Pyetja:
Në kohën e fundit në disa kanale televizive paraqiten disa thirrës me pamje që nuk jemi mësuar që thirrësit islam t’i shohim ashtu, bie fjala fillon daveti në një teatër ku mbahen koncerte, këngë dhe gjynahe të ndryshme, vend nga ku largohen melaqet dhe ku strehohen shejtanët. Pra, a lejohet që një ditë aty të bëhet da’vet kurse ditën tjetër për këngë e vallëzim. A lejohet të bëhet thirrje (davet) në prezencën e burrave dhe grave në mënyrë të përzier, pa hixhab ose me hixhab jo të ligjshëm. Njashtu, a lejohet që thirrësi të mos i nënshtrohet sunnetit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem e që është mjerkra dhe teshat? Si është qëndrimi i Islamit ndaj kësaj forme të thirrjes (da’vetit) dhe cilat janë kushtet e da’vetit?
 
Përgjigjja:
Ty të paska mahnitur ajo që ndodh si zakonisht në atë teatër dhe qenke pikëlluar për arsye se ai që thërret në Islam është pa mjekër dhe nuk ka çallmë si çallmat që të pëlqejnë? Ndërsa, nuk të ka bërë të lumtur fakti i atyre dhjetrave të cilët i ka udhëzuar All-llahu Fuqiplotë në duart e këtij të riut elegant e të rruar. Ndërkaq, nuk t’i ka lëvizur emocionet pamja dhe mbresat e dhjetrave nga të rejat dhe të rinjtë të cilët i ka kapluar droja ndaj All-llahut në zemrat e tyre sa që sytë e tyre mbushen përplot lotë të impresionuar nga fjalët e tij spontane të cilat dalin nga brendia e zemrës së tij.
Ç’të dëmton ty (o i zoti i devotshmërisë së ftohtë) që All-llahu ta bëjë teatrin mihrab të përkushtimit, adhurimit dhe kthim tek All-llahu dhe shkëndijë e udhëzimit të njerëzve.
Më duket se ti je nga ata që komunikojnë me njerëzit (i trajtojnë) në bazë të dekoreve dhe formave islame duke injoruar esencën dhe të vërtetat e tij dhe sikur ti në këtë kohë ka shumë të tjerë. 
 
Pyetja:
Në librin tënd “el-Xhihad …” ke përcjellur se ka ixhma (konsenzus) se ndalohet që të dilet kundër kryetarit. A nuk kundërshtohet kjo me atë që ka ndodhur me disa selefë (të parët tanë) të drejtë të cilët në fakt kanë dalur kundër kryetarëve të tyre muslimanë bie fjala si: Muaviu i cili doli kundër zotriut tonë Aliut, njashtu edhe Aisheja, Talha dhe Zubejri ku edhe këta dolën kundër zotriut tonë Aliut. Krahas kësaj, ata të cilët dolën kundër Huseinit i cili doli kundër Jezidit i cili poashtu është sundues musliman dhe së fundi Imam Zejdi i cili doli kundër Emevitëve të cilët poashtu janë muslimanë. Nga ana tjetër Imam Ebu Hanifeja ka dhënë fetva për ligjshmërinë e daljes kundër që kjo ishte edhe shkaku i arrestit të tij dhe i vdekjes në burg. Pyetja është: si mund ta komentojmë këtë kontradiktë tek Ehli Sunneti të cilët teoretikisht thonë se ndalohet dalja kundër kryetarit dhe dalja kundër që ka ndodhë praktikisht.
 
Përgjigjja:
Muaviu nuk ka menduar se Aliut i është dhënë betimi i pranimit si Halif njashtu edhe Aliu të njejtin mendim e kishte për Muaviun. Është gënjeshtar ai që thotë se Aisheja, Talha dhe Zubejri kanë dalur kundër zotriut tonë Aliut. Gjithashtu në kohën kur zotriu i jonë Huseini ka dalur kundër Jezidit këtij të fundit nuk i ishte dhënë betimi për kryetar.
Pastaj nga e ke ti këtë lajm të rremë të cilin e përcjell nga Ebu Hanifeja? Kurse sa i përket kosenzusit (ixhmait) për të cilin ti më parashtron pyetje këtë e përcjell Imam Neveviu në librin e komentimit të tij që ia ka bërë Sahih Muslimit. Ndërkaq, për të kuptuar vlefshmërinë e këtij Ixhmait mjafton fakti se këtë e përcjell një dijetar si Imam Neveviu.
 
