Pyetje:
Shpresoj që të më sqaroni ndalimin e veprimit me prodhimet amerikane, duke u bazuar në argumentet dhe shpjegimin e saj sipas Usulit.
 
Përgjigje:
Amerika është një shtet që ka shpallur armiqësinë e saj ndaj Islamit dhe vendosmërinë e saj për të zhdukur atë dhe muslimanët. Kurse All-llahu Fuqiplotë ka ndaluar në Kuran t’u nënshtrohesh (miqësohesh) me armiqtë e Tij dhe armiqtë e Fesë së Tij, si shembull ke fjalën e All-llahut ku thotë: “O ju që keni besuar mos merrni për miqtë tuaj armikun Tim dhe armiqtë e tu…”. Dhe nuk ka miqësi më të rrezikshme se t’i ndihmosh ekonomikisht. E kjo bëhet duke blerë prodhimet e tyre dhe duke bërë muslimanët vendet e tyre; tregje konsumuese të tyre.
 
 
Pyetje:
A ndikon globalizmi në Fenë Islame dhe si ndikon; si dhe a ndikon globalizmi në kulturën dhe si? Ç’është globalizmi?
 
Përgjigje:
Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjemi me disa rreshta, por ka nevojë për një ligjëratë apo hulumtim. Kërko librin tim “Jugalituneke idh jekulune” ku do të gjesh hulumtime të gjera për globalizmin dhe aspektet për të cilat ti pyet.
 
 
Pyetje:
Kam lexuar në librin tuaj “Mean-nas” se sipas kontratës së nikahut gruaja nuk është e detyruar përveç se me edukimin e fëmijëve dhe gjidhënies. Duke patur parasysh se tradita sot është që nuk përmenden këto gjëra (punët shtëpiake) në kontratën e nikahut, atëherë gruaja është e detyruar me një gjë të tillë si rrjedhim i traditës dominuese dhe merret sikur kontrata ta ketë përfshirë edhe detyrimin e saj me këto gjëra. Unë këtë dua ta di edhe për nga aspekti i traditës momentale dhe për nga aspekti i sheriatit?
 
Përgjigje:
Traditat që nuk kundërshtohen me ndonjë dispozitë të sheriatit merren si bazë prej burimeve sekondare të sheriatit islam. Pra, duke patur parasysh këtë nëse tradita dominuese në një vend është që gruaja duhet të kryejë shërbimet shtëpiake dhe lidhet kontrata e nikahut në atë vend midis një të riu dhe të reje dhe vajza hesht dhe nuk kushtëzon diçka kundër kësaj tradite, atëherë heshtja e saj merret pranim dhe miratim dhe pëlqim nga ajo për këtë traditë dhe normalisht në bazë të kësaj ajo detyrohet me këto shërbime brenda mundësive të saja.
 
Pyetje:
Jam një muslimane dhe jetoj në Perëndim. Një djalë më propozon për fejesë; a të pranoj që të martohem menjëherë me të apo të kërkoj prej tij që të takohemi në banesën tonë në praninë e prindërve të mi? A mund të flas me të në telefon pas fejesës që të mësoj më tepër për të? Sepse duke i pyetur njerëzit nuk mund të marrësh ide të plotë për të? Cilat janë kufijtë e bisedave në telefon ose e takimeve tona dhe a janë të lejuara takimet tona në vende publike pa mahrem?
 
Përgjigje:
Nuk ka pengesë që të përsëriten takimet me të fejuarin nëse paraqitet ndonjë nevojë për një gjë të tillë, por kjo të bëhet nëpërmjet familjes. Po ashtu është edhe biseda në telefon, nuk ka ndalesë për atë nëse biseda është serioze dhe brenda kufijve të nevojës. Me rëndësi është të dish se ti kur të marrësh mendim të plotë për personalitetin, sjelljen dhe moralin e tij, atëherë nuk të lejohet më që të lëshohesh në biseda dhe në takime para se të lidhet kontrata e nikahut.
 
