Pyetja:
Në një serial të “mësimeve Kur’anore” keni thënë se njohuria dhe shkenca janë një gjë kurse unë e di se dituria është një gjë ndërsa njohuria një gjë tjetër. Pra, sipas asaj që unë e di është se: shkencë janë të gjithë informatat që arrijnë te ne pa marrë parasysh a janë ato të vërteta apo të gabueshme. Kurse njohuri është ajo që është e prerë dhe që përputhet me realitetin. D.m.th. vërtetësia e së cilës vërtetohet me shkencë. Kërkoj sqarim!
 
Përgjigjja:
Këtë që e thua ti është gabim. Shkencë është: “të kuptuarit e diçkahit sipas realitetit të tij duke u mbështetur në argument”. Kurse të kuptuarit e diçkahit në kundërshim me realitetin e tij kjo quhet injorancë e ndërlikuar.
Dallimi i vetëm midis shkencës dhe njohurisë është se njohuria është e paraprirur me mosnjohuri. Kurse dituria është më universale se ajo, andaj, edhe All-llahu cilësohet me cilësinë “el-alim-është i gjithëdijshëm” dhe nuk cilësohet me “aarif-i njohur”. Sikur që fjala yte të ishte e saktë atëherë All-llahu do të cilësohej me “aarif-i njohur”, e jo me “el-aalim-i ditur”. 
 
 
Pyetja:
Familja e gruas sime e ka vënduar një shumë parashë në bankë gjë e cila ka ndodhur para se të martohem me të. Pas martesës unë i tregova se një gjë e tillë është Haram e ajo më tha se ka shumë dijetarë që e lejojnë një gjë të tillë. Unë i tregova se Hallalli është i qartë dhe Harami është i qartë dhe se mes tyre ka disa gjëra që janë të dyshimta të cilave ne duhet t’ju ikim e ajo atëherë më tha se do ta pranojë fetvanë tuaj. Pra, kërkoj sqarim!
 
Përgjigjja:
Nuk e di se ka ndonjë dijetar që i frigohet All-llahut e të lejojë vuarjen e të hollave në bankë kamatore. Banka, ato para i punon me hua kamatore kështu që i zoti i tyre bëhet shoqërues me bankën në këtë punë kamatore. Kurse All-llahu Fuqiplotë thotë: “Dhe ndihmohuni në të mirë dhe devotshmëri dhe mos u ndihmohuni në gjynah dhe armiqësi”.
 
 
 
 
 
Pyetja:
A më lejohet punësimi në bankë?
 
Përgjigjja:
I Dërguari i All-llahut ka thënë: “All-llahu ka mallkuar atë që ha kamatë, autorizuesin e saj, shkruesin e saj dhe dëshmitarët e saj” dhe ka thënë se ato janë njësoj (në gjynah). Pra, ke mundësi që përgjigjen ta marrish drejtpërsëdrejti nga i Dërguari i All-llahut.
 
Pyetja:
Çfar mendimi keni për dialogun e feve dhe a është ky mendim cionist?
 
Përgjigjja:
Ç’është dallimi mes dialogut dhe polemizimit për të cilin All-llahu thotë: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira …” En-Nahl, 125).
 
Pyetja:
Jetoj në Amerikë, siç e keni në dije shoqëria jonë rritet ngadalë dhe sa po vjen e po harmonizohet me Islamin tradicional, si do që të jetë jam i ballafaquar me një problem ku shoh se shumica ndjekin ndonjë tarikat e që shumica e tyre janë të sinqertë ndaj Islamit (në përjashtim të pakicës). Si të zgjedh muslimani se cili tarikat është më i mirë për te? Pyetja e dytë është se: pasiqë dënimi me vdekje ka marrë në qafë shumë njerëz të pa fajshëm dhe është përdorur pa të drejtë ndaj pakicës pra, a kanë të drejtë muslimanët amerikan të dalin kundër e të luftojnë aplikimin e dënimit me vdekje?
 
Përgjigjja:
Nuk ka në Islam diçka që të detyron të ndjekish ndonjë tarikat. Të këshilloj që të mos ndjekish asnjë prej tyre.
Sa i përket pyetjes së dytë: Islami nuk detyron muslimanët të dalin kundër dhe të rebelizohen në Amerikë kundër përgjegjësve për një gjë të tillë.
 
