Pyetja:

Dëshiroj të marr nënshtetësinë e Argjentinës. Por, ambasada e tyre ka kërkuar prej meje një fotografi pa hixhab kurse unë jam e mbuluar dhe i përmbahem Fesë. A më lejohet që ta bëj një gjë të tillë duke u bazuar në rregullën e nevojës së skajshme duke patur parasysh se unë do të fotografohem te ndonjë fotografiste por, ato do ta shohin në ambasadë?

Përgjigjja:

Pse nuk më pyet për dispozitën e sheriatit që muslimani të merr nënshtetësi të ndonjë shteti kafir siç është Argjentina para se të më pyesish për dispozitën e fotografimit të gruas pa hixhab?

Harami i parë është që të marrish nënshtetësinë që duash ta marrish.

Pyetja:

Nëse në fytyrën e gruas ka diç që tërheq vëmendjen bie fjalë t’i ketë sytë e bardhë (kaltërtë). A ka të drejtë që të shpalojë fytyrën sidomos nëse burri i saj e kundërshton një gjë të tillë?

Përgjigjja:

Nëse mendimi i gruas rrëndon në atë se ka burra të cilët e shikojnë me epsh atëherë ajo duhet ta mbulojë fytyrën e saj ndaj tyre.

Pyetja:

Kemi hapur një sallon dasmash ku nuk mbahen ahengjet e përziera dhe nuk servohet alkooli. Por, aty mbahen banketet e kontratave të niqahut (mevlude) dhe banketeve të dasmave. Ne si pronarë duhet që këtyre grave t’ju sigurojmë atmosferë të muzikës që t’u mundësohet grave të këndojnë apo të kërcejnë. Kurse kur vjen dhëndri i shoqëruar me vëllezërit dhe shokët e vet shpesh herë ndodh që nusja të dalë prej sallonit që të hyjë me dhëndrin të shoqëruar me një muzikë të zhurmshme për të arritur në vendin e caktuar. Ndodh që ajo të mos del bashkë me dhëndrin por përsëri i shoqëruar me muzikë normale kështu ndodh me ato që kanë hixhab. Pastaj vallzon dhëndri me nusen me vallëzime të lindjes dhe të perëndimit. Pyetja është se: kjo mënyrë a është në rregull? Dikush na ka tërhequr vërejten që të mos sigurojmë muzikë të ulët (të jo moralshme) dhe një gjë të tillë nuk ua sigurojmë dhe atë vajzën që ri te magnetofoni nuk e lejojmë të bëjë një gjë të tillë. Por, i liroj ata që të veprojnë si të duan vetë dhe të luajnë si të duan. Por, një gjë e tillë shkakton ndonjëherë shqetësime për zotëriun e dasmës sepse ata janë mësuar që ne t’ua sigurojmë muzikën. Pra, si mund që ne t’i ikim përgjegjësisë së sheriatit nëse ka? Dikush thotë se është problematike edhe hyrja e dhëndrit aty dhe kjo konsiderohet se ne mundësojmë përzierjen e grave me burrat. Ne mundemi që fitimin që e marrim nga salloni ta kemi hallall. Ndërsa, dikush thotë se përgjegjësinë e mbajnë dasmorët. Pra, si është vendimi i sheriatit për këtë gjë?

Përgjigjja:

Kjo mënyrë dhe situatë që ti e paraqite në përgjithësi është haram (e ndaluar). Sallonet e ahengeve islame nuk janë në këtë mënyrë që ti po tregon. ‏

Pyetja:

All-llahu Fuqiplotë thotë:

“Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besimtarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimisht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut). Nëse ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrëveshjen me të, atëherë është obligim shpagimi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më i dijshmi, ligjdhënësi më i drejtë. Kush e mbyt një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.” (En-Nisa’, 92-93).

Së pari, a është agjërimi zëvendësim i lirimit të një robi dhe ai që nuk mund të agjëroj, a ka mundësi të ushqejë 60 të varfër?

