Pyetje:
A duhet ta shpallë luftën kryetari i shtetit?
 
Përgjigje:
Detyrohen të gjithë udhëheqësit e shteteve arabe të bojkotojnë Izraelin dhe t’i shpallin luftë. Arsyetimi i ndonjërit prej tyre se janë të paaftë (se janë të pamundshëm) nuk pranohet, sepse shkaku i pamundësisë është përçarja dhe mosndihma e njëri-tjetrit (kthimi i shpinës ndaj njëri-tjetrit). Kurse zhdukja e këtij shkaku është i mundshëm dhe kthehet te vetë ata (pra, është përgjegjësia e tyre).
 
 
Pyetje:
A lejohet huazimi i farës dhe plehut nga banka e bujqësore në rastin kur nuk kemi para. Po ua bëjmë me dije se kjo bankë për këtë shërbim merr kamatë.
 
Përgjigje:
Nuk lejohet huazimi me kamatë përveç në rastet e nevojës ekstreme.
 
 
Pyetje:
Si është gjykimi i Sheriatit për ata që shkruajnë hajmali apo rukje (leximi i Kuranit apo lutjeve për shërim), duke përdorur dhe shfrytëzuar ajetet dhe Fenë si dhe duke shfrytëzuar mentalitetin e ulët të disa njerëzve. Ata e bëjnë këtë me qëllim që të përzënë (nxjerrin) xhinët, për të martuar vejushat, për të pajtuar njerëzit, për të bërë të lindin ato që nuk lindin, për të zbuluar vendet ku ka flori dhe për të propaganduar mallrat etj. Si është dispozita e atij që mban këtë hajmali dhe beson në të?
 
Përgjigje:
Nëse hajmalia është e rregulluar me ajete kuranore ose me lutje të përcjellura nga i Dërguari i All-llahut atëherë ajo është e justifikuar, e ligjshme me vetë tekstin e të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, pa marrë parasysh qëllimin e saj. Por nëse ajo nuk rregullohet me ato që përmendëm, atëherë ajo është e ndaluar.
 
 
 
Pyetje:
Jam e pranuar në degën e kozmetikës të një fakulteti dhe gjatë orëve të mësimit duhet që koleget e mia të më zbukurojnë (si provë) gjithashtu edhe unë të njëjtën gjë duhet të bëj me to. Ato detyrohen që t’ua heqin meshkujve qimet deri në kufirin e mbathjeve. A më lejohet mua një gjë e tillë? Apo detyrohem ta lë këtë drejtim? Unë nuk dua që të bëj haram?
 
Përgjigje:
Nuk i lejohet gruas që të shohë nga gruaja diçka mes kërthizës dhe gjunjve, e mos të flasim për t’i prekur (apo për t’i bërë masazh). 
 
 
 Pyetje:
Kam dëgjuar se grupimi që quhen “Ehbash” (sipas asaj që di) të akuzojnë për kufër, pse nuk ua kthen atyre? (Ata deklarohen se janë Esharitë dhe që ndjekin medhhebin shafi e tarikatin Rifaij) Çfarë thotë për këta Ehli Suneti sepse këta po shkaktojnë përçarje dhe i akuzojnë muslimanët me kufër?
 
Përgjigje:
Këta nuk më akuzojnë vetëm mua (sipas njoftimeve që kam), këta akuzojnë edhe ata që janë më të mirë se unë si Muteveli Sha’ravin, Ibën Tejmien, Shejh Kardavin dhe shumë të tjerë. Unë lus All-llahun që të më ruajë nga përçarjet, si ato që duken dhe nga ato që janë të fshehta, e sidomos nga fitneja e kufrit dhe All-llahu të më përfundojë jetën time me punët më të mira e ta takoj Atë i kënaqur në Mua.
 