 
Pyetja:
A i lejohet mjekut qëndrimi dhe punësimi në vendet perëndimore pa arsye pasi që ai ndonjëherë mjekon edhe çifutë kurse këta ndihmat e tyre i dërgojnë në Izrael?
 
Përgjigjja:
Po, i lejohet mjekut dhe dikujt tjetër të qëndroj dhe të punojë në vendet perëndimore me kusht që kjo gjë atij t’mos i shkaktoj që ky t’i nënshtrohet ndonjë gjynahut. Poashtu, i lejohet mjekimi i jo muslimanëve (nëse nuk është ndërluftues), nuk ndalohet, madje është veprim njerëzor e i mirë. 
 
Pyetja:
A lejohet që të jepet zekati i fitrit për ta sjellur një të vdekur në vendlindje duke patur parasysh se ai është i varfur dhe ka fëmijë dhe grua ngase në Evropë i vdekuri digjet ose duhet ta merr një varr me qira për një kohë të caktuar kështu që nëse nuk vazhdohet afati atëherë varroset dikush tjetër në atë varr?
 
 
Përgjigjje:
Sadekatul fitri nuk i jepet një personi që ka vdekur por, ajo mund t’i jepet gruas së tij që ka ngelur e vejë nëse është e varfur.
 
Pyetja:
 
Jam një musliman që ju përmbahem rregullave të sheriatit kurse gruaja ime nuk është bërë ende muslimane kështu që në muajin e ardhshëm ajo bashkë me familjen e saj do ta festojë krishtlindjen dhe natën e vitit të ri. A ka mundësi që unë ta shoqëroj familjen e saj në festim dhe të këmbejmë dhurata?
A mund që ta kaloj pushimin me ta gjatë ditëve të krishtlindjes?
 
Përgjigjja:
Nuk ka gjë që t’ua kthesh familjes tënde të krishterë urimet për këto raste, t’u japësh dhurata dhe të ulesh me ta por, me kusht që në atë vend të mos ketë Harame si: verë e të ngjajshme me te.
Poashtu, ke mundësi t’ju bashkangjitesh atyre në pushim por, me kusht që të mos i shoqërosh ata në festat e tyre fetare d.m.th. në veçanti në lutjet e tyre.
 
 
 
Pyetja:
Kam lexuar librin: “Sherefname” të shkrimtarit Sheref Han El-Bedlisit i cili është përkthyer në gjuhën arabe nga Muhamed Auni dhe Jahja el-Hash-shab ku në faqen 16 thuhet: “Kur kurdët shpallën nënshtrimin e tyre ndaj të Dërguarit të All-llahut në atë kohë mbreti i kurdëve ka dërguar një person të shquar i cili quhej Bigdoz i cili kishte pamje të urrejtur dhe trishtuese e kur i Dërguari i All-llahut e ka parë atë është shqetësuar dhe ka bërë lutje duke thënë: “All-llahu mos e udhëzoftë kët grup, mos pastë marrëveshje, mos u bashkoftë sepse përndryshe botën do të gjejë shkatërrimi nga këta nëse këta bashkohen”. Pyetja ime është se: A ka diç të vërtetë rreth kësaj në Siren e Pejgamberit apo ky libër i shpif të Dërguarit të All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të?
 
Përgjigjja:
Ky tregim që nga rrëja është e pavërtetë. Unë gjatë asaj që kam mësuar, studjuar dhe kuptuar detajet e Sires së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem nuk kam gjetur asnjë fjalë poshtëruese të tillë dhe nuk e ka thënë asnjë historian se kurdët kanë shkuar te Pejgamberi i All-llahut dhe janë bërë musliman ... Për së pari herë unë dëgjoj që dikush t’ja mvesh të Dërguarit të All-llahut këtë gënjeshtër. 
‏.‏
 
Pyetja:
Kam shprehur dëshirë për martesë dhe sa herë që më pëlqen ndonjë vajzë familja ime shkon te një hoxhë që e njohin i cili bëjka llogari për istihare në bazë të emrit tim, emrit të nënës sime, emrit të vajzës dhe emrit të nënës së saj dhe kështu unë kur e pëlqej ndonjë vajzë ata më thonë se nuk do të kem fat të mirë me të dhe se do të kemi probleme dhe ….! Me çka më këshilloni, si të veproj?!
 
Përgjigjja:
Këta “hoxhallarë” janë mashtrues dhe gënjeshtarë e …! Në Fenë tonë Islame nuk janë të pranuara këto të pavërteta. Mbështetu në All-llahun dhe martohu me atë që zemra të është e qetë dhe me atë që është korrekte në sjellje dhe në Fe.
 
