Pyetja:
A obligohemi që t’i bojkotojmë edhe plaçkat amerikane që prodhohen në vendin tonë duke patur parasysh se ata që i shfrytëzojnë këto plaçka jemi ne vendasit?
 
Përgjigjja:
Mallërat amerikane të cilat duhet bojkotuar janë ato që pagesa dhe fitimi i tyre këthehet në Amerikë sikur që janë: duhani amerikan, restoranet amerikane, kompanitë amerikane, që gjendën me të madhe në vendet tona arabe.
Kurse mallërat që më herët i kanë blerë qytetarët muslimanë dhe pagesa e atyre mallërave u ka arritur të zotëve të tyre amerikanë atëherë këto mallëra nuk cilësohen si “mallëra amerikane” por, trajtohen si mallëra vendore.
Kurse sa i përket mallërave amerikane që prodhohen në vendet arabe e islame në bazë të dhënies licencë nga kompanitë amerikane, nuk lejohet me këto të bëhet allëshverëshi sepse një pjesë e fitimit të tyre automatikisht u shkon atyre kompanive. 
 
 
Pyetja:
Kam rezervuar në skemë-akt themelues nga një kontraktues që është shoku im me atë që t’ja përmbushi pagesën e parë (në shumë nga çmimi) kurse pagesa tjetër e ngelur të kryhet me këste mujore gjatë ndërtimit të ndërtesës dhe deri sa të bëhet pranimi i apartamentit në emrin tim. Por, pas disa muajve morra vesh se ai ka anuluar rezervimin tim dhe ka vendosur ndryshe me atë apartman duke mos më njohtuar mua për një gjë të tillë dhe duke mos kërkuar prej meje që të përmbushi ate që duhet ta përmbushi madje e as që më ka konsultuar për ta përmbushur pagesën apo të anulohet rezervimi (ndoshta kështu ka vepruar se e ka ditur se unë mundem ta përmbush pagesën). Si është dispozita e sheriatit për veprimin e tij?
 
Përgjigjja:
Rezervimi i apartamentit në skemë nuk ka vlerë dhe nuk ka ndonjë domethënie me Sheriat d.m.th. ti me këtë rezervim nuk ke blerë nga kontraktuesi asgjë e as ai nuk të ka shitur asgjë, kurse këstet të cilat ia paguan atij ato ngelin amanet i yti tek ai derisa të përfundohet ndërtimi dhe atëherë ta bleshë ate në mënyrë legjitime.
Pra, kontraktuesi ka të drejtë të veprojë siç thua ti se ka vepruar me ty sepse nuk ka kontratë shitblerjeje midis teje dhe atij.
 
Pyetja:
Jam një grua e martuar me një burrë që falet, që agjëron dhe që prezenton në mexhliset e diturisë nëpër xhami. Por, problemi midis nesh është se ai vazhdimisht rri para fëmijëve qoft djemëve apo vajzave me veshje jo të lejuar me sheriat (me shorce) ku i duken gjunjtë dhe kofshat. Pasiqë prindi është shembull për fëmijët, kanë filluar edhe djemtë ta imitojnë dhe kështu problemi është zmadhuar midis meje dhe atij, midis vajzave të tija dhe midis vajzave të mija dhe vëllezërve të tyre meshkuj. Çka më këshilloni?
 
Përgjigjja:
Shpalimi i auretit midis kërthizës dhe gjunjit është veprim i turpshëm dhe haram dhe fëmijët që jetojnë në këtë ambient ballafaqohen në jetë me lajthitje dhe ngatërresa që pendimi do të jetë atëherë kur nuk ka më dobi prej tij.
Kurse obligimi yt ndaj kësaj gjëje të shëmtuar e jo më tepër është që ta urdhërosh në të mirë dhe ta ndalosh nga e keqja me butësi dhe mençuri.
 