 
Pyetje:
Kam lexuar librin tuaj “Kubra el-jekinijat el-Keunijjeh” (i përkthyer në shqip me titullin “Të vërtetat e patundshme të besimit Islam”), një çështje në këtë libër më brengos për të cilën kërkoj nga shkëlqesia juaj të ma shpjegoni, e ajo është argumenti ku ju jeni mbështetur për të vërtetuar ekzistencën e All-llahut të Madhëruar. Ju e keni përpunuar shumë mire, por paqartësia që unë kam normalisht buron nga kuptimi im, ku unë shpresoj që ju do të ma qartësoni, e ajo është kur ju flisni për pafillimësinë e All-llahut të Madhëruar, gjegjësisht kur ju i përgjigjeni pyetjes se kush e krijoi All-llahun po citoj: “Të gjitha konceptet e njeriut XE "njeriut" burojnë nga parafytyrimet e tij në mënyrë XE "mënyrë" që këto parafytyrime XE "parafytyrime" grumbullohen në kujtesë nëpërmjet pesë dritareve që janë shqisat XE "shqisat" . Nga kjo kuptojmë se kur bëhet fjalë XE "fjalë" për abstraktet XE "abstraktet" , njeriu XE "njeriu" nuk është në gjendje t’i kuptojë ato përveçse atyre që kanë kritere dhe modele XE "modele" shqisore XE "shqisore" në kujtesën e tij. Prandaj nëse në kujtesën e tij nuk i paraprin ndonjë model apo dimension, atëherë është e pamundur XE "pamundur" për atë që ai të mund të parafytyrojë apo ta perceptojë XE "perceptojë" atë.” Të zëmë se atë që ju e thoni është e vërtetë e ndoshta dikush nga ateistët u drejtohet juve duke u thënë: Po atë që ti e thua është e vërtetë, por e njëjta fjalë vlen edhe si argument se nuk ka Zot, d.m.th.: “Të gjitha konceptet e njeriut XE "njeriut" burojnë nga parafytyrimet e tij në mënyrë XE "mënyrë" që këto parafytyrime XE "parafytyrime" grumbullohen në kujtesë nëpërmjet pesë dritareve që janë shqisat XE "shqisat" . Nga kjo kuptojmë se kur bëhet fjalë XE "fjalë" për abstraktet XE "abstraktet" , njeriu XE "njeriu" nuk është në gjendje t’i kuptojë ato përveçse atyre që kanë kritere dhe modele XE "modele" shqisore XE "shqisore" në kujtesën e tij. Prandaj nëse në kujtesën e tij nuk i paraprin ndonjë model apo dimension, atëherë është e pamundur XE "pamundur" për atë që ai të mund të parafytyrojë apo ta perceptojë XE "perceptojë" atë.” Kështuqë nga ky tekst mund të konkludohet demonstrimi se njeriu nuk i kupton abstraktet me përjashtim të atyre që kanë dimensione dhe modele shqisore në kujtesën e tij. Pra, për gjërat që më parë në kujtesën e tij nuk ka patur asnjë model dhe kriter atëherë është e pamundur që ai të mund t’i perceptojë ato. Kështu nga kjo bisedë mund të përfundojmë se demonstrimi që mund të ketë reaksion pa aksion, është i mundur dhe këtë e mbështesim në atë se njeriu nuk ka ndonjë parafytyrim në kujtesën e tij që mund të dominojë diçka pa reaksion. Prandaj njeriu nuk mundet ta konceptojë plotësisht atë siç nuk mund të konceptojë pafillimësinë e All-llahut sepse ky nuk zotëron ndonjë përshkrim të përjetësisë. Pra, kështu bien poshtë të gjitha argumentimet tuaja, të cilat i përmendët për të vërtetuar ekzistencën e All-llahut. Unë e kam shprehur atë që kam brenda meje në emër të një ateisti, duke u turpëruar prej jush, prandaj mos ma zer për të madhe pasi unë kam për qëllim që t’i bindem All-llahut, e jo që të largohem nga Ai.
 
