Pyetja:
Jam një i ri musliman dhe aq sa kam mundësi mundohem që t’ju përmbahem mësimeve të Fesë sonë duke marrë parasysh se unë jam i rregullt në xhami që para 10 viteve shkojë nga dy herë në javë. Por, problemi im është se unë nuk kam aspak dëshirë për të shikuar asnjë grua apo vajzë bile e kundërta më tërheq më pëlqen ndonjë mashkull i bukur. Pra, unë nga kjo po vuaj dhe shpesh herë e pyes veten a thua vallë pse All-llahu më ka sprovuar me këtë sprovë. Mundohem që këto mendime t’i largoj aq sa kam mundësi por, kam përshtypje se këto janë nga epshi im. Pra, çfarë të bëj? Ndonjëherë i bëj pyetje vetes se vallë çka do të bëhet në xhennet me ne që jemi jo normal? 
 
Përgjigjja:
Së pari: për emocionet prej të cilave ti vuan nuk do të merresh në përgjegjësi nga All-llahu Fuqiplotë përderisa ato janë brenda kufirit të emocioneve. Me rëndësi është që emocionet të mos të të shtyjnë në veprime të ndaluara.
Mos e lodh mendimin tënd për atë se si do të jetë halli yt kur do të hysh në xhennet. Ki kujdes që All-llahu të të nderojë me xhennet dhe pastaj All-llahu do ta jep atë që të bën të kënaqesh.
 
 
 
Pyetja:
Shoku me shokun e vetë bisedojnë dhe gjatë bisedës i tregon për çdo gjë. Gjatë bisedës përmendet edhe filani edhe fallani se e ka bërë këtë e këtë dhe nuk është për qëllim të përmendet personi dhe gabimin që e ka bërë ai por, kjo është vetëm bisedë me shokun për shokun, për situatën e tij dhe për ndodhitë e tij ditore gjë që është normale. A konsiderohet edhe kjo gjë përgojim?
 
Përgjigjja:
Pyetja yte është e çuditshme! Më flet për përgojimin të cilin e ka ndaluar All-llahu Fuqiplotë dhe pastaj më pyet a është përgojim? Çfarë dëshiron që unë të të përgjigjem?
 
Pyetja:
Që nga fillimi i mësimit tonë e gjetëm veten në një shkollë krishtere kështu që mua dhe vëllaut tim na kalon namazi i xhumasë. Jemi munduar që ta bindim prindin që ta ndërrojmë shkollën por, pa sukses. Çfarë të bëjmë?
 
Përgjigjja:
Qëndrimi i Islamit është që ti të dalish nga ajo shkollë që të pengon kryerjen e namazit të xhumasë ose të çdo farzi (obligimi) tjetër. Respektimi i prindit sipas sheriatit bie në këtë rast sepse nuk respektohet krijesa në lëshimin ndaj Krijuesit.
 
 
 
Pyetja:
Cilat janë shenjat e paraqitjes së imam Mehdiut? A i përkrah fjalët që thonë se ai ekziston tani? Kërkoj nga ekselenca juaj që t’më tregoni edhe për shenjat e kijametit të cilat janë shfaqur dhe ato që ende nuk janë shfaqur.
 
Përgjigja:
Hadithet që flasin për paraqitjen e Mehdiut të gjitha ato janë të dobëta. Dijetarët për to kanë thënë: “Hadithet që flasin drejtpërsëdrejti për Mehdiun janë jo të vërteta (jo sahih) kurse Hadithet e vërteta (sahih) që flasin për të (Mehdiun) janë në mënyrë jo të drejtpërëdrejtë”. Kurse sa i përket Haditheve që flasin për shenjat e kijametit ato i gjen në fund të librave të Akides-Besimit dhe ke mundësi të njojtohesh me to. 
 
