Pyetje:
Kompania e Mikrosoftit, e cila prodhon programe të njohura dhe të cilat qarkullojnë në tregje, ka shpallur se do t’i ofrojë ndihmë të pakufishme Izraelit. Kurse ju keni lëshur fetva për obligueshmërinë e bojkotimit të prodhimeve Amerikane, gjegjësisht të mos blihen ato dhe kjo me qëllim që të dëmtohet ekonomia amerikane. Pra, si është dispozita e shkeljes së të drejtave të këtyre programeve, kopjimi i tyre pasiqë shkelja e të drejtave të saj dhe kopjimi i programeve të saj, dëmtimi këtyre programeve në internet? Njëkohësisht; si është dispozita e vjedhjes së bankave amerikane apo dëmtimi i tyre aq sa ka mundësi për të dëmtuar ekonominë e tyre? A nuk mendoni edhe ju se çdo mall e ka mënyrën dhe metodën e vet të bojkotit për të realizuar synimin, e që është të mos ndihmohet ekonomia amerikane?
Përgjigje:
Kur bojkoti të kryhet në mënyrë masive dhe serioze nga ana e muslimanëve ndaj mallrave amerikane, atëherë vjen koha për të hulumtuar hapat që duhen ndërmarrë dhe për të cilat ti po më pyet, e të cilat tani janë të parakohshëm. Nuk më pëlqen ushtrimi i muskujve në letër në vend që të ndjekim një plan për realizimin hap pas hapi dhe ky duke ndjekur dispozitat e Sheriatit. Këtu shfrytëzoj rastin të përmend edhe atë që e kam përmendur edhe më parë, se: prodhimet amerikane, të cilat prodhohen në vendet arabe dhe ato islame në bazë të licensës së tyre që kanë nga kompanitë amerikane, nuk lejohet të punohet me ta sepse një pjesë e fitimeve u shkon automatikisht atyre, kompanive amerikane.
Pyetje:
A ka ndonjë pengesë sipas Sheriatit Islam që gruaja të marri patentën për drejtimin e veturës?
Përgjigje:
Nuk ka ndonjë ndalesë në Sheriatin Islam që gruaja ta drejtojë automjetin nëse ajo është e mbuluar me hixhabin e saj që përputhet me sheriat. Pse ajo mundet të hypi dhe ta drejtojë devenë kurse nuk bënka që ajo të drejtojë automjetin ku ajo është edhe më e mbuluar se sa kur hypën në deve?
Pyetje:
Ju më herët keni folur fjalë të mirë për të riun egjiptian (ka për qëllim Amër Halidin i njohur me aktivitetet islame që i mban me të rinjtë e që është shumë popullor dhe i suksesshëm në këtë drejtim, aktivitetet e të cilit i përcjell kanali satelitor “Ikra”, vër. e përkth). që merret me thirrjen islame e që ka arritur popullaritet të madh ndërmjet të rinjve egjiptianë, e që e keni cilësuar i rruajturi elegant. Unë kam një vërejtje ndaj metodës së thirrjes së tij, por kërkoj edhe nga ju që të më këshilloni:
1. Ky i riu gjatë programeve, simpoziumeve dhe bisedave të tij përdor gjuhën e popullit e jo letraren. Një gjë e tillë a mund të jetë gabim i rëndomtë?
2. Kam edhe disa vërejtje, të cilat i kam hetuar tek ata që paraqiten në mësimet e këtij të riu, ndër ta janë edhe të afërmit e mi, kështuqë këta kur dëgjojnë ndonjë këshillë të ndonjë dijetari që është i shtyrë në moshë bie fjala shejh “Er-Ravi”, këta nuk ia vënë veshin se çfarë flet ai, ndoshta nga njëri vesh iu hyn e nga tjetri u del, ose edhe ka prej tyre që e mbyllin televizorin, duke mos patur dert që ky shejhu ta mbarojë bisedën. Ndërsa kur ky i riu e thotë të njëjtën këshillë, fjalë apo të njëjtin rrëfim u ndrydhen qafat nga kujdesi i madh për të dëgjuar atë që thotë ai. A ka ndonjë shpjegim për këtë?
Së këtejmi u tregoj se motra ime (27 vjeçare ka hixhab, por modern) ka interesim të madh për atë që thotë ky i riu dhe shkon në veprimtaritë e tij bashkë me shoqet e saj.
