Pyetja:
Si mendoni për çështjen e shefatit (ndërmjetësimit)?
Përgjigjja:
Shefati i të Dërguarit të All-llahut Ditën e Kijametit është i vërtetuar me hadithe të vërteta si dhe baza e Shefatit është e vërtetuar me Kur’an, ai që e mohon ka mohuar atë që vërtetohet me hadith sahih dhe pohimin e Kur’anit dhe nuk e ka kuptuar domethënien dhe urtinë e shefatit.
Pyetja:
All-llahu më ka dhuruar një grua të mirë dhe më ka falë fëmijë dhe ja fëmiu i jonë ka hy për në vitin e katërt. Problemi është se unë bashkë me gruan time kemi mundur që ta largojmë televizorin nga jeta e jonë për arsye se jemi të bindur se dëmi është më i madh se dobia sidomos me këtë kuantitet të madh të mediave të helmuara dhe të papërgjegjshme. Por, me fillimin e hapjes së talentit të fëmiut filloi tek ne të depërtojë bindja se duhet të rivlersojmë këtë qëndrim tonin pasiqë bota është bërë një fshat i vogël andaj politika e dyerve të mbyllura në edukim nuk janë më të dobishme. Kështuqë, fëmiu nëse nuk shikon televizor në shtëpin time ai do të shikoj te fqiu apo te familja ime. Njëkohësisht edhe ekzistimi i kompjutorit nuk e zë vendin e televizorit. Ne e pamë si të udhës që më mirë është që të ekzistojë televizori në mënyrë që fëmiut t’i formohet aftësia për të zgjedhur më të përshtatshmen. Me çka ju do të na këshillonit?
Përgjigjja:
Atëherë kur familja mund të udhëheq me televizorin dhe kur përdoret brenda kufijve të dobisë apo të lejimit atëherë nuk ka ndonjë pengesë në ekzistimin e tij. Ti shif sa ke mundësi të udhëheqish atë.
Pyetja:
Jam njoftuar me një vajzë amerikane muslimane e cila ka pranuar Islamin para një viti e gjysëm, e cila dëshiron të martohet me një arab musliman që t’i mundësohet të jetojë jashta Amerikës sepse siç thotë ajo Amerika është mjedis i keq në të cilin nuk mund të formosh familje islame. Pra, ajo dëshiron ta lë vendlindjen dhe të jetojë në një vend arab musliman ku do ta mësojë arabishten dhe Islamin. Unë dëshiroj të martohem me të dhe të kujdesëm për ta mësuar atë. Ndërkaq, unë në fillim desha që të bëj istihare (namaz dhe lutje e veçant që të të mundësoj All-llahu ta zgjedhish atë që është më e dobishme për ty si në këtë poashtu edhe për botën tjetër) para se të vendosi për një gjë të tillë. Por, kam dëgjuar nga një hoxhë nëpërmjet kanaleve televizive se para namazit të istihares duhet konsultimi i ndonjë dijetarit dhe të veprohet sipas këshillës s tyre . Unë ju shkruaj me qëllim që të di veprimin e shëndoshë. A të martohem me këtë vajzë apo jo? I Dërguari i All-llaht thotë “Zgjidhe atë që është fetare …” Por, njerëzit thonë: ti nuk do të adaptohesh me të dhe me natyrën e saj. Pse unë të konsultohem me dijetarët kur ajo thotë se dëshiron ta braktis mjedisin ku ka jetuar dhe t’i mësoj traditat islame. A të flas me të dhe të dakordohem me të që të mund të kumtoj seriozitetin e saj. Apo ta lë këtë punë? Apo të bëj istihare dhe pastaj të diskutoj me të dhe nëse e shoh se është në rregull të vazhdoj.
Përgjigjja:
Patjetër para se të bësh istiharen duhet të studjosh situatën e kësaj vajze që të kuptosh saktësinë dhe sinqeritetin e saj për atë që ajo e thotë. Kur ta bësh një gjë të tillë dhe kur të mendosh se ajo është e sinqertë atëherë bën istiharen sipas mënyrës që theksohet nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe pastaj mbështetu në All-llahun dhe fillo me shkaqet e martesës kështuqë nëse është hajr (mirë) All-llahu do ta mundësoj e nëse është keq do të të largoj nga kjo martesë.
Pyetja:
Disa njerëz mendojn se librat e Imam El-Butit si “Jomedhhebizmi …” që është shkruar si kundërpërgjigje ndaj muhadithit El-Albaniut dhe të tjerëve është punim përçarës ndër muslimanët. Normalisht se (me lejen e All-llahut) ju nuk keni këtë qëllim. Si mendoni ju?
