Pyetja:

A duhet të largohem nga shtrati ose të kërkoj nga ai të më shkurorrizojë sepse ai nuk falet e është në moshën 42 vjeçare. Sa herë që unë e thërras për namaz ai më thotë “inshaellah në ramazanin tjetër” dhe krahas kësaj ai nuk është edhe i kujdesshëm ndaj hall-llallit dhe haramit. Profesor Amru Halid thotë se në këtë rast gruaja duhet të bëjë lutje, t’ja përkujtojë, të bëjë durim dhe të pret për këtë gjë shpërblim nga All-llahu. Por, para disa ditësh kam dëgjuar shejh Ibni-Munexhidin në kanalin satelitor “Ikra’ duke thënë se gruaja që burri I saj nuk falet duhet ta lejë atë burrë sepse midis kufrit (mosbesimit) dhe imanit (besimit) është lëshimi i namazit dhe se ajo jeton me një kafir (jobesimtarë) dhe marrëdhëniet intime midis tyre janë zina (kurvëri) si dhe se kontrata e nikahut (martesës) midis tyre është e prishur sepse bëhet fjalë për martesën e muslimanes me një kafir (jobesimtarë). Pra, një gjë e tillë më ka shqetësuar tepër ndërsa unë nuk mundem t’i besoj dhe t’i mbështetem mendimit të askujt përveç se juve andaj si më këshilloni ju?

Përgjigjja:

Motra ime! Masa dërmuese e ulemave (dijetarëve): shafitët, hanefitët, malikitët dhe në një mendim të Imam Hanbelit janë në pajtueshmëri se lëshimi i namazit nga përtacia dhe moskujdesi bën që muslimani të jetë gjynahqar i madh e jo kafir (i dalur nga feja). Pra, duke u mbështetur në këtë, ti nuk je e obliguar të ndahesh me burrin tënd dhe martesa e juaj është në rregull përveç nëse ai e le namazin duke e mohuar atë. Atë që të ka thenë Amru Halidi është e vërtetë pra, ti vazhdo të këshillosh burrin tënd me dashuri dhe me butësi për të cilën gjë do të keshë shpërblim tek All-llahu Fuqiplotë, e nëse ai i përgjigjet këshillës sate atëherë do të keshë edhe shpërblimin e hidajetit (udhëzimit) të tij.

Pyetja:

A lejohet për mashkullin zbukurimi me argjend?

Përgjigjja:

Mashkullit i lejohet të vëndojë unazë të argjendtë, kurse zbukurimi jashta kësaj nuk lejohet, bie fjala me zinxhir ose të ndërmer enë nga argjendi e të ngjashme.

 

Pyetja:

Si është dispozita e kushtit ndëshkues, bie fjala nëse dy palë dakordohen për një kontratë të blerjes apo të qirasë ose për diçka tjetër, se ai që e then fjalën lidhur me dakordimin e shitjes e humb një shumë të caktuar të parave?

Përgjigjja:

Ky kusht nuk lejohet dhe nëse lidhet kontrata në bazë të kësaj, atëherë kontrata është valide por, kushti anulohet e nuk konsiderohet (bie poshtë).

Pyetja:

Unë e ndjek medh’hebin shafiij kurse burri im nuk ndjek medh’heb të caktuar sidomos në namaz (si psh: nuk merr abdest pasiqë më prek mua). Problemi është se ndonjëherë menstruacionet më zgjasin më tepër se 10 ditë dhe ai kërkon prej meje që unë të lahem sipas mendimit të disa fukahave. A më lejohet që ta bëj një gjë të tillë sidomos pasiqë një gjë e tillë po më përsëritet shpesh prej kohës kur kam vënduar spiralen.

Përgjigjja:

Sipas shkollës juridike hanefite afati më i gjatë i menstruacioneve është 10 ditë kështuqë nëse ato zgjasin më tepër atëherë ajo është istihada ( ) pra duke u mbështetur në këtë medh’heb lejohet të bësh marrëdhënie pasi të kalojnë 10 ditë nga fillimi i menstruacioneve. Pra, nuk ka ndonjë pengesë që ti në këtë çështje të ndjekish medh’hebin hanefij. ‏

Pyetja:

Si është dispozita e sheriatit rreth ligjit që është lëshuar tani sipas të cilit i lejohet qiraxhiut të vjetër që të bisedojë me pronarin e banesës që ai të lë këtë banesë karshi asaj që pronari qiraxhiut t’i jep 40% të vlerës ose qiraxhiu t’i paguaj 60% të vlerës pronarit të shtëpisë me qëllim që të arrihet zgjidhja e qirasë së vjetër që ekziston midis tye. Pra, a e pranon një gjë të tillë sheriati që qiraxhiu të paguajë përqindje të caktuar sidomos pasiqë qiraxhiu nuk posedon ndonjë shtëpi të përshtatshme për banim që të transferohet atje?

