Pyetja:
Në një intervistë që ju ka bërë kanali MBC rreth luftës që zhvillohet në Afganistan ku në atë intervistë ju janë drejtuar disa pyetje dhe gjatë përgjigjjeve tuaja keni përmendur edhe shkatërrimin e skulpturave të budës në Afganistan dhe keni përmendur se talebanët kanë shpejtuar në shkatërrimin e tyre. Luteni që të na sqaroni prapavijën e bisedës që e keni thënë atëherë?
 
Përgjigjja:
Atëherë thash se sikur kjo pyetje për këtë çështje të më ishte parashtruar para kësaj lufte tirane të cilën e bën Amerika ndaj Afganistanit unë do ta thoja mendimin tim dhe do t’ipja sqarim për rezervën time. Por, pasiqë Afganistani është bërë cak i kësaj lufte të padrejtë dhe jo për diçka por vetëm pse është muslimane andaj unë nuk kam gadishmëri për të hulumtuar gabimet apo lajthitjet e Talebanëve por, e përmendi vetëm atë se ata janë muslimanë.
Unë ty të them se kjo është ajo që e kam thënë. Pra, pse bëhesh sikur nuk e di dhe thua atë që unë nuk e kam thënë.
 
Pyetja:
Disa shpërthime që i kryejnë vëllezërit tonë muslimanë në Palestinë kanë për cak edhe civilët (fëmijët, gratë dhe …) dhe jo vetëm ushtarët. Pra, a është e lejuar një gjë e tillë?
 
Përgjigjja:
Palestina është vend i okupuar dhe ju është rrëmbyer vendasve siç e ke të njohur. Prandaj, nuk ka të drejtë dikush tjetër të jetojë apo të ndërtojë aty qofshin ato civilë apo ushtarakë jashta vendasve. Pronari i shtëpisë apo i tokës ka të drejtë t’i nxjerr ata që kanë ardhur (janë mbjellur) aty e nëse ata nuk dalin kanë të drejtë t’i luftojnë.
Si thua nëse një armik t’a zapton shtëpinë tënde dhe vjen një familje tjetër dhe banon në shtëpinë tënde, ti a do ta kishe pranuar një gjë të tillë apo do t’i nxirrje ata me forcë?
Përgjigjja është e ditur si nga realiteti, logjika njashtu edhe nga ligji.
 
 
Pyetja:
Më ka ra në duar një broshurë e Shejh Bin-Bazit të nderuar rreth asaj se manifestimi i ditëlindjes “mevludi” i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem është haram njashtu manifestimi i gjysmës së muajit shaban apo i vitit të ri të hixhretit … dhe se gjithë këto janë bid’ate (risi). Si thoni ju?
 
Përgjigjja:
Manifestimi i ditëlindjes së gëzuar të Pejgamberit është aktivitet shoqëror i cili ka dobi fetare të mëdha, nëse nuk ka gjëra të shëmtuara.
Çështja e ligjshmërisë së kësaj është si ligjshmëria e manifestimit që e mbajti Arabia Saudite para disa viteve, pra, kalimin e 100 vjetorit të vdekjes së Shej Muhamed Abdul-Vehabit.
Nëse manifestimi i ditëlindjes së Pejgamberit është b’idat (risi) atëherë manifestimi i lindjes së Muhamed bin Abdul-Vehabit dhe përkujtimi i tij është më e udhës që të jetë b’idat dhe i ndaluar.
 
Pyetja:
1. Kam vënduar pasuri (para) në një kompani aksionare dhe kanë kaluar dy vite nga nisja e kësaj pune. Një vit për themelimin e punës kurse viti i dytë duke deportuar me prodhimet në treg dhe ende nuk ka rezultat se a do të ketë fitim apo jo.
2. Kam një pasuri të cilën ia kam dhënë njërit që ta punojë dhe ai kohë pas kohe më jep nga fitimi por, unë e lë anësh pa e përdorur ate, a kam për te zekat?.
 