Përgjigjja:
A nuk mendoni edhe ju se agjitacioni i kësaj tematike e cila ka kaluar e që ka më tepër se 30 vite m’u kjo është ajo që shkakton përçarjen e muslimanëve?
Unë këtë libër e kam shkruar atëherë për të shuar një fitne ndaj atyre që kishin për qëllim ndezjen e saj (fitnes). Libri e luajti rolin e duhur atëherë. Pra, ku është dobia që të shpalohet biseda për të pas 30 viteve nga palosja e saj?
Pyetja:
Ç’është dallimi sipas kriterit të Sheriatit islam midis modestisë, besimit në veten dhe mendjemadhësisë dhe cili është kufiri midis tyre?
Përgjigjja:
Modestia është e kundërta e lavdatës dhe mburrjes ndaj të tjerëve. Kurse vetëbesim siguri në vetvete është që njeriu të mos i injoroj cilësitë me të cilat e ka pajisur All-llahu pa marrë parasysh rezistencën në këtë me të tjerët. Ndërsa, mendjemadhësi është që njeriu t’i mbështet vetes merita që nuk i pronëson dhe që nuk i gëzon (posedon).
Pyetja:
Dikush ka bërë zina (kurvëri) me një grua dhe pasiqë ajo ishte shtatzënë me të ai u martua me të. A lejohet martesa e tij me atë dhe pse duke më ofruar argument.
Përgjigjja:
Po, lejohet që ai që ka bë zina me një grua të martohet po me atë grua. Kurse argumenti i kësaj është se: gruaja me të cilën është bërë zina nuk është nga gratë e ndaluara për martesë me to për të cilat potencon teksti kur’anorë se ndalohet martesa me to në ajetin: “U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të afoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.” En-Nisa, 23).
Pyetja:
Jam vajzë 26 vjeçare. Gjatë periudhës së shkollimit tim isha shumë e mbyllur në vetvete (introversion) dhe aspak nuk përzihesha me njerëzit që ishin rreth meje derisa kur hyra në fakultet gjë që më detyroi që të kem marrëdhënie me ata që ishin rreth meje. Shpesh shihja se të gjithë rreth meje ishin zemërrgurë bile edhe egoista në një shkallë të lartë. Veten e gjeja të huaj në këtë botë megjithë këtu bëra shum shoqe. Pas kësaj erdhi koha e punësimit ku kontakti im me njerëzit u shtua më tepër. Për fat të keq në këto dy periudhat e fundit kam shumë djem që më kanë kërkuar dhe prej tyre kam patur oferta për martesë. Edhepse unë i kam pëlqyer disa prej tyre por unë çdoher i refuzoja duke mos i prekur me ndonjë fjalë e kjo që bëri që unë të fitoj shoqërimin e tyre edhepse i refuzoja ofertat e tyre. Problemi është se unë edhepse i kam mbushur kaq vjet nëna vazhdimisht më qorton madje edhe shum qanë dhe më tregon se unë do të pendohem më vonë për atë se unë refuzoj të martohem. Gjithashtu, edhe babai im disa herë ka tentuar që të më bind por, pa sukses. Unë nënën time shum e dua. Kam dëshirë t’ia realizoj dëshirën, urrej që ta shoh atë të dëshpruar. Unë i dua fëmijët madje edhe ëndroj që të jem nënë, por nuk mundem të paramendoj veten si bashkëshorte. Nuk mundem të jetoj jetë bashkëshortore. Unë kam turp nga nëna ime. Më vjen turp t’i shikoj njerëzit në sy. Kam turp nga njerëzit më të afërt madje edhe kam turp t’i tregoj nënës sime për shkakun e refuzimit tim për tu martuar. E di se unë shum do të pendohem por kjo është më mire se të tradhtoj dike ose se të hyj në jetë ku nuk do të mundem t’i përgjigjem kërkesave të saja. Kërkoj nga ju këshillë!
Përgjigjja:
Martesa është bërë e ligjshme për të realizuar dëshirën e instinktit. Kur kjo dëshirë mungon atëherë nuk duhet që dikush të të detyroj për martesë. Shiko shkallën e dëshirës sate për martesë dhe në bazë të saj merre vendimin për një gjë të tillë.
Pyetja:
E kam të njohur se gruas së krishtere nuk i lejohet t’ja sheh flokët gruas muslimane por, unë kam dëshirë të dij urtinë e kësaj ndalese dhe a i lejohet gruas muslimane që nuk është e mbuluar (me hixhab) të sheh flokët tona e nëse pjesa e pare e pyetjes është e sakt atëherë a obligohet vajza muslimane të mbulohet prej nënës së saj krishtere?
