Pyetja:

1. Si është dispozita e operacioneve për të ra shehid nën pretekstin e përpjekjes politike gjë që situatën palestineze e bën të rëndë në disa raste para politikës botërore?

2. Si është dispozita e sheriatit me mallrat amerikane në rastin kur nuk ka zëvendësim të tyre dhe sidomos pasiqë edhe kompanitë e zëvendësuara janë të lidhura me Amerikën dhe me ekonominë e saj?

Përgjigjja:

1. Këto operacione për të ra shehid paraqesin kulmin e veprimeve të rënies shehid dhe shmangiu fetvave të kundërta e që janë pjellë amerikane.

2. Ndalohet të merremi me mallërat dhe prodhimet amerikane sepse armët me të cilat Izraeli lufton vëllezërit tu muslimanë dërgohen nga Amerika kurse vlera e tyre është prej pasurive që Amerikës i arrijnë nëpërmjet tregjeve tona dhe të konsumimeve të mallërave tona. Bojkotimi i mallërave amerikane dhe kontributi yt aq sa mundesh nga pasuria yte për punët e “Intifadës” është një pjesë që nuk ndahet nga xhihadi. 

Pyetja:

Ju mbështesni tevesulin (ndërmjetësimin) me të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi vessel-lem kurse unë jam në ballafaqim me vëllezërit tonë vehabista që na kërkojnë Hadith që vërteton veprimin e selefëve për tevesulin me të Dërguarin e All-llahut pas vdekjes të tij. Ju kam dëgjuar duke përsëritur kundër tyre rastin e Omerit kur ka kërkuar shi me Abasin. Pse këta (vehabistët) e përmendin mbarimin e Hadithit kurse e harrojnë fillimin, ku jam njoftuar se fillimi i Hadithit është se një beduin ka ardhur te varri i Pejgamberit dhe ka thënë: “Ndihmo (lute All-llahun t’u lëshoj shi) Ummetin tend”. Ky njeri e sheh në endërr Pejgamberin duke i thënë Pejgamberi: “Shko tek Omeri dhe thuaj që ai të lutet për të kërkuar shi””. Argumenti jonë këtu është siç keni përmendur ju është njohuria e Omerit për punën e njeriut në fjalë, ndërsa Omeri nuk kundërshtoi lutjen që bëri njeriu te varri i Pejgamberit. Por, unë nuk kam gjetur Hadithin e Omerit të ketë rrëfimin e këtij njeriu. Andaj, ju pyes ku mund ta gjejë. Nëse nuk gjendet rrëfimi i këtij njeriu në fillim të Hadithit atëherë çfarë keni patur për qëllim me fjalën tuaj? Shpresoj që ju të më ofroni Hadithet të cilat vërtetojnë ligjëshmërinë e tevesulit edhe pas vdekjes qoftë edhe ndonjë argument që aludon për te dhe ku gjenden ato, e pastaj unë vetë do të vazhdoj hulumtimin?!

Përgjigjja:

Hadithi gjendet në librin “El-Bidajeh ven-Nihajeh” të Ibni Kethirit kur flet për vitin e thatësisë.

Kurse temën e tevesulit mund ta gjeni në mënyrë të sqaruar në librin tim “Fikhu Sirah”. 

Pyetja:

‏A lejohet që të përvetësoj programe-kopje në CD pa autorizim dhe a ndryshon nëse ato programe janë fetare apo arsimore ose energjike, vitale, dinamike dhe të prodhuara nga shtetet imperialiste (dhe me çmime të larta) A nuk është kjo njëlloj si me barnat në shtetet e varfura dhe a lejoni që të përvetësohen ligjëratat tua të kopjuara dhe të shpërndara në këtë mënyrë.

Përgjigjja:

Nuk lejohet përvetësimi i tyre në formë jo të autorizuar çfarëdo qoftë lloj i programeve.

Pyetja:

Jam inxhinier dhe punoj në një kompani private. Kompania ka paraqitur një tender për një projekt të ndërtimit të një banke (si banka tregtare (komerciale) e Sirisë apo si banka bujqësore). Unë kam marrë pjesë në studimin e këtij tenderi me të cilën fitoi kompania. Pra, si është dispozita e punës sime?

Përgjigjja:

Ai që përpiqet për një punë të mirë ai do të ketë sikur shpërblimin e vepruesit. Njëkohësisht, ai që përpiqet për haramin (gjënë e ndaluar) edhe ai do të ketë dënimin e vepruesit të tij ( gjegjësisht të asaj që është e ndaluar).

