Pyetja:
Jam një tunisiane ku sot ndalohem nga veshja e hixhabit madje, arriti puna saqë ma kanë shpaluar edhe kokën dhunshëm gjë që ndjej se jam e nënçmuar duke mbrojtur veten dhe duke respektuar Zotin tim. Njëkohësisht më kanë larguar nga puna si mësuese nëse nuk e heq hixhabin. Ç’të bëj? A ta heq hixhabin që të më mundësohet të punoj?
 
Përgjigjja:
Ti dhe të tjerët sikur ti nga muslimanët dhe muslimanet duhet të qëndroni ballë kësaj barbarizme nga e cila neveritet qytetërimi i shekullit 20 (tani 21) i cili thërret në lirinë e mendimit dhe veprimit që nuk i dëmtojnë të tjerët. Dorëzimi dhe nënshtrimi ndaj kësaj barbarizme që kundërshtohet edhe me normat më minimale të qytetërimit është një problem që duhet ta mbajë përgjegjësinë e zgjidhjes së saj populli tunisian.
 
Pyetja:
Me të madhe flitet në shoqëritë tona nëpërmjet mjeteve informative dhe nga disa të lajthitur se aksionet që i dërmarrin vëllezërit tanë në Palestinë janë veprim vetëvrasës dhe jo rënie si shehidë (martirizim). Normalisht është se ne e dijmë qëndrimin tuaj ndaj këtyre aksioneve por, a ka mundësi të na tregosh në ç’ka mbështetet fetvaja e juaj se ai që ndërmerr një aksion të tillë është veprim me të cilin bie shehid (a ka ndonjë argument nga Kur’ani dhe Sunneti i respektuar). Shpresoj të na përgjigjeni që të jemi mirë të informuar?
 
  Përgjigjja:
Pyetja yte se në çfarë argumenti jam mbështetur duhet t’ju parashtrohet atyre që pretendojnë se ata që ndërmarrin aksione të tilla janë vetëvrasës e jo t’u drejtohet atyre që e mohojnë se ata janë vetëvrasës.
Eshtë e njohur për të gjithë se ai që e ndërmerr një aksion të tillë nuk e emërton veten vetëvrasës e as që i shkon ndër mend ky qëllim sepse sikur ai të kishte këtë qëllim atëherë ai do të bënte vetvrasje në shtëpi, brenda katër mureve siç bëjnë vetëvrasësit. Pra, ai që ua ngjet atyre këtë akuzë përkundër qëllimit të tyre ai duhet të ofrojë argumentin ku ai e mbështet për t’ja ngjitur atij këtë akuzë përkundër atij që akuzohet.
Edhe njeriu më i marrë e ka të njohur se ai që merr një aksion të tillë me këtë ka për qëllim të zhduk armikun dhe ata që kanë grabitur të drejtat. Ai kur e ndërmer një aksion të tillë ka për qëllim t’ja bëjë kurban shpirtin e vet All-llahut Fuqiplotë në këtë rrugë. Pra, a mund që përkundër gjithë kësaj veprimi i tij të quhet e te konsiderohet vetëvrasje. Sikur të jetë ashtu atëherë sa shumë vetëvrasës paska pasur nga vet shokët e Pejgamberit dhe ndjekësit e tij.
 
 
Pyetja:
1. Ç’far mendimi ka doktori për mrrekullinë numerike në Kur’anin Kerim?
2. Përse doktori në përgjithësi thotë: (All-llahu qoft i kënaqur me të) pasiqë përmend Muaviun, birin e Sufjanit. A nuk ka bërë ai disa gabime siç theksohet në histori, a nuk e ka sulmuar Ehli Bejtin (familjen e Pejgamberit)?
 
 
Përgjigjja:
1. Qëllimi i ngalljes së asaj që e emërtojnë “mrekullia numerike” nga disa njerëz është që t’i largojnë muslimanët nga angazhimi i brendisë e tematikës së Kur’anit dhe dedikimit të All-llahut ndaj njerëzve e të merren me numërimin e fjalëve, shkronjave dhe të bëjnë llogaritjen e tyre. Një gjë e tillë është ndër gjërat më të rendësishme dhe më të kapshme e të efektshme për mendjen dhe epshin për t’i larguar nga Kurani dhe ndikimi i tij.
 2. Them All-llahu qoftë i kënaqur me të sepse ai është një nga sahabet e të Dërguarit të All-llahut. Për të qenë nga sahabet nuk është kusht që sahabiu të jetë i pagabueshëm dhe të mos ketë gjynah.
 