Përgjigjja:

Nëse kjo zgjidhje bëhet me pajtim të plotë nga ana e pronarit të shtëpisë atëherë nuk ka ndonjë pengesë.

Pyetja:

A është obligim që zeqatet që vijnë në shoqatë të shpërndahen menjëherë apo mund të vonohen sipas planit të shoqatës?

Përgjigjja:

Ato duhet që menjëherë t’u jepen atyre që u takojnë nëse gjenden aty dhe është haram që të vonohet shpërndarja e tyre përveçse në raste të domosdoshme (nevojës ekstreme).

Pyetja:

Nuk jam në punë më tepër se 6 muaj dhe jam duke kërkuar, por, unë do të ballafaqohem me refuzim pasiqë unë detyrohem që të mungoj nga puna të xhumave për ta falur namazin e xhumasë. Gjatë kam kërkuar punë në orarin e natës por nuk kam gjetur. Tani kam arritur në atë gjendje që nuk kam me çka ta paguaj edhe qiranë madje jam vonuar 3 muaj edhe në përmbushjen e furnizimit të fëmiut gjë kjo që mund të më çojë të kemë edhe probleme ligjore (me shtetin). A ka ndonjë dispozitë që mua më lejon të punoj të xhumave derisa të gjejë punë të përshtatshme ku më mundësohet të mungoj nga puna të xhumave?

Përgjigjja:

Të lejohet të punosh ditën e xhumasë. Ndërkaq, nëse të mundësohet që edhe të punosh edhe te falish xhumanë atëherë duhet ta bësh një gjë të tillë e nëse nuk të mundësohet një gjë e tillë atëherë për ty bie (lëshohet) xhumaja dhe në vend të saj ti duhet të falish drekën aty ku punon. 

Pyetja:

Studioj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam gjetur një punë në një stacion të karburantës. Por, problemi është se prej meje kërkohet që të shes disa ëmbëlsira që përmbajnë alkool. Unë jam i nevojshëm për një punë të tillë për shkak të ardhurave kurse është shumë rëndë për të gjetur ndonjë punë që nuk ka haram. Kam mundësi të huazoj para nga disa të familjes por, nuk dua të huazoj më tepër se aq që kam huazuar. Shpresoj që të më tregoni a duhet ta lë këtë punë apo të vazhdoj punën?

Përgjigjja:

Mundohu sa më shumë që të mos shesësh atë lloj të ëmbëlsirës. E nëse nuk mundesh atëherë ka shpresë që All-llahu të t’a falë nëse përqindja e alkoolit të asaj ëmbëlsire nuk shkakton dehje.

Pyetja:

Si është qëndrimi i Islamit që unë të ri larg vendit tim Islam dhe të ngeli këtu në Amerikë? A më lejohet që unë këtu të qëndroj përgjithmonë ku kaloj dhe jetoj jetë më të mire nga të gjitha aspektet madje edhe atë fetare?

Përgjigjja:

Nëse qëndrimi yt në atë vend ku je, nuk të shkakton lajthitje nga feja yte e as mospërfillje në kryerjen e obligimeve tua fetare as ty e as familjes sate dhe as fëmijëve tu, atëherë sipas sheriatit nuk ka ndonjë ndalesë që të qëndrosh atje ku je.

Pyetja:

Një person ka punuar në një kompani që ka punuar brenda sektorit participues (pjesëmarrës) dhe atë për një afat afër dy dekadash. Kështu personi në fjalë dha dorëheqje për shkaqe të caktuara dhe bëri poashtu edhe tërheqjen e sigurimeve që i takojnë për periudhën që ka shërbyer në këtë kompani. Më pas ky person u punësua në një kompani tjetër kështuqë këtij ju llogaritën edhe vitet që ka punuar në kompaninë e parë dhe ju llogaritën si vite të përvojës gjë që bëri që ai të merr shtesë nga rroga duke marrë se të njejtën e marrin edhe të tjerët që kanë të njëjtin stazh pune. Kur doli ligji që mundëson bashkëngjitjen e shërbimit, personi në fjalë deshti që t’i bashkangjet vitet e kaluara të shërbimit me këto të shërbimit të tashëm në mënyrë që t’i fitojë beneficionet që kanë të bëjnë me jetën dhe pensionimin e hershëm sidomos pasiqë ai është përafërsisht në moshën katërdhjetë vjeçare. Por, një gjë e tillë obligon personin në fjalë që përsëri ta kthejë shumën që e morri më parë si sigurim. Ndërkaq, ligji që dominon në këtë vend kërkon që kthimi i shumës të bëhet bashkë me kamatën duke llogaritur ate që nga momenti kur personi në fjalë ka marrë atë shumë dhe deri me datën e kthimit të shumës së dytë në fjalë. Pra, një gjë e tillë a më shkakton mua gjunah kur unë do ta kthej atë shumë, bashkë me kamatën siç kërkohet nga unë.