 
Pyetja:
Si është dispozita e namazit ku ka ndonjë varr i rrethuar me tyrbe?
Dëshiroj të falem në xhaminë e zotrisë tim Ahmed El-Bedeviut, zotrisë tim Ibrahim ed-Dusukit dhe të Sejde Zejneb, sepse unë në ato xhami dhe në xhamitë e ngjashme ndjej qetësi e përkushtim dhe gatishmëri për të adhuruar All-llahun. Por disa vëllezër supozojnë se namazi në xhamitë ku ka varr nuk pranohet. Nëse shohin ndonjë musliman para ndonjë varri të ndonjë hoxhe thonë se ai ka bërë shirk të vogël. Unë nuk e di prej ku e kanë marrë këtë botëkuptim këta dhe pse kanë mendim të keq për muslimanët! Jam munduar që disa prej tyre t’u them se ne nuk adhurojmë dikë tjetër pos All-llahut që është Një dhe nuk i shoqërojmë askënd në adhurimet tona; as dikë që është i gjallë, as dikë të vdekur dhe u thashë se ka dallim të madh midis adhurimit (ibadetit) dhe asaj që ta duam ndonjë hoxhë dhe ulematë që janë punëtorë e t’i vlerësojmë dhe të kërkojmë bereqetin e tyre. Së fundi këta që vizitojnë ndonjë varr të ndonjë dijetari e quajnë “kuburij”. Jam i hutuar me këtë përçarje të tyre dhe së fundi kam konstatuar se diskutimi me ta është i padobishëm. A më këshilloni mua dhe muslimanët, dhe a ka mundësi që të sqaroni dispozitën e sheriatit lidhur me namazin ku ka varr?
 
Përgjigje:
Kur të hysh në ndonjë xhami që ka ndonjë varr të ndonjë njeriu të devotshëm ki kujdes të mos e kesh varrin para vetes dhe kibbles, prandaj shko në ndonjë anë tjetër të xhamisë dhe namazin e ke në rregull.
Mos ua var veshin fjalëve të kota të injorantëve, të cilët të ndalojnë nga vizita e varreve të njerëzve të devotshëm pasiqë ti t’u përmbahesh edukatave me All-llahun gjatë vizitës së tyre.
Sikur të ishte shirk (të përshkruarit shok All-llahut) vizita e varreve të njerëzve të devotshëm siç të thonë injorantët, atëherë edhe vizita e muslimanëve që bëjnë te varri i të Dërguarit të All-llahut do të ishte shirk dhe e ndaluar. Kërkojmë mbështetjen Tënde, O All-llah, nga injoranca, e cila na shtyn te ky devijim.
 
 
Pyetje:
Kam lexuar një përgjigje tuajën ku thoni, se All-llahu Fuqiplotë e pranon lutjen nëse nuk kundërshtohet me kaderin e All-llahut Fuqiplotë dhe keni sjellë shembullin që vijon: Nëse dikush lutet për dikë për jetë të gjatë dhe nëse ky bie fjala e ka të caktuar që të vdesë pas dy viteve, atëherë All-llahu nuk do t’ia pranojë lutjen. Por unë më herët në një ligjëratë u kam dëgjuar për një çështje të ngjashme me këtë se All-llahu Fuqiplotë ka ditur në dijen e Tij që nuk ka fillimsi se filani do të lutet për filanin për jetë të gjatë dhe se All-llahu do t’i përgjigjet kësaj lutje dhe do t’ia zgjatë jetën atij dhe kështu kjo nuk kundërshtohet me kadanë dhe kaderin. Kjo është ajo që e ka kuptuar mendja ime e dobët. Kërkoj sqarim.
 
Përgjigje:
Ndryshimi i Kadasë është i mundshëm, por kjo varet nga Vullneti i All-llahut. Nëse do e ndërron caktimin e Tij që është i regjistruar në pllakën e mbrojtur (Leuhi Mahfudh) për t’iu përgjigjur lutjes së robit e nëse nuk do, nuk i përgjigjet dhe ky caktim ngel siç është i shkruar në pllakën e mbrojtur. Ajo që nuk ndrron është nëna e librit.
 