Përgjigjja:
Urtia nga kjo është që guaja jomuslimane nëse ka miq të saj të mos u përshkruaj atyre bukurinë e saj dhe pastaj ajo të luaj rolin për t’i bashkuar ata kështuqë të lehtësohet kontakti i ndaluar mes tyre. Ndërkaq, Imam Gazaliu All-llahu qoftë i kënaqur me të, është i mendimit se ndalimi i shpalimit të flokëve të gruas muslimane në mënyrë që të shpalojë fshehtësitë e bukurisë së veta gruas jomuslimane është haram nëse mundësia është më tepër që kjo e dyta do të luaj ndonjë rol të ngjashëm atëherë duhet të ruhet nga ajo. Unë them: Mendimi që e ka përmendur Imam Gazaliu është mesatar dhe i afërt.
Pyetja:
A lejohet të punohet në sferën e turizmit? Unë dëshiroj që të hapi një byro turistike por e di se byrotë e tilla organizojnë ekskurzione të përziera burra dhe gra. Njashtu turistët duhet të priten, t’i shoqrosh nëpër klube, diskoteka ku shumica e tyre do të pinë alkool. Pra, si është dispozita e Sheriatit për këtë?
Përgjigjja:
Domethënia e pyetjes tënde është se puna në sferën e turizmit kërkon që të mundësosh plane dhe veprime të ndaluara me Sheriat.
Pra, a nuk e sheh përgjigjen e pyetjes tënde në vetë pyetjen?
Pyetja:
Jam sdudent sirian që qëndroj në Egjipt për të studjuar marrëdhëniet materiale që bëhen me dollarë amerikan dhe ato i shnëdrroj në xhunej të Egjiptit. Problemi është se tani në Egjipt ka disa këmbimore private të cilat japin në këmbim ma tepër se tregjet të mbështetura nga shteti si bankat, byrot këmbimore. Këto tregje nuk janë ligjore dhe e thejnë ligjin pasiqë disa byro-këmbimore bëjn këmbimin e parave jo sipas letrave të rregullta (shtetrore). Unë disa herë kam këmbyer në tregun e lirë (privat). Pra, si është ky këmbim? A e kam atë haram dhe nëse po atëherë si duhet të veproj?
Përgjigjja:
Sa i përket vlerës së banknoteve (parave) gjatë këmbimit të tyre merret në konsideratë çmimi i ofertës dhe i kërkesës dhe kriteri i çmimit është çmimi i i lirë në treg e jo atë që e detyron shteti. Pra, këmbimi i parave jashta çmimit të shtetit nëse bëhet dorë në dorë sipas çmimit të tregut të lire është në rregull dhe nuk ka asnjëfarë paqartësie.
Pyetja:
Kam lexuar në një libër që thoshte se ti mbështet çështjen e krijimit të Kur’anit dhe ai këtë e argumentonte me librin tuaj “Kubra eljekinijat” kur flet për mutezilet ku autori e intepreton fjalën tuaj se ju mbështetni mendimin për krijimin e Kur’anit. Pasiqë interpretimi i fjalës i takon atij që e ka folë fjalën andaj desha që ta dëgjoj përgjigjen prej jush.
Përgjigjja:
Unë jam një nga Ehli Suneh vel-xhema’ah dhe asnjëherë nuk kam qenë prej atyre që mbështesin mendimin për krijimin e Kur’anit. Kur’ani është fjalë e All-llahut dhe fjala e Tij është dija e Tij (siç thotë edhe imam Ahmedi) kurse dituria e Tij nuk ka fillim. Jeta e librit tim “Kubra eljekinijat” ka më tepër se 25 vjet. Unë nuk kam hasur prej atëherë e deri tani që dikush nga fjalët e mija në këtë libër të kuptojë se unë mbështes (ruana Zot) krijimin e Kur’anit.
Pyetja:
Jan një i ri që punoj në një rajon të lirë për një shtet arab-musliman ku ndjeki dokumentat e doganës. Ligji i këtij vendi cakton tatim dogane për plaçkat të cilat i futen në vend me një shumë të caktuar që është 8%. Kështuqë një biznismen kërkon prej meje që unë t’ia zbres nëpërmjet rrugëve të paligjshme. Si mendoni ju për këtë a bëhem gjynahqar nëse i përgjigjem në këtë?