Përgjigjja:

Kthimi i shumës bazë nuk ka ndonjë pengesë. Por, t’u kthehen kamatat atyre me vetë vullnetin e personit në fjalë nuk lejohet. Ndërkaq, nëse ata e detyrojnë atë për një gjë të tillë atëherë dispozita e dhënies së tyre merr karakterin e tatimit që merret prej tij me dhunë- (pa pëlqimin e tij). 

Pyetja:

1. Shumica e barnave dhe ëmbëlsirat këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmbajnë zhelatinë (lendë që nxirret nga derri dhe këtë që e them është e sigurt duke u mbështet në të dhënat e kompanive përkatëse). A lejohet blerja dhe përdorimi i këtyre prodhimeve pasiqë ato përmbajnë diç nga zhelatina? Disa thonë se zhelatina shëndrohet në lendë tjetër kimike pasiqë të përzihet me lendë tjera kimike me qëllim që të formohet ilaçi apo ëmbëlsira.

2. A lejohet të fillohet me faljen e namazit të xhumasë para se të kalojë dielli zenitin (para kohës së ezanit të drekës)?

Përgjigjja:

1. Nuk të këshilloj që të përdorish zhelatinën në përjashtim të rasteve të nevojës së skajshme dhe atë për shkakun që ti e përmende.

 2. Nuk lejohet të falet namazi i xhumasë para se të hyjë koha e drekës. Por, nëse ka ndonjë nevojë të domosdoshme atëherë bie namazi i xhumasë dhe atë e zëvendëson dreka.

Pyetja:

Si duhet të fali namazin me përkushtim dhe koncentrim? Shpresoj që të përmendni në lutjen tënde me shpresë që All-llahu të më falë.

Përgjigjja:

Të përmendurit e tepërt All-llahun jashta namazit bën që të të lehtësohet përkushtimi në namaz. Lus All-llahun që të të fal ty dhe të gjithë neve. ‏

Pyetja:

Punëtori i një kompanie tregtare vdes në gjendje pune në një aksident të dhembshëm të komunikacionit me veturën që ka qenë pronë e kësaj kompanie që drejtohej nga personi i vdekur gjatë punës. Shkaku i aksidentit ishtë ndeshja me një veturë tjetër. Vetura e kompanisë kishte vetëm sigurim të detyrueshëm kurse ajo tjetra sigurim universal. Kurse drejtuesi që vdiq nuk ishte i regjistruar në sigurim. Pyetja është si vijon:

1. A ngarkohet kompania me ndonjë shumë (të paguaj dijeh (gjakun e të vdekurit) ose diçka të ngjashme) familjes të të vdekurit?

2. A i lejohet familjes të të vdekurit të merr ndonjë shumë për dëmet e vdekjes nga enti i sigurimit të Sirisë? Duke patur në dije se familja e të vdekurit ka gjendje të rendë finansiare që është e nevojshme për para për ta paguar huanë që e kanë marrë nga banka (për shkak të banesës) dhe kjo familje përbëhet nga gruaja dhe katër vajzave të mitura.

3. A lejohet që pronarët e kompanisë (pronarët e veturës) të marrin ndonjë shumë për dëmet materiale nga enti i sigurimit të Sirisë dhe në rast të marrjes të dëmshpërblimit a lejohet që ne t’i vëndosim në bankë në emër të familjes së drejtuesit të veturës që ka vdekur?

Përgjigjja:

Nëse shkaku i vdekjes ka qenë faji nga ana e drejtuesit të veturës tjetër atëherë obligohet që dijen (gjakun e të vdekurit) t’a paguaj drejtuesi i asaj makine.

Por, nëse ky nuk është fajtor por, shkaktar i aksidentit është drejtuesi i veturës që ka vdekur, atëherë nuk obligohet askush të paguaj dijeh (gjakun e të vdekurit).

2. Po. Lejohet që familja e të vdekurit të mer nga enti i sigurimit të Sirisë shumën e shkaktuar për dëmet e vdekjes.

3. Po, u lejohet pronarëve të veturës të marrin për dëmet që ka pësuar vetura dhe ate aq sa kanë paguajtur më parë në vit. 

 

Pyetja:

Si thoni për një njeri të cilit i janë grumbullar gjynahet aq sa ka arritur në shkallën e humbjes së shpresës se mund ta përmirësojë vehten. Po e potencoj se ai është prej ndjekësve të xhamive dhe prej fetarëve të cilët gjithmonë ndjekin mendimin tuaj, por gjynahet gjithmonë e ndjekin ate?

Përgjigjja:

I Dërguari i All-llahut Xhel-leshanuhu ka thënë: “Ai që pendohet nga gabimi është sikur ai që s’ka gabim”. Pra, sadoqë njeriu të bëjë gabime, nëse pendohet dhe është i sinqertë në atë pendim dhe ka vendosmëri se nuk do t’i kthehet më gabimit, All-llahu Fuqiplotë pendimin e tij e fal edhe nëse një gjë e tillë përsëritet me te deri në vdekje. 

