Pyetja:
Si është dispozita e shitblerjes me bursat botërore të arit?
Dhe cilat janë referencat dhe burimet prej të cilave unë mund të kem dobi rreth dispozitave të tregëtimit me arë në dritën e realitetit që jetojm sot dhe duke marrë parasysh atë se ari ka ardhur me një gjendje ku nuk është monedhë në këtë kohë?
 
Përgjigjja:
Tregëtimi-transaksioni me bursat botërore sot është një lloj prej llojeve të bixhozit. Kurse bixhozi është i ndaluar me tekst Kur’anor. Kush është ai që ka thënë se: “ari sot më nuk është monedhë”. Ari është monedhë deri Ditën e Kijametit dhe ai është baza e vlerave madje edhe vetë esenca e tyre. 
 
Pyetja:
Si është dispozita e atij që posedon dhe udhëheq një kompani amerikane për sigurim me të gjitha llojet duke patur parasysh se pronari thotë se: dijetarët muslimanë në Amerikë kanë sjellur një fetva se formimi i një kompanie të tillë është i ligjshëm duke marrë parasysh se sigurimi i disa gjërave në Amerikë është i domosdoshëm (si sigurimi i veturës)?
 
Përgjigjja:
Sigurimi i detyrueshëm është tatim të cilit i nënshtrohet çdo qytetar dhe ai atë e dëshiron apo nuk e dëshiron. Njeriu nuk mban gjynah për gjërat që detyrohet me dhunë. Kurse sigurimi i vullnetshëm është bixhoz dhe është haram të ndërmerët nga të dyja palët. 
 
Pyetja:
A më lejohet të martohem duke marrë parasysh se unë kujdesem për furnizimin e familjes sime (prindit dhe motrave)? Kam frikë se si të martohem nuk do të kem mundësi të koordinoj midis dy familjeve. Unë kam 32 vjet dhe kam drojë që të mos bëj haram pasiqë mashtrimet janë të përhapura kurse unë nuk dëshiroj tjetër vetëm se atë që më lejohet. Kam dhembje kur i shoh shokët e mi se kanë fëmijë të vegjël dhe i xhelozoj ata. Ndërkaq, unë jam nëpunës kurse rrogën e kam të ulët dhe frikohem se sikur të martohem të pendohem për një hap të tillë?
 
Përgjigjjja:
Pasiqë ti frikohesh që të mos bësh haram atëherë ti duhet ta ruash veten dhe të martohesh. Ndërsa, All-llahu Fuqiplotë thotë për ata sikur ty thotë: “ …, nëse janë të varfër. All-llahu do t’i pasurojë nga mirësia e Tij, …” (En-Nur, 32) 
 
Pyetja:
Gjatë një udhëtimit tim, u ballafaqova me një qëndrim që nuk dija çfar statusi ka feja e ajo ishte një ofertë për të blerë një robreshë nga zotriu i saj e të tillët ishin jo musliman dhe me pëlqimin e saj dhe me nënshkrimin e dëshmitarëve. A është e lejuar një gjë e tillë? A lejohet të blesh dhe pastaj ta lirosh për hirë të All-llahut ose t’ja dhurosh dikujt apo ta shesish?
 
Përgjigjja:
Që nga koha e Halifit osmanli, Muhamed Fatihut më nuk ka robërim të ligjshëm. Robërimin për të cilët tani dëgjojmë në disa vende është prej llojit të grabitjes dhe krimit që është haram (të ndaluar)
 
Pyetja:
Një here në javë organizojm tubime për femrat në xhaminë e lagjes kështuqë atë vend e shfrytëzojmë edhe për namaz dhe për shkollë. Pra, si është dispozita e qëndrimit aty për vajzat që janë me menstruacione. A lejohet një gjë e tillë?
 
Përgjigjja:
Vendet ku falet namazi e të cilat quhen musala (faltore) ose mesxhide në vendet Evropiane (kjo është më tepër në perëndim, vër e përkth) nuk e kanë dispozitën e xhamisë përveç nëse pronari i saj nëse e lë për vakuf. Ndërkaq vendet që merren me qira apo që adoptohen për namaz përkohësisht ato nuk marrin dispozitën e xhamisë që do të thotë se në këto vende i lejohet asaj që është me menstruacione apo xhunubit të qëndrojë aty.
 
Pyetja:
Jam jashta Sirisë qe pesë vite me radhë ku kisha zemër të pastër dhe prezentoja në mësimet që mbahen nëpër xhamitë. Por, pasi arrita në Kanada vullnetarisht fillova t’i mësoj fëmijët në qendrën islame dhe me ndihmën e All-llahut të bëj ndryshim në gjendjen dhe të menduarit e fëmijëve për të dashur All-llahun dhe për të kërkuar kënaqësinë e Tij. Por, nga ana tjetër, unë kam vërejtur se kam mbetur pas në nafilet (gjatë natës), leximin e Kur’anit për të cilin unë i urdhëroj fëmijët ta bëjnë një gjë të tillë dhe virdeve (lutjeve të rregullta). Kështu unë kam filluar të ndjehem se zemra ime nuk është e pastër sepse ajo më thotë se kur ata do të ndjekin këshillën time edhe unë do të kemë shpërblime sa ata dhe kam frikë të mos jem sikur për ata që All-llahu Fuqiplotë thotë: “a po i këshilloni të tjerët kurse veten tuaj e harroni …” Njëkohësisht, ndjej sikur besimin nuk e kam të fortë sepse njerëzit janë të kënaqur me punën e jashtme timen dhe kam parandjenja se unë kam ra në syefaqësi (rija). Shpresoj këshillën tuaj!
 
