Pyetja:
A është e vërtetë se kjo lutje nuk bën të bëhet: “Zoti im nuk kërkoj që të këthesh caktimin Tënd por, kërkoj mirësinë dhe butësinë në atë dhe si duhet të jetë reagimi jonë ndaj atij që pretendon një gjë të tillë?
Përgjigjja:
Kjo lutje nuk është Hadith i Pejgamberit me këtë tekst por, nuk ka ndonjë pengesë të lutemi me këtë lutje ngase ne të gjithë i lutemi All-llahut për butësi e mëshrë në caktimin e Tij.
Pyetja:
Unë bashkë me familjen time jetojmë në Danimarkë, deri tani nuk kemi gjetur punë d.m.th. jetojmë nga ndihma e shtetit dhe kemi një fëmijë.
Së pari: Gruaja ime është e sëmurë në mitër dhe ajo nuk mund të lindë pos nëpërmjet epruvetës. Danimarka nuk i ndihmon familjet të cilat kanë patur fëmijë që do të thotë se ne duhet vetë t’i marrim përsipër harxhimet e këtij shërimi. Pasiqë, ne nuk punojmë, e vetmja rrugëdalje për ne është që të huazojmë para me kamatë nga banka.
Së dyti:
Kam punuar një periudhë në një restoran i cili përdorte mishin e derrit këtë nuk e kam bërë për të kundërshtuar por, për shkak se harxhimet ishin të mëdha si qiraja, harxhimet familjare si dhe ndihma e familjes në vendlindje dhe kështu me radhë. Jam detyruar të huazoj nga banka me kamatë. Nga ana tjetër e di se edhe punësimi në atë restorant është haram. Çka të bëj cila është më e lehtë derisa të gjej ndonjë punë për vete dhe për familjen time.
Përgjigjja:
Të bësh pagesën për të arritur një fëmijë nga epruveta nuk hynë në gjërat e nevojshme (shtërngimit) e cila është e domosdoshme. Pra, nuk të lejohet të huazosh atë shumë nga banka kamatore. Poashtu, nuk të lejohet të punosh në ndonjë restoran nëse puna e kërkon që të servosh ushqim që është haram si mishi i derrit apo vera.
Pyetja:
Punoj në një ndërmarje shtetërore. Për shkak se jemi shumë punëtorë nuk kërkohet nga ne që të kemi orar të rregullt kështuqë ka mundësi që të nënshkruajmë prezencën tonë në fletoren e posaçme për një gjë të tillë në çdo dy tre apo katër ditë. Pyetja ime është se a konsiderohet rroga ime që e marr haram?
Përgjigjja:
Nëse mungesa yte është me lejen e drejtorit të përgjithshëm të ndërmarjes apo të ministrisë ku je ti i punësuar atëherë nuk ka dert dhe ke të drejtë ta marrish rrogën e plotë. Kurse nëse kjo bëhet me marrëveshje nga puntorët me drejtorin e veçant të tyre atëherë mungesa nuk lejohet dhe marrja e rrogës njashtu nuk është e lejuar.
Pyetja:
Jam në shërbim ushtarak. Ndonjëherë, ndonjëri prej nesh ballafaqohet me ndonjë gjobë pozitive e cila nuk përputhet me kundërvajtjen. Ne tani po jetojmë në një situatë përplot epshe që shum rëndë është t’i rezistosh ato, prandaj, ne paguajmë ndonjë shumë të parave për t’u ikur këtyre problemeve. A është edhe një gjë e tillë ryshfet?
Përgjigjja:
Të japish para për të të shkelur apo për të marur të drejtën e dikujt është ryshfet dhe gjë e ndaluar (haram). Kurse të japish para kur ka nevojë për të arritur hakun tënd (të drejtën tënde) apo për të shpëtuar nga e shtrembura atëherë për atë që jep lejohet nëse e di se nuk mund të arrijë hakun ndryshe kurse ai që e merr atë e ka të ndaluar (haram).
Pyetja:
Jam 28 vjeçar dhe punoj si inxhinier për kujdesjen e kompjutorëve në Universitetin e Damaskut. Kam dëshirë të martohem por, nuk kam mundësi materiale. E kam provuar me agjërim por, nuk pata sukses. Pastaj, fillova t’i lutem All-llahut që t’më mundësojë kushte për martesë sa që arrita deri aty sa të mendoj e All-llahu nuk më përgjigjet. Nga ana tjetër, unë vuaj nga epshi i vrullshëm i imi dhe kam frikë të mos bie në haram. Dikush më ka ofruar ndihmë por, kjo kundërshtohet me principat e mia. Ma tregoni rrugën e drejtë. All-llahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:
Nëse të vjen ndihmë materiale dhe ti nuk e pranon pa mos e pritur atë dhe ti atë e kthen kjo është sikur t’ja kthesh All-llahut Fuqiplotë. Zgjidhja është që ti të pranosh ndihmën finansiare e cila të shpëton nga ajo që të rrezikon.
Pyetja:
Si është dispozita e Islamit për njeriun që le fenë dhe pranon krishterimin. A lejohet që ai të varroset në varret e muslimanëve sidomos pasiqë fenomeni i pranimit të krishterizmit është përhapur dukshëm në rajonin e fiseve në Allxhir kurse familja e këtyre insiston që ata të varrosen në varrezat e muslimanëve. Pra, si të veprojmë me ta? Dhe nëse një gjë e tillë nuk lejohet atëherë a bën që ne t’i mbyllim sytë për interes të fesë dhe për t’i ikur përçarjes së familjes?