Pyetja:
Jam mjek 36 vjeç e jetoj jashta vendit më tepër se 18 vjet. Jam martuar me një të huaj e cila nuk ka pranuar Islamin kështuqë kam një vajzë 7 vjeçare nga kjo grua për të cilën u dakorduam se të jetë muslimane. Por, më vonë kuptova se gruaja ime tenton që ta bëjë të krishtere kështuqë e humba besimin që e kisha ndaj saj. Sikur të mos e kisha vajzën unë atë do ta shkurorizoja. Unë i kryej obligimet e mia fetare si dhe mundohem që vajzën time ta edukoj në frymën islame. Por gruaja ime më rrethon nga të gjitha anët sa që puna ime nuk e kalon as 10%-shin. Dëshiroj të kthehem në vendin tim islam por, gruaja kundërshton. Ndonjëherë mendoj t’i lë por, i frikohem All-llahut. Pyetja ime është: a do të ishte kompensimi i gabimit tim që unë të rijë në perëndim me gruan që ndjehem i ngushtuar vetëm e vetëm që ta edukoj vajzën time? Edhe pse rezultati është nën ndikimin e kushteve dhe rrethanave që do të thotë se edhe ajo do të jetë si çdo femër e huaj dhe fati im është shkurorëzimi kur të rritet vajza. Pra, a t’i humbi disa vite të jetës sime si një lloj kompensimi për gabimin që e kam bërë? Ndjehem shumë i shqetësuar në kurbet. Si do që të jetë All-llahu ma faltë!!!
 
Përgjigjja:
Ti më pyet për zgjidhjen e një problemi që t’i e ke shkaktuar vetë dhe e ke ngarkuar veten me të. Edhe unë jam njeri nuk kam mundësi të ndryshoj diçka. Atë që kam mundësi është që të të them: Ti duhet të mundohesh (në ndonjë far mënyre) që të kthehesh në vendin tend bashkë me vajzën tënde duke u munduar që ta bindish atë me metoda emocionale të ndryshme për ta sjellur atë në vendin tënd islam duke e lënë nënën e saj atje.
  
 
Pyetja:
Është i njohur tek ne hadithi i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhivesel-lem ku thotë: “Ari me arin, argjendi me argjendin, gruri me grurin, elbi me elbin, hurma me hurmën, krypa me krypën, një me një, masë për mase, dorë më dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje atëherë shitni si të doni nëse është dorë më dorë (kesh)”. Vëllau im punon argjentarë në tregun e arit. Ne kemi drojë që të mos punojmë me haram dhe mundohemi që të punojmë me hallall në këtë tregëti e cila gjendet më shum në dorën e të krishterëve. Shumë myshteri bëjn ndërrimin e arit të vjetër, të copëruar apo të përdorur me copa të reja kështuqë nëse pesha është e barabartë ne atëherë kërkojmë edhe të shtojë edhe një shumë parashë për vlerën e ndreqjes së arit të vjetër dhe kjo bëhet dorë në dorë. Por, nëse pesha nuk është e barabartë atëherë heqim, minusojmë peshën e arit dhe e marim edhe dallimin e çmimit të peshës duke ia shtuar edhe vlerën e ndreqjes (punës së dorës) poashtu edhe kjo bëhet dorë në dorë. A është e vërtetë se gjithë ari është njëlloj dhe nuk ka rëndësi karati. Nëse është kështu atëherë ç’far kuptimi ka fjala e Pejgamberit të Allahut ku thotë: “Nëse ndryshojnë këto lloje atëherë shitni si të doni nëse është dorë më dorë (kesh)”. Njashtu a na lejohet neve të marrim atë shumë, shtojcë që ishte për dallimin e kualitetit sidomos pasiqë ari i vjetër nuk do të shitet vetëm se pasi përsëri të ndreqet?
 
Përgjigjja:
Më e sigurtë për fenë tënde është që arin e vjetër e të copëzuar ta blesh me para dhe pastaj ta shesish atë pasiqë e rregullon përpunon me para tjera. Kjo është sipas asaj që kërkohet nga hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Ndërkaq, ndryshimi i arit në kualitet dhe në dobësi nuk e bën atë të jetë dy lloje (të jetë tjetër lloj) apo dy varitete të ndryshme. Pra, edhe ai ari që është kualitet edhe ai i dobëti i takojnë të njejtit lloj. 
 