Pyetja:
Jam një mjek që punoj në spitalin e shtetit, krahas kësaj pune punoj edhe në ordinancë. Ndonjëherë pasë një jave apo më tepër më vijnë disa pacientë të cilët janë bërë operacion tek unë, me ndonjë dhuratë në shenjë falënderimi për punën që kam bërë për ata apo për familjen e tyre. Pra, a më lejohet që të pranoj kësi dhurata? Unë shpesh herë i kam kthyer apo jam munduar t'i refuzoj. Por, kam hetuar se këta persona që sjellin këto dhurata ndjehen të dëshpëruar sikur ata e shohin se unë jam kryelartë ndaj tyre e të ngjajshme ose dikush thotë se atë dhuratë e ka sjellur nga larg e kështu ndonjëherë unë ua kthej një pjesë të të hollave ku disa i pranojnë por, ndoshta me dëshpërim.
 
Përgjigjja:
 Shpresoj që t’mos ketë gjë në pranimin e dhuratës kur ta paraqet ndonjë pacient që është shëruar në duart tua.
 
Pyetja:
Ndjej se jam xheloz ndaj të tjerëve. E urrej këtë ndjenjë që e kam por, unë nuk kam fuqi ta largoj. Nga ana tjetër unë shumë jamë emocional ndaj problemeve të të tjerëve. A më tregoni si ta largoj këtë xhelozi?
 
Përgjigjja:
Xhelozia është një cilësi të cilën e ka mbjellur All-llahu Fuqiplotë në krijimin e njeriut për ndonjë urti. Pra, pse ti duash ta likuidosh atë? Gjithashtu njëlloj është edhe me emocionet dhe të ngjajshmet me to, të cilat janë të lavdruara dhe nuk janë të qortuara përveç se kur teprohet në to. 
 
Pyetja:
Kam participuar me një shumë të hollash në një kompani aksionare që synimi i saj është i shëndoshë. Por, tani kuptova dhe atë pasi kaluan tri vite në pjesëmarjen time në këtë kompani (ku deri tani unë nuk kam pranuar asnjë shumë nga fitimet e saja sepse ende nuk është bërë ndarja e asnjë shume). Sistemi i brendshëm i punës së saj është si vijon:
Participuesi-aksionari obligohet të paguajë këstet në kohën e caktuar nëse vonohet nga koha e caktuar atëherë ai obligohet me kamatë në shumë të 9% në vitë që nga koha kur nuk e ka paguar dhe atë nuk pranohen arsyetimet.
I lejohet kompanisë që të huazojë dhe të arrijë në para në mënyrën që e sheh të përshtatshme si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Këto ishin disa pika që theksohen në sistemin e saj, kurse kapitali i saj arrin më tepër se 1500 milion lira të Sirisë dhe gjithë kjo shumë është e mbledhur nga aksionarët gjatë një periudhe. Pyetja ime është se: pasiqë kompania ka caktuar kamatë nga aksionarët kur ata vënojnë pagesën e duhur dhe pasiqë ajo i ka dhënë vetes një të drejtë që të huazojë nga burimet që ajo don kurse nuk ka huazim pa kamatë. Pra, a më lejohet që unë të marr fitimet e mija duke u bazuar në atë se këto fitime janë realizuar nga pjesa e hallallit d.m.th. nga pasuria e aksionarëve e kurse shuma ime aty është 350000 lira siriane ku e pamundur është që unë të tërhiqem dhe të mar shumën time por, mundem që ta shes anëtarësimin tim por, edhe kjo është vështirë edhe pse është e mundur.
 
Përgjigjja:
Pjesa e parë e problemit zgjidhet që ti të paguash këstet në kohë.
Kurse sa i përket pjesës së dytë të problemit është se fitimi i kompanisë përbëhet nga pasuria e përzier që përbëhet nga pasuria hallall e cila është nga fitimi i tregtimit dhe nga pasuria që është haram gjegjësisht nga kamatat. Kurse pasuria e përzier në sheriat quhet: "pasuri e dyshimtë" prej së cilës të lejohet ta marrish hakkun tënd.
 
Pyetja:
A i lejohet një muslimaneje që i përmbahet Fesë të merr fëmijët e vegjël të saj dhe të shkojë në bazen publik, aty ku ka edhe jo muslimanë nga burrat dhe gratë? Unë isha e mendimit se një gjë e tillë nuk lejohet por, shokët e mi thonë se nuk ka ndonjë pengesë?
 