Njëherë kërkova që edhe unë të shkoj ndërsa ajo më tha se për të hyrë në këtë sallë (në opera) bileta kushton 50 xhunejh. Nga kjo e kuptova se salla e “Operas” egjiptiane ka për qëllim leverdinë materiale, duke e shfrytëzuar popullaritetin e këtij të riu dhe kanë bërë kontratë me këtë për të ligjëruar aty, duke ua theksuar se shikimi i filmit më të ri hollivudian në sallën më moderne, të klimatizuar nuk të kushton këtu në Egjipt ma tepër se 25 xhunejh. Pra, a pranohet një gjë e tillë në fushën e davetit (thirrjes në rrugë të All-llahut)?
Përgjigje:
1- Ajo se nuk i përmbahet gjuhës letrare nuk paraqet ndonjë thyerje të kushteve të këshillës dhe të urdhërit në të mirën dhe ndalesës prej të keqes. Të gjithë e dijmë se rahmetli Shejh Muteveli Sharavij All-llahu e kaploftë me mëshirën e Tij, ka qenë i pakursyer në përdorimin e gjuhës popullore gjatë bisedave udhëzuese të tij. Kur ne e llogarisim atë se ka qenë prej miqve të All-llahut (rab-banij), e prej të sinqertëve ndaj All-llahut para duarve të të cilit All-llahu Fuqiplotë ka udhëzuar qindra njerëz!
2. Nëse fjala e dikujt ndikon te dëgjuesit dhe dëgjueset dhe ky ndikim i kthen prej devijimit në përudhje atëherë ajo se fjala e dikujt tjetër nuk paraqet ndonjë të metë apo kritikë për atë flet. Ka shumë prej atyre që mundohen dhe e lodhin veten për të përgatitur fjalimet e tyre para masës, por megjithatë këshilla e tyre nuk depërton në zemrat e tyre. Pra, çfarë faji ka ky për të cilin ti flet?
3. Sa i përket pagesës që bëhet për t’u paraqitur në veprimtaritë e tij gabimi dhe përgjegjësia nuk bie mbi atë, por bie mbi ata që e shfrytëzojnë një gjë të tillë. Nëse ka njerëz që janë të gatshëm të paguajnë këtë tatim të padrejtë dhe të kënaqen me dëgjimin e këshillave dhe porosive, rrezet e të cilave depërtojnë në zemrat e tyre, atëherë edhe kjo është një shenjë se gjendja e këtij që jep këshilla është e mirë, aq sa është edhe argument për gjendjen e ligësht të këtyre shfrytëzuesve.
Pyetje:
Si zakonisht lindjen e Pejgamberit tonë të ndershëm e festojmë me një festë në mbrëmje me ndriçimin e kandilave. Një gjë e tillë, a është prej bidateve të dalaletit (humbjes)?
Përgjigje:
Nuk ka ndonjë problem për manifestime të këtilla me të cilat muslimani shpreh gëzimin e tij për lindjen e të Dërguarit të All-llahut, por me kusht që ky gëzim të mos mbaj në vetvete ndonjë punë që është haram.
Pyetje:
Një shoku im më ka pyetur për çështjen e Israsë (udhëtimin që ia mundësoi All-llahu Fuqiplotë Muhammedit alejhis-salatu ves-selam nga Bejtur Haram e deri në Kudus për një copë nate) dhe Mi’raxhin (ngritjen e Muhammedit alejhisalatu ves-selam për në qiejt më të lartë) dhe se një gjë e tillë mund të vërtetohet me teorinë e Ajnshtajnit. Pra, a është e vërtetë një gjë e tillë?
Përgjigje:
Nuk ka lidhje teoria e Ajnshtajnit me mu’xhizen e Israsë dhe të Mi’raxhit. Fuqia e All-llahut nuk ka pritur ndonjë formulim shkencor që ta zbulojë Ajnshtajni për ta realizuar këtë mu’xhize gjatë jetës së Dërguarit të All-llahut.
Pyetje:
A është i lejuar përdorimi i flautit (vegël frymore si fyell me katërmbëdhjetë vrima) në manifestimet fetare dhe në mevlude dhe cili është argumenti në se është i ndaluar?
Përgjigjja:
Përdorimi i flautit në manifestimet fetare dhe në raste tjera nuk është i ndaluar sipas asaj që është më e saktë në medhhebin shafitë dhe në shumë medhhebet tjera.
Pyetje:
A është kufër pranimi i teorisë së relativitetit (teorisë së Ajnshtajnit)?
Përgjigje:
Teoria e Ajnshtajnit nuk është kufër, madje ajo edhe në shumë aspekte përputhet me të vërtetat e besimit islam.