Përgjigje:
Fjalët që përcolle nga unë e të cilat i supozove se po ato janë argumente për të vërtetuar pavërtetësinë e argumentit mbi të cilin unë kam ngritur ekzistencën e All-llahut. Këto fjalë janë njësoj si përgjigjja e atij që thotë: Unë nuk mund të paramendoj pafillimësinë e All-llahut edhepse mendja ime është e bindur për një gjë të tillë. Paramendimi i diçkaje nuk është si bindja shkencore në të. Shpjegimi i përgjigjjigjes sime është si vijon:
Çdo gjë që mund të jetë bindëse për mendjen nuk do të thotë se i nënshtrohet imagjinatës së njeriut, për arsye se rruga e bindjes racionale është logjika dhe demonstrimi shkencor. Kurse rruga e imagjinimit të diçkaje janë pesë shqisat. Prandaj ndodh shpesh që mendja jote të jetë e bindur (të besojë) për diçka, por ti nuk ke mundësi që ta imagjinosh atë. Këtë mund ta shembullojmë me një fëmijë që lind i verbër. Ai kur rritet dhe piqet mendërisht beson dhe është i bindur se ekziston drita dhe terri sepse pakontestueshmëria e bisedave të njerëzve për një gjë të tillë është argument shkencor që e shtyn atë që të jetë i bindur për një gjë të tillë edhepse ai nuk ka mundësi që t’i perceptojë ato (dritën dhe terrin), sepse rruga e tij për t’i perceptuar ato janë sytë kurse ai nuk i ka sytë.
Pra, a ka të drejtë ky i verbër të thotë: Unë nuk jam i bindur dhe nuk besoj në ekzistencën e dritës dhe errësirës sepse unë nuk mund t’i perceptoj ato? Është e pamundur që ai të thotë një gjë të tillë nëse është i mençur.
Gjithashtu për pafillimësinë e All-llahut tregon demonstrimi shkencor, i cili i drejtohet mendjes e mendja e beson atë. Por të mundemi ta perceptojmë këtë pafillimësi me imagjinatën tonë, është e pamundur sepse ne nuk zotërojmë modele të pafillimësisë në arkën e imagjinatës tonë, njësoj siç nuk zotëron fëmija që ka lindur i verbër në arkën e vet përshkrimin e ngjyrës së bardhë dhe asaj të zezë.
Por pamundësia e imagjinatës për të perceptuar diçka nuk bie ndesh me ekzistimin e argumentit logjik për një gjë të tillë. Analizo këtë! Dhe thuaja këtë bisedë shkencore atij ateistit, i cili diskuton me ty duke u mbështetur në iluzione, fantazi dhe injorancë.
 

Pyetje:
Cili shikim është i ndaluar? Vajza është e detyruar që t’i shikojë kolegët e saj në punë si dhe profesorët në shkollë e universitet. S’ka dyshim se ajo kur t’u flasi atyre duhet t’i shikojë ata në sy ndërsa nëse bisedon dhe nuk i shikon ata në sy një gjë e tillë tregon se nuk i respekton ata. Nëse vajza vazhdon të fshehë shikimin e saj, ajo në këtë mënyrë nuk do të mund të ushtrojë asnjë rol në jetë dhe kështu ajo do të rrënojë të gjitha marrëdhëniet e saj.
 
Përgjigje:
Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë dhe shikimi i burrit dhe gruas varet nga atmosfera dhe fusha ku ndodh ky shikim, si dhe varet edhe nga shtytësi i brendshëm që e shtyn njeriun për një gjë të tillë. Normal kjo pas asaj që gruaja duhet të jetë e mbuluar me atë që detyrohet të mbulohet, madje edhe burri njëlloj.
Nëse fusha e shikimit është për studim dhe mësim si shembull dhe shikimi i ndërsjellë është i shtyrë me këtë qëllim dhe faktori i mashtrimit nuk është i pranishëm, atëherë nuk ka ndonjë pengesë për një gjë të tillë Inshaell-llah.
 