Pyetja:

1. Kam diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe tani kam ndër mend që të punësohem inshaell-llah si avokat. Ajo që mua më frikëson është atmosfera e këtij profesioni që është jo e rregullt. Ky profesion ka të bëjë me rryshfete pasiqë edhe gjykata është e korruptuar. Njëkohësisht, thonë se nëse nuk jep rryshfet nuk mund të punosh madje nëse shkojmë edhe pas ligjit. Të marrim se unë dua të paraqes një lëndë sipas rendit për ta shqyrtuar gjukatësi kjo gjë bëhet duke i dhënë rryshfet nëpunësit që është përgjegjës për këtë. Si më këshilloni?

2. Sot mjetet e informimit paraqesin një temë të re e që është vrasja që zhvillohet midis muslimanëve dhe hindusëve në Indi e cila gjë nuk është e re. Por, mjetet e imformimit e paraqesin si luftë civile që zhvillohet midis dy palëve. Kurse e vërteta është se një xhami që historiku i saj është që nga shekulli XIV, të cilën hindusët e kanë djegur duke menduar se kjo tokë është e zotit të tyre “rama”. Kështuqë si sakrificë e kësaj nga të dyja palët kanë shkuar më tepër se 3000 persona e që e fundit ishte mbytja e 50 vetëve hindusë në një shpërthim të një treni që ishte nisur për në Ahmet-Abad për të kundërshtuar rindërtimin e kësaj xhamie. Pra, a është obligim sipas sheriatit për muslimanët që t’i luftojnë këta hindusë duke marrë parasysh se ata muslimanëve ju shkaktojnë mundime dhe krahas kësaj ata nuk janë as ehli-kitabë (ithtarë të Librit)?

Përgjigjja:

Profesioni i avokatit ka aspekte të ligjshme sipas sheriatit për të cilat edhe shpërblehesh, bie fjala nëse angazhohesh për të mbrojtur të shkelurit dhe t’ua ndash drejtësinë. Por, ka edhe manifestime që nuk përputhen me sheriatin nëse ti e trason rrugën e shfrytëzimit material duke patur synim që të fitosh material nga çdo rrugë qoftë. Pra, shih çfarë synimi ke dhe mundësitë tua do të dishë të drejtën lidhur me këtë profesion.

2. Kurse sa i përket çështjes së dytë, unë besoj se kur të jem në Indi dhe të shoh realitetin para meje dhe të studioj pasojat e atij realiteti atëherë mundem të të përgjigjem. Por, unë duke qenë këtu dhe në një kontinent tjetër është e padrejtë që të hulumtoj këtë për të cilën më pyet. 

 

Pyetja:

Këtu në qytetin Berizben që gjendet në buzë të Detit Lindor të Australisë therrtoret që shesin mishin e shesin atë si Halal dhe e therrur sipas normave të sheriatit islam. Por, para se t’i therrin lopët dhe delet njëherë i gjuajnë me pistoletë në mes të kokës dhe kjo pistoletë nuk është pistoletë me plumba të rëndomtë por, janë copa të hekurit që mund të përdoren shumë herë. Pasiqë e gjuajnë kafshën ajo bie dhe atëherë bëhet therrja. Por, nuk ndodh që gjithmonë të therret para se ajo të cofë ngase ndoshta ajo cofë nga rezultati i të shtënave të hekurta dhe pastaj therret. Kurse sa i përket pulave ato varen për këmbë e pastaj kalohen nëpër një bazen të elektrizuar kështuqë ajo ballafaqohet me elektrizim të lehtë nga i cili ndonjëherë e humbin vetëdijen e ndonjëherë plotësisht mbyten aty dhe pastaj i therrin. Pra, ky mish a hahet apo është cofëtinë? Ndërkaq, njerëzit nuk kanë mundësi që të dijnë se mishi a është nga ajo kafshë që vetëm është dremitur apo nga ajo që ka cofur nga goditja elektrike apo nga e shtëna dhe pastaj është therrur!

Përgjigjja:

Nëse goditja që i drejtohet kafshës e mbytë ate sikur të lehet pa therrje atëherë therrja atë nuk e pastron dhe kështu ajo kafshë bëhet ngordhësinë e ndytur dhe nuk lejohet të hahet. Gjithashtu, edhe goditja elektrike nëse i shkakton pulës mbytje sikur ta lëmë atë një kohë pa therrje. Pra, therrja në këtë rast nuk e pastron pa marrë parasysh kafsha apo pula a është e gjallë gjatë therrjes apo e cofur. Dhe unë nuk di që në këtë çështje të ketë dilema (mendime të ndryshme) në këtë rregull që ta sqarova. 