Përgjigjja:
1. Nëse ajo pasuri që e ke vënduar në atë ndërmarje është harxhuar në blerjen e gjërave të palëvizshme atëherë nuk ka zekat për to. Por, nëse me ato para është blerë mall për industri apo për propagandë atëherë për atë duhet të jepet zekati duke e bashkuar me pjesën e pasurisë që qarkullon çdo vit. Ndërkaq, nuk ka dallim midis vitit të themelimit (të ndërmarjes) dhe vitit të propagandës pasiqë për gjërat e palëvizshme nuk ka zekat.
2. Nëse pasuria që ti e merr bashkë me pasurinë që e ke, arinë nisabin, atëherë obligohesh ta japish zekatin duke konsideruar qarkullimin (haulin) e pasurisë bazë që gjendet në duart tua. 
 
 
Pyetja:
Jam një i ri 23 vjeçar. Kam frikë se po gjuhem në epshe ngase nuk mundem t’i ruaj sytë nga gjërat që më joshin të cilat më rrethekojnë ndër to edhe fotografitë pornografike të cilën gjë për fat të keq e kam vazhduar edhe gjatë muajit të Ramazanit. Të pyes a ka ndonjë ilaçë për sëmundjen time? Unë nuk kam mundësi të martohem për shkak të financave dhe ende nuk i kam kryer studimet.
 
Përgjigjja:
Shpeshto lutjet dhe kthimin tek All-llahu. Mos ju shmang disa dhikreve të transmetuara nga Pejgamberi të cilat bëhen mëngjes e në mbrëmje dhe krahas kësaj lexo Kuran kështu All-llahu do të bëj zgjidhje dhe dalje nga ky problem. ‏
 
Pyetja:
A lejohet që në vend të therret delja për shkak të nedhrit (zotimit), të blehet një dele e gatshme e therrur sidomos pasiqë kasapët insistojnë të marrin lëkurën, kokën dhe zorrët e deles kur ata e therrin. Krahas kësaj edhe udhëzimet e ministrisë së shëndetit këto ditë ndalojnë të barten këmbët e deleve. Pra a ka mundësi që disa dele të cilat duhet të therren përshkak të nedhrit (zotimit) të mblidhen dhe në vend të tyre të therret një muzat apo deve. Po e potencoj për disa dele d.m.th. mbi pesë dele si për shembull.
 
Përgjigjja:
E therrura që bëhet për nedhër (zotim) nuk lejohet që atë ta therr dikush tjetër vetëm se zotuesi apo njeriu i autorizuar nga ai kurse mënyrën që ti e përmend nuk bën për të realizuar zotimin (nedhrin).

Pyetja:
Isha e fejuar për një sirian që banonte në një shtet arab. Në fillim niqahin e lidhëm te një hoxhë dhe pastaj e lidhëm edhe në gjykatë. Vazhdoj kjo fejesë e jona një vit dhe pas një viti filluan mosmarrëveshjet të cilat përfunduan me shkurorizim. Ai kërkoj prej meje dy gjëra: e para, që të heq dorë nga të gjitha të drejtat e mia lidhur me mehrin dhe t’i kthej të gjitha dhuratat si ato reale materiale ashtu edhe ato monetare (para) dhe e dyta, t’ia fali. Ndjeva shumë dhimbje për atë që ndodhi megjithatë unë hoqa dorë nga të drejtat e mia me vet vullnetin tim pa kurfar imponimi duke u bazuar në ajetin kuranorë “… E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, …” El-Bekara, 237. Unë i premtova se do të pranoj kushtet e tija. Por, pas katër muajve plaga ime filloi të punojë, dhimbja të më shtohet dhe të ndjenja të më shtohet për atë se ia kam falur të drejtën time aq sa unë tani e shoh veten se nuk jam aspak e gatshme t’ia fali madje edhe nuk dua t’ia fali. Pra, a më lejohet që unë njëherë t’ja fali dhe pastaj të kthej? A i kam ndonjë hak atij para All-llahut (nuk kam për qëllim haket materiale)? Te unë ka ngelur edhe një shumë e parave të cilën ma ka dhënë si harxhim personal (të xhepit) duke më patur në konsideratë si grua e tij dhe si përgjegjës ndaj meje por, ai këtë shumë tani ma kërkon ndërsa unë bashkë me familjen time jemi në shtërngatë materiale pra, a kam unë të drejtë që të mos ia jap atij e nëse jo a kam të drejtë së paku diçka t’i ndali si kompezim për harxhimet e mija për aktin gjygjësor pasiqë ai është i cili insistoi që vërtetimi i kontratës së nikahut të bëhet në gjykatë që ai të realizojë disa fitime materiale nga ndërmarja ku punon.
 