Pyetja:
Nëse dijetarët në të kaluarën bien ixhma (konsenzus) për ndonjë çështje bie fjala se është haram (e ndaluar), kjo a ua mbyll derën dijetarëve bashkëkohorë që të mos e diskutojnë këtë çështje në fjalë sidomos nëse këtyre u duket se argumentet e dijetarëve të mëparshëm nuk janë të prera? A ka mundësi që ndonjë fakih (jurist) bashkëkohorë të hap derën e diskutimit për çështjen në fjalë duke mos e akuzuar këtë në qëllimet e tija?
 
Përgjigjja:
Ixhmai (konsenzusi) i dijetarëve për ndalimin e diçkahit paraqet gjykim të prerë të Sheriatit e cila nuk lejohet të kundërshtohet me kalimin e kohës. Nëse dëshiron të dishë për këtë gjë atëherë kthehu në librat e Usuli Fik’hut tema “ixhmai” do të gjesh përgjigje më të hollësishme për pyetjen tënde.
 
Pyetja:
Kam lexuar në një përgjigje tuajën ku përmendni se lejohet këmbimi i urimeve me të krishterët për festat e tyre duke mos marrur pjesë në lutjet e tyre. Por, në një kanal kam dëgjuar ku një dijetar ndalonte madje edhe fjalën “për shum vjet…” ose të vëndoj ndonjë zbukurim, të dërgoj ndonjë panoramë e emajl. Kërkoj sqarim për këtë gjë?
 
Përgjigjja:
Nuk ka pengesë që të përshëndeten ithtarët e Librit me rastet e gëzimeve, dëshprimeve dhe festat e tyre si ndonjë rast i gëzimeve të tyre. Por, ajo që ndalohet është që t’i shoqërosh ata në diç nga adhurimet e tyre.
 
Pyetja:
A lejohet martesa me personin që ka bërë zina (amoral) disa herë kur ka qenë në ndonjë shtet të huaj kurse tani thotë se ka bërë teube (është penduar) pasiqë është kthyer dhe i ka përfunduar studimet por, ai edhe nuk falet dhe konsumon alkool (po ua potencoj se shumica e vajzave në shoqërinë tonë vuajnë nga kjo gjë por, ne jemi të detyruara të pranojmë një gjë të tillë pasiqë shumica e të rinjëve janë të tillë)?
 
Përgjigjja:
Lejohet martesa e gruas nga njeriu që më herët ka bërë zina siç lejohet edhe martesa e burrit nga gruaja që në të kaluarën ka bërë zina. All-llahu e pranon teuben (pendimin) e burrit dhe të gruas. Por, unë nuk të preferoj që të martohesh me një njeri që konsumon alkool dhe ndonjëherë nuk falet. Gjasat janë më të mëdha që ti me njeriun e tillë (të fundin) nuk do të jesh e lumtur.
 
Pyetja:
Kam mësuar në temën e “këmbimit” se këmbimi i parave duhet të bëhet dorë në dorë. Por, si është zgjidhja e tregtarit musliman kur ia jep bankës që ajo t’ia dërgoj në një vend tjetër pas disa ditëve? A e konsiderojmë këtë lënie të parave aty prej domosdoshmërive (nevojë ekstreme) nëse shuma nuk është më tepër se sa ka nevojë. Pyetja e dytë është se: si është mendimi i juaj që njeriu të udhëtojë në Evropë apo në Amerikë në këtë situatë për të vazhduar specializimin?
 