Pyetja:

Dëshiroj të kërkoj sqarim për natyrën e punës si stujardesë e aeroplanit dhe një punë e tillë a konsiderohet haram (e ndaluar) për gruan nga aspekti se ajo udhëton në shumë vende islame pa mahrem dhe pasurinë që e fiton nga kjo punë a është haram (e ndaluar)? Më është dhënë mundësia të punojë si stujardesë në vijë ajrore. Ndërkaq, unë jam vajzë me hixhab dhe elhamduli-lah ju përmbahem rregullave të fesë. Njëkohësisht, jam siguruar nga disa shoqet e mija që punojnë të njejtën punë se mbulesa ime nuk do të më pengojë si dhe kjo punë nuk do të ndikojë në kryerjen e adhurimeve (ibadeteve) të mija. Por, natyra e punës dhe çështja e udhëtimit pa mahrem është ajo që më brengos. Pra, si është dispozita e kësaj gjëje?

Përgjigjja:

Sa i përket pasurisë që e fiton nga kjo punë nuk ka pse të jetë haram dhe në esencë parimisht është hallall. Kurse, sa i përket udhëtimit pa mahrem unë nuk di se mund të arsyetohet sipas sheriatit pasiqë ka Hadith të vërtetë nga i Dërguari i All-llahut për ndalimin e një gjëje të tillë.

Pyetja:

Si është dispozita e puthjes së dorës së dijetarit, nëse kjo gjë bëhet për nderim të dijetarëve. Ndërkaq, a ka diç lidhur me këtë të transmetuar nga i Dërguari i All-llahut ose nga ndonjë shok i tij?

Përgjigjja:

Lejohet që muslimani ta puthë dorën e dijetarit për të cilin besohet se është i mirë dhe i sinqertë. Kështuqë, disa sahabë (shokë të Pejgamberit alejhisselam) kanë puthur gjunjin e të Dërguarit të All-llahut). Por, dijetari nuk duhet të kërkojë një gjë të tillë prej nxënësit të vetë dhe t’mos jetë i gëzuar me një gjë të tillë.

Pyetja:

Çfarë vlere ka logjika formale dhe silogjizmi? Kam hasur disa tekste ku ju i kundështoni. Gjithashtu kemi dëgjuar që edhe disa dijetarë tonë muslimanë si Ibni Tejmiu dhe disa dijetarë të renesancës e kundrshtojnë një gjë të tillë si Dekarti. Si do të mund të bënim përputhshmërinë midis kësaj dhe asaj që kanë mbështetur shumica e dijetarëve tanë një gjë të tillë dhe atë shumica e analistëve, madje kanë shkruar edhe libra dhe kanë ligjëruar këtë duke filluar nga hyrja e saj (logjikës) në botën tonë islame e deri ditëve të sodit? A kanë qenë të mbështetur në iluzion gjatë tërë këtyre shekujve? Shpresoj të më jepni sqarim për këtë se unë kam qenë i vendosur për ta studjuar këtë lëmi por, jam ndalur për shkak të kësaj që e përmenda?

Përgjigjja:

Lejohet që të shfrytëzohet logjika formale atëherë kur ka nevojë për t’u argumentuar me të. Siç lejohet mbështetja në filozofi kur ka nevojë për t’u argumentuar me të. Rregulla thotë: “Gjëja pa të cilën nuk plotësohet- përmbushet vaxhibi (obligimi) edhe ajo është vaxhib (e obligueshme)”. Njashtu, dhe ajo pa të cilën nuk plotësohet sunneti edhe ajo është e mire. Ndërkaq Ibni Tejmiu është argumentuar me rregullat filozofike dhe është mbështetur në to në shumë problematika që kanë të bëjnë me filozofinë.

Pyetja:

Një grua e farefisit tim që është në moshën 60 vjeçare nuk ka të ardhura të mjaftueshme për nevojat e jetës së përditshme. Poashtu, edhe familja e ngushtë e saj nuk ka më tepër se t’i përmbushin nevojat e tyre. D.m.th. nuk kanë mundësi që t’i ndihmojnë. Kjo grua posedon një shumë të caktuar të pasurisë pra, nëse kemi parasysh gjërat që vijojnë:

Nëse ajo vazhdon ta shpenzojë këtë shumë atëherë ajo do të mbarojë.

2. Këtyre ditëve nuk mund të gjindet dikush që t’ja punojë këtë shumë sidomos pasiqë dëgjojmë se me të madhe po vidhen pasuritë e njerëzve.

3. Nuk do të munden asnjë i familjes t’i ndihmojnë asaj nëse ajo varfërohet për shkak të situatës së rëndë.

Pra, në bazë të këtyre gjërave a na lejohet që të përdorim rregullën e Fik’hut ku thuhet: “Nevojat bëjnë që të lejohen gjërat e ndaluara” dhe ta vendosim shumën që e posedon ajo në bankë dhe ta shfrytëzojë kamatën?

