Pyetja:
Kam lexuar një fetva tuajën për atë se ndalohet përvetësimi i programeve të kopjuara pa marrë parasysh llojin e tyre. Por, unë nuk e shoh se pse të jetë një gjë e tillë e ndaluar. A ka mundësi që të më jepni sqarime më të hollësishme lidhur me këtë?!
 
Përgjigjja:
Nuk ndalohet kopjimi i programeve për përdorim personal. Por, ajo që ndalohet është që të bëhet kopjimi i qindra apo mijëra kopjeve me qëllim shitje dhe tregtie. Shkaku i ndalimit është rregulla e sheriatit ku thuhet: “Nuk lejohet dëmtimi i vetes e as dëmtimi i të tjerëve” 
 
Pyetja:
Në librin tuaj “Fikhu Es-Sirah” gjatë temës për da’vetin (thirrjen) fshehurazi keni përmendur që këtu unë po e them shkurtimisht: “Të gjithë fukahatë janë në pajtim se nëse muslimanët janë me numër të vogël ose kanë përgaditje të dobët ashtuqë në mendjet e tyre më tepër rëndon ai mendim se ata do të mbyten pa mos i lënë pasoja armikut të tyre nëse luftojnë armikun, atëherë në këtë rast duhet t’i jepet përparësi interesit të ruajtjes së vetes sepse interesi që është përballë, gjegjësisht ruajtja e fesë në këtë rast është e imagjinuar ose nuk mund të realizohet). Këtë e keni argumentuar me fjalën e Iz Abduselamit- All-llahu e mëshiroftë) dhe kësaj i bëni koment me fjalët tua ku thoni: “Dhënia përparësi këtu interesit të ruajtjes së vetes është vetëm për nga pamja e jashtme kurse në fakt për nga synimi i largët është interesi i fesë ngase interesi i Fesë kërkon që në situata të tilla të jenë të sigurta shpirtërat e muslimanëve që të bëjnë xhihad në fushat tjera të hapura. Në të kundërtën shkatërrimi i tyre (muslimanëve) është dëm për Fenë dhe mundësi e volitshme për armikun që të depërtojë nga ajo anë që ka qenë e mbyllur para tyre”.
Pyetja ime këtu është se a nuk është interesi i fesë mbi çdo interes tjetër, madje nëse është në pyetje edhe interesi i vatanit për arsye se muslimani obligohet të emigrojë (d.m.th.) ta lë vendin e vet nëse frikësohet për fenë e vetë? Nëse përfundimi im është në rregull atëherë si mendoni ju i nderuar për atë që ngjanë në token e Palestinës nga ana e lëvizjeve islamike që e konsiderojnë një gjë të tillë xhihad si për operacionet të cilat i quajnë "operacione të shehidllëkut" ku shpresoj nga All-llahu t'i pranojë ata ekzekutues të atyre operacioneve si shehidë, apo rezistenca me armë ose me gurrë para tankseve dhe armëve më të zhvilluara të armikut. Pra, shumë e qartë është se këto gjëra që ndërmirren kundër armikut nuk janë në interes të ruajtjes së vetes (jetës) apo Fesë ngase përshkak të këtyre gjërave shkaktohet një reaksion i dhunshëm e agresiv nga ana e cionistëve gjë që shkakton shkatërrim të shtëpive, zhvendosje të popullsisë dhe vdekjen e të pafajshmëve. D.m.th nuk rezulton përveç se me pak tmerr që fut në rradhët e Izraelitëve e cila asnjëherë nuk mund të matet me tmerrin, shkatërrimin material dhe atë moral e sidomos atë psiqik që shkaktohet në palën e Palestinezëve. Pastaj, a nuk është që xhihadi të bëhet nën komandën e një Imami musliman nën hijen dhe flamurin e tij? Dhe nëse mungon ky imam (siç është situata sot pasiqë nuk ka një imam për muslimanët) ose bie fjala, nuk janë të përbashkët në mendime nga ana e disa qytetarëve siç ndodh midis pushtetit kombëtar dhe Hamasit e Xhihadit islamik. Pra, në këto rrethana a kërkohet xhihadi apo obligohen këto lëvizje të heqin dorë dhe të përpiqen për të ndërtuar individin musliman dhe pastaj shoqërinë muslimane ndoshta kështu All-llahu do t'ua dhurojë fitoren siç thotë Ai: "Ne i thamë Musait dhe vëllaut të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët! " Junus, 87). Normalisht se ajo që vlen për vëllezërit palestinezë vlen edhe për ne por, All-llahu ata i ka sprovuar më rëndë. A mund që lëvizjet islame të zënë vendin e shtetit? Cili veprim është më i udhës dhe çka i kishit këshilluar këto lëvizje?
 