Përgjigjja:
Të hollat me mondat (dërgimi i parave) nuk ka pengesë të përdoren qoftë nëpërmjet bankës ose me diç tjetër me kusht që ajo vlerë të mos angazhohet në fajde (kamatë).
Nuk ka ndonjë pengesë të udhëtohet në tokën e gjërë të All-llahut për çdo projekt me kusht që një gjë e tillë të mos e shtyjë atë të bëjë ndonjë gjë të ndaluar me Fe.
 
Pyetja:
Prej kushteve më të rëndësishme të kurbanit është mosha. Pra, viçi duhet t’i ketë dy vjetë, delja 6 muaj. Por, në kohën tonë në saje të zhvillimit në lëminë e kultivimit të kafshëve është bërë e mundur që të trashen më shpejtë kështuqë na është ngatëruar puna e viteve ngase tani te ne mund të gjesh viça që nuk i ka mbushur 2 vjet apo dele që nuk i ka 6 muaj por, peshën e ka të madhe sikur të jetë në ato vite. Pra, pyetja është se: a lejohet që në këto raste të mbështetemi në peshë në vend të moshës?
 
Përgjigjja:
Nuk besoj se mjetet bashkëkohore që kanë të bëjnë me aktivizimin e hormonave nëpërmjet ushqimeve bashkohore të jenë arsye që ne të mos i përmbahemi moshës kur është në pyetje kurbani. 
Dispozita e Sheriatit nuk ndërron për këtë shkak i cili në vete mban edhe dëme të njohura.
 
Pyetja:
Kam dëshirë të pyes për fondin social, fond i cili formohet nga anëtarë të caktuar të cilët në këtë fond pjesmarjen e kanë me një aksion apo me më tepër (ta zëmë se vlera e aksionit është 1000 lira të Sirisë) kështuqë kur dikush nga antarët apo nga të tjerët që nuk janë anëtarë në këtë fond, të blejnë ndonjë mall konsumues të caktuar (si frigorifer, lavatriçe që bie fjala kushton 50000 lira siriane) atij i jepet një shumë e tillë për ta blerë atë por, me kusht që t’i kthejë ato me këste në atë fond por, me shtesë të caktuar (bie fjala 5%) dhe kjo shtesë e fituar u ndahet vetëm anëtarëve. Pra, si është dispozita e këtij fondi, e antarëve dhe e personit që huazon nga ky fond?
 
Përgjigjjja:
M’u kjo është kamatë e cila është haram dhe assesi nuk lejohet.
 
Pyetja:
Kërkoj sqarim rreth asaj se a lejohet të shitet (këmbehet) ari me para (banknota) pasiqë këtu te ne ka dilema rreth kësaj çështje. Shpresoj që ju të na jepni fetva për atë se a lejohet të shitet ari në këmbim me banknotat (derhemin e Emirateve) me pritje dhe a lejohet të shitet ari në këmbim me banknotat (derhemin e Emirateve) në dy apo më shumë këste?
 
Përgjigjja:
Nuk lejohet përveçse dorë-në dorë (me para të gatshme) për arsye se edhe banknotat sot kanë dispozitën (zënë vendin) e arit dhe të argjendit si dhe edhe për to ka zekat. Ndërkaq, këmbimi i arit me ar patjetër duhet të bëhet në moment dhe nuk lejohet me afat. Por, mënyra e ligjshme është që ti shokut t’i lypish para hua (si shembull derhema) dhe kur ia kthen ato t’i kërkosh që në vend të tyre dhe në vlerë të tyre të të jep ar. Pasiqë është mirë e njohur se shitja është diçka kurse huaja është diç tjetër.
 
Pyeja:
Keni thënë se nuk duhet ta adhurojmë All-llahun për të arritur xhenetin apo nga frika e xhenemit por, adhurimin duhet ta bëjmë pse Ai është All-llah. Kërkojmë më shum sqarim!
 
