Pyetja:
A ekziston mrekulli që quhet mrekullia numerike e Kur’anit?
 
Përgjigjja:
Ende nuk jam i bindur në atë që quhet mrekullia numerike në Kur’an. Më shumë gjasa ka që biseda dhe nxitja e kujdesit për të të ngërthyer në vete synim të rrezikshëm e që është largimi i njerëzve nga tematika, hulumtimi i kuptimeve të tij dhe mësimeve të shkëlqyeshme të tij, e të merren me fonemat (fjalët) dhe numërimin e fjalëve dhe të shkronjave të tij me qëllim që t’i largojnë nga kujdesi i bisedës dhe porosive të Kur’anit me të cilat u drejtohet njerëzve.
 
Pyetja:
Si është dispozita e sheriatit sa i përket pagimit të shërbimit ushtarak dhe a konsiderohet një gjë e tillë si një lloj i ikjes nga detyrimi fetar për xhihad?
 
Përgjigjja:
Pagimi i kundërvlerës që kryhet me kontratë dhe pëlqim mes shtetit i cili kudeset për obligimin ushtarak është e ligjshme dhe nuk ka ndonjë pengesë dhe nuk konsiderohet ikje nga shërbimi.
 
Pyetja:
A është vizita e të vdekurve pas namazit të bajramit sunnet apo bid’at?
 
Përgjigjja:
Nuk është as sunet e as bid’at. Por, vizita e varrezave është që kërkohet me vet urdhërin e të Dërguarit të All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të, duke mos e kufizuar me ndonjë kohë të caktuar. Pra, vizita e varrezave është e preferuar dhe ti ke të drejtë të zgjedhish kohën kur të duash.
 
Pyetja:
Sa është e vërtetë ajo që është përhapur kohën e fundit se ka dëshmi në Kur’an dhe atë në suren Et-Teubeh për ngjarjen e 11 shtatorit në Amerikë, ku në këtë sure të ajetit 9 dhe atë në xhuzin 11 aludohet në datën e shpërthimit duke filluar nga ajeti 108-111 ku flitet për rrënimin e diçkahit që është ngritur në jo devotshmëri kurse ajeti 108 aludon në numrin e katëve të kullës së parë ndërsa ajeti 111 tregon për numrin e katëve të ndërtesës së dytë?
 
Përgjigjja:
Mos i dëgjo mashtrimet dhe mos u bën nga ata që përdorin Kur’anin për gjërat që u diktojnë imagjinatat dhe temperamentet e tyre. Ajeti nuk ka të bëjë me këtë tematikë.
 
Pyetja:
Gjatë leximit të mendimit tuaj rreth formimit të partive pamë se ju shumë ashpër po e kundërshtoni një gjë të tillë. Por, nga ana tjetër ju veni theks të veçantë rëndësisë së punës të vetëdijshme e të organizuar por, pa mos treguar natyrën e programit dhe metodës që janë të përshtatshme për të realizuar një gjë të tillë (normalisht kjo është ajo që unë me atë kuptimin tim të thjeshtë kam mundur të kuptoj nga librat tuaja që më kanë arritur). Shpresoj nga ju (siç na keni mësuar) të na jepni sqarim më të hollësishëm?
 
Përgjigjja:
Ka dallim mes punës partiake dhe asaj që t’i përmbahesh rregullit organizimit dhe t’i largohesh çrregullimit të çdo pune që mund ta kryej njeriu.
Sa i përket punës partiake ti e di mendimin dhe qëndrimin tim kur kjo bëhet në emër të Islamit për pasojat e së cilës kam folur shumë herë.
Kurse muslimanët të organizojnë dhe të largohen nga anarkia gjatë aktiviteteve të tyre kjo është një gjë e kërkuar dhe kësaj edhe unë i përmbahem gjatë punëve të mija private dhe në marrëdhëniet e mija me të tjerët. ‏