Përgjigjja:

Unë mund të ta tërheq vëmendjen kah rregulla: “Nevojat bëjnë që të lejohen gjërat e ndaluara” por, nevojë është situata kur njeriu i nënshtrohet shkatërrimit nga shkaku i urisë, lakuriqësisë apo mungesës së banimit. Ndërkaq i zoti i nevojës është më i dijshëm për atë se a vuan prej këtyre apo jo!

Pyetja:

Një nënpunëse që punon në organizatën e ndihmës botërore (UNRËA) dhe kur kjo mbaron shërbimin merr kompensim material dhe më pas nuk merr pension. Po theksoj këtu se kjo organizatë një pjesë të rrogës e ndal dhe e investon në shtete të huaja në formë të aksioneve dhe çekave siç thonë vetë ata. Pra, si është dispozita e këtij kompensimi? A obligohem që unë të hulumtoj dhe të analizoj sinqeritetin e tyre dhe fushën ku i përdorin këto aksione dhe ligjshmërinë e tyre. Nëse ato i marr si ta bëj pastrimin e tyre dhe si ta menjanoj dyshimin nëse ka dyshim?

Përgjigjja:

Ti nuk obligohesh që të hulumtosh mënyrën se si ta japin kompensimin. Ajo që të vjen prej saj pa ndonjë kushtë nga ty, të lejohet ta marrish.

Pyetja:

Falë All-llahut Fuqiplotë unë gëzoj autoritet nga farefisi im si nga të vegjëlit poashtu edhe nga të moshuarit dhe këtë gjë unë vazhdimisht mundohem ta shfrytëzoj në të mirën e tyre. Problemi është se burri i një ferefises sime (pas një martese 10 vjeçare rezultati i së cilës janë tre fëmijë) kërkon prej saj që ajo ta heq mbulesën duke ju kërcnuar me shkurorizim. Ai asaj i ka dhënë afat një muaj që të mendohet. Natyrisht ajo një gjë të tillë e refuzon pasiqë kundërshtohet me Ligjin e All-llahut. Por, ajo është në ngushtim dhe huti të madhe pasiqë ajo ka përdorë të gjitha metodat por, pa sukses. Ajo ka filluar edhe të brengoset edhe për largimin e tij dita ditës nga rregullat e sheriatit saqë ai kohëve të fundit ka filluar të mos agjëroj nga inati dhe kryelartësia. Gruaja është e punësuar dhe kujdeset edhe për furnizimin e familjes pasiqë burri i saj pas martesës është ngatërruar me drejtorin e vet dhe është larguar nga puna dhe megjithate se gruaja ka marë pjesë në pagesën e banesës ai i kërcënohet nëse ajo nuk e dëgjon fjalën e tij se do ta largojë edhe nga banesa. Unë duke marrë parasysh se gëzoj autoritet dhe se gruaja është e familjes sime ndjej përgjegjësi për të ndërhyrë për të penguar shkaktimin e dëmit (nëse mundem me ndihmën e All-llahut)الزواج وقد بدأ dhe kam filluar me gruan në fjalë të bisedoj dhe kam kërkuar prej saj që të bëjë durim, të kërkojë mbështetje dhe lutje tek All-llahu që t’ja heq këtë brengë dhe ta shpëtojë atë nga ky sprovim i rëndë. Pyetja ime është se: çfarë mundem unë të bëjë (nga fjalët dhe veprimet) që t’ja lehtësojë ngushtimin dhe brengën që e përjeton ajo? Së dyti, kërkoj që ju të më ndihmoni pas ndihmës së All-llahut për të gjetur ndonjë metodë për ta bindur burrin e saj që ai të heq dorë nga vendimi i tij së paku për hirë të fëmijëve të tij të pafajshëm. Unë ndjej veten të obliguar për ndërhyrje pasiqë kam shpres për zgjidhje sidomos pasiqë ai ende dëgjon mendimin tim edhe pse është shumë vështirë që ta bindi. Si është gjykimi i Islamit për veprimin e këtij burri?

Përgjigjja:

Së pari: Thuaj asaj motre se asaj nuk i lejohet që t’i përgjigjet kërkesës së tij që ajo të ndërmer diçka që e ka haram (të ndaluar).

Së dyti: Këshilloje atë motër që ta shpeshtojë kërkimin e ndihmës nga All-llahu me lutje në kohët e vonshme të natës që All-llahu ta inspirojë burrin e saj me udhëzim. Shpresa është që All-llahu Fuqiplotë t’i përgjigjet lutjes së saj dhe sido që të jetë All-llahu nuk e lë atë pas dore.

Së treti: Thuaj burrit të saj se ai i ka hypë kokës së vet dhe e lëshon për një çështje që është nënshtrim ndaj urdhërit të All-llahut, le ta ketë në dije se atë e presin ditë mjerimi. 