Së dyti, i sëmuri ndoshta vdes gjatë operacionit ose ndoshta vdes nga plaga apo gjakderdhja. A ka dije (shpagim të gjakut ) dhe agjërim për lëndimin? Ndoshta shkaku i vdekjes është diçka tjetër bie fjala si: pushimi i zemrës nga të rrahurat ose nga ajo se më nuk zgjohet nga anestezioni. Pra, në këtë rast kush e mban përgjegjësinë dijes (shpagimit të gjakut) dhe agjërimin? Kirurgu apo ai që ja ka dhënë anestezionin? Apo të dytë? Njashtu ndodh që i sëmuri të dalë i gjallë nga salla e operacionit dhe bartet në një repart tjetër dhe e merr përsipër mjeku tjetër për të cilin ka nevojë për disa ditë bie fjala të thithë kullimet, transferimin e gjakut dhe gjëra tjera. Pra, nëse i sëmuri vdes për shkak të mungesës së thithjes së sekrecioneve apo mungesës së transferimit të gjakut, atëherë dija dhe agjërimi a është mbi atë që e jep anestezionin, mbi kirurgun apo mbi mjekun që e ka në mbikëqyrje pasiqë të sëmuarit i nënshtrohen kontrollit pas operimit. Apo e gjithë kjo që u përmend nuk ka rëndësi por, garancën dhe përgjegjësinë e mbanë administrata e spitaleve qofshin ato private apo shtetërore? 

Përgjigjja:

Së pari: Nëse mbytësit me gabim nuk i mundësohet që të agjëroj atëherë ai në vend të agjërimit duhet të nxjerr fidje të ushqimit.

Sa i përket pyetjes së dytë: kur i sëmuri vdes para duarve të mjekut qoftë kirurgut apo atij që ia jep anestezionin atëherë shikohet nëse shkaku i vdekjes është gabimi që e ka bërë mjeku apo ai që ia jep anestezionin atëherë pagesa e dijes (shpagimit të gjakut) dhe ai konsiderohet vrasës me gabim sipas sheriatit. Por, nëse vdekja e tij nuk është nga shkaku i gabimit që ka bërë mjeku atëherë ai (mjeku) nuk obligohet me asgjë.

Pyetja:

Si është ligjshmëria e ngritjes të një objekti tregtar për të lidhur disa kompjuterë njëri me tjetrin siç e quajnë rrjetë nëpërmjet të cilit munden disa persona të shfrytëzojnë programe të njejta në të njejtën kohë në disa kompjuterë. Të pyes për përdorimin e një gjëje të tillë pasiqë kjo shërben për lojëra dhe për internet. Gjatë lojërave të tilla njeriu humb edhe shumë kohë (për një gjë jo të dobishme). Ndoshta, mund të zgjasë një orë, dy orë e më tepër. Kam pyetur disa dijetarë ku njëri prej tyre më ka thënë se kjo lojë është haram si dhe pasuria e fituar nga kjo është e dyshimtë. Kurse përgjigjja e tjetrit ishte se loja e tillë është mekruh ndërsa pasuria e fituar nga ajo është hallal. Shpresoj prej jush përgjigje shëruese.

Përgjigjja:

Nëse këto lojëra për të cilat ti je duke folur nuk ngërthejnë në vete rreziqe dhe faktorë të fitnes dhe edukim të keq por, vetëm humbje të kohës në lojë, argëtim të pastër atëherë kjo punë nuk është haram por, është mekruh tenzih (e pa pëlqyeshme por, më afër të lejuares-hallallit).

Pyetja:

A lejohet ndërtimi i kishave në tokën islame (në shtetin Islam)?

Përgjigjja:

Nëse në atë vend ka të krishterë dhe ju rrënohet atyre kisha atëherë lejohet ndërtimi i një kishe tjetër në vend të saj.

Pyetja:

A më lejohet sipas sheriatit të punoj si projektues dizajner i faqeve të internetit ku unë kam dëgjuar se fotografitë janë haram (të ndaluara). Pasiqë unë bashkë me familjen time jetojmë në Amerikë unë nuk kam mundësi t’i kthej projektimet e faqeve për arsye të fotografive që gjenden aty. Normal, unë nuk kam për qëllim fotografitë e prishura e jo morale por, kam për qëllim fotografitë të zakonshme normale si pronarët e kompanive qofshin burra apo gra duke patur parasysh se unë jam i nevojshëm për punë pasiqë jam nikoqir i familjes.

Përgjigjja:

Fotografitë nuk janë për qëllim nga ndalimi i fjalës së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vessel-lem ku thotë: “Prej atyre që do të kenë dënim më të madh në Ditën e Gjykimit janë “elmusavirun”-piktorët”.

Pyetja:

Jam student dhe kam 1000 dollarë vlerë e cila ka kaluar haulin (një vit). A duhet që të jap zekat?

Përgjigjja:

Po. E ke për obligim të japësh zekat, 2.5%