 
Pyetje:
Para pak kohësh jam anëtarësuar në një grup që quhet “et-Tefkirijun –ithtarët e të menduarit”. Metoda e tyre mbështetet në principin se të menduarit në argumentet (krijesat) e All-llahut” si goja, syri, veshi etj., e shtojnë besimin në All-llahun, prandaj edhe unë kam gjetur në këtë ëmbëlsinë e besimit dhe namazi im më është bërë më i përkushtueshëm, punët e mia i kam më të mira; kurse hoxha jonë është nga Damasku, Abdu el-Hadi Elbani. Unë u pyes juve a jam në rrugë të drejtë?
 
Përgjigje:
Detyrimi i të menduarit, soditjes (analizës) në krijimin e qiejve dhe të tokës nuk është zbulim i një grupimi, por një gjë e tillë është tekst kuranor për të cilën të gjithë besimtarët janë në ujdi. A nuk e ke lexuar fjalën e All-llahut kur thotë: “Ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran, 191).
Pra, zbatimi i këtij detyrimi nuk kërkon që të anëtarësohemi në ndonjë grupim, por kërkon të kapesh te Kurani dhe Suneti dhe të mos dilet jashtë mësimeve të tyre. Përkushtimin ndaj librit të All-llahut dhe Sunetit të Pejgamberit bëje bazë të lidhjeve të tua me xhematet, e jo të kundërtën.
 
 
Pyetje:
Si është dispozita e Sheriatit që jo-muslimani të jetë gjykatës apo ministër në një vend islam?
 
Përgjigje:
Nëse gjykon me të drejtë atëherë sa detyrë e mirë që është; por nëse gjykon jashtë asaj që All-llahu urdhëron, atëherë sa detyrë e keqe që është. Gjithashtu edhe detyrat e tjera.
 
 
Pyetje:
Në një kanal satelitor një studies tha se: fjala “kufr” në Kuran do të thotë mbulim ose groposje dhe se fjalët “kufar” që përmendet në suren el-Fet’h janë bujqit.
Përgjigje:
Fjala “Kufr” dhe “El-kafrun” në pjesën më të madhe të Kuranit do të thotë mohim i të vërtetës dhe besim në të pavërtetën. Në një vend e ka kuptimin bujk dhe kjo në fjalën e All-llahut: “Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, (El-Hadid, 20).
 
 
Pyetja:
Shpesh herë kam lexuar nga ju dhe kam dëgjuar të flisni për rëndësinë e edukimit dhe sjelljes së mirë dhe kjo nën kujdesin e edukatorëve dhe shpeshherë kam dëgjuar që ju të pyeteni për ekzistimin e “murshidit –udhëzuesit”, i cili e meriton që të edukohen njerëzit tek ai. Ju keni thënë se nuk e sheh që dikush të ketë këtë shkallë. Pra, si të bashkojmë midis nevojës së domosdoshme për një gjë të tillë dhe moszotërimit të saj?
 
Përgjigje:
Kur të ketë krizë për “murshid (udhërrëfyes udhëzues)” që i zotëron kushtet e udhëzimit, si diturinë rreth sheriatit islam, të kapurit për librin e All-llahut, për sunetin e Pejgamberit, sinqeritet për hir të All-llahut, besimtar i denjë e i devotshëm në vepra e sjellje, atëherë ajo që e zëvendëson këtë është që ti t’i caktosh vetës tënde një vird (kohë të caktuar e të rregullt) e të përhershme për të lexuar Kuran, Dhikre (lutjet) të mëngjesit dhe të mbrëmjes, si istigfari (kërkimi falje nga All-llahu), tesbihu (lartësimi i All-llahut), të teuhidit (të shqiptuarit: la ilahe il-lall-llah…) dhe duke shpeshtuar edhe salevatet (dërgimi i bekimeve dhe përshëndetjeve) për Muhammedin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem.
 