Pyetja:
Jam këmbyes parashë dhe për komision marr karshi asaj që ua këmbej paratë, çekat dhe kartat e sigurimit një sasi prej 5% dhe atë për çdo shërbim. Këtë e bëj ngase ne bartim për sipër shpenzimin e pagesën për një gjë të tillë dhe paguajmë shuma të mëdha për të realizuar një punë të tillë. Pra, si është dispozita e kësaj pune dhe si është dispozita e puntorëve që punojnë aty?
 
Përgjigjja:
Sa i përket këmbimit të parave, këmbimi me paratë tjera duhet të bëhet sipas çmimit që e cakton tregu i ofertës dhe i kërkesës së atyre dy valutave dhe atë me kusht që të bëhet dorë në dorë (kesh).
Kurse sa i përket mbledhjes së çeqeve, kartë-kredive, fletë-kredive të cilat kërkojnë shpenzime të cilat i merr për sipër (i bartë) ai që kryen këto shërbime atëherë ai ka të drejtë të merr pagesë për shërbimin dhe shpenzimet që i bën njëlloj sikur që i takon kompanisë e cila kryen dhe bën dërgimin e shumave të parave pronarëve të tyre (kambialet, çeqet, faturat e këmbimeve).
 
Pyetja:
A lejohet punësimi në ambasadat e huaja apo në kompanitë e huaja të cilat veprojn në vendin tonë duke marrë parasysh burimet e të hyrave të tyre si dhe domosdoshmëria që të ulemi me ta ngase një gjë të tillë e kërkon puna?
 
Përgjigjja:
Nuk ka gjë të jesh i punësuar në ambasadat e huaja përderisa një gjë e tillë nuk të shkakton ndonjë veprim që është haram.
 
Pyetja:
Kam lexuar nga disa sufinjë një spjegim të fjalës së All-llahut Fuqiplotë “Dhe nga gjynahet largohuni si nga ato që janë haptazi njashtu edhe nga ato që janë të brendshme (të fshehura) …” (El-Enam, 120), se me gjynahet e brendshme është për qëllim që të anosh dhe të mbështetesh në kënaqësinë e ahiretit (botës tjetër) siç përcillet nga Rabiatu El- Adevijeh ku thotë (Nuk të adhuroj nga frika e zjarrit Tënd). Si mendoni ju? A është kjo fjalë në rregull sikur një fjalë e tillë të jetë e sigurtë se e ka thënë Rabiatu el-Adevijeh përkundër gjithë atyre teksteve që flasin për hollësitë e xhennetit dhe xhehennemit?
 
Përgjigjja:
Një gjë të tillë nuk e ka thënë as Rabiatu el-Adevijeh e as dikush tjetër nga dijetarët e muslimanëve se qëllimi i fjalës së All-llahut “ … nga ato që janë të brendshme …” Ai që të ka thënë një gjë të tillë shpif ndaj muslimanëve. Të gjithë komentatorët e Kur’anit janë të një mendimi se nga fjala “ … nga ato që janë të brendshme …” janë për qëllim sëmundjet shpirtërore si kryenaltësia, urrejtja, zilia dhe të dhënurit pa kufi pas dunjasë.
Ndërkaq, Rabija vazhdimisht e ka lutur All-llahun për xhennetin por, ajo xhennetin e ka lypur si një mirësi, dhunti dhe nderim nga All-llahu e jo karshi adhurimit dhe respektit të saj ndaj Tij.
Kështu na ka mësuar edhe i Dërguari i All-llahut kur thotë në një hadith të vërtetë: “Askend nuk do ta fut në xhenet vepra e tij. Ata i thanë as ty o i Dërguari i All-llahut? Ai tha: po as mua përveç nëse All-llahu më kaplon me mëshirën e Tij.”
 
Pyetja:
Si është dispozita e përgaditjes të një libri nga disa referenca e burime duke i përkthyer ato dhe pastaj shitur? Jam inxhinier i informatikës. Bëj përgatitjen e disa librave të cilat shpjegojnë programet e kompjuterit. Disa libra të tilla i përgatis nga njohuritë e mia rreth programeve e disa të tjera i përgatis duke bërë përkthimin e disa librave që përmbajnë spjegimin e këtyre programeve kështuqë bëj përkthimin e tyre nga anglishtja në arabisht. Kështuqë një libër mund ta përgatis nga disa burime dhe duke u shërbyer me fajlot ndihmëse të cilat gjenden bashkë me programet të cilat poashtu dhe në fund bëhet kompletimi i librit dhe pastaj shitet në panaire dhe nëpër librari të ndryshme dhe kuptohet për këtë marr pagesë të caktuar. Pra, a është një gjë e tillë haram (e ndaluar)? Kjo pasuri a është haram? Po u potencoj se këto pjesë apo libra gjenden në internet gratis dhe ju mundësohen të gjithëve por, ato janë në gjuhën angleze. Pra, atë që unë e bëj është përkthimi i këtyre librave apo pjesëve dhe pastaj bëj kompletimin e librave, i botoj dhe i shes.
 