Përgjigjja:
Nëse e zëmë se All-llahu nuk e nderon adhuruesin me xhennet dhe gjynahqarin nuk e dënon me zjarr dhe një gjë e tillë ty të shtyn që të mos e adhurosh Atë dhe të bësh gjynahe në këtë rast ti je një rob i keq sepse ti adhuron xhennetin e Tij dhe nuk e adhuron Dhatin (Qenien) e Tij (All-llahut). Por, nëse ti edhe përkundër këtij supozimi (edhe pse All-llahu nuk të shpërblen me xhennet … ) e adhuron All-llahun dhe i ke droje mosrespektimit të Tij atëherë ti e adhuron Dhatin (Qenien) e Madhërishëm të Tij dhe kjo është ajo që kërkohet.
Gjithë kjo është kështu edhe pse pamëdyshje të gjithë ne e lusim Atë që të na shpërblejë me xhennetin e Tij dhe kërkojmë mbështetjen e Tij që të na largojë nga dënimi i zjarrit të Tij.
 
Pyetja:
Dëshiroj të pyes se a është e ligjshme (lejuar) mbjellja e mjekrës e cila është pa qime. A konsiderohet një gjë e tillë ndryshim i krijimit të All-llahut apo konsiderohet rregullim pasiqë normalja është që ajo të rritet? Shpresojmë që të na jepni për këtë gjë fetva pasiqë kjo më shkakton mundim mes shokëve e sidomos pasiqë mësova se nuk lejohet të puthet gjatë përshëndetjes njeriu që nuk ka qime (që është gollomesh) apo edhe vet shikimi nëse një gjë e tillë shkakton fitne tek burrat?
 
Përgjigjja:
Nëse me mbjelljen e mjekrrës ke për qëllim mbirjen e saj me medikamente për të cilat flasin mjekët, një gjë e tillë nuk ka ndonjë problem. Por, nëse ke për qëllim diçka tjetër si ngjitja e qimeve në vendin ku dalin qimet e mjekrës dhe rreth fytyrës një gjë e tillë është haram (e ndaluar) dhe tallje me krijimin e fytyrës.
 
Pyetja:
Si është dispozita e Islamit në shitjen e prodhimeve (elektronike) bankave kamatore duke ditur se pronari i atyre prodhimeve nuk merret me kamatë. Si është dispozita e Sheriatit për atë që quhet letërkredi e që është një lloj i veprimit financiar me afat?
 
Përgjigjja:
Nuk ka ndonjë pengesë në shitjen e këtyre prodhimeve bankave që veprojnë me kamatë për nga aspekti i hallallit dhe haramit. Kurse sa i përket letërkredisë ajo lejohet në rastet e domosdoshme për procedurat e importit.
 
Pyetja:
Si është dispozita e martesës me ehli kitab (ithtarët e librit)?
 
Përgjigjja:
Një martesë e tillë është valide por, çdo martesë që është valide nuk është edhe martesë e bekuar ngase martesa mund të jetë valide por, për nga aspekti i lejimit dhe ndalimit është e ndaluar.
 
Pyetja:
A ka ndonjë pengesë sipas Sheriatit që fëmiut t’i jepet një orar ku përfshihen edhe adhurime javore dhe pastaj edukatori të ndaj dhurata për fëmiun me qëllim stimulimi apo mos duhet të frikohemi që fëmiu t’i kryej adhurimet për dhurata ose për ta kënaqur edukarorin dhe kështu të mos e arrijmë qëllimin për të cilin i ndajmë ato dhurata?
 
Përgjigjja:
Nuk ka ndonjë pengesë që fëmiu të stimulohet në këtë mënyrë që t’i kryejë ibadetet dhe t’ju përmbahet vlerave të larta të moralit.
 
Pyetja:
Si është dispozita e tokjes së gjinisë tjetër sidomos në shoqëritë e përziera ku refuzimi i tokjes (dhënjes së dorës) konsiderohet nënçmim. Në Amerikë janë mësuar dhe është traditë që të token pa marrë parasysh gjininë.
 
Përgjigjja:
Asnjëherë dora e të Dërguarit të All-llahut nuk ka prekur dorën e ndonjë gruaje të huaj. Andaj, dijetarët kanë miratuar se tokja e mashkullit (dhënja e dorës) gruas së huaj është haram (e ndaluar).
Por, lejohet në raste të detyrimit (shtërngimit). Unë besoj se nuk është detyrim ajo që njerëzit në Amerikë mos dhënjen e dorës e quajnë nënçmim. 
 
