Pyetja:
Kam lexuar një fetva tuaj lidhur me ndalimin e CD-ve laserik pa marë parasysh llojin e tyre. Këtu më është paraqitur një problem si vijon: Unë jam inzhinier i ndërtimtarisë dhe punoj në Arabinë Saudite në një byro private. Të gjitha punët tona mbështeten në programe të njohura në fushën e inxhinerisë. Pasiqë kopjet origjinale të këtyre programeve janë shumë të shtrenjta dhe janë prodhime amerikane, andaj programet që ne i posedojmë në byro që të gjitha janë ilegale dhe lirisht mundem ta vërtetoj se 99% byrotë si për shembull: në Saudi, punojnë në këtë mënyrë qoftë në fushën e inxhinerisë apo në fushat tjera. Dëshiroj të pyes se: pasurinë që e kam fituar nga kjo punë a e kam haram? Duke patur parasysh se unë jam puntorë, punoj për një byro dhe kam rrogë të rregullt. Nëse është haram atëherë si t’i bëj ato para hallal nga kompania që i prodhon ato?
 
Përgjigjja:
Unë kam përmendur se nuk lejohet shumimi i CD-ve e të ngjajshme pa lejen e pronarit të kësaj të drejte, nëse këtë e bën me qëllim tregtie bie fjala sikur të shumosh qindra apo mijëra prej tyre. Kështu është pasiqë ky veprimi yt tregtar i shkakton dëm material pronarit që e ka të rezervuar këtë të drejtë. Kurse rregulla e sheriatit thotë: “Nuk lejohet as vetes t’i shkaktosh dëm e as të tjerëve”.
Por, nëse kopjon nga CD-ja një kopje apo dy sosh për përdorimin tënd personal atëherë në këtë nuk ka diç të keqe. Një gjë e tillë është si rasti kur dikush blen një libër dhe pastaj prej tij bën një apo dy kopje për përdorimin e tij personal.
 
Pyetja:
Shoku im pyet: Si është fetvaja e juaj rreth një parcele të tokës e cila gjendet afër shtëpisë së tij (shteti ka vënduar dorë pasiqë pronarët e saj kanë emigruar në vitin 1948). Pronarët origjiner-burimor nuk dihen, më tepër mendohet se gjenden në ndonjë shtet arab. Pra, a ka të drejtë ky ta shfrytëzojë këtë tokë bie fjala: të mbjellë pemë dhe ta punojë ate? Nëse një gjë e tillë lejohet atëherë a kam ndonjë obligim ndaj pronarëve për këtë shfrytëzim?
 
Përgjigjja:
Nuk lejohet të përdorish një tokë të uzurpuar pa marrë parasysh se a i dihet pronari apo jo, pasiqë ata ende ekzistojnë dhe nuk ka kaluar një kohë që prerazi mund të vendosim se pronarët e saj janë zhdukur (nuk ka mbetur prej tyre asnjë). Rasti yt është që prerazi mund të gjykojmë se pronarët e tokës janë në Palestinë apo diku tjetër.
 
Pyeja:
Gjatë pyetjeve dhe fetvave të kaluara që kanë të bëjnë me kamatën kuptuam se nuk lejohet të vëndohen paratë në bankë apo në kompanitë kamatore përveç se në raste të nevojës ekstreme të cilën gjë na e keni sqaruar. Por, tani kërkojmë sqarim për këtë që vijon: Kur njeriu është në gjendje të nevojës ekstreme a do ta vëndojë pasurinë me kamatë apo pa kamatë (a do ta mer kamatën e atyre parave). Dhe për siguri a duhet që këtë pasuri të vënduar në bankë për nevojë ekstreme ta shëndrojë prej pasurie pa kamatë në pasuri me kamatë me qëllim që të mos i lehet kamata bankës dhe këtë ta konsiderojë si pasuri e humbur e cila harxhohet për interesat e muslimanëve?
 