Përgjigjja:
Ti nuk ke përgjegjësi (nuk obligohesh) t’ja kthesh atë që ai e ka shpenzuar duke qenë si grua e tij. Ke mundësi që të mos i kthesh atij asgjë. Ndërkaq, falja yte apo mosfalja yte ndaj të drejtave abstrakte-jo materiale këto kanë të bëjnë me All-llahun Fuqiplotë. 
 
Pyetja:
Si është dispozita e praktikës që bëhet për studentët e fakultetit të mjekësisë kur është në pyetje çështja e lindjes duke patur gra të cilat mund ta kryejnë këtë punë. Por, nëse unë nuk e bëj këtë praktikë unë nuk do të kemë njohuri të plota për atë çështje që unë e studjoj ose nëse në vendin tim nuk ka njerëz të cilët e njohin këtë fushë në mënyrë shkencore të shëndoshë. Ndërkaq, unë kam parë një tekst të shkollës juridike shafiite ku lejohet shikimi i auretit të gruas nëse është për shërim kur gjendet grua muslimane dhe me kusht që të jetë aty edhe mahremi (njeriu me të cilin e ka të ndaluar të martohet)?
 
Përgjigjja:
Nëse studimi yt i këtij specializimi varet nga ushtrimet të këtij lloji dhe në vendin tënd nuk ka numër të mjaftueshëm të grave-mjekesha të këtij specializimi atëherë ushtrimi i këtyre punëve është i lejuar siç e theksojnë një gjë të tillë fukahatë e nëse ka numër të mjaftueshëm të grave specialiste të kësaj dege atëherë nuk lejohet.
 
 
Pyetja:
Si është dispozita e sheriatit për përdorimin e defit që shoqërohet me dhikër dhe ilahi islame sidomos nëse këto bëhen me zë të lartë?
Pyetja e dytë: si është dispozita e praktikimit në xhami i asaj që quhet “salat narijeh” e cila bëhet duke dërguar salevate (përshëndetje e bekime) Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem 5000 herë?
Si dhe pyetja e tretë: si është dispozita e namazit në xhamitë ku gjenden varre të evlijave pa marrë parasysh se ato a gjenden anësh xhamisë, nën tokën e xhamisë apo brenda në xhami?
 
Përgjigjja:
Defi si mjet është i lejuar dhe nuk është prej instrumenteve që ndalohet ngase Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem ka thënë: “Shpallnie niqahin martesën dhe për këtë rast bini defit”.
Nuk ka problem për mënyrën e shprehjes së salevatit (përshëndetjes) që bëhet ndaj Pejgamberit.
Kurse sa i përket namazit në xhaminë ku ka varr nuk ndalohet me kusht që varri të mos jetë para njerëzve që falen dhe kibles d.m.th. nëse varri është pas atyre që falen apo anësh atëhetë nuk ka pengesë.
 
Pyetja:
A lejohet që t’u falet namazi i xhenazes prostituteve të cilat insistojnë të bëj amoralitet deri në vdekje?
 
Përgjigjja:
Prostitucioni nuk do të thotë fe lënie apo kufër. Prandaj, nëse lavirja deklaron se është muslimane dhe ashtu vdes ajo konsiderohet muslimane, duhet të lahet dhe t’i falet xhenazeja.
 
Pyetja:
Jam 27 vjeçare dhe kanadeze. All-llahu i Madhëruar më udhëzoi në Islam. Tani jeta ime në Islam është 1 vjet dhe disa muaj. Kam dëgjuar se hoxha jonë jep fetva se është haram dhe nuk lejohet që muslimani të mban nënshtetësi të ndonjë vendi që është vendi i kufrit. A konsiderohet Kanadaja ashtu dhe çka të bëj që të largoj veten nga ky haram?
 
Përgjigjja:
Nëse të mundësohet që në Kanada të zbatosh dispozitat e Islamit të cilat All-llahu ti ka urdhëruar atëherë nuk ka dert nëse ti qëndron aty sidomos nëse të mundësohet që të njoftosh shoqet tua dhe familjen me Islamin. Por, nëse qëndrimi yt në Kanada kundërshtohet me zbatimin e obligimeve të All-llahut atëherë ti obligohesh të shkosh në cilin vend do qoft ku të mundësohet t’i zbatosh dispozitat e Islamit.
 