Përgjigjja:
Së pari: Ata që kryejnë detyrën e Intifadës ose që ndërmarrin aksione të shehidllëkut i bëjnë këto gjëra nën autoritetin e udhëheqjes dhe komandës … A nuk ke dëgjuar për lëvizjen e Hamasit, Xhihadit dhe të Brigadave të Aksasë. Për të kryer obligime të xhihadit nuk është me rëndësi që të ketë Halifat por, ajo që është me rendësi këtu është që këto të ndërmirren nën autoritetin e një udhëheqësie islame të pjekur (të drejtë) e që ka forcë kurse një gjë e tillë nuk mungon.
Së dyti:
Nuk është me rendësi të mos ketë të vdekur nga ana e muslimanëve ngase një gjë e tillë është e domosdoshme të bien pak apo shumë, por, me rëndësi është që ndërmarjet e xhihadit dhe operacionet e xhihadit t'i shkaktojnë dëmtim dhe zemërim në rradhët e e armikut. Kurse ky dëmtim e zemërim është në shkallët më të larta dhe nuk është e fshehur vetëm se për ata që janë injorantë apo shtiren si injorantë. 
 
Pyetja:
E kemi të njohur se ai që lë namazin pa falur duke e mohuar atë nuk lahet, nuk mbështjellët me qefin dhe as që i falet namazi i xhenazës dhe njëkohësisht edhe nuk varroset në varret e muslimanëve si dënim për të e kjo është sipas katër Medh’hebeve (shkollave juridike). Pra, si është dispozita e njeriut që del në përcjelljen e kufomës të një njeriu që është jo besimtarë e i krishterë?
 
Përgjigjja:
Nuk ndalohet që muslimani të marrë pjesë në përcjelljen e një kufome të jo besimtarit si dhe nuk ndalohet që të ngushëllojë familjen e tij edhe nëse i ka pabesimtarë. Bile një gjë e tillë hynë në gjërat e pëlqyera dhe të mira. Ajo që ndalohet është që të merret pjesë në adhurimet dhe ceremonitë e ritualet e tyre fetare.
 
Pyetja:
Në vendin tim të punës ka më shumë gra se sa burra. Frigohem që t’mos bisedoj me to aq sa ka mundësi dhe brenda detyrave të punës. Por, ndonjëherë ka fjalë lapsuse. Pra, nëse ndodh një gjë e tillë a konsiderohet se kam bërë haram? E nëse është haram a duhet ta lë punën? Duke ditur se shumica e grave në vendin e punës sime nuk kanë edukatë dhe fe të cilën gjë ju e dini më mirë.
 
Përgjigjja:
Përderisa biseda yte me to është brenda nevojës dhe nevojave të punës siç thua atëherë nuk ka gjë. Ti duhet që të mos kalosh këto kufij aq sa mundesh. 
 
 Pyetja:
 I shkruaj një djali në internet që është fetarë dhe i moralshëm e që kërkon martesë me mua por, tani ai ka kushte të rënda dhe bindëse për ta vonuar këtë temë dhe atë deri në një afat të caktuar. Si është dispozita e sheriatit për këmbimin e letrave me të?
 
Përgjigjja:
Nuk të këshilloj që të marrish internetin si mjet për martesë. Ndërmjetësusi i ligjshëm dhe normal janë familja dhe kujdestarët e vajzës.
 
Pyetja:
Një nënpunës me gradë ushtarake lufton rryshfetin dhe përpiqet që t’ja këthej hakkun çdo kujt që e meriton por, ky ka presione të ndryshme dhe vuan nga lodhja dhe vështirësitë. A ka të drejtë që të kërkojë transferimin e tij diku tjetër, ku ndoshta do të ketë më pak presione.
Së dyti:
Një person ka pranuar një shumë si rryshfet dhe pas një kohe është penduar dhe është munduar që të zotit të asaj shume t'ja kthejë rryshfetin, por ai ka thënë se ia falë. A mjafton kjo që ajo të jetë e ligjshme duke potencuar se ai që i ka marrë ato është ende nëpunës në atë vend?
 