Përgjigjja:
Nevoja e cila kërkon të vehet pasuria në bankë nuk nënkupton marjen e kamatës nga banka si pronë. Prandaj ty nuk të lejohet që të marrish aspak kamatë nga banka për paratë që i ke vënduar në bankë si pronë. Por, njëkohësisht nuk të lejohet t’ja lëshë edhe bankës, por, detyrohesh t’i marrish ato dhe ti e ke të njohur se dispozita e këtyre parave është si e pasurisë së humbur që nuk i dihet pronari dhe vëndohet për interesat dhe nevojat e muslimanëve. 
 
Pyetja:
Jam një i ri që studioj artin figurativ. Besoj All-llahun dhe mundohem të ndjeki mexhliset e diturisë dhe shpesh herë mendoj për atë që All-llahu të jetë i kënaqur me mua. Tani unë besoj se studimin që unë e kam zgjedhur nuk është i dobishëm dhe se duhet të studioj sheriatin. Si thoni ju, All-llahu ju shpërbleftë!
 
Përgjigjja:
Nëse dega yte në të cilën specializohesh nuk ka ndonjë problem me sheriatin (Ligjin e All-llahut) bie fjala si: dekorimi, atëherë nuk ka arsye pse ta lëshë specializimin tënd pasiqë e ke filluar. Ndërkaq, studimi i sheriatit nuk varet nga ajo që ti ta lësh specializimin tënd. 
 
Pyetja:
Si është dispozita e e mbjelljes së dhëmbëve?
 
Përgjigjja:
Mbjellja e dhëmbëve është e lejuar dhe e dobishme dhe nuk ka të bëjë me ndalimin. (Haramin).
 
Pyetje:
Fakti historik gjatë shekujve na tregon se shteti i famës dhe i autoritetit është realizuar atëherë kur është jetësuar në jetën e muslimanëve besimi i drejtë dhe kur ka zotëruar Halifati. Pastaj, kjo fame ka filluar të zvogëlohet në proporcion me aq sa i janë mbajtur muslimanët këtij programi, gjë kjo që është Ligj i i All-llahut me muslimanët dhe jo me të tjerët. Pastaj, All-llahu Fuqiplotë i solli Ummetit islam një njeri që t’i zgjojë njerëzit dhe t’i kthejë në rrugën e drejtë pas një gjumi të gjatë. Prej lëvizjeve që jam ndalur shumë gjatë për ta shqyrtuar është Lëvizja Vehabite në Hixhaz e cila është ngritur si reaksion i kundërt i përhapjes së bid’ateve (risive të këqia), lajthitjes dhe shirkut (politeizmit) të përhapur në vendet islame e cila lëvizje ka thirrur në këthim te burimet e Fesë islame siç i kanë kuptuar selefët (të parët tanë) për një besim të pastër dhe për angazhim të diturisë së mirëfilltë dhe largimin prej fantazmave. Sa synim i lartë që është ky.
Por, sa i përket shtetit të tyre, historia na tregon se lëvizja Vehabite ka punuar për një shtet të pavarur në Nexhd dhe Hixhaz dhe të shkëputet nga Asetanja (Istambolli) kryeqyteti i Halifatit dhe t’i jep fund pasimit të Halifatit Osman si dhe të shfuqizojë njohjen e saj, madje edhe kanë hyrë në luftë për t’u pavarësuar kundër asaj që ata e kanë cilësuar “ekzistimi Otoman” në tokat e Gadishullit sa që edhe është derdhur gjak (gjaku i muslimanëve nga të dyja palët). Unë nuk di se mund të ekzistojë ndonjë krim më i fëlliqur se të dilet jashta xhematit dhe shkëputjes (iredentizmit) nga Halifi. Të gjithë dijetarët janë në ujdi-ixhma se Islami nuk është goditur më rëndë dhe më kobshëm edhe atë m’u në zemër siç është goditur nga përpjekjet për ta shfuqizuar Halifatin Osman. Problemi dhe paqartësia ime është se unë nuk mundem të formoj një bindje të shëndoshë për lëvizjen Vehabite që të më flejë zemra. Si është e mundur që t’mund të bashkohet kujdesi i madh i tyre për të përhapur parimet e pastërta islame, për të rrënuar shirkun, dhe përpjekjes tentimit të tyre për t’u pavarësuar nga shteti i Halifatit Osman?
Nëse thuhet se në atë kohë janë paraqitur fenomene të korrupcionit, prishjes dhe dobësimit në ate Halifat për t’u larguar nga gjykimi i islamit, por, a do të thotë një gjë e tillë të përpiqemi për shkëputje nga ajo ose për ta luftuar atë? Nëse përgjigjja është po, atëherë si është e mundur që dijetarët të thonë se përfundimi i Halifatit Osman ka qenë krim i madh edhe pse në këtë Halifat ka patur largime nga rruga e drejtë?
 