 
Pyetje:
A ka ndonjë rregull që cakton shpenzimin ndaj nënës. Unë punoj në një shtet të Halixhit kurse nëna ime vazhdimisht kërkon shpenzime prej meje dhe ato jashtë mundësive të mia. Ajo i shpenzon ato për harxhimet e motrave të mia, duke patur parasysh se ato nuk janë të nevojshme as të katërtën e asaj që unë ua dërgoj. Shpesh unë ia kam shpjeguar nënës sime gjendjen ku ndodhem, por pa sukses. Pra, kush ka përparësi fëmijët e mi apo nëna që kërkon pa patur nevojë?
 
Përgjigje:
Detyrohesh të shpenzosh për nënën tënde nëse burri i saj nuk shpenzon për të në mënyrë të mjaftueshme dhe në këtë rast detyrohesh të shpenzosh për atë aq sa është nevoja (jo jashtë nevojës).
Kurse sa i përket motrave të tua nëse ato janë të martuara dhe të panevojshme për shkak se për ato shpenzojnë burrat e tyre, atëherë nuk duhet të shpenzosh për to. Ndërsa nëse nuk janë të martuara dhe nuk u mjafton shpenzimi i prindit të tyre, atëherë ti je përgjegjës për to brenda mundësive të tua dhe brenda nevojës së tyre.
 
 
Pyetje:
Të akuzojn se je sufi. A është ky epitet i saktë?
 
Përgjigje:
Nocioni “sufi” përdoret për kuptime dhe shkolla të ndryshme dhe të shumta. Kriteri jonë në këtë rrugë është libri i All-llahut dhe Suneti i të Dërguarit. Ajo që nga këto nocione dhe doktrina përputhet me librin e All-llahut dhe me Sunetin e të Dërguarit, ajo është rruga ime dhe ajo është për të cilën unë thërras pa marrë parasysh si emërtohet: sufizëm, ihsan, apo edukim i ndërgjegjes, apo disiplina e sjelljes (sjelljes, rrugës) siç e quan shejh Ibn Tejmie, All-llahu e mëshiroftë.
 
 
Pyetje:
A konsiderohet “keshfi (Termi “keshf” është sinonim XE "sinonim" i fjalës “iluminacion” (ndriçim i mendjes XE "mendjes" ) e në kuptimin XE "kuptimin" terminologjik do të thotë fushëpamje për të zbuluar botëkuptime metafizike XE "metafizike" , të cilat burojnë nga drita XE "drita" e brendshme e njeriut, XE "njeriut" pikërisht që dalin nga zemra XE "zemra" e që në kuptimin tekstual përafërsisht do të thotë: sendërgjim, talent i porsazbuluar, vër. e përkthyesit.)” ose frymëzimi argument në dispozitat e Sheriatit dhe a konsiderohet detyrim për atë njeri?
 
Përgjigje:
Inspirimi i askujt me përjashtim të pejgamberëve dhe të Dërguarve të All-llahut nuk është argument i konsideruaeshëm në Sheriat. Nuk ka në burimet e sheriatit islam diçka që quhet “el-keshf ”. Çdokush që përpiqet që të kundërshtojë diçka nga Kurani apo Suneti, duke u bazuar në atë që quhet “keshf”, ai është dexhall, shpifës në emër të All-llahut.
 
 
Pyetje:
Si thoni për ata që e mbrojnë letërsinë e shthurur me pretekstin e shkrimit të lire, e të cilët thonë, pse nuk ndaloni librin “El-Egani” ose librin “El-ukad elferid” ose “el-Mustetraf” e tjerë nga librat e letërsisë arabe, të cilët përfshijnë gjëra që kundërshtohen me turpin. Pra, ata thonë fillimisht duhet të ndaloni këto libra, e pastaj të kundërshtoni letrarët (e sotshëm që merren me këtë lloj letërsie)?
 