Pyetja:

Unë bashkë me disa shokë kemi hapur një lokal për kompjuterë ku të hyrat e tij mbështeten vetëm në lojërat e rrjetave. Pra, këto a mund të të largojnë nga të përmendurit e All-llahut:

Së pari, a konsiderohet furnizimi im i ndaluar apo është i dyshimtë.

Së dyti, regjioni ku zhvillohen lojërat është regjion i infektuar me shthurrje e degjenerim (gra në kazino e të ngjashme). Pra, fitimin që e mar prej tyre a është haram.

3. Kohëve të fundit kam filluar të jap me qira filma të huaj. Ndërsa, ju e dini se ato filma kanë disa skena që nuk e gëzojnë syrin. Pra, gjynahi a bie mbi mua apo mbi huamarrësin?

Përgjigjja:

1.Nuk kam njohuri për natyrën e lojërave të rrjetave. Por, besoj se ato nuk arrinë deri në haram nëse nuk shërbejnë për bixhoz- lojë fati. 

2.Pasurinë që e merni për këto lojëra është e dyshimtë dhe nuk është haram.

3. Filmat që përmbajnë gjëra që janë haram me sheriat nuk lejohet që të përdoren.

Pyetja:

Kam lexuar librin tuaj: “Selefizmi nuk është shkollë juridike por, fazë kohore e bekuar” dhe kam fituar shumë dobi prej saj. Por, ju brenda këtij libri nuk keni sqaruar hollësisht disa çështje për të cilat ka kundërshtim si: tevesulin, dhikrin gruporë, etj. shpresoj që të më tregoni ndonjë libër lidhur me këtë?!

Përgjigjja:

Mendoj se atë që e ke lexuar në këtë libër është mjaft për kërkesën tënde. Por, ndoshta ju nuk e keni lexuar me shumë vëmendje.

Pyetja:

Si zakonisht thirrësit u bëjnë thirrje muslimanëve që i ka mashtruar kjo botë dhe epshet e saja dhe një gjë të tillë e shohim se dijetarët e nderuar e bëjnë një gjë të tillë. Por, a keni mundësi që të më tregoni se si është e mundur që ne t’ja instalojmë besimin në ekzistimin e All-llahut atij që nuk beson pasiqë ky njeri edhe është i rëndësishëm dhe posedon dituri dhe kulturë të konsiderueshme Por, ai refuzon të besojë atë që nuk e prek. A ka shpresë që t’i udhëzojmë këta tipa të çuditshëm?

Përgjigjja:

Ti nuk je i obliguar të futish hidajetin (udhëzimin) në zemrën e askujt. Por, ti si musliman je i obliguar që t’i thërrasish në besimin e All-llahut dhe t’u përgjigjesh pyetjeve dhe problemeve të tyre. Pasiqë edhe të intereson çështja e këtij njeriu ti përkujtoja atij All-llahun dhe polemizo me të me atë që është më e bukur dhe e përshtatshme rreth çështjeve të besimit dhe pastaj kërko prej All-llahut që ta udhëzojë atë.

Pyetja:

Unë dhe disa shokë prej shiitëve (xhaferij) kemi ra në kundërshtim rreth Hadithit të të Dërguarit të All-llahut e cili theksohet në Sahihul-Buhari në kreun “Çka theksohet rreth shtëpive të Pejgamberit (4-64)” ku i Dërguari u ka tërhequr vëmendjen shokëve të vet se ato janë baza e çdo fitneje (përçarjeje) ku i Dërguari i All-llahut është ngritur dhe ka mbajtur fjalim dhe ka bërë me shenjë kah banesa e Aishes duke thënë: “Këtu është fitneja. Këtu është fitneja. Këtu është fitneja, nga ku do të del briri i shejtanit”. Ndërkaq, edhe Imam Muslimi në Sahihun e tij thekson se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi vesel-lem ka dalur nga shtëpia e Aishes, All-llahu qoft i kënaqur me të dhe ka thënë: “Oj bardhavele sikur ty do të lehin qentë e “Hauebit” (vend midis Mekkes dhe Basrës gjegjësisht vendi ku është ndalur (ka ka qëndruar) Hazreti Aisheja kur ka ardhur për në Basra në ndodhinë e “Deves”., sqar i përkth.) ti do të luftosh Aliun ndërsa ti do të jeshë e padrejtë” Pra, për shiitët këto Hadithe janë si argument se Aisheja është e keqe dhe se atë e urrejnë siç e potenconin edhe këta pasiqë një gjë e tillë ekziston në Librat që ne i konsiderojmë burim i dytë pas Kur’anit. Kurse sa na përket neve, ne në fillim u tallëm me atë shok që i përmendi këto Hadithe pasiqë ne nuk dinim për këto Hadithe por, pastaj ne jemi befasuar se këto Hadithe me të vërtetë gjenden në ato burime. Ne pastaj u kthyem te Libri i Imam Neveviut ku aty nuk gjetëm asnjë sqarim. Por, mendimi i jonë është se: pasiqë Aisheja ka qenë gruaja më e dashur te zemra e Pejgamberit alejhisselam, pasiqë ajo ka qenë dijetare e Fesë dhe e ka kuptuar mirë Fenë dhe duke patur parasysh se i Dërguari i All-llahut nuk flet nga mendja e tij, konsideruam se kuptimi i Haditheve është se: i Dërguari i All-llahut ka patur për qëllim me atë vend varrin e tij, vend që sot është varri i tij ku Pejgamberi ka parashikuar se varri i tij do të merret për ibadet (adhurim) dhe për tevesul (ndërmjetësim) në kohët e fundit. Kërkojmë prej teje koment për këtë që thamë më lartë duke na treguar se cili ka qenë qëllimi i të Dërguarit në ato Hadithe në mënyrë që të jemi prej atyre që kur dëgjojnë fjalën e ndjekin më të mirën.