Përgjigjja:
Nuk të lejohet të prezentosh në bazen publik ku shpalohen auretet (pjesët e trupit të cilat duhet mbuluar) dhe shokët tu e kanë gabim atë që thonë.
 
Pyetja:
Një vëlla imi "selefist" më mohon se unë zhytem në të përmendurit e Lafdhu- el-Xhelalit (emrit All-llah) ngase një gjë të tillë nuk e kanë bërë sahabët (shokët e Pejgamberit alejhisselam) edhe pse në Kur'an thuhet: "Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet" El-Eëla, 15). Por, nga ana tjetër më kundërshton për këtë dhikër edhe shoku im që është sufi për arsye se unë këtë dhikër e bëj pa mos marrë leje për këtë dhikër. Ç'far të bëj?!
 
Përgjigjja:
Nuk ka në këtë ndonjë problem. Nëse dëshiron ta mbështetish ixhtihadin e masës dërmuese të dijetarëve e të bësh dhikër duke përmendur All-llahun vetëm me emrin e Tij të përveçëm (All-llah), ke të drejt ta bësh këtë gjë. E nëse dëshiron të mbështetish mendimin tjetër ke të drejtë.
Kërko të zgjidhish ndonjë problem tjetër të jetës sate.
 
Pyetja:
Si duhet të jetë qëndrimi i burrit kur e heton se gruaja e tij ka këmbyer puthje me shokun e tij dhe atë disa herë dhe ajo tani është larguar nga kjo gjë kurse burri është kërcënuar shokut të vetë për vrasje. Edhe pse shoku i tij i ka premtuar gruas në fjalë se nuk do ta shpalojë këtë gjë askujt, burri i saj frigohet se ai ndonjë ditë do ta shpalojë këtë që ka ndodhur ndonjëherë. A ta shkurorrizojr burri gruan e tij apo çfarë të bëjë?
 
Përgjigjja:
Në kriterin e Sheriatit nuk ka dallim midis gabimit të mashkullit dhe gabimit të femrës, që të dy i nënshtrohen teubes (pendimit). All-llahu pranon teuben (pendimin) qoftë të mashkullit apo të femrës. Nuk ka nevojë të ndjekish mendimet e këqia pa argumente. Por, ki mendim të mirë për atë njeri dhe ndaj gruas tënde aq sa mundesh.
 
Pyetja:
Jam një i ri dhe i martuar me një femër e cila më parë u falte dhe plotësisht ishte e kujdesshme ndaj kohëve të namazit. Por, pas martesës sonë ajo filloi të mos falet. Kam biseduar me të për këtë gjë por, ajo nuk realizon gjë dhe më vonë më premtoi se pas lindjes ajo do të fillojë të falet. Por, edhe pas lindjes ajo nuk e realizoi premtimin. Unë u hidhërova me te siç hidhërohet burri ndaj gruas por, ajo përsëri nuk falet. A kam unë përgjegjësi para All-llahut Fuqiplotë se ajo nuk falet? Cila metodë është më e përshtatshme që ajo të udhëzohet në rrugën e drejtë?
Pyetja e dytë është se unë kam një motër e cila kur arriti në kohën e shtatëzënisë filloi të sheh ëndra shqetësuese dhe të zgjohet e trishtuar. Kemi pyetur për këtë një hoxhë e ai na tha se ajo duhet të vëndojë fotografinë e vetë brenda sures “Merjem” dhe fotografinë e burrit brenda sures “Jusuf”. Normalisht ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë derisa t'u pyesim juve!
 
Përgjigjja:
Ti nuk nuk ke ndonjë rrugë tjetër për të zgjidhur problemin e gruas tënde e cila nuk falet vetëm se ta përkujtosh dhe vazhdimisht ta këshillosh me urti dhe këshillë të mirë. Nëse e pranon mirë e nëse jo atëherë ajo mban përgjegjësinë e gabimit të saj.
Kurse sa i përket atij farë hoxhe që ua ka thënë ato fjalë, ju kini droje dhe assesi mos u mbështetni në mashtrimet e tija.