Përgjigjja:
Ekzistimi i lëvizjes vehabite është bërë me ndihmën e Britanisë dhe kjo lëvizje paraqet një pjesë të një plani të kompletuar që e ka hartuar Britania gjatë ndihmës së saj që ua ka bërë El-Saudëve kundër El-Reshidit.
Shkatërrimi i Halifatit është kryer me orvajtet e cionizmit botëror në bashkëpunim me kokën britanike të njohur. Për më tepër për këto gjëra lexo: “Memoaret e Haim Vezmanit”.
 
  
Pyetja:
Si është dispozita e sheriatit rreth pikturimit të filmave vizatimorë?
 
Përgjigjja:
Pikturimi i filmave vizatimorë në sferën e veprimit edukativ të qëlluar dhe që përputhet me sheriatin është punë e ligjshme.
 
Pyetja:
Një njeri i punësuar në një vend ku mund t’u shërbehet muslimanëve, por shpesh herë ju nënshtrohet presioneve nga kryetarët ku disa presione janë të natyrës që bëjnë të shtrembtën të drejtë dhe të drejtën të padrejtë dhe ndonjëherë është i detyruar nga vetë natyra e punës t’ju nënshtrohet këtyre presioneve duke patur parasysh se ky njeri është i pastër dhe nuk pranon rryshfet. Ky person seriozisht mendon të largohet nga puna. Si e këshilloni ju?
 
Përgjigjja:
Nuk lejohet që unë të jap fetva për një çështje të pa qartë ngase unë nuk di për çfarë funksioni bëhet fjalë, ku ky njeriu u shërben njerëzve dhe nuk e di se çfarë është qëllimi me shëndrimin e të keqes në të mirë dhe e kundërta. Thënë shkurt: të japish fetva për një çështje të panjohur mirë e mirë në këtë mënyrë nuk është e mundur dhe të shpejtohet në dhënien e gjykimit poashtu është gabim.
 
Pyetja:
Si është dispozita e sheriatit për dhomat e bisedave me zë në internet midis femrës dhe djalit?
 
Përgjigjja:
Dialogu mes të riut dhe femrës në internet është haram sepse një gjë e tillë është mjet që të shpie në haram dhe në një gjë të tillë nuk ka ndonjë interes për akëcilën palë.
 
Pyetja:
Një njeri pas një kohe e ka kuptuar se gunën e tij e ka prej lëkurës së derrit dhe e ka larguar por, ai tani pyet për namazet që i ka falur më të edhe pse vazhdimisht nuk është falur me të ai nuk e di numrin e namazeve që i ka falur duke e patur të veshur ate gunë. A duhet t’i bëjë kaza ato namaze që i kujtohen se i ka falur me ate gunë prej derri?
 
Përgjigjja:
E ka për obligim t’i bëjë kaza ato namaze për të cilat është i sigurtë se i ka falur me atë gunë. Kurse ato për të cilat nuk është i sigurtë nuk ka nevojë t’i bëjë kaza sepse baza në këtë rast është validiteti.