Pyetja:
Disa njerëz këtu në Indonezi dëshirojnë të praktikojnë ligjin islam. Si mendoni ju?
 
Përgjigjja:
A thua mund të ketë muslimanë që nuk është dakord në atë se duhet të zbatohet praktikohet Sheriati islam aq sa ka mundësi?!
 
Pyetja:
Kam parashtruar pyetje qendrës islame në Japoni për “aksionet, kufizimet dhe letërkreditë”. Pyetja ime është: a kam të drejtë të veproj me aksionet siç ata ma dhanë përgjigjen se mundet të veprohet me aksionet?
 
Përgjigjja:
Nëse aksionet janë në kuptim të kapitalit si shembull të ndërmarjes atëherë veprimi me to lejohet, lejohet shitja dhe blerja e tyre dhe duhet të jepet zekat për to.
Kurse aksionet të cilat në tregun e bursës shëndrohen në plaçkë që çmimi i tyre i nënshtrohet manipulimit të zbritjes dhe lartësimit të çmimit dhe veprimi e tregëtimi me to nuk lejohet dhe një gjë e tillë është në kuptimin e lojës së komarit dhe bixhozit. 
 
 
Pyetja:
1. Siç e keni të ditur se Ejub El-Ensariu është i varrosur në Stamboll dhe duke marë parasysh se varri i tij merret për bereqet unë jam lutur te varri i tij. A është një gjë e tillë bid’at?
2. A është bid’at leximi i dhikreve pejgamberike pas pesë kohëve?
3. A është poashtu bid’at leximi i dhikreve në kohë të rregullta dhe të caktuara?
 
Përgjigja:
1.Të lutesh te njerëzit e devotshëm qofshin të gjallë apo të vdekur ka shpresë për t’u pranuar lutja. Ndërkaq, Ebu Ejub El-Ensariu është prej të dalluarve nga njerëzit e mirë.
 2. Leximi i dhikreve të transmetuara që bëhen pas namazeve janë sunnet. Pra, si mund të jetë bid’at sunneti i Pejgamberit?!
3. Leximi i dhikreve në kohë të rregullt (caktuar) hynë në kuptimin e fjalës së All-llahut Fuqiplotë: “Ti përmende Zotin tend në vete (heshtas), me respect e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdesë” (El-A’raf, 205): Pra, si është e mundur që të jetë bid’at ajo që urdhërohet nga All-llahu?! 
 
Pyetja:
Në Zebedani (qytezë afër Damaskut) është bërë traditë që kur dikush të vdes dhe tre ditët e para të ngushëllimit dhe pas jacisë ku tubohen njerëzit dhe disa hoxhallarë dhe fillojnë të kryejnë tehlilijen e cila paraqet lutje për të vdekurin, leximin e sures Jasin, salevatet Ibrahimite dhe 100 Lailahe il-lall-llah dhe më në fund hoxha e bën një lutje për të vdekurin. Pastaj hoxha u mban të pranishmëve një ligjëratë fetare të cilët pastaj i parashtrojnë pyetje. Shpresoj nga ju të më jepni sqarime rreth kësaj çështje pasiqë disa thonë se një gjë e tillë është bid’at dhe jo e lejuar?!
 
Përgjigjja:
Gjith atë që e përmende nga ajo që e bëjnë tek ju me rastin e vdekjes së dikujt hynë në llojet e dhikrit të cilët na ka urdhëruar All-llahu dhe me të cilët është lutur i Dërguari i All-llahut. Si mund të jetë bid’at diçka për të cilën thërret i Dërguari i All-llahut?! ‏
 
Pyetja:
Kam lexuar në një faqe të internetit një fetva e lëshuar nga komisioni i hulumtimeve shkencore dhe të fetvasë në Mbretërinë arabe Saudite kundër bashkimit të feve dhe se një gjë e tillë është dalalet (humbje e rrugës). Kërkojmë sqarim për propaganduesit e kësaj ideje, qendrën dhe kush e drejton këtë?
 
