Pyetja:

1. A është ligji i trafikut prej “maslehah-murseleh”-interes i përgjithshëm? Nëse është ashtu atëherë mosrespektimi i rregullave dhe të semaforëve (nga ana e drejtuesve të veturës dhe këmbësorëve) a konsiderohet gjynah? Dhe si është kjo dispozitë në një shtet jo islam? Këtë pyetje unë e parashtroj pasi një gjë e tillë mua do të më ndihmonte në punën time si ligjërues i lendës: “Kultura-vetëdija e trafikut”. Andaj, mendoj se një gjë e tillë do të më ndihmojë në zbatimin e misionit tim duke i udhëzuar ata se ka rregulla të cilave besimtari (si drejtuesi i veturës apo këmbësori) në rrugë duhet t’ju përmbahen. Kjo gjë njashtu jep edhe një pasqyrë të bukur për Islamin pasiqë çdonjëri prej nesh ka shprazëtira.

2. Disa objekte tregtare shpallin shpërblime dhe dhurata për ata që blejnë një artikull apo mall të caktuar me një çmim të caktuar. Këto shpërblime mund të jenë të garantuara por, mund të jenë edhe tërheqje për shpërblime në vlerë. A lejohet kjo blerje dhe atë:

a. me qëllim që të merr shpërblimet dhe

b. jo për të marrë shpërblimin por, sepse ka nevojë për ato artikuj.

Përgjigjja:

1. Po, rregullat e komunikacionit janë prej ineresave të përgjithshme … Qytetari obligohet t’i respektoj dhe t’u nënshtrohet këtyre rregullave dhe kundërshtimi i tyre është haram (e ndaluar). Në këtë nuk ka dallim që personi të jetë qytetarë në një vend islamik apo qëndron në një vend të huaj përderisa ato rregulla janë në interes të kolektivitetit.

2. Nëse dhuratat përfshijnë të gjithë atë që e blejnë artikullin atëherë nuk ka ndonjë pengesë që të blehet ajo dhe të merren edhe dhuratat. Por, nëse dhuratat janë të lidhura me disa gjëra të blera dhe nuk janë të caktuara atëherë nuk lejohet të merren dhuratat dhe një gjë e tillë është një lloj i bixhozit.

Pyetja:

A lejohet që shoqatave shkencore apo studentit jo të sheriatit (si astronomisë apo të biologjisë) t’u jepet nga pasuria e zekatit?

Përgjigjja:

Po … , lejohet të merr nga pasuria e zekatit nëse ai është i varfër.

Pyetja:

Profesionin e kam berber-floktar. Shumica e myshterinjëve kërkojnë qethje dhe rruajtje të ndaluar (rruajtje të mjekrrës, qethje që quhet te ne “trap” dhe shkulja e qimeve të mollëzave). A është një gjë e tillë haram (e ndaluar)?

Përgjigjja:

Për rruajtjen e mjekrrës ka kundërshtime midis asaj se a është haram apo mekruh. Kurse, sa i përket qethjes së flokëve trap është haram me vetë tekstin e një Hadithi sahih (të vërtetë). Pra, nuk lejohet që t’u përgjigjesh kërkesave të myshterinjëve për një veprim të tillë.

Pyetja:

Studjoj medicinën në Rusi. Tani po vjen vera dhe vajzat kanë filluar që të shpalojnë vendet tërheqëse të trupit të tyre nëpër rrugë dhe në çdo vend. Kërkoj prej jush ndonjë këshillë që të më forcojë besimin dhe të më mbrojë nga fitneja gjatë udhës për në universitet dhe këthimit për në shtëpi. A më këshilloni që të martohem me një vajzë nga Rusia?

Përgjigjja:

Caktoi vetes tënde vird (lexim të caktuar në kohë të caktuar) nga Kur’ani me analizë dhe me lutje pas leximit të Kur’anit duke e lutur All-llahun që të të mbrojë nga çdo e keqe. Kështu All-llahu Fuqiplotë këtë do të ta bëjë kështjellë që të të mbrojë nga ato shqetësime për të cilat ti flet.

Pyetja:

Jam një djalë i ri në moshën 20 vjeçare. Kam probleme të tretjes kështuqë kur ha disa gjëra si nahut, bathe, etj, ose kur pijë qumsht ose kur ftohem apo kur jam i urritur (agjëroj) kam dhimbje të barkut dhe barku më mbushet me gazëra dhe kështu kam vështirësi për ta ruajtur abdestin më tepër se një namaz dhe shpesh marr disa herë abdest për një kohë. Pra, a ka mundësi që ky ta konsiderojë veten sikur njeriu që vuan nga mosmbajtja e urinës (urinim i pa vullnetshëm) kështuqë të marr abdest për çdo namaz dhe të falë farzin edhe pse i prishet abdesti dhe të falë sa të dojë namaze vullnetare derisa të hyjë koha tjetër dhe pastaj të merr abdest për kohën tjetër që vjen pas?