Përgjigje:
Letërsia e shthurur që duhet ndaluar, është ajo që thërret të bëhen gjynahe, shkelje ose ajo që nënçmon ndonjë simbol prej simboleve të Fesë nëpërmjet ndonjë mjeti prej mjeteve informative. Ky lloj letërsie nuk është vetëm e shthurur, por një gjë e tillë është edhe dalje nga Feja, të cilën e ushtrojnë ithtarët e saj në mënyrë të planifikuar dhe të studiuar. Pra, ky lloj letërsie (nëse shprehja është e përshtatshme dhe nëse mundet ta konsiderojmë këtë letërsi) absolutisht nuk gjendet në librat që ti i përmende. Por ajo që mund të thuhet për këto libra është se mbajnë gjëra për argëtim e dëfrim dhe përmendja e gjërave të ralla, gjë kjo që nuk ka pengesë në Islam.
  
 
Pyetje:
Si është dispozita e veprimit në fushën e prodhimit televiziv të filmave serialë shoqërorë ku paraqiten artistet pa mbulesë, por duke qenë tematika të qëlluara? Dhe paratë që vijnë nga kjo punë, a janë të ndaluara?
Përgjigje:
Shfaqjet teatrale dhe dramat shikohen sipas rezultateve. Nëse i shërbejnë hakut (të vërtetës), atëherë ato janë të mira e nëse jo, atëherë nuk bëjnë. Duhet patur parasysh se këto arte të mos përmbajnë gjërat e ndaluara të njohura.
 
 
Pyetje:
Si është dispozita e daulles? A është prej llojeve të defeve. Apo ka dispozitë të veçantë për të?
Përgjigje:
Të gjitha instrumentet që dihet se i përdorin njerëzit e prishur dhe të shthurur, përdorimi i tyre është haram, si edhe dëgjimi i tyre. Pra, ti shiko këtë instrument për të cilin më pyet a është zakon (përdorimi në mënyrë të vazhdueshme) i njerëzve të shthurur dhe të prishur, apo jo?...
 
 
Pyetje:
Ç’mund të na thoni për bidatin? Si ta dimë se gjërat e reja janë bidate apo jo? Këtu te ne ka disa nga “selefitët” që thonë se çdo gjë që nuk e ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem është bidat. Kërkojmë sqarime prej jush.
 
Përgjigje:
Fjala bidat në terminologjinë e sheriatit është çdo gjë që futet në përdorim në Fe, gjë e cila nuk është nga Feja si Thirrja e ezanit kur futet i vdekuri në varr dhe shpikja e ndonjë ibadeti që nuk gjendet, as në Kuran, as në Sunet.
Pra, shpikja e traditave, të llojeve të teshave, të modeleve e formave të ndryshme apo të mjeteve të transportit, të cilët nuk kanë qenë në kohën e të Dërguarit të All-llahut, nuk hynë në kuptimin e bidatit sepse asnjëri prej atyre që i kanë zbuluar këto gjëra nuk supozon se janë ato nga Feja.
 
 
Pyetje:
Si është dispozita e sekrecioneve vaginore te gruaja sidomos në rastet e ndezjeve?
 
Përgjigje:
Këto sekrecione bëjnë të detyruar ripërtëritjen e abdesit nëse kalojnë pjesën e brendshme në drejtim të anës së jashtme në mënyrë që lagështia të arrijë në rrobat që ka veshur.
 
 
Pyetje:
A keni mundësi të më tregoni për disa burime ku kam mundësi të shërbehem rreth tatimeve? Si mund të bëj dallim midis tatimeve të lejuara, të cilat duhen dhënë dhe tatimeve që nuk lejohet të jepen. Unë jam shumë i nevojshëm për këto burime pasiqë fusha ime ka të bëjë me llogarinë.
 
Përgjigje:
Përgjigjen e pyetjes tënde ke mundësi ta gjesh nëse u kthehesh si librit: “El-Emval” të Ebi Ubejdit, ose “El-Haraxh” të Ebi Jusufit e të ngjashëm me to.
Por para së gjithash të them se pa marrë parasysh llojin e tatimit nëse ta kërkon kryetari i shtetit islam ti duhet ta japësh atë, a ka të drejtë ta kërkojë prej teje atë apo nuk ka të drejtë. Argumenti për këtë është fjala e qartë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem ku thotë: “U jepni atyre atë që ju takon atyre dhe kërkoni prej All-llahut atë që ju takon juve”.