Përgjigjja:
Këtë punë që ti e bën dhe me këto kufi e kushte që i tregon nuk ka ndonjë pengesë që të mos marrish rezultatin e kontributit tënd por, në këtë mënyrë siç e tregon, sepse në një gjë të tillë nuk ka ndonjë shkelje ndaj të drejtës së dikujt. ‏
 
Pyetja:
Si është përdorimi i ushqimit që përmban përbërjet e vanilës? E cila si zakonisht futet në alkool për ta ruajtur atë. Ky alkool ndonjëherë thahet (që në të shumtën krejtësisht hiqet) dhe pastaj përdoret në prodhimet e thata si aromë. Ndërsa, në përbërjet e lagura dhe të lëngëshmet aroma përdoret pa u tharë kremi i akullores dhe qumshtet me aromë?
 
Përgjigjja:
Nëse lëngu i cili mban alkool i nënshtrohet temperaturës së lartë që arrinë deri në vlim atëherë cilësia e ndytësirës largohet sipas një grupi të madh të fukahave. Pra, atëherë nuk ka problem të përdoret ajo qoftë çka qoftë. Por, nëse përzihet me alkool dhe ofrohet për ushqim ashtu siç është atëherë ajo është e ndytur (haram). 
 
Pyetja:
Sa janë të lejuara transaksionet e profitit botëror të cilat i bëjn bankat islame duke autorizuar një bankë të huaj e cila bën blerjen dhe shitjen për të, kurse banka islame nuk di për këtë shitblerje jashta letrave të cilat i arrijnë nëpërmjet faksit d.m.th. as nuk bën pranimin e as që i sheh?
 
Përgjigjja:
Kontrata e fitimit është kontratë valide me kushtet e njohura të saj. Marrëveshja që bëhet midis bankave islame dhe ndonjë ane tjetër sipas kërkesave të kësaj kontrate valide është në rregull dhe ajo se një gjë e tillë bëhet nëpërmjet telefonit apo faksit nuk e prish atë kontratë. Njashtu, nëse banka islame autorizon ndonjë organ nuk ka kurfar problemi dhe kontrata ngel valide. Feja e All-llahut në këto gjëra është e lehtë. 
Pyetja:
Në suren El-Maideh ajeti 51 All-llahu Fuqiplotë thotë: “O ju që besuat! Mos zini miq as jehudit as të krishterët. Ata janë miq të njëri- tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.”
 1. Për çfar miqësie bëhet fjalë në këtë dhe në ajetet tjera dhe çfarë do të thotë: “ … ai është prej tyre …” dhe një gjë e tillë a bën të dalë nga Feja? Dhe problemi se nëse udhëheqësit tanë kanë zënë miqësi me ata të këqijtë atëherë si është zgjidhja për të dalë nga kjo?
2. Si është dispozita e gostisë me pasurinë e ndërmarjes sepse ndoshta ortaku im ngushtohet për një gjë të tillë apo turpërohet të më thotë pasiqë unë kam musafirë kurse ai nuk ka?
 
Përgjigjja:
Qëllimi i miqësisë është t’i nënshtrohesh pushtetit (influencës) së tyre. Nëse e sheh se shumica e kryetarëve të muslimanëve janë të nënshtruar pushtetit (influencës, autoritetit) të jo besimtarëve atëherë ti duhet të lutesh për ta që All-llahu t’i udhëzojë e t’i përudhë. Kurse nëse gjen para vetes mundësi për t’i përkujtuar ata për atë gjë që All-llahu ua ka tërhequr vërejtjen atëherë këshilloi ata ngase për një gjë të tillë ke shpërblim të madh.
Sa i përket pyetjes së dytë: kërko leje prej ortakut tënd për gjënë që pyet nëse ai tregon se pajtohet edhe pse ti ke shum musafirë atëherë nuk ka problem.
 