Pyetja:
Ndonjëherë ndjej sikur unë nuk jam autentik (realiteti i im). Edhepse kam bindje të plotë se nuk ka gjë që mund të më ndalë nga ajo që unë dua të arrijë por, megjithëkëtë unë jam shumë i shqetësuar sepse unë nuk jam i bindur se forma ime dhe krijimi i im mund të më bëj të denjë për të kryer ndonjë fushë në këtë jetë dhe kjo gjë më bën që të largohem e të mos kontaktoj me njerëzit dhe të mbyllem në shtëpi. Ç’ka mund të më këshilloni?
 
Përgjigjja:
Besoj se sikur ti këtë mendim t’ua parashtrosh kolegëve të tu që i ke përreth ata do të të vërtetonin të kundërtën që e thua ti. Si do që njeriu të jetë All-llahu Fuqiplotë i ka dhënë aftësi dhe karakteristika të cilat mund të mos gjenden te tjetri. Shpresoj që të mos ju dorëzohesh iluzioneve të cilat nuk kanë mbështetje. 
 
Pyetja:
Kam vërejtur nga pyetjet që ju drejtohen juve se vuarja e pasurisë (parave) në llogari kursimi edhe pse nuk e merr kamatën që rrjedh prej saj përgjigjja e juaj ishte se të vëndohet pasuria në ndonjë ndërmarje që punon me kamat është haram. Pra, kjo a është e përgjithshme apo kjo varet nga rajoni. Siç e keni të njohur se sistemi finansiar në Sh.B.A. ngritet në kamatë dhe në letrat me vlerë. Gjithashtu, në bazë të Fik’hut është se nëse ndjekja e sheriatit është e pamundur atëherë çështja zgjerohet prandaj, mendoj se lejohet që njeriu të pronësojë çeqe që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me kamatën?
 
Përgjigjja:
Nëse nuk ka domosdoshmëri për t’i vënduar paratë (pasurinë) në bankë kamatore atëherë nuk të lejohet madje edhe nëse nuk merr fajde. Por, nëse ke nevojë domosdoshmëri atëherë vlen rregulla “domosdoshmëritë bëjnë që të lejohen gjërat e ndaluara”. Por, nuk është puna (mundësia) ime që të konstatoj se ti je i detyrueshëm apo nuk je i detyrueshëm. Ky është obligimi yt.
 
Pyetja:
Tani kam pranuar Islamin dhe dëshiroj të martohem me një grua që ka dëshirë për të pranuar Islamin por, ende nuk e ka pranuar. Por, problemi është se ajo është sterile (nuk lind) kurse unë jam burri i fundit në familjen time, nëse unë nuk kam fëmijë atëherë emri i familjes sime do të përfundojë. Ç’ka më këshilloni të bëj?
 
Përgjigjja:
Të propozoj që të bisedosh me atë vajzë dhe nëse e sheh se martesa yte me atë do të jetë shkak që ajo të pranojë Islamin dhe nëse e sheh se ajo pranon dhe ka dëshirë të martohet me ty atëherë dije se udhëzimi i saj në duart tua është më e dobishme dhe më e sigurtë për të arritur kënaqësinë e All-llahut se sa të keshë fëmijë e të shpresosh që t’i edukosh ata.
 
Pyetja:
Jetoj në një vend të huaj ku ka një xhami të vogël që quhet “xhamia e imanit” por, kjo xhami tani më nuk e nxe xhematin për shkak të shtimit të shoqërisë islame. Përballë kësaj xhamie gjendet një kishë e madhe e cila shitet. Pra, a lejohet ta shesim xhaminë për ta blerë këtë kishë dhe pastaj ta shëndrojmë në xhami?
 
Përgjigjja:
Nëse kjo xhami e juaj “imaman” është lënë vakëf nga pronarët e saj atëherë nuk lejohet që të shitet. Por, gjithmonë deri Ditën e Gjykimit ngelë si xhami. Por, nëse është faltore dhe pronarët e saj nuk e kanë bërë vakëf atëherë lejohet të shitet.