Pyetja:

A lejohet të abortohet fetusi pasiqë i ka ardhur shpirti nëse gruaja që është me barë është e grabitur?

Përgjigjja:

Nuk lejohet aborti pas ardhjes së shpirtit të fetusit pa marrë parasysh se cili është shkaku i shtatzënisë.

Pyetja:

Një djalë i ri përmes internetit kërkon fejesën time dhe ai është 9 vjet më i vogël se unë. Djali është nga Katari dhe dëshiron të martohet me mua sipas ligjit të All-llahut dhe sunetit të Pejgamberit dhe siç thotë ai këtë e bën duke ndjekur shembëlltyrën e të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vessel-lem me martesën e Hatixhes edhe pse ajo ishte më e moshuar. Por, unë frikohem nga shoqëria e lindjes e cila nuk e mëshiron femrën dhe të riun. Ç’farë të bëj?! Po ju tregoj se ai është fetarë dhe pozitën praktike e ka të shkëlqyeshme…

Përgjigjja:

Kjo çështje i lihet dëshirës sate. Sheriati të jep liri të plotë të zgjedhish përderisa i riu është i moralshëm dhe fetarë. 

Pyetja:

Jam një grua e shkurorizuar para 6 viteve. Por, unë nuk mund të duroj më instinktin seksual. Andaj, shpresoj që të martohem sot para së nesërmes. Por, fatkeqësisht nuk ka burra meritues siç e dimë të gjithë ata martohen në dimër ndërsa verës e shkurorrizojnë. Prandaj, zotriu im, unë jam e frikësuar që të mos më përsëritet e njejta gjë. Unë jam një grua që falem, agjëroj edhe vullnetarisht, jap zekatin nëse kam, për çdo natë lexoj Kur’an por, epshit nuk kam çka t’i bëj. El-hamduli-lah unë nuk bëj gjëra të ndaluara por, unë dëshiroj që të jemë e martuar, ta kemë burrin tim hallall. Në kohën e fundit, jam njoftuar me një i cili më tha se do të kërkon fejesën time por, pasi të studjojmë njëri –tjetrin kështu ai thotë. Por, kjo nënkupton që unë të dalë bashkë me të normal aty ka fjalë të ëmbla, puthje dhe gjëra tjera. Por, unë jam besimtare dhe besoj në caktimin e All-llahut kështuqë nëse All-llahu nuk e ka shkruar që unë të martohem me të unë nuk do të mund të martohem me të, kushedi edhe sa here që unë të dale me të. Unë kam frikë se do t’i nënshtrohem epshit poqese dalë me të.

Përgjigjja:

Të këshilloj që të mos u përgjigjesh fjalëve të atij njeriu. Sepse sikur ai të ishte i sinqertë në fejesën tënde ai do ta bënte këtë në hapin e parë e pastaj do të vinte nikah. Kurse, sa i përket pretendimit të tij për studim të njëri-tjetrit, për miqësi dhe njoftim këto janë fjalët e atyre që dëshirojnë të argëtohen me ty dhe të shfrytëzojnë fatin e vet me ty dhe pastaj të të lënë dhe pastaj të vazhdojnë punën e vetë! Ki kujdes… sepse ai është gënjeshtarë. 

Pyetja:

Si është fat i atij që ka besuar në All-llahun por, nuk është penduar para vdekjes për gabimet që i ka bërë. A është e vërtetë se ai do të dalë nga zjarri edhe pse ka shumë ajete që flasin se ata që vdesin pa pendim do të jenë përjetë në zjarr?

Përgjigjja:

Nuk ka në Kur’an diç që është e prerë se gjynahqari besimtarë nëse vdes pa pendim do të jetë i përjetshëm në zjarr. Bile në Kur’an vërtetohet mundësia e faljes së All-llahut për atë njeri, A nuk ke dëgjuar fjalën e All-llahut Fuqiplotë ku thotë: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) falë kujt do. …” (En-Nisa’, 48).

Pyetja:

Kemi zhvilluar një bisedë të nxehur rreth shikimit të fotografive seksuale në televizor, internet apo dikund tjetër. Dikush prej nesh mendon se nuk është haram, se ato janë të ngurta dhe se ata i shfaqen vetëm atij personi që i nënshtrohet këtij shikimi e kundërta e shikimit që bëhet ndaj një grua që nuk është e mbuluar. Kurse, dikush prej nesh mendon se është haram apo e papëlqyer. Çfar dispozite ka kjo çështje?