Përgjigjja:
Kjo që ty të vjen ndër mend është vesvese (cytje e shejtanit) dhe fjalë e tepruar që nuk ka të bëjë me Fenë. Vazhdo punën tënde në mësimin e fëmijëve dhe ki kujdes që t’u përmbahesh virdeve aq sa ke mundësi ngase All-llahu nuk ngarkon njeriun përtej mundësive. 
 
Pyetja:
Dëshiroj t’ju pyes për një lojë që quhet “Evixha” dhe nuk e di a keni dëgjuar për këtë. Kjo është një lojë që përbëhet nga një plakë e drunit në të cilën janë të shkruara shkronjat e alfabetit: (A, B, C …) në formë të një rrethi ku në atë rreth i vëndojm gishtat, parashtrojm pyetje dhe pastaj lëviz ai rreth që të tregojë (të ndalet) te shkronjat që përbëhet përgjigjja. A është kjo lojë haram (e ndaluar)? Dhe a ka mundësi që këtë lojë ta luajmë vetëm për kënaqësi?
 
Përgjigjja:
Çdo lojë që nuk ka qëllim edukativ ose arsimor dhe është e ngritur në vetëm humbje kohe dhe pritjes së fatit e rastit shumica e dijetarëve kanë dhënë fetva se shtë haram (e ndaluar). Ua kujtoj se koha të cilën e posedon njeriu gjatë jetës është kapitali më i rëndësishëm me të cilën All-llahu e ka pajisur njeriun.
 
Pyetja:
1. Cili është libri më i preferuar dhe më përfshirës në temën e fraksioneve dhe doktrinave ideore, të vjetrave e të rejave dhe kritika e tyre sipas mendimit tuaj?
2. Nëse njeriut në fëmijëri i ndodh diçka që e bën të dale Fesë a konsiderohet murted (felëshues)?
3. Si është dispozita e atij që dyshon në zemrën e tij a është besimtarë apo jobesimtarë. Ky person a bën kufër (dalje nga Feja)?
4. A ka dijetarë që thonë se gjaku i ngelur në mish, koc apo në dhjam të kafshës, pasiqë ajo të therrët është i pastër?
5. Nëse ndytet rroba e ngjyer a ndytet edhe boja (lënda ngjyruese) sepse në të shumtën e rasteve kur lahen rrobat e ngjyera dhe shtrydhen del uji i ngjyrosur me ngjyrën e bojës? 


 
Përgjigjja:
1.Nuk më kujtohet që një libër të përfshijë gjithë ato.
2. Nuk bëhet felëshues (murted) me një gjë të tillë.
3. Nuk bën kufër.
4. Po. Gjaku i tillë është i toleruar dhe nuk duhet të lahet.
5. Nuk ndytet boja (lënda ngjyruese).
 
Pyetja:
Ne në perendim e kemi shum vështirë të gjejm punë që është hallall gati edhe është e pamundur të gjejmë. Pra, punësimi në restorante që ofron mish të derrit dhe alkoole a është haram? Sidomos unë pasiqë lajë vetëm enët dhe nuk servoj. Poashtu, si është dispozita e sheriatit për atë njeri që punon në një duqan ku shitet duhani duke potencuar se unë pronarin e duqanit e kam këshilluar që të mos shet por, ai refuzon një gjë të tillë. Si është dispozita e atij që punon si taksist ku aty hypin gra të shpaluara dhe njerëz të dehur ose kërkojn që t’i dërgosh në vendet ku pihet alkool duke patur parasysh se ata janë jobesimtarë?
 
Përgjigjja:
Të merresh me një punë që është e ndaluar si servimi i alkoolit apo i mishit të derrit është haram. Por, puna që nuk është haram edhe nëse bëhet në një vend ku bëhet harami nuk është haram (e ndaluar). 
Pyetja:
1. All-llahu Fuqiplotë në ajetin (En-Nisa’, 24) thotë: “ …E për ate që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. …”. Pra, ky ajet kur’anorë a kë të bëjë me martesën “mut’ah” siç është te vëllzrit shiit apo ka ndonjë spjegim tjetër. Shpresojm nga ekselenca e juaj që të na qartësoni këtë?
2. A është hadith i vërtetë apo i shpifur: “Do të ndahet ky umet në shtatëdhjet e tre grupacione. Të gjitha ato do të jenë në xhehennem përveç njërës”?
3. Cilin medh’heb kan ndjekur muslimanët para se të formohen katër shkollat juridike islame?
 
Përgjigjja:
1. Ky ajet flet për martesën bashkëshortore të ligjshme. Kurse me fjalën “jepnu shpërblimin e tyre” është për qëllim “mehri” siç është kjo e ditur. Pra, ajeti nuk ka të bëjë me martesën “mut’ah”.
2. Po. Është hadith sahih (i vërtetë). Kurse qëllimi i fjalës “ummeh” është ummeti i thirrjes e jo ummeti i përgjigjes.
3. Katër shkollat juridike janë të nxjerrura nga Kur’ani dhe Sunneti. Ndërkaq, sahabet (shokët e Pejgamberit) para këtyre shkollave juridike gjithashtu janë bazuar (i kanë nxjerur dispozitat) në Kur’an dhe Sunnet.