parën ku përsëri ndjej se besimi më dobësohet. Kështu përsëri kthehem në moralin e mëparshëm saqë edhe familja befasohet. Ju lutemi të më këshilloni!
 
Përgjigje:
Virtytet e mira janë thelbi i Fesë. Por mënyra e arritjes deri tek ato, së pari janë zbatimi i detyrimeve, të cilat All-llahu t’i ka obliguar. Pastaj shpeshtimi i të përmendurit të All-llahut dhe së dyti leximi i Kuranit. Ky është ilaçi që rregullon veten tënde si dhe ky ilaç të bën më të kthellët, më të butë në marrëdhënie me të tjerët. Mos harro edhe rëndësinë e lutjes dhe kthimit tek All-llahu.