Përgjigjja:

Çdo shikim i fotografisë të ndonjë grua nëse njeriu e di se ajo ja nxit epshin dhe është shkak për të shkaktuar fitne ajo është haram pa marrë parasysh se ajo a është nëpërmjet pasqyrës, televizorit apo revistës.

Pyetja:

Si është dispozita e zekatit për atë pasuri që merret në fund të shërbimit (kur del në pension) e që quhet shpërblimi i rrogës. Nëse prej kësaj shume nxirret zekati atëherë asgjësohet ajo pasuri dhe nuk ka burim për furnizim sidomos pasiqë bëhet fjalë për këtë moshë. Pra, si është dispozita e zekatit lidhur me këtë?

Përgjigjja:

Kur shuma arrinë nisabin dhe kalon një vit dhe ajo pasuri gjendet në duart e tij atëherë obligohet që asaj t’ja jep zekatin. Pa marrë parasysh a ka ndejtur ajo pasuri e ngurtë tek ai apo e ka punuar në ndonjë tregti.

Pyetja:

Çfar mendimi keni për shërimin me Kur’anin fisnik për sëmundjet psikike krahas ekzistimit të psikologut?

Përgjigjja:

Shërimi me Kur’an është i ligjshëm e si të mos jetë kur All-llahu Fuqiplotë thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, …” (El-Isra’, 82).

Pyetja:

Jam në shërbimin ushtarak dhe kam dëshirë t’ju pyes: A do të ishte ndërmjetësimi që të më caktojnë afatin ushtarak afër shtëpisë sime një lloj i dërmarrjes së shkaqeve? Apo t’ja lë çështjen time All-llahut që është më i mëshirshëm ndaj meje prej të gjithëve e i Cili është planifikuesi i çështjes sime?

Përgjigjja:

Nuk ka ndonjë pengesë që ti të ndërmarish shkaqet për të arritur një gjë të tillë. All-llahu i ka bërë të ligjshme shkaqet dhe ka kërkuar që t’i përdorim ato.

Pyetja:

Unë jam një ndër ata që merren me programet e vizatimit në kompjuter i cili është program tridimensional. Pyetja ime është: Si është dispozita e vizatimit të personave të ngurtë (tridimensional) ose të përdoren individë të konstruktuar më herët në këto programe dhe t’i nxjerri e t’i paraqes në formë të videos. Dhe a ka ndonjë dallim nëse këto individë janë (njerëz-gjallesa) real apo jo?

Përgjigjja:

Kjo punë merr dispozitën sipas qëllimit të saj. Nëse qëllimi është i shëndoshë dhe i dobishëm atëherë kjo punë është e mirë e nëse jo atëherë është haram (e ndaluar).

Pyetja:

Kam zhvilluar me disa shokë një diskutim rreth leximit të sures së shkurtër pas Fatihasë në dy rekatet e parë a duhet të lexohen me radhë siç janë në Kur’an. Bie fjala nëse në rekatin e pare lexoj suren “el-Kadr” a duhet që në rekatin e dytë të lexoj atë që vjen menjërë pas saj apo mund ta lexoj suren: “El-Asr” ose bie fjala: “El-Fil”. Unë për këtë dëgjoj për së pari herë. A është kjo e vërtetë?

Pyetja e dytë është se: a lejohet leximi i Kur’anit duke qenë xhunub nga kompjuteri apo televizori (d.m.th. pasiqë nuk preket drejtpërsdrejti).

Përgjigjja:

Sunnet është të shkohet me radhë në leximin e sureve gjatë namazit psh. mos e lexosh pas sures “El-Ihlas” suren “El-Kafirun. Pra, nëse një gjë të tillë e vepron atëherë ke kundërshtuar ate që është sunnet sipas masës dërmuese të fukahave.

Sa i përket pyetjes së dytë: Nuk lejohet leximi i Kur’anit duke qenë xhunub, as përmendësh, as nga Kur’ani e as nga diku tjetër. Ndërkaq, lejohet leximi i Kur’anit duke qenë pa abdest por, me kusht që mos ta mbajmë Kur’anin në duar dhe t’mos e prekim.