Përgjigjja:

Pse po gënjen në emër të të Dërguarit të All-llahut dhe në emër të Sahihul -Buhariut dhe të Muslimit?

*Sa i përket Hadithit të parë që ti supozon se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi vesel-lem e ka thënë atë fjalë duke bërë isharet kah banesa e Aishes, ti këtu gënjen dhe përgënjeshtron të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe njëkohësisht përgënjeshtron edhe Buhariun me këtë supozim tëndin.

Hadithin që e transmeton Buhariu në: “Kreu rreth fjalës së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem: Fitneja nga ana e lindjes” dhe ja po citojmë tekstin: “Na ka treguar Abdullah bin Muhamedi nga Hisham bin Jusufi, nga Muameri nga Zehrij, nga Salimi nga babai i tij e ky nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem se ai është ngritur pranë (anësh) mynberit dhe ka thënë: Fitneja është këtu, fitneja është këtu nga ku del briri i shejtanit ose ka thënë briri i diellit”.

Kurse Hadithin që e transmeton Muslimi është: ajo që transmetohet nga Abdull-llah bin Omeri se i Dërguari i All-llahut ka bërë shenjë me dorën e tij kah lindja dhe ka thënë: “Kryet e kufrit është nga këtu (atje) nga del briri i shejtanit”.

Kurse ajo se i Dërguari i All-llahut ka dalë nga shtëpia e Aishes dhe ka bërë me shenjë kah shtëpia e saj duke thënë këto fjalë, kjo është nga shpifjet tua dhe nga urrejtja yte, o pasardhës i Abdullah bin Sebeit (çifuti që ka themeluar sektin shiit- shën. përkth.). 

Pyetja:

Së pari: I Dërguari i All-llahut ka thënë: Unë jam prej Huseinit e Huseini është prej meje” Ç’është kuptimi i asaj se i Dërguari është prej Huseinit? A është ky Hadithi sherif i vërtetë apo jo? Çfarë shpjegimi japin Sunnitët dhe shiitët për këtë?

Së dyti: A është e vërtetë se martesa e mut’as (e përkohshme) ka qenë e lejuar në kohën e të Dërguarit alejhis-selam? A është e vërtetë se Omer bin Hatabi në kohën e tij e ka ndaluar siç thonë shiitët?

Së treti: A është botëkuptimi i “bedaes” siç është te shiitët dalje nga Feja?

Përgjija:

Hadithi për të cilin pyet nuk është sahih (i vërtetë) dhe nuk ka bazë.

Kurse sa i përket pyetjeve tjera për shiitët çështë ajo që të shtynë që t’i hulumtosh dhe t’i aktualizosh ato? A nuk është mjaft përçarje ajo që tani po përjetojnë muslimanët?

Pyetja:

Jam një djalë i ri fetarë në një shkallë të lartë të korrektësisë edhe për kundër asaj se kam 19 vjet. Jam i dashuruar në një vajzë të krishtere pa dëshirën time dhe zemra ime është e lidhur për te dhe njëkohësisht edhe ajo më shoqëron në po këto emocione. Por, unë kisha frikë t’ja shprehi asaj këtë duke patur drojë që të mos bëj gjynah dhe kështu kam harxhuar shumë kohë në vend që të mësoj. Unë jam i bindur se edhe nëse i foli asaj nuk do të devijoj. Pra, a ka në këtë ndonjë gjynah? Ky nuk është ndonjë problem i madh por, ndikon në jetën time dhe a thua nëse martohem me të do të humbi besueshmërinë që e gëzoj?

Përgjigjja:

Edhe pse martesa me ehli-kitabe është në rregull, unë nuk do të të këshilloja që të martohesh me të dhe atë për shkak të problemeve që shkaktohen në shtëpinë ku ka dy besime të kundërta. Ndër, problemet më me rëndësi është edukimi i fëmijëve.