Përgjigjja:
Nëse vërtetohet me plot bindje se muslimani ka lëshuar Fenë Islame ai nuk lejohet që të varroset në varret e muslimanëve dhe obligoheni që një gjë të tillë t’ua përmendni familjes së tyre nëse ata përgjigjen pozitivisht atëherë mirë e nëse ata kundërshtojnë atëherë gjynahun e mbajnë vetë ata dhe ty All-llahu nuk të obligon me diçka më tepër.
Pyetja:
Mes meje dhe axhës tim ndodhi një mosmarrëveshje dhe unë për ta zgjidhur atë shkova te shtëpia e tij dhe e përshëndeta por, ai menjëherë doli dhe kishte dërguar dikë që të më thotë se hyrja ime tek ai nuk është e lejuar me sheriat dhe se unë është dashur që të kërkoj leje për të hyrë. Si thoni ju?
Përgjigjja:
Nëse ti ke hyrë në shtëpinë e tij me hov duke mos kërkuar leje siç është rendi kur shkojmë në vizita atëherë ai ka të drejtë në atë që të ka thënë. Por, nëse ke hyrë si hyhet zakonisht duke i ra ziles dhe pastaj të hysh pasi të të jep leje atëherë fjala e tij nuk ka peshë dhe ti je në të drejtë.
Pyetja:
Cilës i kemi më tepër hak dhe më tepër respekt gruas, nënës plakë apo prindit?
Përgjigjja:
Prindërve ju ke hak, gruas i ke hak dhe nuk ka ndonjë kundërshtim mes hakeve të tyre. Çdonjërit duhet t’ja përmbushish hakun.
Pyetja:
Jam duke e kryer fakultetin ekonomik dhe jam në prag të fillimit të magjisraturës inshaell-llah. Unë el-hamduli-lah e dashuroj këndimin e Kuranit dhe kam dëshirë që ta nxë atë në mend. Dashuria ndaj Kuranit dhe shërbimi ndaj Islamit më kanë shtyer që të mendoj të studjoj atë dhe të mbrij deri të magjistroj në të dhe në biografinë e ndershme të Pejgamberit. Por, nuk di prej ku t’ja filloj? A mundem tani ta bëj një gjë të tillë apo jo? Se në cilin fakultet apo institut të regjistrohem? Kërkoj këshillë!
Përgjigjja:
Pasiqë je në prag të diplomimit nga fakulteti i inxhinerisë të këshilloj të vazhdosh studimet tua zyrtare në specializimin tënd që e ke zgjedhur më herët. Kurse sa i përket dëshirës tënde për të studjuar Kur’an nuk kërkon që ti të arishë në te shkallën e magjistrimit. Ke mundësi që ta studjosh atë para dijetarëve të specializuar në të, ose në disa shkolla të sheriatit si dëgjues e të cilat el-hamduli-lah janë të shumta.
Pyetja:
Jam e martuar dhe kam jetuar jashta vendit por, unë tani gjegjësisht 6 muaj jetoj larg burrit tim, me vetë vendimin e tij. Si do që të jetë vajzës sime i bëra një operacion te një mjek. Ai ishte njeri i mirë dhe kur unë fillova të ndjejë se unë anoj kah ai e ndalova veten që të vazhdoj në këtë simpati ndaj tij duke u frikuar vetëm prej All-llahut dhe për burrin i cili nuk kujdest për mua dhe për fëmijën gjatë gjithë kësaj kohe. E ndalova veten nga një gjë e tillë edhepse burri nuk e di por, vetëm se All-llahu e di. I bleva mjekut një dhuratë për t’i treguar falenderimin tim ndaj tij dhe ia dhash nënës sime t’ia dërgojë pasiqë ndjeva në brendinë time se unë vet personalisht nuk bën t’ja dërgoj. A është ky veprim i mirë tek All-llahu pasiqë unë shpresoj kënaqësinë e All-llahut?!
Përgjigjja:
Kjo ndjenjë që të është paraqitur ndaj mjekut është një tronditje e dhunshme për të cilën All-llahu nuk të merr në përgjegjësi. Por, më mirë ka qenë t’mos ia dërgoshe atë dhuratë as drejpërsëdrejti e as nëpërmjet dikujt tjetër sepse ky veprim nxit emocionet tua dhe ia tërheq vëmendjen atij ndërsa një gjë e tillë është veprim i vullnetshëm për të cilin ti ke përgjegjësi.
Pyetja:
Nëse dikush vuan nga sperma në mënyrë të pandërprerë dhe nuk ka mundësi ta kontrollojë atë dhe kjo nuk rrjedh nga dëshira seksuale apo nxitja e saj (dhe kjo nëse ndodh më shumë se një herë në ditë). Kjo a nënkupton se njeriu duhet të lahet? Dhe a e ka të detyrueshme të lahet?
Përgjigjja:
Më duket se ju nuk e dini dallimin mes spermës, lëngut që del gjatë përkëdheljeve e të ngjashme (medhij) dhe lëngu që zakonisht del pas bartjes së diçkahit të rëndë (vedij). Ti atë që e ndjenë se rrjedh nuk është spermë siç mendon por, është “medhij” apo “vedij” të cilat i kanë shkaqet e tyre ku për një gjë të tillë nuk obligohesh të lahesh por, duhet vetëm të merret abdest (dhe vendi të lahet).