 
Pyetje:
Kam një vëlla, të cilin e urrej shumë. Unë jam e detyruar t’u tregoj për disa veprime të tij edhepse turpërohem. Më ka rrahur shumë me shkak dhe pa shkak. Ai ka udhëhequr familjen pasi babai jonë ka ndrruar jetë që në kohën kur unë isha fëmijë. Vëllau im ka natyrë e karakter të keq. Ai kur e sillte ushqimin në shtëpi, e hante vetë dhe nuk ia linte nënës që edhe ajo të hajë edhepse kishte nevojë për të ngrënë (duke mos folur më tepër). Por problemi i vërtetë është si vijon: Isha duke u larë në banjo. Ai dalëngadalë e ka hapur derën e banjos pa bërë zë dhe më ka shikuar si kam qenë (pa tesha). Unë sytë i kam patur të mbyllur për shkak të sapunit dhe nuk e kam parë vetëm se pas dy minutave kur e kuptova se po ftohesha. Unë e pashë dhe brita kurse ai më tha se: pse unë nuk e kam mbyllur derën, ndërkohë që dryni i derës së banjës është prishur prej më tepër se 5 vjetësh. Unë nuk e akuzoj kot, por ai ka ndejtur në këmbë derisa unë e pashë e brita dhe atëherë e mbylli derën. Shpesh herë kam menduar se mos jam unë gabim. Unë dhe motra ime kemi qenë të kujdesshme kur ngeleshim vetëm me të në shtëpi dhe nuk rrinim vetëm me të. Pyetja ime është se, a lejohet që unë t’i ndërpres lidhjet e mia përgjithmonë me të? Ai momentalisht është në udhëtim dhe ai vjen kohë pas kohe, por unë dhe familja ime duam që të ndërpresim lidhjet e mia me të përgjithmonë.
 
Përgjigje:
Pasiqë ai gjendet në udhëtim atëherë nuk ka ndonjë paqartësi dhe nuk ka ndonjë kuptim pyetja jote. Por kur ai të kthehet prej udhëtimit atëherë ke mundësi që të mjaftohesh që të mbash lidhjet në raste të veçanta. Por të ndërpresësh lidhjet përgjithmonë me familjen e ngushtë nuk lejohet.
 
 
Pyetje:
Si është dispozita e shkuljes së qimeve të fytyrës (mjekrës) me pejë.
 
Përgjigje:
Nuk lejohet me vetë tekstin e hadithit.
  
 
Pyetje:
Jam një vajzë 17 vjeçare ku para një viti jam martuar. Kur u martova ecja pas dritës së All-llahut. Por me kalimin e kohës fillova të largohem nga rruga e All-llahut. Kështuqë para pak kohësh u njoftova me dhomat e bisedave në internet dhe të gjithë kujdesin tim ia kushtova këtyre bisedave. Me kalimin e kohës nëpërmjet internetit u njoftova me shumë djem të rinj dhe ua dhashë atyre numrin e mobilit tim dhe fillova të bisedoj me të madhe me ta për temat e marrëdhënieve intime. Por tani kam filluar të ndjej se ndërgjegja ime më qorton për arsye se unë ua marr mendjen te rinjve me bisedat e mia. Nga ana tjetër unë e tradhtoj edhe burrin tim dhe krahas kësaj atyre djemve ua kam treguar edhe numrin e telefonit të shtëpisë dhe adresën ku jetoj. E di se gjithë këtë që kam bërë është gabim, por nuk kam forcë që të ndalem nga ky veprim. Shpresoj nga shkëlqesia juaj që të më këshilloni. A t’i tregoj burrit tim për një gjë të tillë që të mos marri vesh nga dikush tjetër. Dhe si është mënyra që unë t’i harroj këto tema dhe t’i kthehem rrugës së vërtetë dhe të drejtë?
 
Përgjigje:
Pasiqë e di se një veprim i tillë që ti po e bën është i rrezikshëm, atëherë duhet të heqësh dorë nga ajo punë dhe në këtë rast nuk ka nevojë që t’i tregosh burrit tënd. Por duhet të dish se nëse vazhdon që të veprosh siç thua, atëherë ti do t’i sjellësh shtëpisë dhe marrëdhënieve të tua bashkëshortore shkatërrimin.