Përgjigjja:
Sa i përket pyetjes së parë, po i lejohet që të kërkojë ndërrimin e vendit të punës që të shpëtojë nga harami i rryshfetit.
Kurse sa i përket pyetjes së dytë: Fjala e tij që thotë se ia ka falur nuk e bën hallall rryshfetin të cilin e ka marrë me para dhe doemos duhet që ajo shumë t'i këthehet të zotit. Nëse i zoti pastaj në kushte që nuk kanë të bëjnë me rryshfet ia dhuron shumën atëherë ai e ka hallall. 
 
Pyetja:
A lejohet ndeja me burrin e motrës në prezencën e motrës dhe familjes duke ju përmbajtur veshjes së sheriatit por duke mos e mbuluar fytyrën?
Së dyti, si është dispozita e atij që i ka kaluar pa e falur namazin e vitrit dhe a falet ky namaz kaza?
Së treti: Sipas ligjeve të sindikatave të Sirisë personi që ka qenë anëtarë pas vdekjes së familjes së tij sindikata i jep një ndihmë materiale (ndihma e vdekjes). Të marrim si shembull: ndihma e vdekjes të një inxhinieri sirian është përafërsisht 700000 lira të Sirisë karshi një pagese të anëtarsimit që është 1200 lira siriane në vit që inxhinieri i jep gjatë jetës, Ç'farë dispozite ka kjo ndihmë? Dhe a i lejohet inxhinierit të lë testament për dike që ta mer pas vdekjes së tij apo ajo ju takon trashëgimtarëve sipas ndarjes së Sheriatit?
 
Përgjigjja:
Së pari nëse në atë ndeje ka interese të ligjshme dhe me normat e sheriatit atëherë nuk ka ndonjë pengesë.
Së dyti: Po, namazi i vitrit bëhet kaza njëlloj nëse themi se është vaxhib si te Hanefijtë poashtu nëse themi sunnet siç është te Shafijtë dhe të tjerët.
Së treti. Ajo pasuri është pasuri e nëpunsit. Nëse vdes para se ta merr atë atëherë ajo ju këthehet trashëgimtarëve.
 
Pyetja:
Jam një djalë i ri në moshën tridhjetë vjeçare. Punoj si kameraman i dasmave dhe banketeve por, puna ime ka të bëjë me ndeja të përziera mes burrave dhe grave. Shpresoj që të më jepni fetva për këtë profesion që kam. Kurse unë nuk mundem të punojë jashtë kësaj pune?
 
Përgjigjja:
Si duket se ti e di vendimin e sheriatit i cili nuk e arsyeton një punë të fëlliqur e çnderuese. Pra, pse pyet për një gjë që e di dispozitën e saj.
 
Pyetja:
Bankat evropiane qytetarëve u japin viza kartele që mbanë shumë (kredi) edhe pse qytetari që e ka marë këtë kartë nuk ka kredi të mëparshme, kështuqë ai që ka këtë kartë ka të drejtë të blejë atë që don brenda kësaj karte dhe për këtë ai paguan një shumë mujore të cilën e konsiderojnë si shërbim të kësaj karte. Por, në rast të vonimit të pagesës së shumës personi obligohet të paguaj tatim i cili rritet sipas vonimit pra, a konsiderohet kjo gjë kamatë?
 
Përgjigjja:
Sa i përket pagesës mujore nuk ka ndonjë pa qartësi se është në rregull. Por, sa i përket shtesës që duhet ta paguajë për vonimin e pagimit kjo është kamatë gjë që është e ndaluar (Haram).
 
Pyetja:
Këtu te ne Imami dhe Hatibi i xhamisë bënë tallkinin për të vdekurin dhe bënë ngushëllimin e familjes së të vdekurit. A ka të drejtë të paguhet për kryerjen e këtyre shërbimeve, duke potencuar se ai thotë se nuk kërkon dhe nëse ata i mer dhe ato i konsideron sadaka … Hatibi mer rrogë prej Ministrisë së Vakëfit, krahas kësaj i paguhet banimi, uji dhe rryma dhe ne jetojmë në fshat … Dikush i ka dhënë Hatibit një shumë parashë kur ka ardhur në ngushëllim sepse ai ka dëgjuar se njerëzit i japin andaj, edhe ky ka insistuar që t'i jep që t’mos jetë më ulët se të tjerët dhe pastaj flet për atë dhe për hoxhallarët tjerë.
 
Përgjigjja:
 I lejohet të mer atë që i jepet për shërbimet fetare përderisa ai nuk kushtëzon një gjë të tillë. Ndërkaq, ta këthesh ndonjë pasuri që ka ardhur në mënyrë të ligjshme dhe pa grykësi, është mekruh (e pa pëlqyer).