Përgjigjja:
Nuk të lejohet një gjë e tillë.
Pyetja:
Pasiqë fenomeni i zinasë (marrëdhënieve intime të paligjshme) midis muslimanëve është përhapur dhe pasi që mundësia për kthimin e beqarisë është bërë e mundur kam frikën se po hasi në ndonjë që është e tillë duke mos e ditur. A kam të drejtë që unë të kërkoj prej të fejuares që ajo t’i nënshtrohet kontrollit të mjekut musliman që të vërtetohem për një gjë të tillë?
Përgjigjja:
Ti duhet të kërkosh vajzën e që ju përmbahet ligjeve të All-llahut me vetëdëshirë e që është e moralshme. Kur të gjesh atë atëherë më mirë është të mos hulumtosh të kaluarën. Ti e di se All-llahu pranon pendimin e robëve të Tij dhe fal gabimet e atyre që kërkojnë falje. Pse nuk karakterizohesh me karakteret e All-llahut (që i do All-llahu)?
Pyetja:
Jam takuar me një të krishter me të cilin punoj dhe banojmë në një banesë. Pasiqë jetonim bashkë gjitmonë bisedat tona silleshin rreth Islamit dhe Krishterizmit. Ne gjithmonë i pritnim simpoziumet tua në TV-në e Sirisë dhe në kanalin satelitorë “Ikra’ë” dhe u bëmë ndër vizitorët e rregullt të faqes në internet. Shoku im ishtë shum i interesuar për t’u njohtuar me Islamin dhe unë atë që e dija iu përgjigjesha e kur nuk dija i konsultoja disa libra dhe vizitoja disa faqe të internetit. Nuk kaluan dy muaj shoku im filloi të interesohet për abdestin dhe namazin por, përsëri ishte i luhatshëm. Dita ditës ai stabilizohej dhe vendosmëria e tij forcohej deri kur një ditë erdh edhe një puntorë të punojë bashkë me ne dhe shumë u gëzova pasiqë ishte fetar musliman. Por ky ishte nxënës i disa zavijeve të shumta në Haleb (vendeve të veçanta për ibadet) i cili gjatë bisedës për Islam her argumentonte vërtetësinë e Islamit me Shejhin e tij e her duke ngrënë xham, duke u shpuar kah beli dhe duke ia vërtetuar se plumbi atë nuk e dëmton. Një ditë e kish marrë shokun tim të krishter te Shejhu i vet në zavijen e tij ku pas disa orësh ai kthehet i terbuar dhe i neveritur nga ajo që kishte parë dhe mua më tha se a ky qenka Islami, feja juaj që nuk dallojka nga budizmi. Në fenë tuaj kam parë disa gjëra jo të ligjshme të cilat gjinden edhe në budizëm. Unë e kuptova se ai kishte përshtypje të cilat i ka patur Faraoni ndaj Musaut alejhis-selam dhe kështu ai filloi të ineresohet për faqet e internetit të budistëve pasiqë interesohej për faqet islame. Pyetja ime është se ajo që ndodh nëpër zavijet si deformimi i trupit duke e shpuar veten me shpatë dhe me shtizë, ngrënia e xhamit dhe kalimi mbi zjarr, a është nga udhëzimet e Islamit? Këto zavija i shërbejnë Islamit me këto primitivizma të ndyta?
Nëse nuk janë nga mësimet islame atëherë çfar qëndrimi ka Islami ndaj tyre?
Përgjigjja:
Shoku yt i cili ka fituar njohuri të bollshme për Islamin, natyrën e tij dhe lidhmërinë e tij me shkencën e diturinë, nuk duhet të mashtrohet menjëherë me mashtrimin të cilën e ka parë nga mashtruesit të cilët e kanë mjeshtri gënjimin për interese të kësaj jete në emër të Fesë.
Shokun tënd është dashur që një gjë e tillë ta shpiej që sa më tepër të kapet për Islamin e vërtetë i cili është bonjak i shkencës dhe fryti i tij në vend që të neveritet nga ato fenomene akrobatike që i ka parë.
Çdo principit në këtë gjithësi i ngjitet diç që nuk është nga ai, nga falsitetet dhe devijimet e ndryshme. Madje, edhe shkencave ju depërton dikush që në emër të shkencës mashtron. Pra, a ka dikush që ka logjikë të shëndoshë e t’i injorojë principet dhe të gjitha shkencat me pretekst se te ato kanë deportuar e janë future gishtat e falsitetit? Atëherë ti duhet të lësh edhe grurin ngase nuk është i pastër nga skabioza.