 
 
 
 
Pyetja:
All-llahu Fuqiplotë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, …” Gafir, 60). Njashtu thotë: “… Mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, …” Ez-Zummer, 53). Ndërsa Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem thotë: “Çdo sëmundjes All-llahu i ka dhënë edhe ilaçin”. Dëshiroj që të pyes për një lutje që është përafërsisht e pamundur që All-llahu të përgjigjet në këtë kohë sepse kjo kohë nuk është koha e Pejgamberëve e as e mu’xhizeve. Të marrim si shembull nëse ne lutemi për një fëmijë që ka të meta mendore që All-llahu ta shërojë atë, a mund që All-llahu të na përgjigjet në lutjet tona në këtë botë para se të shkojmë në atë botë. Shumë jam lutur por, nuk e di se kjo lutje a është prej atyre që All-llahu ju përgjigjet?
 
Përgjigjja:
Prej kushteve të pranimit të lutjeve është që ajo gjë për të cilën ti lutesh të mos jetë çështje e prerë në ezelin (eterin) e kadasë së All-llahut. Pra, ta marrim si shembull se dikush do të vdesë pas dy viteve këtij nuk i pranohet lutja që e bën për t’u zgjatur jeta më tepër se aq sa është e shkruar në mënyrë të prerë.
 
 
 
Pyetja:
A lejohet që fjalët e ndonjë kënge popullore e përhapur ose fjalët e ndonjë kënge të ulët në fjalë fetare duke mbetur melodia e njejtë e asaj kënge?
 
Përgjigjja:
Nuk ka gjë nëse shfrytëzohen meloditë e disa këngëve e të përdoren në fjalë fetare të pastra dhe me kuptim të mirë. 
 
Pyetja:
Gjatë leximit të librit tuaj: “Kubra el-jekinijat” vërejta një kritikë të madhe ndaj Shejh Muhamed Abduhusë ku ajo më e rëndësishmja që kishit potencuar për te ishte definicioni që ai e ka dhënë për termin “ennebij” ku thotë: “se është njeriu i prirur për të vërtetën dhe nuk ka nevojë që dikush ta mësojë” . Pra, ky tekst i tij është cituar edhe në librin: “Meukifu el-akli” të Mustafa Sabriut por, me një formë tjetër ku thuhet se “… ai nuk ka nevojë për mësimin hyjnor” kështuqë, ky tekst nuk është përmendur në librin tuaj edhe pse është shumë i rëndësishëm. Pyetja ime tani është se: A mbani ende qëndrimin e mëparshëm d.m.th lidhur me akuzimin e Shejh Abduhusë? Ua bëj këtë pyetje sidomos pas theksimit tuaj në librin që e botuat në kohën e fundit: “Shahsijatun istekafetni” ku potenconi se Shejh Afganit mund t’i gjindet ndonjë aryetim. A nuk vazhdon e njejta edhe për Abduhun, nxënësin e tij?
 
Përgjigjja:
Ky dallim kaq i madh mjafton për vërtetësinë e definicionit të Mustafa Sabriut dhe mjafton për të treguar gabimin e hatashëm në të cilin ka ra Shejh Muhamed Abduhu. Sikur Muhamed Abduhu të kishte thënë për termin “ennebij” se janë informata të cilat i vijnë nga All-llahu, janë Vahj nga All-llahu, atëherë fjala e tij do të ishtë në rregull. Kurse, sa i përket Afganit ai që vëren atë që kam thënë unë në librin “Shahsijat isteukafetni” nuk do të gjejë asnjëfar arsyetimi për Afganin por, unë gjatë shkrimit preferova të ndjek një metodë që lexuesi të kuptojë me bindjen e tij shmangien e tij nga e drejta duke mos ia imponuar këtë lexuesit. 
 
Pyetja:
Jam i marrtuar para dy viteve pas një kohe që gjegjësisht pas katër muajve të martesës gruaja filloi të kërkojë prej meje të bëj marrëdhënie me të në vulvë dhe nëse unë e refuzoj edhe ajo më refuzon. Unë i kam treguar se një gjë e tillë është Haram me ajet Kur’anor por, ajo përsëri insiston në mendimin e saj të marrë. A më lejohet që për një gjë të tillë ta shkurorrëzoj?
 