Pyetja:
Kemi një shoqatë bamirëse që burimi i saj është zekati dhe lëmoshat të cilat na i japin. Kështuqë, nga fitimet vjetore të cilat arrijnë në 100 lira (valutë ose e Sirisë ose e Libanit) pasiqë njerëzit ndonjëherë japin shumëfish edhe ma tepër se sa u takon, a lejohet që shoqata të ngrejë ndërtime me qëllim që të fitoj për interesin e të varfërve si ndërtimin e ndonjë ordinance bëmirëse, shtëpi (kompleks) për banim me qira ose të blehet ndonjë tendë që merret me qira për ahengje, etj.?
Pyetja e dytë është rreth shitjes “es-selem” me afat (parapagim) që sipas dijetarëve është e lejuar me kushte por, shumica e njerëzve blejnë apo shesin në bazë të kësaj me dëm (padrejtësi) të madh bie fjala: blen grurin me afat për gjashtë muaj me 105 lira siriane, kurse çmimi te shteti është i caktuar në sezonë me 5. 10 lira të sirisë. Ose e blen barin me 82 l.s. që ta shesë me afat për gjashtë muaj me 105 l.s. Pra, a ka në Islam kufizim të fitimit apo jo?
 
Përgjigjja:
Nuk lejohet shpenzimi i pasurive të zekatit për projekte bamirëse të këtij lloji por, ato duhet t’u pronësohen atyre që e meritojnë të cilët i thekson teksti Kur’anorë.
Sa i përket pyetjes së dytë. Po cila është urtia e sheriatit nga ligjshmëria e shitjes me afat (parapagim)? Urtia nga ligjshmëria e kësaj shitjeje është nevoja e njerëzve për këtë gjë sidomos nevoja e bujqëve. Kjo paraqitet në nevojën e tyre për të fituar para, ende pa mos dalë prodhimi nga toka. Ndërkaq, nevoja e bujkut shitës dhe e tregtarit, myshteriut (blerës) përmbushet kur ai fiton nga dallimi i çmimit. Pra, sikur çmimi i grurit që shitet të jetë i realizuar (kesh) dhe ajo që shitet me afat atëherë çfar nevoje do të kishte të lejohet shitja “es-selem” me afat (me parapagim).
 
Pyetja:
Kam studjuar degën e sheriatit (el-hamdulil-lah). Shumë e dua leximin. Prej librave që më kanë lënë përshtypje janë librat e Muhamed Gazaliut sa që librat e tij kanë zënë një kënd në bibliotekën time ngase tek ai kam pa dëshirë të flaktë dhe largëpamësi për Islamin. Por, duke patur këtë përshtypje për të u befasova ku në disa libra të tij ai i refuzon disa hadithe që janë në Sahih Buhari. Ndërkaq, herën tjetër e kam parë se në librin “ilel ve edvijeh” lavdron Xhemaluddin Avganiun dhe Muhamed Abduhun kështuqë unë tani jam i hutuar dhe i shqetësuar. Çka më këshilloni!! Unë ende nuk kam përfunduar fakultetin e sheriatit. A të vazhdoj të lexoj librat e tia dhe të barti idetë e tij apo më mirë është që t’ju largohem. Kërkoj që ju të më jepni mendimin për shejh Muhamed Gazaliun?
 
Përgjigjja:
Ti ke plotësisht të drejtë për atë se je i lidhur për librat e shejh Gazaliut ngase ai rahmetliu (All-llahu e mëshiroftë) ka patur shpirt diapozitiv dhe emocion të shëndosh islamik, kështu unë mendoj por, All-llahu e di më mirë.
Por, një gjë e tillë nuk patjetërson që ai të jetë i pagabueshëm. Çdo kush ka replikuar dhe i është bërë replikë përveç të dashurit tonë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Largohu prej gabimeve të tija të cilat edhe ashtu i theksove ndërsa shfrytëzo idetë e tija, djegien e tij për Islam dhe çiltërinë e ndjenjave të tia në gjërat tjera të cilat i shkruan dhe në zbërthimin e gjërave që ai bëri në çështjet tjera. 
 
Pyetja:
Jetoj në Japoni ku qendra islame në Tokio ka miratuar se bajrami është të shtunën duke u bazuar në Malezinë. Ne a duhet të ndjekim Saudinë apo Malezinë?
 
Përgjigjja:
Ke mundësi të ndjekish Malezinë pasiqë ti je edhe një banorë i saj kurse Malezia është vend Islamik.
 
Pyetja:
Si është dispozita e sheriatit për atë që dëshiron të mësoj sheriatin në perendim pasiqë ka 6 vite ka mësuar në një shtet arab dhe në shkollë të sheriatit?
 
