Pyetja:
Një djalë i ri kërkon fejesën time por, ai thotë se është “selefij”, kundërshton dhikrin grupor dhe ai thotë se është i gatshëm të bëj shkurorrëzim nëse merr vesh se shkojë në kësisoj dhikre (në dhikret grupore). Ju them sinqerisht se ai djalë ka zënë vend në zemrën time dhe ai më do prej një kohe të gjatë por, unë e kam larguar për shkak të këtyre mendimeve të tija vehabiste. Unë e dua atë aq sa që nuk mund edhe ta përshkruaj. Ne kemi vendosur që të mos flasim për këtë problem derisa të martohemi. Por, tani mua ma përmend Hadithin e Pejgamberit alejhisselam: “Nëse ju vjen dikush që është fetar dhe posedon moral të mirë ju martonie atë …”. Sa më përket mua, nuk më intereson drejtimi i tij sepse të gjithë drejtimet janë të drejta dhe të gjitha thërrasin në njëshmërinë e All-llahut por, problemi qëndron në atë se ai beson se vetëm drejtimi i tij është i drejtë ndërsa të gjithë të tjerat janë gabim dhe ai thotë se ka dyshim në diturinë e filan dhe fallan dijetarit dhe madje edhe për dijetarin më të mirë për korrektësinë e të cilit dëshmojnë të gjithë njerëzit. Pyetja ime është se: A ka ndonjë mënyrë se si ta bindi atë dhe a ta pranoj fejesën me të?
 
Përgjigjja:
Pasiqë e di se ai ka tendencë vehabiste dhe se i përgojon dijetarët atëherë pse po pyet për te. Sikur unë të kisha një vajzë dhe dikush si ky të kërkonte fejesë me vajzën time unë nuk do ta martoja më te. 
 
Pyetja:
Nëse ndonjë profesor universitar bën padrejtësi në kontrollimin e fletave të provimit, nëse nuk i jep rryshfet kështuqë nëse studenti nuk paguan ai doemos bie nga provimi. Pra, a lejohet që të paguaj në mënyrë që ta marr të drejtën time?
 
Përgjigjja:
Duhet që ta paraqesish këtë profesor kriminel te rektori i universitetit. Përndryshe nëse ti nuk e bën një gjë të tillë dhe i jep atij atë që ai e kërkon atëherë edhe ti je pjesëmarrës në krimin e tij.
 
 
Pyetja:
Çështë qytetërimi islam?
 
Përgjigjja:
Qytetërimi është fryti i bashkëveprimit i cili kryhet mes njeriut, gjithësisë dhe jetës. Nëse është i shëndoshë sipas asaj që e kërkon ligji i All-llahut atëherë është qytetërim islam.
 
 
Pyetja:
Merem me tregëti, me industri dhe prodhimet e mia i eksportoj jashta vendit bie fjala në Francë. Tradita është që ne mallrat t’i shesim me afatizim nëpërmjet çeqeve bankare me afate të caktuara dhe të afatizuara. Unë tani kam një shtrëngim finansiar dhe kam nevojë për një fluiditet kështuqë pyeta një shok timin se a ka mundësi të blejë prej meje një çek prej këtyre çekave me frangun e Francës sipas çmimit që ne do të merremi vesh e ai pranoi por, të nesërmen më tha se një gjë e tillë nuk lejohet me sheriat. Çka të bëj sidomos kur çekun e blenë edhe banka me kamatë siç e keni edhe të njohur?!
 
Përgjigjja:
Keni mundësi që çekun ta shitni me vlerën e shkruar në çek dhe ai si blerës duhet ta blejë me po atë çmim nëse bëhet kështu atëherë nuk ka asnjë problem. 
 
 
Pyetja:
Vuaj nga kurvërimi (zinaja) dhe sa herë që pendohem tek All-llahu, shejtani përsëri më mashtron. Unë i kam frikë tepër All-llahut dhe dënimit të Tij. Kërkoj të më jepni ilaçin shërues inshaell-llah.
 
Përgjigjja:
Shërimi yt është kthimi tek All-llahu saherë që të ndodh kjo gjë e keqe. Krahas kësaj, edhe të martohesh nëse nuk je i martuar.