Pyetja:
Familja ime falet dhe agjëron por, nuk mban hixhab. Unë mendoj që të mbulohem por, frikohem. Si mendoni a t’i mbuloj flokët apo ende të pres?
 
Përgjigjja:
Çka pritni prej meje t’ju them: “Prit dhe mos u mbulo” tani kur e keni të njohur se All-llahu e ka bërë farz mbulesën për femrat edhe atë me Kur’an?!
Nuk e di ç’ka ju frikëson nga hixhabi që unë t’ju tregoj për mendimin tim rreth frikës sate.
 
 
Pyetja:
Disa kompani të huaja të telefonave celularë japin oferta shumë të volitshme kuptohet për t’i shtuar klientët e tyre të cilët do të paguajnë sa më tepër faktura në rrjetën e tyre. Ku një ofertë e tyre është se kompania e shet një telefon me pak para me kusht që të blesh normalisht edhe lidhjen e cila nuk është më tepër se 50 dollarë. Telefoni është rregulluar dhe programuar të punojë vetëm në lidhjen e asaj kompanie. Kurse unë njoh një inzhinier të shkathtë i cili mund ta bëjë që ai celular të mund të punojë në të gjitha rrjetet. A më lejohet një gjë e tillë? A më lejohet një tregtim i tillë dhe a më lejohet të blejë kësisoj telefonash me oferta të tilla?
 
Përgjigjja:
T’i blesh ato celularë në atë mënyrë që e përmende nuk ka ndonjë pengesë me sheriat. Por, të ndihmohesh me dikë që ai të ndërrojë sistemin dhe të punojë edhe në rrjetat tjera për këtë nuk kam ndonjë argument se një gjë e tillë lejohet.
 


 
Pyetja:
Si mendoni për emërtimin e prejardhësve të Pejgamberit, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem me ofiqin “eshraf-fisnikët” dhe a nuk është një gjë e tillë lartësim ndaj të tjerëve?
 
Përgjigjja:
Nuk ka ndonjë problem në këtë emërtim sepse realisht ata janë fisnikë ndërkaq, fisnikët kanë të drejtë të krenohen me fisnikërinë e tyre ndaj të tjerëve.
 
 
 
 
 
Pyetja: 
A është e vërtetë se martesa është në duart e All-llahut Fuqiplotë dhe Ai është që e shkruan fatin, kështuqë nëse atij i është shkruar fati për ndonjë person nuk ka mundësi askush që t’i dalë përpara? Nëse gruaja është e krijuar nga briri i burrit që do të martohet me të atëherë çka do të ndodhte në rastin kur martohet me më shumë. A thua të gjitha ato janë të krijuara nga briri i tij? Ndërkaq, nëse ndodh e kundërta dhe martohet femra me më shumë burra si mund kjo gjë të jetë?
 
Përgjigjja:
Po, martesa hynë në të gjitha ato që i ka caktuar All-llahu Fuqiplotë. Pra, askush nuk ka mundësi ta kundërshtojë caktimin e All-llahut Fuqiplotë.
Askush nuk ka thënë se gruaja është e krijuar nga briri i burrit me të cilin do të martohet. Një pretendim i tillë është i pa bazë. 
 
 
 
Pyetja:
Ne punëtorët që punojmë në fushën e naftës siriane në qytetin Dejruzzor hamë bashkë me të huajt në të njejtin restoran por, ata hanë mish derri në të njejtat pjata, të cilat lahen në mënyrë të rëndomtë në restoran. Pra, a kemi ne gjynah nëse hamë në të njejtat pjata? Njashtu, ata teshat tona i lajnë bashkë me teshat e tyre në të njejtën lavatriçe, e a ka këtu ndonjë problem në aspektin e pastërtisë?
 
Përgjigjja:
Nëse ju jeni të sigurtë se pjatat në të cilat ju ofrohet juve ushqimi, janë po ato në të cilat është ngrënë mishi i derrit dhe jeni të bindur se ato pjata nuk janë larë siç duhet të lahen nga ndytësia e mishit të derrit atëherë nuk lejohet të hani në ato për arsye se ato pjata janë të ndyta.
Kurse, sa ju përket robeve nuk ka problem në larjen e tyre pasiqë vehen në lavatriçe të terura (jo të lagura).