Përgjigjja:

Këtë situate që ti e ke ka shërim dhe shërimi i kësaj është i lehtë të cilën mjekët e dijnë. Prandaj, nëse të paraqitet diç që e prish abdestin namazi nuk lejohet të falet ashtu. Prandaj, ti duhet të marrish abdest dhe mos e vono namazin pas abdestit.

Pyetja:

Jam një vajzë 22 vjeçare. Më herët kam dëgjuar tepër muzikë, kam shikuar tepër televizor dhe kam bërë shumë gjërë të këqia me të cilat All-llahu nuk është i kënaqur deri sa kur më vdiq vëllau im atëherë e gjithë jeta ime u përmbys sa që nuk jam në gjendje të dalloj midis të mirës dhe të keqes. I jam kthyer All-llahut por, ende nuk ndjej ndonjë shtytës për ibadet por, ende ndjej se ekziston një murrë i madh edhepse unë nuk ndjehem e rehatshme me këtë situatë që jetoj andaj, për çdo ditë qajë për atë se kam ndjenja për dështim dhe zhgënjim. Ndjej se unë jam shumë mospërfillëse ndaj All-llahut dhe se Ai nuk do të më pranojë pendimin tim. Më udhëzo dhe më trego se çka duhet të bëj?

Përgjigjja:

Së pari: duhet të dishë se sa do që veprat e njeriut të jenë të këqia dhe të ndaluara nëse ai pendohet sinqerisht All-llahu ia pranon pendimin. Këtë All-llahu Fuqiplotë e vërteton dhe e miraton në librin e Tij (Kur’anin Kerim).

Së dyti: të këshilloj që të mos ulesh me ato që janë të lajthitura dhe indiferente ndaj urdhërave të All-llahut. Por, shoqërohu me gratë dhe vajzat të cilat ta përkujtojnë All-llahun.

Pyetja:

Si është shpagimi i vrasjes me gabim kur nuk gjendet rob për ta liruar dhe është i sëmurë gjë që pengon agjërimin e dy muajve të pandërprera?

Përgjigjja:

Ky do të pretë derisa të shërohet dhe pastaj do të agjërojë. Por, nëse sëmundja është e tillë që nuk shërohet atëherë obligohet që për çdo ditë të jep nga një fidje aq sa kushton vlera e një ushqimi mesatar që e ushqen familjen e vetë.

Pyetja:

Jam një student në Fakultetin e Veterinarisë në vitin e dytë. Tani jam në prag të thellimit të diturive të kësaj shkence dhe konsultoj disa libra dhe referenca arabe por, edhe të huaja. Kam interes t’ju pyes për një gjë që mua më ka hutuar dhe në të njejtën kohë të kërkoj sqarim pët atë që më ka hutuar pasiqë edhe shtytësit e mij fetarë dhe kujdesi im për t’u larguar nga gjërat që All-llahu është i hidhëruar dhe për t’u njoftuar me rrugën e drejtë në të cilën mund të arrijë ta gëzoj këtë dituri të famshme dhe të rrezikshme edhe atë duke mos kaluar kufijtë e All-llahut Fuqiplotë. Me siguri se ju e keni në dituri se në këtë degë kam nevojë të konsultoj më shumë libra që të zgjeroj njohuritë e mija në këtë lëmi por, unë kur i shikoj ato që shoqërohen edhe me disa fotografi më paraqitet një ndjenjë e çuditshme dhe zgjohet epshi im. Por, unë shpejt kërkoj mbrojtjen e All-llahut nga djalli i mallkuar dhe i drejtohem All-llahut që të më udhëzojë në rrugën e drejtë. Kjo gjë përsëritet me mua dhe sa herë që më përsëritet unë kërkoj mbrojtjen e All-llahut. Pyetja ime është se: deri kur unë kështu do të ngeli, kurse unë në këtë lëmi kam bërë një hap jo aq të madh dhe më pret edhe një punë e gjatë. Si është zgjidhja ime?

Përgjigjja:

Problemi nuk është në atë që të ngacmohet epshi ngase një gjë të tillë e ndjenë çdo burrë. Ndjenja nuk është haram (e ndaluar) por, haram është që ti t’u përgjigjesh atyre ndjenjave dhe të ndërmarish gjërat që janë të ndaluara. Kërkohet prej teje që të posedosh më tepër vendosmëri dhe durim derisa të të mundësohet martesa.