Përgjigjja:
Dispozita e sheriatit është që ne ta urojmë për atë që ka mësuar 6 vite me radhë në shkollë të sheriatit dhe nëse ai dëshiron të vazhdojë studimet në ndonjë vend tjetër është i mirëseardhur por, me kusht që këtë dituri ta merr nga dijetarë e sinqertë e të specializuar për to.
 
Pyetja:
Si mendoni ju për ata që mendojnë se Esharitët nuk janë prej Ehli sunnetit? Shpresoj përgjigje që ndryshon nga paraqitja e juaj në librat, broshurat dhe ligjëratat tuaja, pasiqë kemi një grupacion të ri të cilët merren dhe përsërisin këto fjalë në mesin e të rinjëve që nuk kanë njohuri të cilët janë ndjekës të dijetarëve të Hixhazit dhe ndjekës të Ibni Tejmijes???
 
Përgjigjja:
Përgjigjet e mia në librat dhe në ligjëratat e mia janë të mjaftueshme dhe të bujshme rreth pyetjes që ti e parashtron. Kurse metoda tjetër që ti e preferon që unë ta përdori gjatë përgjigjeve të mia, unë personalisht atë nuk e preferoj që ta përdori gjatë përgjigjeve të mia sepse edukata islame një gjë të tillë nuk e preferon.
Pyetja:
A lejohet që ata të cilët marrin ndihma sociale të merren me punë tjera (të përkohëshme) pa mos dituar organi i caktuar?
Kurse pyetja e dytë është se: a lejohet që ai që është i ngarkuar me borxh të bëj haxhin nga një pasuri që i arrinë nga shitja e një pasurie të vjetër (por, kjo shumë nuk mbulon borxhin) apo pasuria e haxhit do të konsiderohet haram?
 
Përgjigjja:
Përgjigja e pyetjes së parë varet nga njohja e kushteve në bazë të të cilave ai merr atë ndihmë sociale. Unë nuk kam njohuri për ato kushte.
Kurse sa i përket pyetjes së dytë. Ti nuk obligohesh në këtë rast që të kryesh haxhin. Por, nëse e përmbush huanë dhe të tepron aq sa të mund ta bësh haxhin dhe të lësh harxhimet tjera familjes atëherë e ke për obligim haxhin. Pra, ai që ka hua nuk lejohet të bëj haxhin përderisa nuk kërkon leje nga huadhënësi dhe ai t’ja lejojë një gjë të tillë.
 
Pyetja:
Dëshiroj të shkoj në Amerikë por, dikush më këshilloi që ta ndërroj shtetësinë dhe ta marr shtetësinë greke dhe ta ndërroj Fenë e të bëhem i krishter vetëm që të mundem t’i rregulloj dokumentacionet. A është e ndaluar një gjë e tillë?
 
Përgjigjja:
Ai që t’i thotë këto fjalë ai tallet me mendjen dhe Fenë tënde. Por, ti a ke ra deri në atë shkallë të naivitetit sa që të mund të imponohesh edhe me këtë gjë?
 
Pyetja:
Kam lexuar në rubrikën e fetvave tuaja se Kur’ani nuk është i krijuar. Por, si mendoni për leximin e sinkronizuar në mënyrë që kuptimet e tij të lidhen me kohën? Si dhe çka mendoni për fjalën që i referohet imam Shafiut: “Ç’do gjë që do të ngjajë ndodh doemos në Kur’an ekziston gjykim për të” a nuk është një gjë e tillë shfuqizim i mendjes kurse ne besojmë se Kur’ani ka hapur horizontet e mendjes siç e keni potencuar edhe ju në shumë studime tuaja Kur’anore?
 
Përgjigjja:
Kur’ani është libër që ka zbritur në gjuhën arabe i cili i nënshtrohet (dhe që kuptohet) si çdo libër tjetër në gjuhën arabe, rregullave të kuptimit dhe shpjegimit e komentimit të teksteve. Çdo gjë që kuptohet nga Kur’ani në bazë të këtyre rregullave ajo është e shëndoshë dhe në rregull kurse ajo që kuptohet jashta këtyre rregullave është mashtrim dhe abuzim. Kurse Kur’ani është më i lartë se ajo që të abuzohet apo të luhet me të. Atë fjalë që ia mbështet imam Shafiut ajo nuk ka bazë. Prej ku e ke marrë dhe ku e ke gjetur?