Përgjigjja:
Po. Të lejohet ta shkurrorizosh dhe shkurrorëzimi ose mos shkurrorëzimi varet nga dëshira yte.
 
 
Pyetja:
Jam një i ri nga Jemeni. Shejh i nderuar, të dua për hirë të All-llahut! Pyetja ime ka të bëjë me diturinë e tesavufit. Kur ka filluar kjo lëndë dhe a është Eshariu prej sufijve?
 
Përgjigjja:
All-llahu të dashtë për atë që më do mua.
Kuptimi që është për qëllim nga tesavufi ekziston që nga fillimi i Islamit. I pari që ka jetësuar domethënien e saj është zotriu i ynë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ves-sel-lem dhe muslimanët të cilët trasuan dhe që ju përmbajtën udhëzimit dhe rrugës së tij të gjithë kanë qenë të karakterizuar me sufizëm pa marrë parasysh termin “sufizëm” dhe historikun e paraqitjes së tij. Madje, sufizmi nuk është shkencë, por, është korrektësi ndaj urdhërave të All-llahut dhe edukatë.
 
Pyetja:
Ne jemi një grup ortakësh dhe tentuam që të hapim një qendër për mësimin e gjuhëve. Udhëheqja e administratës më takon mua me pagesë mujore kurse ortakët tjerë kontribuojnë si profesorë dhe me rrogë ore (sipas orëve që do t’i mbajnë). Kur deshëm të nënshkruajmë kontratën, avokati na tha se nuk bën me Fe që të marrish rrogë mujore të prerë për punën time por, ajo duhet të bëhet nga përqindja e fitimit (duke ua potencuar se fitimet e pastërta u ndahen të gjithëve sipas përqindjes së participimit në kapital pa marrë parasysh mbajtjen e mësimit) dhe se nëse të gjithë ata janë dakord t’më japin rrogë stabile mua për punën time administrative është jo e lejuar me sheriat dhe se për një gjë të tillë do të dënohemi. Kontaktova me muftillëkun e qytetit të Halepit të cilët më thanë se fjala e avokatit nuk ka të bëjë me të vërtetën, pasiqë unë marr rrogë për punën administrative që e bëj pa marrë parasysh a participoj apo jo në kapital. Ju lutem, që të ma ktheni përgjigjen sa më shpejt dhe në mënyrë të shkruar që të kem mundësi t’ua tregoj ortakëve të mi.
 
Përgjigjja:
Pse nuk u binde me përgjigjen e muftillëkut të Halepit dhe të marrish përgjigje me shkrim për një gjë të tillë?!
Përgjigjja e muftillëkut është e saktë. Pra, ortaku që e merr nga fitimi që i takon nga ortakëria njëkohësisht mund të jetë edhe puntorë në atë ndërmarje dhe të merr krahas saj edhe rrogë aq sa janë marrë vesh me ndërmarjen.
 
 
Pyetja:
Jam një vajzë që punoj me një njeri të martuar brenda një biroje për projektime ku aty unë jam në cilësi të ortakut dhe fitimin e ndajmë për gjysmë. Ortaku im, me mua nuk sillet keq, është i respektshëm dhe i ndershëm. Por, unë kam zbuluar se ai hyn në web faqe të amoralshme në internet nga kompjetori ku edhe unë punoj. Ju lus si të veproj? A t’i tregoj se unë e di se çka bën ai por, unë e shoh se është një situatë e rëndë. Apo çka të bëj ta lë byronë dhe të shkoj të kërkoj ndonjë punë tjetër, të ndërpres ortakërinë dhe të punoj vetëm?
 
Përgjigjja:
Nëse kjo punë ka të bëjë vetëm me të dhe ty nuk të dëmton në asnjë mënyrë atëherë dënimin do ta mbajë vetë dhe në këtë mënyrë nuk obligohesh ta ndërpresish ortakërinë për gabimin privat të tij. Ate që ti e ke për obligim është që ta këshillosh dhe ta largosh nga e shëmtuara nëse e kap befas dhe nëse e sheh duke e bërë një gjë të tillë