 
Përgjigjja:
Nuk kam njohuri diç për këtë që thua. Atë që e di është se Feja tek All-llahu ka qenë dhe është Një e cila është Islami dhe me të cilën janë dërguar të gjithë rusulët (të Dërguarit e All-llahut) dhe enbijat (Pejgamberët). Njashtu, atë që e di është se njerëzit duhet të njoftohen për këtë të vërtetë që është prej domosdoshmërive të Fesë së All-llahut.
 
Pyetja:
Kemi lexuar një hadith që flet se Isau alejhis-selam do të zbres tek minareja e bardhë në lindje të Damaskut. A është për qëllim minareja lindore e xhamisë “El-Umevij”? Nëse një gjë e tillë është e saktë atëherë a mund të caktojmë saktësisht këtë vend?
 
Përgjigjja:
Atëherë kur do të zbret zotriu ynë Isau alejhis-salatu ves-selam do të qartësohet qëllimi i minares lindore të bardhë. Pra, prit dhe mos u ngut. Njëkohësisht, unë mendoj se ti nuk ke interes personal e as fetarë për të zbuluar këtë të vërtetë në këtë kohë (tani).
 
Pyetja:
Kur i kam patur 10 vjet një fqi i çnderuar ka bërë me mua pederasti e kur unë u tregoja axhallarëve ata talleshin me mua e kur unë i kisha 13 vjet të njejtën gjë e kam ushtrua me mixhën tim i cili ishte vetëm një vjet më i madh se unë. Tani pas kalimit të disa viteve kam filluar të ndjej atë që më ka ndodhur dhe mendoj të bëj vetëvrasje dhe të vras të gjith ata që janë bërë shkaktarë për një tragjedi të tillë për mua. Si mendoni ju?
Përgjigjja:
Pastro mendjen tënde nga të dy imagjinatat: imagjinatën e vetëvrasjes dhe imagjinatën e atyre që duash t’i mbysish për të cilët ti bisedon. Mëso se ti tani je bërë burrë e nuk je ai fëmiu për të cilin bisedon. Realiteti që ke jetuar atëherë sot më nuk vazhdon dhe nuk ndikon në asnjë dispozitë që ka të bëjë me ty.
 
Pyetja:
E njoh një musliman i cili ka lënë porosi që t’i digjet trupi pas vdekjes?
 
Përgjigjja:
Porosia e tij është e pa vlefshme dhe nuk lejohet të realizohet.
 
Pyetja:
Vëllau i im punonte në Francë dhe merrej me ndreqjen e peshqëve, kafshëve, apo idhujve dhe me pikturimin e faraonëve nga mozaiku. Tani është kthyer në vendlindje por, një punë e tillë a lejohet?
 
Përgjigjja:
Një gjë e tillë nuk lejohet pasiqë tani e ka lënë atë punë dhe është kthyer në vendlindje e ka përfunduar ai problem.
 
Pyetja:
Si mendoni për mekamet (ranget, gradat) për të cilat sufistët flasin si mekami mukashefeh (shpalimit) dhe mushahedeh (vrojtjes -shikimit) dhe a ka mundësi të shihet Muhammedi alejhis-salatu ves-selam duke qenë i zgjuar. A ka ndonjë transmetim të vërtetë lidhur me këtë gjë?
 
Përgjigjja:
Këto mekame ekzistojnë në të vërtetë dhe biseda për to është përshkrim i realitetit. Por, shum herë biseda për to është fushë e pretendimeve të rrejshme dhe një prej tyre është pretendimi i shikimit të Pejgamberit duke qenë i zgjuar (jo në gjum). Ne ju besojmë atyre mekameve në të cilat trasuesi shkallëzohet-avansohet e hyp siç ka ndodhur gjatë historisë me disa njërëz të mirë (salihin). Por, ne doemos duhet t’i demantojmë pretendimet e apologjetëve të tarikateve dhe t’ua tërhekim vërejtjen njerëzve nga to.